7.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 1295

Dellova, zgjedhet futbollisti i vitit

0

Anëtari i Ballkanit, Lumbardh Dellova është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2023.

Çmimi është ndarë në gala mbrëmjen e Federatës së Futbollit të Kosovës “Laureatët 2023”.

Dellova ishte ndër më të mirët në suksesin e Ballkanit, ku arriti të shpallet kampion dhe gjithashtu dha dorë të madhe në kualifikimin e skuadrës suharekase në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ai është duke u kërkuar nga shumë klube, ku madje mund të ndërroj mjedis që në afatin kalimtar të janarit.

Osmani për Krishtlindje në familjen Laçi në Prizren

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e Krishtlindjes, ka qëndruar në familjen Laçi në Prizren.

“Sikurse çdo vit, kremtën e Krishtlindjes e kaluam në mesin e familjeve të Kosovës, për të ndarë gëzimin e festave. Kësaj rradhe, bashkë me Prindonin, qëndruam në familjen Laçi në Prizren. Aty ku mikëpritja, tradita e filigranit dhe bashkimi i familjes me pjesën nga mërgata i japin sharm atmosferës festive”, shkroi Osmani në ‘Facebook”

Ilir Daja, trajner i vitit 2023

0

Tashmë dhe zyrtarisht, Ilir Daja është zgjedhur edhe trajneri i vitit 2023.

Në ceremonin e Laureatëve të vitit nga FFK, trajneri i Bllkanit, Daja u zgjodh më i miri i vitit, raporton Sinjali.

Daja padyshime se ishte njëri nga trajnerët më të dalluar të këtij viti, kjo për faktin e rezultateve me ekipin nga Suahreka, kur për të dytën herë në histori të klubit e dërgoi Ballkanin në nivelin më të lartë Evropian.

Kujtojmë se Ballkani nën menaxhimin e Ilir Dajës e ka fituar dy herë Superligën e Kosovës, ndërkaq aktualisht ndodhet në vendin e parë të tabelës që ka grumbulluar 40 pikë.

Komuna e Rahovecit vendos kabinat për udhëtarë

0

Komuna e Rahovecit ka filluar montimin e kabinave (vendndalimeve) për udhëtarët që shfrytëzojnë transportin lokal dhe ndërurban.

Kjo komuna ka postuar në “Facebook” dy nga katër vendndalimet sa do të jenë në qytet.

 

 

Malisheva në terr, kryetari Ekrem Kastrati: Diskriminim dhe poshtërim

0

Komuna e Malishevës për të tretin vit me radhë në stinën e dimrit po përballet me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

Dy ditë më parë edhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka dalë me një reagim ku ka thënë se komuna e tyre për të tretin vit radhazi në stinën e dimrit po përballet me mungesë të energjisë dhe reduktime të pakotrolluara.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti e KEDS, si dhe mekanizmave të tjerë të reagojnë dhe qytetarët e kësaj komune të furnizohen me energjis sikur komunat tjera.

“I bëj thirrje kryeministrit, KEDS-it dhe mekanizmave tjerë të nivelit qendror, që shqetësimin e Komunës së Malishevës për këtë trajtim kaq të pa ndershëm që po u bëhet qytetarëve tanë, që edhe në prag të vitit 2024, vetëm komunën tonë po e lenë në terr, të trajtohet urgjentisht, në mënyrë që Malisheva të furnizohet me energji elektrike, ashtu si çdo komunë e Kosovës.

Kjo qasje e juaja karshi këtij problemi kaq të madh për qytetarët tanë, është hiç më pak se diskriminim e poshtërim, që Malisheva dhe banorët e saj, historikisht nuk i kanë pranuar, madje as nuk i harrojnë lehtë”, thuhej në reagimin e Kastratit bërë dy ditë më parë.

Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar me kryetarin Ekrem Kastrati, për ta pyetur nëse kanë marrë përgjigje nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike rreth problemit që kanë ngritur.

Kastrati ka thënë se përgjigjet që kanë marrë nga KEDS nuk janë aspak shpresdhënëse se situata me energji do të përmirësohet brenda një kohe të shkurtër.

“Përgjigjet nuk janë shpresdhënëse, nuk janë të favorshme për momentin. KEDS më kanë thënë se kërkesat e shfrytëzuesve janë më të mëdha se kapacitetet furnizuesve që merren nga nënstacioni i Rahovecit. Si zgjidhje është parë blerja e një kabllo apo aperature dhe KEDS na ka njoftuar se ajo është blerë në Amerikë dhe ka ardhë më datë 20 dhjetor, por është e pamundshme të montohet brenda një kohe të shpejtë, pasi merr kohë të instalohet nga Rahoveci deri në Malishevë. Kur të fillon instalimi i kësaj kabllo apo aperature duhet të ndalet energjia, p.sh. nga ora 20:00 në mbrëmje deri në 08:00 në mëngjes”, ka thënë Kastrati për Reporteri.net.

Ai ka njoftuar se ka pasur takime para disa muajsh edhe me KOSTT-in, për ndërtimin e nënstacionit në Malishevë, por që nuk ka asgjë konkrete për momentin.

/Reporteri.net/.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mbahet punëtoria njëditore për organogramin e ri të komunës së Malishevës

0

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dje në ambientet e komunës është mbajtur punëtoria e parë për hartimin e Organogramit të ri të Komunës.

Në këtë takim ku të pranishëm kanë qenë edhe nënkryetari Vesel Krasniqi, kryesuesi Argjend Thaçi, drejtorë të drejtorive komunale dhe përfaqësues tjerë të komunës, është punuar intensivisht në hartimin e kësaj skeme organizative, që parashihet edhe me statutin e ri të Komunës së Malishevës, i miratuar javë më parë.

Krahas punës në organogram grupi punues është dakorduar që të punohet edhe në hartimin e rregullores për sistematizimin e vendeve të punës, procese këto që do të ndikojnë direkt në përmirësim të shërbimeve dhe rritje të llogaridhënies së përgjithshme.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ballkani sërish s’fiton, ndalet nga Gjilani

0

Gjilani dhe Ballkani kanë barazuar pa gola në ndeshjen e mbetur të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ndihmës të Gjilanit, nuk prodhoi gola gjatë 90 minutave, pasi mungonte konkretizimi nga dy anët.

Me këtë takim përfundoi edhe stinori vjeshtor.

Ballkani renditet në vendin e parë me 40 pikë, teksa Gjilani në pozitën e tetë me 18 sosh.

AVUK: Produktet pa afat, qytetarët të kenë kujdes nga dhuratat për fëmijë

0

Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit tha se brenda vitit mbi 300 mijë kilogramë të produkteve të mishit dhe 1 milionë kilogramë të produkteve të tjera jo shtazore janë asgjësuar.

Nga agjencia kanë folur në prag të festave të fundvitit, kur thotë se ka shtuar numrin e kontrolleve të operatorëve ekonomikë. Qytetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre me cilësinë e ushqimeve që konsumojnë ndërkohë që Shoqata “Konsumatori”, thotë se institucionet nuk kanë krijuar partneritet konsumator-inspeksion.

AVUK iu ka bërë thirrje qytetarëve të kenë më shumë kujdes nga dhuratat e fëmijëve, për shkak të mundësisë së skadimit të afatit të produkteve. Drejtori i shëndetit publik, Flamur Kadriu, tha se inspektorët e Agjencisë kanë ndaluar një numër të operatorëve ekononik për shkak të dyshimeve për cilësinë e dobët të ushqimit që shitet.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Gjatë një viti janë kryer mbi 70 mijë kontrolle, dhe diku 1 milionë kilogram produtke jo shtazore janë asgjësuar, ndërsa mbi 300 mijë kilogram janë shtazore…festat e fundvitit gjithmonë kanë tendeca për shitje më të madhe paraqet gjithmonë një rrezik dhe prej përvojave të kaluara, është bërë një praktikë për shkëmbim të dhuratave dhe në këtë mënyrë i kemi intensifikuar edhe inspektimet tona dhe i kemi nnën vëzhgim dhuratat që janë për fëmijët, dhe në këtë mënyrë të tregohet një kujdes më i madh se si janë mbajtë produktet nëpër tregje, afati i skadimit etj”, tha Kadriu.

AVUK tha se ka trajtuar 460 ankesa të konsumatorëve brenda një viti. Por pavarësisht paralajmërimeve të Agjencisë së veterinarisë dhe ushqimit për kontrollet shtesë qytetarët janë skeptik në atë se çka konsumojnë.

“Ne si konsumatorë nëse nuk e kemi kujdesin vet me i kqyrë, sa për kontrolle është katastrofë, me marr suxhuk në shitore ku ke pas, pa kurfar kontrolle masnej uji, rrin gjithë ditën ndiell e nshi pra nuk ka kontrollë t’mjaftueshme veç neve ishalla na runë Zoti”, tha një qytetar.

“Nuk jemi të sigurt, tu e ditë prejardhjen e tyre, nëse kurgjo ne e kqyrim t’pakten afatin”, tha një qytetare.

Mungesën e kontrollit në treg e ka konfirmuar edhe kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, sipas të cilit ato kryhen në bazë të mundësivë dhe të kapaciteteve që kanë institucionet. Ai tha se në Kosovë asnjëherë nuk ka pasur kontrolle të mjaftueshëm të ushqimeve.

“Shiqoni kontrolle të mjaftueshme siç pret konsumatori nuk ka pasë anjëherë dhe nuk do të bëhen kurr, kontrollet bëhen me disa mostra matje simbolike dhe nuk bëhet sa duhet…shifni pas gjithë këtyre viteve jemi në vitin 2023, dhe akoma qytetari konsumator nuk është partner i shtetit në mënyrë që të bashkëpunoj me inspekcionin, shtetin”, tha Kaçaniku.

Sipas agjencisë së veterinarisë në periudhën janar-nëntor, u shqiptuan 135 gjoba për kundërvajtje për ruajtje të produkteve në kushte joadekuate./rtv21

Komuna e Rahovecit, KEDS-it: I bëjmë thirrje të jenë më të përgjegjshëm në furnizim me energji elektrike

0

Ditëve të fundit Komuna e Rahovecit po përballet me ndërprerje të shpeshtë të energjisë elektrike.

Në lidhje me këtë, Komuna e Rahovecit ka dalë me një reagim duke i bërë thirrje Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike të jenë më të përgjegjshëm në furnizim me energji elektrike.

“Si pasojë e kësaj, po shkaktohet vështirësi për furnizim me ujë për qytetarët në disa vendbanime. Si rezultat i kësaj, semaforët nuk po funksionojnë në qytet, ku po shkaktohet kaos në komunikacion dhe avari në rrjetin e ndriçimit publik”, thuhet në njoftim.

“Tani kanë filluar të vijnë bashkatdhetarët për festat e fundvitit, prandaj i bëjmë thirrje të jenë më të përgjegjshëm, të jenë më të përgjegjshëm në furnizim me energji elektrike”.

Afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0
1 mijë e 916 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjatë kësaj periudhe ka ndodhur një aksident me fatalitet, 26 me të lënduar dhe 57 me dëme materiale, përcjell Klankosova.tv.

Në 24 orët e fundit janë arrestuar tetë persona dhe pesë janë dërguar në mbajtje.

gjoba