7.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 1296

Arrestohet një person në Prizren, sulmoi fizikisht policin

0

Është arrestuar një burrë në Prizren, i cili dyshohet që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor , ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje., përcjell Klankosova.tv.

“Rr. Wiliam Woker, Prizren 23.12.2023-01:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pasi është këndellur është intrevistuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të mësuarit e gabuar ndëshkohet nga PISA

0

Nxënësit kosovarë më të dobëtit në fushën e matematikës, leximit e shkencës, dolën në rezultatet e testit ndërkombëtar PISA 2022.

Në këtë herë të tretë nxënësit nga Kosova të cilët ishin pjesë në testin PISA, nga 80 vende pjesëmarrëse u renditën në dhjetëshen e fundit, në matematikë dolën në vendin e 73-të, në fushën e leximit u renditën ën vendin e 76-të, dhe në shkencë dolën në vendin e 77-të.

Në testin ndërkombëtar PISA 2022, nxënësit kosovarë shënuan rënie prej 11 pikëve në lexim e matematikë, derisa në shkencë minus 8 pikë nëse krahasohen këto rezultate me tri vite më herët PISA 2018.

Rezultatet e tilla në Ministrinë e Arsimit mundohen t’i arsyetojnë me zhvillimin e procesit mësimor në kohën e pandemisë.

Fatmir Elezi nga departamenti për Standarde Vlerësim dhe Monitorim, tha se këtë cikël fushë kryesore ka qenë matematika ku kemi qenë 73, në lexim 76 dhe shkencë në 77.

“Rezultatet janë pothuajse të njëjta herët e kaluara. Në këtë herë të tretë mund të themi që është përmbushur cikli pasi në vitin 2015 kishim si fushë kryesore shkencën, në 2018 fushë kryesore ishte leximi. Në 2015 kemi pas një dëshpërim mund të them ngase rezultatet nuk kanë qenë ashtu si i kemi pritur, në 2018 kemi pas një ngritje të vogël në matematikë e lexim, në shkencë rënie, për 2022 kemi prit që të kemi një rritje në matematikë dhe lexim por për shkak të pandemisë në çdo shtet rezultatet janë më të ulëta dhe në Kosovë kemi një rënie prej 11 pikëve në lexim dhe matematikë, kurse në shkencë prej 8 pikëve”, tha ai për RTK.

Pandemisë për rezultat të dobët të treguar në PISA këtë radhë të tretë ia lënë fajin edhe sindikalistët e arsimit, por ata listuan edhe një varg faktorësh të tjerë, për rezultatin e treguar përgjatë tri herëve në testin ndërkombëtar PISA.

Kurrikula, tekstet shkollore e mjetet e konkretizimit sipas sindikalistëve arsimor janë tri shtylla të cilat nuk janë në përputhje me sistemin të cilin e kërkon PISA.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, tha se kurrikulën e kanë bërë të tjerët dhe e kanë servuar te mësimdhënësit. “Që nga paslufta janë bërë eksperimente me arsim, u ndërtuan shkolla të bukura, por u harruan që të pajisen me mjete bashkëkohore, me të ndërruar një qeveri ndryshohen gjërat dhe kemi pas shkëputje edhe eksperimente…ne kemi bërë trajnim për teknologji dhe kur janë kthyer në shkollë nuk kanë pasur pajisje”, tha ai për RTK.

Rezultatet e tilla të dobëta të shënuara nga nxënësit kosovarë në PISA, të pritshme ishin edhe për shumë mësimdhënës, kjo pasi ata tregojnë se në sistemin arsimor në Kosovë gjegjësisht në plan-programin mësimor nuk parashihet dhe nuk zbatohet zhvillimi i mendimit kritik e logjik te fëmijët.

Arsimtari i lëndës së matematikës, Nuhi Dema, tha se sistemi arsimor duhet të ndryshohet, duke filluar te kurrikula.

Mësimdhënësja e lëndën gjuhë shqipe Zarife Bajgora-Godanci shprehet se rezultatet e treguara në fushën e leximit në testin PISA nga nxënësit e Kosovës kanë qenë të pritshme për te, pasi ajo cilëson se në vendin tonë mungon kultura e të lexuarit, e gjithashtu në shkolla pak zhvillohet lexim kuptimi.

Mungesa e stimulimit dhe shpërblimit për nxënës e mësimdhënës të cilët janë pjesë e vlerësimit ndërkombëtar PISA, janë faktorë të tjerë të cilët ndikojnë në rezultate të dobëta të shënuara nga

Tani e tetë vite kur për herë të parë në vitin 2015 drejtuesit e atëhershëm në Ministrinë e Arsimit vendosën që nxënësit e Kosovës të jenë pjesë në testin ndërkombëtar PISA, profesori universitar i lëndës “Teori e të nxënit” Xhavit Rexhaj ka rekomanduar që mësimdhënia të jetë e bazuar në mësimnxënie të mbështetur në zhvillimin e mendimit logjik e kritik, dhe mbi këto vlera të hartohet planprogrami mësimor dhe tekstet shkollore, gjë e cila nuk është marrë parasysh nga personat gjegjës të hartimit të politikave arsimore.

“Kjo dukuri është fenomen politizim dhe kulturore, njerëzit e vënë partin të parën para të mirës së përgjithshme, kjo ka bërë që arsimi të instrumentalizohet e jo të shihet si një cak, kjo ka prodhuar një papërgjegjshmëri, arsimi është parë si objekt…e dyta është kulturore, ne kemi qenë një kohë të gjatë nën pushim dhe shtetin e shohim si diçka jo që dëshirojmë ta ndërtojmë por si diçka që duhet më kundërshtua edhe ligjin me shkatërrua, me refuzua dhe kjo ka kaluar në një mënyrë të sjelljes në Kosovë, pa përgjegjshmëria në ndërtimin e shtetit. dhe edhe pse kanë dal këto rezultate nuk është shumë problem se shteti është i dikujt tjetër, fëmijët janë të dikujt tjetër, ne e kemi veç me i refuzua. i shikova dje lajmet ma nuk ka lajme për PISA brengosemi vetëm tri ditë, dhe fëmijët na dalin ën Evropë si njerëz pa shkathtësi, ne fëmijët do t;i shohim dhe do t;i shesim si krahë pune”, tha ai për RTK.

PISA si test ndërkombëtar në faqen e saj zyrtare për të pasur idenë se si duket një test, publikon disa prej pyetjeve.

Kësaj radhe ka publikuar gjashtë detyra nga fusha e matematikës.

Në detyrën e titulluar “Kamioni i shpërnguljes” me anë të një shpjegimi me shkrim tregon se familja e vajzës me emrin Mara do të shpërngulen, dhe për këtë veprim atyre iu nevojitet t’i bartin gjërat personale. këtë familja e Marës do ta realizojnë nëpërmjet  mjetit të transportit kamion të cilin do ta marrin me qira.

Për zgjidhjen e detyrës matematikore janë dhënë udhëzimet se familja e Marës duhet të zgjedhin një nga dy kamionët të cilët janë në dispozicion, përmasat e të cilit kamion janë paraqitur edhe për formën e gjatësisë, gjerësisë dhe lartësisë së kamionit.

Rezultati i testit PISA nga nxënësit nuk do të ndryshojë derisa nuk ndryshohet forma e mësimdhënies dhe mësimnxënies në Kosovë.

“Nëse nisemi në aspektin rajonal jo të gjitha rajonet janë kaq dobët, por nëse e shohim si Kosovë në vendin tonë shteti arsimor nuk po do me thyer atë traditën në mbamendje, në përmbajtje dhe në recitim të mësimit dhe hartimin referateve të gjata…këtu është problemi, PISA matë zgjidhjen e problemeve, të menduarit me gjykimet e tua, e arsimtarët nuk po guxojnë me kaluar këtë rubikon, mësuesi i ri sipas PISA-s është mik i fëmijëve, dhe një numër i madh i mësimdhënës nuk e lejojnë një gjë të tillë”, tha ai.

Akterët e fushës së arsimit të cilët i intervistuam dhanë mendimet e tyre se cila është zgjidhja e daljes nga kjo situatë e rezultateve të dobëta të shënuara për të tri herët në testin ndërkombëtar PISA. Disa prej tyre kërkuan që sistemi arsimor të depolitizohet, të tjerë kërkuan respektim të kritereve në përzgjedhjen e stafit arsimor në shkolla, dhe të gjithë kërkuan që të ketë tekste shkollore më përmbajtjesore.

Nxënësi kosovarë në PISA 2018 nga gjithsej 79 vende pjesëmarrëse ishin radhitur në vendin e 75-të.

Ndërsa herën e parë në vlerësimin PISA 2015, nga gjithsej 70 vende, nxënësit nga Kosova u renditën në vendin e 68-të.

 

 

Anthony Joshua e detyron Otto Wallinin të dorëzohet pas raundit të pestë

0

Anthony Joshua ka arritur ta mposht Otto Wallinin pas pesë raundesh me nokaut teknik në eventi final të “Day of Reckoning”.

Boksieri anglez e nisi në sulm ndeshjen, duke i dominuar bindshëm tre raundet e para, ku Wallin nga goditjet u skuq në fytyrë dhe mori edhe një qarje afër syrit.

Joshua vazhdoi njëjtë në raundet katër dhe pesë duke i shtuar goditjet, që për suedezin ishin të forta.

 

Ai u dorëzua në mes të raundit pesë dhe gjashtë, pasi ekipi i suedezit nuk e lejoi të dal më në ring.

Një nga paraqitjet më të mira të Joshua në vitet e fundit ishte kjo.

 

Anthony Joshua tani ka mundësi të këtë përballje që do t’i hapte rrugë një lufte me një nga emrat e mëdhenj që janë në krye.

Joshua për fitoren e sotme ka fituar rreth 10 milionë dollarë. /Telegrafi/

Mposhtet Wilder, befasohet nga Parker me super paraqitje

0

Boksieri nga Zelanda e Re, Joseph Parker ka dhuruar spektakël në “Kingdom Arena” në Ryadh të Arabisë Saudite, duke e mposhtur Deontay Wilder.

Deontay Wilder (43-2-1) nuk ka luftuar për më shumë se një vit. Në ndeshjen e tij më të fundit, ai mundi Robert Helenius përmes KO të raundit të parë më 15 tetor 2022.

Joseph Parker (33-3) garoi sonte për herë të katërt sivjet. Ai i ka fituar dy ndeshjet e fundit me nokaut.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fshatarët e Vlashnjës dhe Kobajës së Prizrenit ankohen për mungesë rryme prej tri ditësh

0

Banorët e fshatrave Vlashnjë dhe Kobajë të Prizrenit tash e tri ditë po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Kështu kanë bërë të ditur për Klankosova.tv disa banorë të këtyre dy fshatrave, duke thënë se gjatë këtyre tri ditëve, energjia elektrike ka ardhur disa herë për 2-3 minuta dhe sipas tyre, më pas ka vazhduar gjendja e njëjtë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ata gjithashtu kanë thënë se edhe një numri të madh të bizneseve që janë në këtë linjë u janë shkaktuar humbje të mëdha.

Klankosova.tv ka kontaktuar me KEDS ku thonë ndryshe. Sipas përgjigjes nga qendra e thirrjeve ka ndërprerje të herëpashershme të rrymës për shkak siç thanë ata ka pasur disa prishje, për rregullimin e të cilave, thuhet se po punojnë ekipet që janë në terren.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Buxheti i Prizrenit, për vitin 2024, kap shumën 65 milionë euro

0

Komuna e Prizrenit  vitin 2024  do të  fillojë  me 65 milionë euro. Prej tyre, 21 milionë do të shkojnë në investime kapitale, kurse  rreth 4 milionë subvencione.

Buxheti  u votua me shumicë votash.

Asamblistët e LDK-së  kanë abstenuar, ndërsa ata të VV-së  e kanë bojkotuar seancën e buxhetit.

Kryetari I Prizrenit,Shaqir Totaj, tha se prioritetet e investimeve janë marrë nga qytetarët.

“Prioritetet i kemi marrë nga debatet me qytetarë, me banorët e territorit të komunës së Prizrenit dhe ato kërkesa kanë dalë si rezultat i nevojave që ne i kemi marrë gjatë bashkbisedimit me ta në fazën e konsultimeve buxhetore. Nuk ka pas asnjë kërkesë palidhje, as kërkesë megalomane, por naryrisht njerëzit i paraqesin nevojat e veta, kurse ne nga pamundësia me realizu të gjitha, e bëjmë njëfarë selektimi, caktojmë prioritetet, disa i realizojmë vitin e ardhshëm, disa vitin tjetër dhe kjo na imponohet pasi qeveria qëndrore vetëm 22 % të buxhetit të Kosovës e ndanë për të gjitha komunat”, tha  Totaj, shkruan RTKLive.

Adem Hoxha nga Vetëvendosje përmes një përgjigje me shkrim ka sqaruar arsyet e mos votimit.

“Buxheti i komunës për vitin 2024 ka shume diskrepance mes kërkesave të qytetave dhe planifikimit të ekzekutivit. Fatkeqësisht nuk i kanë harmonizuar kërkesat e qytetarëve në linjat buxhetore. Linjat buxhetore janë përpiluar puro për kërkesa politike dhe klaneve të afërta me pushtetin”, tha Hoxha.

Ndërkaq, qytetarët kërkojnë që linjat buxhetore të mos orientohen vetëm në infrastrukturë , por më shumë të ketë fokus në arsim e punësim.

 

 

Sonte mbrëmje spektakolare e boksit, Joshua vs Wallin dhe Wilder vs Parker

0

Sonte tifozët e boksit do të përjetojnë disa nga meçet më të forta në historinë e boksit të peshave të rënda.

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua, do të zbarkojë sonte në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite.

Në atë që premton të jetë një ndeshje epike, Joshua do të përballet me Otto Wallin në 12 raunde, me shpresën për të vendosur veten për një mundësi tjetër për titull kundër Tyson Fury ose Oleksandr Usyk.

Tjetër nga këto luftime e mëdha, do të jetë edhe ajo mes Deontay Wilder që lufton kundër Joseph Parker. Wilder është favorit i madh për të fituar luftën ndaj Parker.

Ndeshjet zhvillohet sot (e shtunë) në orët e mbrëmjes ndërsa do të vazhdojnë deri pas mesnatës kur llogaritet të zhvillohet meçi mes  Joshua dhe Wallin, raporton Telegrafi.

Hapet Konsullata e Nderit të Bullgarisë në Prizren

0

Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, dha kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, kanë hapur sot Konsullatën e Nderit në Prizren.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Konsullata do të ofrojë shërbime të ndryshme për qytetarët bullgarë dhe për ata që kanë interes në bashkëpunim ekonomik, kulturor, turistik, arsimor, sportiv dhe të tjera me Bullgarinë.

Presidenti Radev ka vizituar edhe Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

Mund të jetë një imazh i 14 persona

 

Si u formua LDK-ja, si u bë Rugova kryetar i saj?

0

(…) Më 16 shkurt të vitit 1988, në një Kuvend të rregullt të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, u zgjodh kryesia e re e këtij asociacioni. Në mbledhjen e kryesisë që e pasoi atë të Kuvendit zgjedhor, unë u zgjodha sekretar, ndërsa Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Askush atë ditë nuk ka mundur të prognozojë se prej asaj zgjedhjeje, po dilte jo vetëm kryetari i ri i asociacionit të shkrimtarëve, por edhe lideri i ardhshëm i Kosovës për shumë vite dhe njëra nga figurat më emblematike të historisë së këtij vendi. (…) Kur e morëm kreun e asociacionit të shkrimtarëve, e morëm një barrë të madhe, sepse ai asociacion ishte me prestigj të konsiderueshëm në shoqëri. Pas ardhjes së Sllobodan Millosheviqit në krye të Serbisë, në Beograd shkrimtarët nacionalistë serbë morën hov të madh, sepse ata u bënë shpejt pjesë e projektit të Millosheviqit për Serbinë e Madhe. Rritja e ndikimit të shkrimtarëve serbë në Serbi, me automatizëm filloi ta rriste ndikimin e shkrimtarëve edhe në republikat e tjera të ish Jugosllavisë e rrjedhimisht edhe në Kosovë, si pasojë e polemikave të shtuara. Ne u gjetëm në këtë vorbull, që sapo kishte filluar të merrte fuqi marramendëse. Sa për kuriozitet të përmend një detaj: pas ardhjes së Millosheviqit në krye të Kryesisë së Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë, organizata themelore e partisë së Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë u bë degë e Komitetit Qendror, duke u lidhur në mënyrë direkte me udhëheqjen më të lartë të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë! Ky fuqizim i organizatës partiake të shkrimtarëve serbë, i pasuruar edhe nga rritja e financimeve dhe nga hapësira në mediet që i kontrollonte Millosheviqi, u dha shkrimtarëve nacionalistë serbë një fuqi të frikshme. Ne pra duhej të vepronim në ballafaqim dhe në konfrontim me këtë organizim të fuqishëm të shkrimtarëve serbë, të cilët ishin pararojë e regjimit të Millosheviqit.

Kishim edhe dy rrethana të brendshme, tmerrësisht të pafavorshme. E para, në Statutin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës kishte mbetur një nen problematik, sipas të cilit të gjithë anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës ishin edhe „anëtarë kolektiv të Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë“. Në bazë të këtij neni, Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë ishte „shoqata amë“, ndërsa ne si filialë e saj! Kështu na e kishin lënë gjendjen të gjithë pararendësit tanë, shqiptarë e serbë. Në konfrontimet e reja që u shfaqën pas ardhjes sonë në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kolegët tanë serbë ngritën pretendimin se ishin edhe anëtarë të asociacionit serb dhe se ne duhej t’i subordinoheshim këtij rregullimi statutar. Por, me insistimin e Rugovës, ne e hoqëm shpejt atë nen nga statusi. E dyta, shkrimtarët serbë që ishin anëtarë të asociacionit tonë, merrnin instruksione e direktiva nga kryesia e Shoqatës së Serbisë (sipas gjasash edhe nga shërbimi sekret serb) dhe ata e kishin marrë si detyrë që të kontribuonin për zhbërjen e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Mënyra që e zgjodhën ishte një dorëheqje kolektive nga anëtarësia në Shoqatën tonë dhe një kërkesë drejtuar Lidhjes së Shkrimtarëve të Jugosllavisë, që të suspendohej aktiviteti i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës nga anëtarësia në Lidhjen e Shkrimtarëve të Jugosllavisë, deri sa të „zgjidheshin problemet.“ Por, ata problemet i kishin krijuar për të mos i zgjidhur ashtu që suspendimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës nga anëtarësia në Lidhjen e Shkrimtarëve të Jugosllavisë, e kishin planifikuar si afatgjatë dhe përfundimtar. Pra, synimi i shkrimtarëve serbë dhe i shërbimeve sekrete serbe ishte që të krijohej një model i eliminimit të Kosovës nga organet federative, si prelud për ndërrimet kushtetuese që do ta suspendonin autonominë e Kosovës dhe veçmas do ta eliminonin statusin e Kosovës si „element konstituiv i federatës“. Por, në rastin e shoqatës sonë, këtë objektiv ata nuk e arritën. Ndodhi krejt e kundërta: organi i parë federativ që u shpërbë, ishte Lidhja e Shkrimtarëve të Jugosllavisë! Sipas një marrëveshjeje të arritur mes tre asociacioneve tona, brenda tre-katër ditësh u njoftua me nga një telegram LSHJ se më nuk do të paguanim kotizacionin si anëtarë të saj, me çka ajo faktikisht pushoi së funksionuari. Roli i Rugovës në këtë proces të vështirë e të komplikuar, ka qenë shumë i rëndësishëm. (…)

Duhet të theksohet poashtu se pas bisedave të shkrimtarëve serbë e shqiptarë në Beograd në prill 1988 dhe pas kërcënimeve në drejtim të Rugovës për mundësinë e arrestimit të tij në vigjile të tubimit serb në Gazimestan më 28 qershor 1989, Rugova de facto ishte bërë lider shpirtëror për një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve të Kosovës. Por, jo një udhëheqës politik, meqë ai jo vetëm që nuk kishte ndërmarrë asnjë nismë politike, por edhe ishte përjashtuar nga Lidhja e Komunistëve të Kosovës. Pra, politikisht ishte një i anatemuar, si shumica e intelektualëve kritikë të asaj periudhe. Ishte i angazhuar si kryetar i asociacionit të shkrimtarëve dhe kjo e mbante në majat e popullaritetit, në sytë e opinionit publik ndër shqiptarë. Ishte e qartë se ai ishte bërë figurë edhe me peshë politike, por ai nuk kishte ndërmend të ndërmerrte ndonjë iniciativë politike. Vazhdonte të ishte një observues politik mjaft vigjilent, por vetëm observues, jo edhe veprues. E akceptonte idenë e pluralizmit politik që kishte nisur të nxirrte kokë në republikat veriore të federatës jugosllave dhe e shihte me shpresë se pluralizmi politik do të mund të sillte ndonjë ndryshim, ndonëse dyshonte që Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë do të ishte e gatshme të pranonte konkurencën politike e ideologjike. Mendonte se gjuha e saj ishte vetëm gjuha e represionit ideologjik dhe policor dhe ashtu do të vazhdonte edhe për do kohë. Pas forcimit të Millosheviqit në krye të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë dhe rrëzimit të udhëheqjeve në Vojvodinë e Mal të Zi e pas eliminimit të autonomisë së Kosovës, karta e represionit ideologjik e policor ishte e vetmja në duart e shtetit serbo-jugosllav. Rrëzimi dhe burgosja e Azem Vllasit dhe eliminimi i autonomisë së Kosovës, ia ngurtësuan bindjen se lëvizja jonë kulturore ishte e vetmja në atë rast që kishte pakëz hapësirë për manifestim dhe për afirmim të identitetit të shqiptarëve dhe të Kosovës. Ambasadori amerikan, Voren Zimermani, i kishte propozuar në prill të po atij viti një sjellje joviolente për shqiptarët, por jo edhe formulën se si të formohej e të funksionalizohej ajo sjellje. Ishim në një vakum ideologjik dhe politik. Bisedonim përditë me orë të tëra, analizonim shtypin, deklaratat e politikanëve, veprimet politike e policore që bëheshin, represionin që po përshkallëzohej, po në fund nuk shihej ndonjë hapësirë se si mund t‘i kundërviheshim gjithë asaj makinerie shtetërore, përveç me një aksion kulturor, që nuk prodhonte violencë. (…)

Lider politik me zor

Iniciativa pë themelimin e një shoqate politike, erdhi në adresën tonë, që në fillim të saj, sepse shoqata jonë ishte bërë e pakalueshme për farëdo inicative ose aksioni kulturor ose edhe politik. Kështu, një ditë më thirri Jusuf Buxhovi e më tregoi se e kishte idenë që të themelonte një asociacion politik. E kishte biseduar me Xhemal Mustafën, Mehmet Krajën e Ibrahim Berishën dhe po mendonin se diçka duhej të bëhej në këtë drejtim. Por, ende nuk kishin ndonjë plan konkret se si duhej të fillonte ajo punë. Thjesht ishin ende në proces të diskutimeve në kafe dhe po kërkonin bashkëpjesëmarrës eventualë dhe këshilla se si të fillonte realizimi i asaj ideje. Pasi e dëgjova argumentimin e Jusufit, pa u hamendur shumë i thashë se unë do të mund të bëhesha pjesë e asaj iniciative, meqë konsideroja se po hynim në një fazë, kur aksioni politik ishte i pashmangshëm. I kisha të freskëta kujtimet nga biseda një vit më parë në Lubjanë me Vladimir Sheksin e Jasha Zllobecin, jo vetëm për pluralizmin politik, por edhe për harmonizimin e mënyrave të veprimit drejt shpërbërjes së federatës së Jugosllavisë dhe çlirimit nga diktati i nacionalizmit serbomadh. E kisha kuptuar se duhej të ndiqej ritmi i ndryshimeve që po ndodhte në republikat veriore, Slloveni e Kroaci, nëse synonim që të ndryshonim statusin tonë politik e kushtetues, i cili pas rrënimit të autonomisë, ishte bërë krejtësisht i padurueshëm. Faktikisht më nuk kishim as çfarë të humbnim, sepse e kishim humbur edhe minimumin e subjektivittetit politik e kushtetues që kishim pasur. Por se si duhej të vepronim më terrenin politik, ende nuk e kisha të qartë. Aq më tepër që Ibrahimi nuk kishte asnjë ide në këtë plan, ndërsa ai ishte jo vetëm eprori im në shoqatë, po në atë kohë ishte edhe mentori im në planin intelektual.

Jusufi u gëzua shumë nga qëndrimi im, meqë kjo nënkuptonte që mund të kishte me vete edhe Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës, asociacionin me reputacionin më të madh publik në Kosovë e bashkë me të mbase edhe autoritetin e madh publik të Ibrahim Rugovës. Në takimin e dytë Jusufi më tha se e kishte menduar që Ibrahimit t’i ofrohej posti i kryetarit të asociacionit të ri politik që po formohej. Jusufi po më numëronte disa argumente, në stilin e tij si shumë të lidhur me detaje. Unë ia miratova idenë, sepse isha i bindur që ishte zgjidhja më e mirë. Atëherë Jusufi më kërkoi që të flisja me Rugovën dhe t’i kërkoja që të bëhej pjesë e grupit nismëtar dhe kryetar i asociacionit politik që tashmë po quhej Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai ma dha listën ku ishim të shënuar disa persona si nismëtarë (më duket se kanë qenë pesë emra: Jusufi, Zekerija Cana, unë,Ajri Begu e Ali Aliu) dhe më kërkoi që ta anëtarësonim edhe Ibrahimin në atë listë. Unë pasi u ndava nga Jusufi, shkova drejt në shoqatë dhe e gjeta Ibrahimin, si zakonisht duke pirë kafe e duhan, krejt vetëm. Kishte një vit e më shumë, që nga dorëheqja e shkrimtarëve serbë dhe konflikteve të shtuara me Shoqatën e Shkrimtarëve të Serbisë, që në shoqatë na vinin pak kolegë, gjithsej dy-tre veta. Të tjerët as nuk i binin nga ajo anë e qytetit, thjesht qenë zhdukur. (Ndër ata që nuk vinin fare në shoqatë ishin edhe do miq të brezit të Ibrahimit, që po i rrinin në distancë, veçmas pas kërcënimeve se Ibrahimi mund të arrestohej. Ia vlen ta theksoj se kur Ibrahimi u bë lider dhe veçmas pas luftës, ata u bënë rugovistë të tërbuar dhe morën privilegje të mëdha.) Unë sapo hyra në zyrë, pasi ia mora një cigare, meqë ato kohë nuk po mbaja duhan me vete, me synimin që ta lija, i tregova për iniciativën për formimin e një asociacioni politik. I tregova se para idesë ishin Jusuf Buxhovi, Xhemail Mustafa, Mehmet Kraja, Ibrahim Berisha dhe unë që i kisha premtuar angazhimin tim Jusufit dhe madje e kisha firmosur listën si anëtar i këshillit nismëtar. Ai e miratoi iniciativëm, duke thënë se ishte mirë të bëhej diçka, meqë situata po përkeqësohej. Tha se do të jetë vështirë, meqë represioni ishte në rritje. Unë e nxora listën e Këshillit nismëtar me ato tri firma dhe ia vura përpara dhe i thashë që ne po mendonim që ai të ishte pjesë e këshillit nismëtar. E shikoi një çast listën me emrat, nxori lapsin dhe e firmosi menjëherë. Pasi e falënderova, i tregova se ideja ishte që ai të zgjidhej kryetar i atij grupimi politik që po ngrihej. Por, ai shpejt tha se nuk dëshironte të merrte ndonjë angazhim tjetër, meqë funksioni i krytarit të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës po i jipte hapësirën e nevojshme për angazhim publik. Nuk insistova më shumë. Ç‘është e vërteta, as vetë nuk dija më shumë rreth inicativës dhe as rreth caqeve të mundshme të saj, gjë që besoj se ka vlejtur edhe për të gjithë të tjerët. Gjendja ishte kaq e keqe në Kosovë sa që nuk mund të ishe i sigurtë as se çfarë do të sillte dita e nesërme e lëre më se si do të zhvillohej një projekt politik në rrethanat e terrorit shtetëror dhe të gjendjes së jashtëzakonshme. E mora listën, e futa në çantë dhe pastaj biseduam për punët e zakonshme. Anëtarësimi i Rugovës në Këshillin Nismëtar ishte vetvetiu një sukses yni, sepse duke përdorur emrin e tij si firmëtar i këshillit nismëtar, mund të zgjerohej lista e firmëtarëve. Ashtu edhe ndodhi, vërtet.

Ndryshimi i dinamikës politike dhe i vetë njerëzve

Deri më 23 dhjetor 1989 kur i themelua Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kur ai u zgjodh kryetar i saj, kam folur me të disa herë lidhur me procesin e themelimit të LDK-së dhe idesë që po zgjerohej që ai të ishte kryetar. Ai dëgjonte me vëmendje e me qetësi, duke pirë duhan dhe pastaj në fund tundte kokën lehtë e thoshte se nuk dëshironte të merrte angazhime të tjera. Por, ndoshta filloi të piqej edhe në mendjen e tij ideja që të kalonte në aksion politik. Nuk e di a është konsultuar me ndokend a jo. Numri i njerëzve me të cilët komunikonte e rrinte në atë kohë, ka qenë shumë i kufizuar. Pra, nuk e kam idenë se a është konsultuar me ndokend para se ta pranonte detyrën si kryetar i LDK-së. Mbase e ka biseduar me të shoqen. Shpesh më thoshte se e shoqja ishte shumë e brengosur për të dhe poashtu edhe djali i madh, gjë që po e rëndonte emocionalisht. (…) Sidoqoftë, ai më 23 dhjetor 1989, pesë minuta para se të hapej Kuvendi themelues, nën presionin e të gjithëve që ishim në sallë, kund pesëmbëdhjetë veta, pranoi të ishte kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Propozimin për kandidaturën e tij, për sekretarin dhe kryesinë, ma ngarkuan që t’i bëja unë, në emër të një komisioni kandidues. (…)Kështu atë ditë dhjetori 1989, në një kuvend themelues tërësisht të improvizuar, në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, në një sallë ku të mirrej fryma, Ibrahim Rugova hyri në dyert e mëdha të politikës, duke u bërë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me çka do të ndryshonte dinamika dhe filozofia politike e këtij vendi. Por, do të ndryshonte, madje shumë, edhe Rugova vetë. (Fragment nga libri „Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova)

Kurti: Studentët i kemi mbështetur me tre milionë euro për bursa

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mori pjesë në ceremoninë hapëse të Olimpiada XVI Matematike e Kosovës.

 

Në fillim të fjalës së tij, kryeministri tha se “Matematika, siç e dimë të gjithë, nuk është thjesht një lëndë mësimore, por është një gjuhë universale e cila i tejkalon kufijtë, kulturat dhe identitetet. Është një gjuhë e saktësisë, dhe vërtetësisë, por edhe e imagjinatës e mundësive të pakufizuara”.

Më tej, ai përmendi mbështetjen në fushën e arsimit, ku në vitin 2023, si Qeveri kemi ndarë 1,882 bursa për vajzat që studiojnë në fushat STEM, krahas 2748 bursave të tjera të ndara në dy vitet paraprake. Sivjet studentët i kemi mbështetur financiarisht me 3 milionë euro, në pesë skema të ndryshme të bursave, në të gjitha nivelet. Aktualisht në Republikën e Kosovës, gjysma e studentëve në STEM janë vajza, ndërkohë që mesatarja në Bashkimin Evropian është 17%.

Krahas mbështetjes së drejtpërdrejtë, përmirësimit të cilësisë dhe infrastrukturës në arsim po angazhohemi që nxënësit dhe studentët e të gjitha niveleve, të kenë kushtet optimale dhe të barabarta që të mund të mësojnë e shfaqin talentet e tyre.

Matematika është një mjet i jashtëzakonshëm që shërben si mjet për qenien njerëzore për të zgjidhur sfidat dhe problemet në rrugën e përditshme pavarësisht drejtimit. Ajo është vegla që na drejton drejt zgjidhjeve, duke na lejuar të eksplorojmë, të analizojmë dhe të gjejmë rrugëdalje në mënyra të ndryshme.

“Madje do të thosha që matematika si gjuhë universale, dhe gjuha e bukur shqipe, janë dy shinat e binarëve të ngritjes profesionale e intelektuale për secilin prej neve”, shtoi kryeministri.

Në përfundim, ai tha se “Përkushtimi ynë për të ofruar mbështetje pa rezervë për juve nxënës, për nxënësit tanë gjithandej e për fëmijët e Kosovës, do të jetë i vazhdueshëm. Unë i uroj secilit prej jush suksese këtu dhe në garat që do të vijnë më pas”.

Kujtojmë se nga kjo olimpiadë do të përzgjidhet ekipi prej gjashtë nxënësve që do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e 65-të Matematike Ndërkombëtare – IMO 2024, e cila do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, do të përzgjidhet ekipi prej katër vajzave që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e 13-të Evropiane të Matematikës për Vajza – EGMO 2024, e cila do të mbahet në Gjeorgji në vitin e ardhshëm si dhe do të përzgjidhen nxënësit që do të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e 5-të Matematike Kosovë – Shqipëri, e cila do të mbahet në muajin korrik në vitin 2024.