8.7 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 1294

Në Kukës inaurugohet busti i Hasan Prishtinës

0

Në Kukës, sot do të bëhet inaugurimi i bustit të heroit, Hasan Prishtina.

Ky aktivitet nis nga ora 14:00 dhe realizohet nga Bashkia e Kukësit, në bashkëpunim me Fondacionin “Hasan Prishtina”.

Ngjarja zhvillohet pranë Pallatit të Kulturës, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

Historiku i Hasan Prishtinës:

Hasan Prishtina lindi më 1873 në Vuçiternë në një familje me tradita të larta patriotike. Shkollën fillore dhe disa klasë të gjimnazit i mbaroi në vendlindje. Në qytetin e tij të lindjes dhe në shkollë njihej me emrin Hasan Vuçiterni, dhe meqë rridhte prej një familjeje e cila kishte arritur autoritet dhe pushtet, ai shkoi së pari në Selanik ku përfundoi liceun freng, ndërsa, studimet e larta ato të shkencave politiko-juridike i kreu në Stamboll.

Në vitet 1908-1912, u zgjodh deputet i Prishtinës në Parlamentin osman dhe prej këtu edhe mbajti dhe u nënshkrua me mbiemrin Prishtina. Në Parlamentin turk, ai u angazhua hapur së bashku me deputetët tjerë shqiptarë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve. Idetë revolucionare demokratike Hasan Prishtina i mori në Selanik gjatë shkollimit të tij, ku u përgatit me njohuritë mbi modernizmin evropian të kombeve, dhe atë në frymën e Revolucionit Demokratik Borgjez Francez. Meqenëse rridhte nga një familje e cila ishte në pozita të larta dhe me shumë ndikim në Vilajetin e Kosovës së atëhershme, për një kohë të shkurtër arriti edhe në pozitën e kryekonsullllit të shtetit të Turqisë. Kështu, ai mjaft herët u njoh me mekanizmin dhe nevojat e shtetit si organizëm kombëtar.

Në fillim të vitit 1912, së bashku me Ismail Qemalin, ishte ndër nismëtarët për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të Armatosur në Shqipëri ku u shqua si udhëheqësi kryesor. Me themelimin e komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” u zgjodh anëtar i tij, ndërsa në dhjetor të vitit 1919, Komiteti e ngarkoi si kryetar të delegacionit të tij në Konferencën e Paqes në Paris, ku do të kërkonte bashkimin me shtetin kombëtar shqiptar si të Kosovës por edhe të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi.

Mori pjesë aktive në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës më 1920, ndërsa, në prill të vitit 1921, u zgjodh deputet i Dibrës në Parlamentin shqiptar. Në dhjetor të vitit 1921 kryesoi një ndër qeveritë më demokratike të vendit. Hasan Prishtina ishte një nga drejtuesit e organizatorët kryesorë të lëvizjes antizogiste të shkurt-marsit të vitit1922.

Gjatë viteve 1922 dhe 1923 u shqua si kundërshtar i vendosur i reaksionit të brendshëm.

Shquhet si luftëtar për mbrojtjen e “Zonës neutrale” të Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhëheqës i lëvizjes nacionalçlirimtare dhe i çetave kryengritëse në Kosovë kundër sundimit serb.

Hasan Prishtina mori pjesë aktive në përgatitjen e Revolucionit Demokratik-borgjez të qershorit të vitit 1924, ku luftoi për vënien në jetë të programit të qeverisë demokratike të dalë nga ky revolucion.

Në shtator të vitit 1924 në krye të një delegacioni në emër të komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” shkoi në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë ku protestoi kundër barbarizmave mbi popullsinë shqiptare të qarqeve shoviniste serbe në Kosovë. Pas dështimit të revolucionit të vitit 1924 u largua jashtë atdheut. Gjatë tërë kohës në mërgim (1925-1933) qëndroi në krahun më të përparuar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. E vazhdoi luftën kundër regjimeve diktatoriale e monarkofashiste, kundër tiranisë zogiste në Shqipëri dhe zgjedhës shoviniste serbomadhe në Kosovë.

Nën drejtimin e tij, u themelua “Komiteti i Çlirimit të Kosovës” i cili veproi jashtë vendit krahas Komitetit të Çlirimit Nacional. Hasan Prishtina luftën çlirimtare në Kosovë u përpoq ta lidhë e ta bashkërendojë me luftën e popujve të shtypur ballkanikë. Disa herë u bë nismëtar i bashkëpunimit me përfaqësuesit dhe organizatat nacionalçlirimtare të Maqedonisë, të Bosnjës, të Kroacisë e të tjerë që vuanin nën zgjedhën e regjimeve shoviniste të huaja.

Hasan Prishtina kërkonte respektimin e të drejtave kombëtare të të gjithë popujve ballkanikë, gjë që do të arrihej sipas tij, me krijimin e shteteve kombëtare në bazë të parimit të vetëvendosjes, duke përjashtuar çdo formë të hegjemonisë së njërit ndaj tjetrit. Katër herë armiqtë organizuan kundër tij atentate me armë. Dy herë e burgosën pushtuesit serbë e bullgarë. Gjashtë herë e dënuan me vdekje xhonturqit, feudali e vegla e Serbisë Esat Toptani, si dhe qarqet shoviniste serbe dhe tri herë qeveria e Ahmet Zogut.

Më 13 gusht të vitit 1933, u vra në Selanik nga një atentator i regjimit të Ahmet Zogut në bashkëpunim me qeverinë jugosllave.

Hasan Prishtina ka lënë një varg artikujsh si edhe kujtimet e tij për kryengritjen antiosmane të 1912 që kanë vlerë për historinë e lëvizjes sonë kombëtare e demokratike.

Në vitin 1977 eshtrat e Hasan Prishtinës u sollën nga Selaniku në Shqipëri, ku u bë rivarrimi i tij në Varrezat e Dëshmorëve në Kukës që të prehej sa më afër Kosovës.

 

Moti në Kosovë me diell dhe vranësira të pjesshme

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar  për sot mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas IHMK-së, në orët e hershme të ditës parashihen ngrica dhe mjegull, nëpër ultësira dhe vise të larta.

Minimalet  do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

KUSH E VRAU JEZU KRISHTIN

0

BEN BLUSHI

Jezu Krishti duhet të jetë i vetmi njeri në histori që ndryshoi botën pa e patur në plan.

Ai lindi hebre jetoi si hebre dhe vdiq si hebre. Jezu Krishti nuk ishte dhe nuk donte të ishte i krishterë. Ai nuk e kishte emrin Krisht megjithëse është themeluesi i Krishtërimit.

Jezu Krishti kishte disa talente të cilat në kohën e tij ishin të rralla. Fliste rrjedhshëm, dinte të lexonte, ishte karizmatik dhe kishte aftësinë të mblidhte pasues të shumtë të cilët e ndoqën edhe pas vdekjes.

Në atë kohë njerëzit nuk mund të beheshin as mbretër dhe as prijësa pasi këto funksione ose trashëgoheshin ose jepeshin nga romakët.

Nga të gjitha profesionet drejtuese vetëm njërin nuk ta jepnin dot romakët, por ta jepte populli : profesionin e profetit. Në këtë mënyrë Jezu Krishti u shpall profet dhe shkëlqeu mbi të gjithë profetët e tjerë para tij.

Por 2000 vjet më parë, që të ishe profet, duhet të bindje njerëzit se ishe i gatshëm të vdisje për ta. Megjithëse kishte frikë Jezu Krishti e kërkoi vdekjen me guxim dhe pa asnjë dilemë.

Por përpara se të vdiste ai dëshmoi se ishte shumë ambicjoz.Ai ishte një djalë i ri, idealist i pakënaqur që donte të ndryshonte mënyrën se di drejtohej populli hebre.

Për këtë shkak hebrenjtë dhe romakët e vranë. Si një kërcënim.

Jezu Krishti ishte kërcënim për pushtetin politik dhe atë fetar. Ai ishte kërcënim në tokë dhe në qiell.

Pas vdekjes, jeta e tij ndryshoi totalisht. Ringjallja ishte mohimi i jetës së tij para vdekjes.Jezu Krishti u përdor për të krijuar një fe e cila në shumicën e rasteve që iu dhanë, bëri gjithshka që ai nuk e kishte dashur. Kjo fe vrau dhe persekutoi pak a shumë këdo, paganë,të krishterë, muslimanë, hebrenj, duke kërkuar dominim, pasuri dhe pushtet.

Nga një instrument dashurije, Krishtërimi u kthye në një instrument force. Në këtë mënyrë helmoi dhe fetë e tjera duke i udhëhequr në rrugën e ndarjes, dhunës dhe izolimit.

Krishtërimi është një fe për të cilën Jezu Krishti nuk ka menduar asnjë cast. Krishtërimi lindi nga vdekja e Jezu Krishtit dhe kjo është një arsye më shumë që ai nuk duhet të kishte vdekur.

Vdekja e tij la një zbrazëti që u mbush me urrejtje, kur jeta e tij ishte e mbushur me dashuri.

Megjithëse romakët janë direkt përgjegjës për vrasjen e tij, ata fajësuan hebrenjtë për atë vrasje. Kjo lojë fetare mes dy popujve është shkaku i të gjitha peripecive të hebrenjve në histori. Ata u akuzuan si tradhtarë të Krishtit dhe prandaj u përsekutuan nga të krishterët vazhdimisht, shumë kohë përpara Hitlerit. Ky paragjykim për hebrenjtë vazhdon ende dhe sot quhet antisemitizëm.

Megjithatë përvec romakëve dhe hebrenjve në vdekjen e Jezu Krishtit ka mërrë pjesë edhe një i tretë: Zoti.

Ndryshimi është se, nëse romakët dhe hebrenjtë fajësojnë njëri tjetrin për vdekjen, të krishterët nuk e fshehin pjesëmarrjen e Zotit në këtë krim. Edhe vetë Zoti nuk e fsheh. Ai e pranon se donte që Jezu Krishti të vdiste dhe kombinoi të gjitha rrethanat që vdekja e tij të ndodhte në mënyrën më mizore. Me vuajtje, me tortura dhe me shumë poshtërim.

Pyetja është se nëse romakët dhe hebrenjtë kishin arsye për ta vrarë Jezu Krishtin, cfarë arsye kishte Zoti që e vrau kur ai mund ta ndalonte këtë vrasje ?

Të krishterët thonë se Zoti e vrau birin e tij për ti treguar botës se i do aq shumë njerëzit sa sakrifikon edhe birin e tij për dashurinë e tyre.

Kjo ëshë paqartësia më e madhe e historisë dhe këtu të krishterët janë gjithmonë konfuzë. Sipas meje ata nuk dinë se c’flasin. Përpiqen të justifikojnë një vrasje duke themeluar fenë e tyre mbi një të vdekur që u vra pa bërë asnjë mëkat.

Cështja është pse duhej ta vriste Zoti birin e tij?

Po sikur Zoti të kishte marrë një vendim tjetër? Pra në vend që ta sakrifikonte, ta linte Jezu Krishtin të gjallë duke i dhënë fuqi të bashkonte popujt, duke i bindur ata se ndjekja e të mirës që predikonte Jezu Krishti do i conte në rrugën e paqes dhe lumturisë së përhershme, pa vrasje, pa mëkate dhe pa dhunë.

Imagjinoni sa e bukur do ishte bota sikur Jezu Krishti të ishte gjallë. Sikur ai të kishte jetuar 80 vjet apo 120 sic jetonin profetët zakonisht. Me siguri do ishte martuar dhe soji i tij i fisëm do vazhdonte të na drejtonte në udhën e mirësisë.

Meqë ai ishte medjehapur dhe modern, shkenca do përparonte më shpejt, kisha nuk do vriste shkencëtarët, gratë do ishin më të lira, fetë e tjera nuk do ishin kaq agresive,ndoshta fe të tjera nuk do kishte nevojë të kishte dhe bota mund të mos njihte asnjë luftë fetare mes të krishterëve muslimave dhe hebrenjve.

Nëse ai nuk do vritej, hebrenjtë dhe të krishterët nuk do ishin ndarë dhe muslimanët që e njohin Jezu Krishtin mund të mos kishin nevojë për profetë të tjerë.

Jetët e miliona njerëzve do ishin shpëtuar dhe barazia do kishte mbretëruar mbi botën tonë.

Jezu Krishti sic e tha vetë do ishte Mbreti i kësaj parajse.

Jezu Krishti do e kishte bashkuar botën i gjallë, cka nuk nuk e bëri dot i vdekur.

Por Zoti nuk mendoi kështu. Ai zgjodhi rrugën tjetër dhe ajo që ndodhi më pas dihet. Bota jonë është më e pasur se 2000 vjet më parë por poaq e egër, makute dhe e ndarë në popuj që urrejnë njëri tjetrin.

Kush është i krishterë duhet ta pranojë se vdekja e Jezu Krishtit ishte një gabim i Zotit. Ishte një llogari e bërë keq pa marrë parasysh pasojat.Ishte një egoziëm i sëmurë. Mjafton kjo vrasje për të dyshuar realisht tek Zoti dhe qëllimet e tij.

Kush është i krishterë duhet të pranojë gjithashtu se ringjallja nuk ka funksionuar. Në fund të fundit pse duhej të ringjallej Jezu Krishti kur mund të mbetej gjallë ?

A nuk mendon cdo i krishterë se i gjallë Jezu Krishti do ishte më i mirë se i vdekur?

Unë them se po.

Prandaj mendoj se vrasja e Jezu Krishtit është një nga gabimet e shumta të Zotit. Ndoshta gabimi që rëndon më shumë.Ky është gabimi që devijoi historinë dhe e futi në një rrugë nga e cila nuk po dalim dot.

Janë këto arsye që më bëjnë të besoj se Jezu Krishti është njeriu më i abuzuar në histori. Atij ju vodh jeta nga hebrenjtë, ju vodh emri nga grekët, ju vodh vdekja nga të krishterët dhe ju ndërpre vepra nga Zoti.

Por në fund të fundit Jezu Krishti nuk ka asnjë faj.

Atë e vranë. Njerëzit në bashkëpunim me Zotin.

Por nëse, sic thotë ai vetë, njerëzve u falet sepse ata nuk dinë se c’bëjnë, Zotit nuk i falet.

Zoti e dinte se c’mund ti ndodhte botës pa Jezu Krishtin. Nëse nuk e dinte atëherë nuk është Zot.

Rrahet zyrtari policor në Zhur të Prizrenit, pas një mosmarrëveshje në trafik

0

Pas një mosmarrëveshje në komunikacion është sulmuar fizikisht zyrtari i Policisë së Kosovës në Zhur të Prizrenit.

Rasti ka ndodhur të dielën gjatë mbrëmjes.

I dyshuari është sjell në stacion të policisë dhe pas matjes me alkool test ka rezultuar të jetë nën ndikim të alkoolit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Zhur-Prizren, 24.12.2023-22:40. I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje në komunikacion e ka sulmuar fizikisht zyrtarin e PK-së i cili ishte jashtë detyrës zyrtare. I dyshuari është sjell në stacion të policisë dhe pas matjes me alkool test ka rezultuar të jetë nën ndikim të alkoolit. Viktimës pasi i është ofruar ndihmë mjekësore është liruar. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Eto’o paditet nga vajza e tij

0

Nuk kanë fund telashet për Samuel Eto’o. Prokuroria e Milanos po heton kamerunasin për shkeljen e detyrimeve të mbështetjes familjare.

Sipas “Corriere della Sera”, vajza e tij Anie e ka denoncuar Etonë pasi ky i fundit zgjodhi edhe një herë të mos paraqitej.

21-vjeçarja cilësohet si “jo e pavarur ekonomikisht”. Ajo mbështetet nga nëna e saj, e cila ia del t’i garantojë një jetë dinjitoze me vështirësi.

Eto’o me sa duket kishte një marrëdhënie afatshkurtër me nënën e Anie kur ai luante për Mallorca.

Ironikisht, ish-ylli kamerunas, ka një vajzë tjetër biologjike, e cila së fundmi e ka paditur për të njëjtën gjë

Burri që u dogj sot në veturë ishte ushtar i UÇK, Zafir Berisha: S’e meritove të largohesh kështu

0
Shefqet Krasniqi nga fshati Jeshkovë e Prizrenit, dyshohet se është vetëvrarë pasi ia vuri flakën veturës së tij derisa ishte brenda.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Zafir Berisha derisa ka theksuar se Krasniqi ishte shembull si prind, si shok, si luftëtar i UÇK-së në shërbim të Kosovës.

Tutje Berisha lajmin për vdekjen e tij e ka quajtur si tronditës.

 I gjendet një fletore 55-vjeçarit që u vetëvra në Prizren

0

55-vjeçarit që u vetëvra në Prizren, iu gjet edhe një fletore. Kështu mëson Paparaci përmes burimeve të veta.

Burime tona thonë se në vendin e ngjarjes, përveç dokumenteve personale, është gjetur edhe një fletore.

Rasti tragjik ka ndodhur të dielën pas mesnate në rrugën “Kastriotët” në Prizren.

Ai ia vuri flakën vetes brenda një veture të tipit “Golf 2”.

Viktima dyshohet të jetë Sh.K. i lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren, ka pohuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi publik të hënën.

Për veturën që po digjej, policia informatën e ka pranuar rreth orës 01:20.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Patrullat policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga nga informatat e para nga aty kanë kuptuar se një person gjendet në veteurë e cila tanimë ishte e djegur plotësisht bashkë me viktimën.

Nga hetimet e para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.

Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet “Vdekje e dyshimtë” dhe mbetjet nga trupi i pa jete dërgohen në Institutin e Mjekësisi Ligjore në Prishtinë për ekzaminim./Paparaci

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

1 mijë e 832 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 29 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale.

Ndërkaq, në 24 orëshin e fundit edhe janë arrestuar 20 persona dhe 12 janë dërguar në mbajtje.

statistika

Vetëvrasje në Prizren: 55-vjeçari ia vuri flakën vetes brenda veturës

0

Rast tragjik ka ndodhur të dielën pas mesnate në rrugën “Kastriotët” në Prizren. Një person ia vuri flakën vetes brenda një veture.

Policia njofton se viktima është djegur plotësisht, ndërsa mbetjet janë dërguar në Institutin e Mjekësisi Ligjore në Prishtinë për ekzaminim.

Viktima dyshohet të jetë Sh.K. i lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Raporti i plotë i policisë:

 

 

Me datën 25.12.2023 rreth orës 01:20 nëpërmes telefonit policia është njoftua se në  rrugën “Kastriotët “ në afërsi të rrugës “Transiti i ri “në Prizren  është duke u djegur një veturë.

Patrullat Policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga nga informatat e para nga aty kanë kuptuar se një person gjendet në veteurë e cila tanimë ishte e djegur plotësisht  bashk me viktimën.

 

 

Vetura e djegur është njhë golf 2, ndërsa viktima dyshohet të jetë Sh. K.  I lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit përgjegjëse për rastin si dhe prokurori kujdestar.

Nga hetimet e para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.

Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet “Vdekje e dyshimt “ dhe mbetjet nga trupi i pa jete dërgohen në Institutin e Mjekësisi Ligjore në Prishtinë për egzaminim

Problemet me rrymë në disa fshatra të Vrrinit në Prizren

0

Tash e disa ditë rreth 900 banorë të disa fshatrave të Vrrinit në Prizren, po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Banorët thonë se kjo gjendje u ka krijuar dëme të konsiderueshme në amvisëri dhe biznese, gjë e cila i ka nxjerrë edhe në një protestë. Ndërkohë, në orët e pasdites, përfaqësues të KEDS-it janë takuar me banorët e këtyre fshatrave dhe ua kanë sqaruar planin për rregullimin e këtij problemi.

Brahim Arifaj nga fshati Vlashnjë i Prizrenit, thotë se në shtëpinë e re që ka ndërtuar, ka shpenzuar në pajisje për ngrohje me efiçiencë. Por ato nuk po arrin t’i shfrytëzojë për shkak të ndërprerjes së shpeshtë të energjisë elektrike.

Sikurse Brahimi, edhe shumë banorë të tjerë të fshatrave të Vërrinit të Komunës së Prizrenit kanë mungesë të energjisë elektrike, madje për ditë të tëra.

Banorët e kësaj ane por dhe përfaqësuesit e bizneseve u bënë bashkë këtë fundjavë për të protestuar për gjendjen e krijuar në këto ditë dimri.

“Kemi krijuar metoda të ndryshme për të komunikuar me KEDS, dhe një prej përgjigjeve të tyre është se ” Punëtorët janë në terren dhe kur të dalish ti shikosh , janë vetëm dy punëtorë, që nuk mund të bëjnë zgjidhjen”, tha Petrit Hoxhaj – Asamblesit i Prizrenit – Vlashnje, raporton RTKlive.

“Kjo gjendje e rrymës, ka shkaktuar edhe probleme të mëdha tek bizneset, sidomos në prishjen e teknikës. Ka ankesa të vazhdueshme, kërkesa në KEDS, por askush nuk jep përgjegjësi”, tha Taulant Muja përfaqësues i bizneseve

“Kjo është e vërtetë, unë kam postu edhe në rrjete sociale dhe një bisedë është e postuar aty, ku përveq që kanë ik, disa prej tyre janë tu fjet në hotele. KEDS i ka fajsu bashkatdhetarët për ngarkimin e rrjetit, tan verën kanë nejt nëpër kafe, tan dimrin rrijnë nëpër shtylla”, tha Taip Hoxhaj banor i Vlashnjes

Në fshatin Kobaj të Prizrenit mbi 200 shtëpi furnizohen me një trafo.

“Nuk kemi hiq, mbrëmë nuk kemi pas hiq, parmbrëme skemi pas hiq as ditën as natën, janë kanë KEDS i i kanë kqyr , pesë minuta 10 minuta e kan lshu, sa kan shku prap u ndërpre”, tha Habib Osmanaj, banor i fshatit Kobaj

“Dëmet janë të pariparueshme, kemi probleme me djegie të teknikës, tash është koha e dimrit, kemi ardhje të bashkatdhetarëve, nuk kemi me ça mu nxeh”, tha Sami Rrahmanaj, përfaqësues i fshatit Kobaj.

Sipas zëdhënësit të KEDS-it, Lulzim Krasniqi, në këto lokalitete ka pasur një defekt të cilin ekipet kanë dalë në terren, tani ai është sanuar, ndërsa banorët kanë furnizim të qëndrueshëm”.

Sipas banorëve, kjo gjendje po krijohet për shkak të mungesës së investimeve në rrjetin elektrik të përçuesve të tensionit të lartë që nga vitet 70.