Home Blog Page 13

Kurti përkujton viktimat e masakrës së Korishës

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtarë të kryesisë dhe aktivistë, kanë përkujtuar të rënët në masakrën e 13 majit 1999 në Korishë.

Në përkujtim u nderuan 77 civilët e pafajshëm të vrarë gjatë luftës në Kosovë, të cilët u cilësuan si martirë të lirisë së vendit.

“Përgjithmonë nderim dhe kujtim për 77 civilët e pafajshëm, martirë të lirisë sonë. Lavdi e përjetshme viktimave të Korishës dhe të gjithë të rënëve për Kosovën”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

0

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të kryer në mënyrë mizore dhe dinake.

Aktgjykimi është marrë nga gjykatësi i Departamentit të Krimeve të Rënda në Prizren, Artan Sejranni- kryetar i trupit gjykues, dhe anëtarët- gjykatësit Teuta Krusha dhe Sadije Selmani, më 24 shkurt 2026.

Sipas aktgjykimit, Halilaj me dashje ka privuar nga jeta në mënyrë mizore dhe tinëzare viktimën I.K., më 4 qershor 2013.

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Në vendim thuhet se vrasja është kryer bashkë me vëllanë e viktimës, Senad Kullaj, për motive të ulëta, pasi e njëjta punonte si këngëtare dhe valltare në një lokal nate në Mitrovicë.

“..në atë mënyrë që së bashku me Senad Kullaj nga Shkodra – Republika e Shqipërisë vjen për të vizituar I.in e cila ishte duke punuar si këngëtare – valltare në Mitrovicë në lokalin ,,Sh…” pronë e M.S.,, me ç ‘rast takohen në Prizren, ku qëndrojnë në shtëpinë e F.R., ku ajo ka banuar më herët, dhe diku në orët e mëngjesit pasi nuk është pajtuar I.K., të kthehet në shtëpi pasi familja nuk është pajtuar lidhur me punën e saj si valltare dhe këngëtare në lokalet e natës papritmas i akuzuari Sead Halilaj me thikë së bashku me Senad Kullaj fillojnë të godasin I.K në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në aktgjykim.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Si rrjedhojë, aty thuhet se viktimës i kanë shkaktuar plagë prerëse në fyt duke ia dëmtuar rrugët e frymëmarrjes dhe këputur enët e gjakut.

“..duke shkaktuar plagë prerëse shpuese në anën e pasme të djathtë dhe të majtë të kokës, në pjesën e laprës së veshit të majtë, në anën e djathtë të regjionit të mjekrës, gërvishtje në anën e sipërme të majtë të përparme të kraharorit, në anën e majtë e sipërme të shpinës, në anën e pasme të krahut të majtë, në anën e pasme të dorës së majtë në bërryl, ndrydhje dhe gërvishtje në anën e pasme të parakrahut të dorës së majtë si dhe në anën e brendshme të dy shuplakave të duarve, si dhe plagë prerëse shpuese në anën e djathtë të qafës në pjesën e përparme të qafës e cila prerje kishte dëmtuar rrugët e ushqimit, të frymarrjes dhe kishte këputur enët e gjakut dhe nervat në këtë regjion që shkonte deri në indet e forta te unazat e qafës, me ç ‘rast ka ardhur deri te vdekja e dhunshme si pasoj e gjakderdhjes masive nga plagët e shumta prerëse e shpuese në qafë dhe pjesët të ndryshme të trupit të shkaktuar nga veprimi mekanik i mjetit të fortë dhe të prehtë”, thuhet më tej.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Si rrethanë lehtësuese, trupit gjykues e ka marrë “sjelljen korrekte pas kryerjes së veprës penale”, përkundër se i pandehuri nga viti 2013 për 11 vjet kishte qëndruar në arrati, dhe ishte arrestuar përmes bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ndërsa, si rrethanë rënduese është marrë mënyra e kryerjes së veprës penale, rrezikshmëria shoqërore e veprës, dhe pesha e veprës penale.

Dënimi ndaj tij është shqiptuar bazuar në Kodin Penal të Kosovës të vitit 2013, i cili për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë” parasheh dënim nga 10 vjet e deri në burgim të përjetshëm.

Aktakuza ndaj Sead Halilajt është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, më 25 shtator 2024, ku thuhet se pasi i njëjti bashkë me vëllanë e viktimës kishin shkuar në Prizren nga Shkodra e Shqipërisë, duke i kërkuar viktimës që të takohen në Prizren, ku edhe kanë qëndruar bashkërisht natën kritike.

Më tej, thuhet se të njëjtit pas kryerjes së vrasjes, në orët e hershme të mëngjesit janë larguar me taksi në drejtim të Shkodrës. Ndërsa më pas janë larguar për në Mal të Zi dhe nga Podgorica përmes aeroplanit kanë udhëtuar për në Itali, më pas Belgjikë dhe në fund Angli, ku ka punuar dhe kur është paraqitur që të kthehet është kërkuar nga Interpoli.

Përveç Halilajt, Gjykata Themelore në Prizren kishte shqiptuar aktgjykim dënues edhe ndaj vëllait të viktimës, Senad Kualla, të cilin e dënoi me 19 vjet burgim, më 12 qershor 2020 për veprën penale “Vrasje e rëndë” të privimit nga jeta të anëtarit të familjes në mënyrë mizore dhe dinake. Aktgjykimi ndaj tij thuhet të jetë vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme. /Betimipërdrejtësi

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

0
Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se rreth 90% është mbuluar nga granti i siguruar nga Bashkimi Evropian, ndërkaq 10% nga Komuna e Prizrenit. Ai tha se këto tri ndërtesa kanë 4,855 metra katrorë hapësirë banimi dhe se do të shërbejnë në cilësinë e jetës për shumë familje.

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

“Investimi që po e shohim sot është pozitiv në shumë sfera: është politikë sociale sepse i ul faturat, është politikë ekonomike sepse kursen energji, është politikë mjedisore sepse e ul ndotjen si dhe është politikë e drejtësisë sepse investon tek ata të cilët shpesh kanë qenë të fundit në radhë”, tha Kurti.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Ndërkaq ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se këto janë tri nga 28 banesat në 13 komuna të Kosovës, të cilat kanë përfituar nga investimet në efiçiencë të energjisë në vlerë totale prej 6.6 milionë euro.

“Urime të gjithë banorëve, 51 familjeve që jetojnë këtu, përfshirë këtu 42 gra kryefamiljare që do t’i gëzojnë këto investime. Banorët dhe komuna sigurisht që kanë një rol të veçantë në vitet në vijim për të siguruar që këto investime të zgjasin sa më gjatë”, tha ajo për këtë investim, teksa potencoi se projekti në tërësi ka arritur që të përkrahë mbi 200,000 familje.

“Ky është një projekt prej 75 milionë eurosh, të cilat i ka investuar BE-ja në këtë sektor. Unë dua të përgëzoj Qeverinë e Kosovës që nga këto 75 milionë, 20 milionë i kanë ndarë në fushën e energjisë efiçiente për përmirësimin e kushteve të jetesës në Kosovë”, tha në anën tjetër përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Hubert Perr.

Njomza Hoxha, drejtoreshë e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë tha se me këtë projekt kanë arritur që përveç sigurimit të kushteve më të mira të jetesës për shumë familje, edhe të kursejnë energjinë elektrike deri në 80%.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Ndërkaq Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, Adem Morina, ka falënderuar donatorët për investimet për qytetarët e këtij qyteti.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

0

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta edhe 14 fëmijë.

Në homazhe morën pjesë nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, përfaqësues të ekzekutivit, familjarë të të rënëve, organizata të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë të shumtë.

Me respekt të thellë u nderua sakrifica e banorëve të Korishës, të cilët humbën jetën në një nga tragjeditë më të rënda të luftës në Kosovë.

“Kujtimi dhe vepra e tyre do të mbeten përherë pjesë e historisë sonë. Lavdi!”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

0

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit.

Ajo, ka thënë se sot përkulemi me respekt para kujtimit të martirëve të masakrës së Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë.

“Me 13 maj në Korishë humbën jetën 77 civilë shqiptarë, mes tyre 30 fëmijë, si dhe 11 martirë të tjerë të rënë gjatë periudhës 24 mars 1999 deri në qershor 1999”, ka theksuar Haxhiu, raporton PrizrenPress.

Ajo ka thënë se në Korishë dhe në fshatrat përreth, civilët shqiptarë u dëbuan, u ndaluan gjatë dëbimit, u grumbulluan dhe u mbajtën nën trysninë e forcave serbe.

“Një numër civilësh u morën peng dhe u detyruan t’i shërbejë forcave sërbe, të cilët i përdoren për të bërë roje dhe ndërtuar gardhe. Aty takuam edhe një ndër të mbijetuarit e masakrës, Genc Ahmetaj i cili na rrëfeu tmerrin e asaj nate”, ka pohuar Haxhiu.

Sipas saj, Korisha është dëshmi e rëndë e asaj që regjimi serb bëri mbi popullsinë civile shqiptare: i dëboi nga shtëpitë, i ndali në rrugë, i mori peng, i përdori për nevoja ushtarake dhe pastaj u përpoq ta shtrembëronte të vërtetën.

“Familjet e viktimave kanë të drejtë për drejtësi, dhe institucionet e Republikës së Kosovës do të jenë pranë tyre deri në zbardhjen e plotë të krimeve të luftës. I përhershëm qoftë kujtimi për martirët e Korishës”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistët e parë në Vjenë, të gjithë sytë kthehen nga Alis dhe kënga “Nan” në gjysmëfinalen e dytë

0

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke mbyllur me sukses natën e parë gjysmëfinale. Nga 15 shtete pjesëmarrëse në këtë fazë, votat e publikut përzgjodhën 10 finalistët e parë që do të vazhdojnë garën për kurorën evropiane në Finalen e Madhe.

10 Shtetet e Kualifikuara

Pas një maratone performancash dhe një procesi votimi emocionues, shtetet që siguruan biletën për në finale janë:

Belgjika: Essyla – Dancing on the Ice

Koraocia: Lelek – Andromeda

Finlanda: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin

Greqia: Akylas – Ferto

Izraeli: Noam Bettan – Michelle

Lituania: Lion Ceccah – Sólo quiero más

Moldavia: Satoshi – Viva, Moldova!

Polonia: Alicja – Pray

Serbia: Lavina – Kraj Mene

Suedia: Felicia – My System

Pesë shtetet që nuk arritën të kualifikohen nga kjo natë i japin lamtumirën garës së këtij viti.

Spektakli, një det ngjyrash në “Wiener Stadthalle”

Arena madhështore Wiener Stadthalle u shndërrua në një epiqendër feste. Mijëra tifozë entuziastë mbushën shkallët e arenës të pajisur me flamuj të pikturuar në fytyra, rroba me ngjyrat kombëtare, xixa dhe stoli, duke festuar fuqinë ngjitëse dhe shpirtin që e bën kaq unik muzikën pop evropiane.

Nën drejtimin e dyshes së njohur, prezantueses televizive Victoria Swarovski dhe aktorit Michael Ostrowski, nata e parë ofroi një shfaqje vizuale dhe akustike të nivelit të lartë.

Një vëmendje të veçantë mori “Dhoma e Gjelbër” (Green Room)—zona relaksuese ku ulen artistët dhe delegacionet pas performancave. Këtë vit, dizajni i saj theu kornizat e zakonshme, duke marrë një karakter thellësisht austriak dhe duke u kthyer në një element qendror të vetë skenografisë.

Emocionet për gjysmëfinalen e dytë, Shqipëria në pritje

Me mbylljen e kapitullit të parë, emocionet janë rritur ndjeshëm për gjysmëfinalen e dytë, e cila do të zhvillohet të enjten. E gjithë vëmendja e shqiptarëve, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, është përqendruar te ky moment kritik.

Në skenën e Vjenës do të ngjitet përfaqësuesi i Shqipërisë, Alis, me këngën “Nan”. Kjo performancë, e cila i dedikohet figurës së nënës, pritet me interes të jashtëzakonshëm, ndërsa artistit i duhet mbështetja masive përmes votave nga diaspora dhe shtetet e tjera evropiane për t’u kualifikuar mes më të mirëve në finalen e madhe të së shtunës./rtsh.al/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Diskutohet zbatimi i sistemit elektronik SMIL në Prokuroria Themelore në Prizren

0

Në kuadër të monitorimit të zbatimit të Rregullores Nr. 03/2021 për Menaxhimin e Lëndëve përmes Sistemit Elektronik (SMIL), Grupi Punues i kryesuar nga Visar Krasniqi, zhvilloi një vizitë pune në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Grupi Punues i përbërë nga prokurori Nexhat Haziri dhe Besim Kusari, u prit nga kryeprokurori Petrit Kryeziu, prokurori Ramadan Koro, administratorja Afrdita Salihu dhe shefja e Shkrimores Laura Rakaj.

Sipas njoftimit të prokurorisë, qëllimi i takimit ishte vlerësimi i nivelit të zbatimit praktik të Rregullores Nr. 03/2021 nga prokurorët e Prokurorisë Themelore në Prizren, si dhe mbledhja e të dhënave të nevojshme për hartimin e një raporti me rekomandime konkrete, i cili do t’i paraqitet Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Gjatë diskutimit, Kryesuesi i Grupit Punues, Visar Krasniqi, kërkoi informacione të detajuara lidhur me pengesat eventuale që mund të ndikojnë në funksionimin e sistemit, duke theksuar se çdo proces duhet të evidentohet në SMIL për të garantuar transparencë, efikasitet dhe menaxhim më të mirë institucional. Ai potencoi nevojën për angazhim të shtuar në tejkalimin e sfidave të identifikuara, me qëllim të funksionalizimit të plotë të sistemit elektronik.

Po ashtu, Krasniqi vlerësoi se avancimi i proceseve të punës dhe zbatimi i plotë i sistemit SMIL mbeten të domosdoshme në të gjitha fazat e menaxhimit të lëndëve.

Gjatë takimit, kryeprokurori Petrit Kryeziu njoftoi se sistemi SMIL përdoret në vazhdimësi nga prokurorët e kësaj prokurorie, duke përfshirë të gjitha fazat e trajtimit të lëndëve – nga pranimi dhe ndarja e tyre deri në ngritjen e aktakuzave. Ai shtoi se sistemi ka lehtësuar menaxhimin dhe nxjerrjen e të dhënave të nevojshme për punën e përditshme.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe harmonizimi i të dhënave ndërmjet regjistrave fizikë dhe atyre elektronik, me qëllim shmangien e mospërputhjeve dhe avancimin e mëtejmë të sistemit në nivel institucional.

Krasniqi theksoi se Grupi Punues synon evidentimin e mangësive në të gjitha prokuroritë e vendit, me qëllim eliminimin e tyre dhe avancimin e mëtejmë të sistemit. Ai nënvizoi edhe rëndësinë e harmonizimit të regjistrave të SMIL-it me regjistrat fizikë, pasi deri më tani janë evidentuar mospërputhje ndërmjet tyre.

Në përmbyllje, kryesuesi Krasniqi nënvizoi se zbatimi i plotë i sistemit SMIL është obligim ligjor dhe kërkoi angazhim të shtuar për tejkalimin e pengesave ekzistuese dhe funksionalizimin e plotë të sistemit. Ai gjithashtu njoftoi se çështjet e ngritura gjatë takimit do të kërkohen edhe në formë të shkruar nga Prokuroria Themelore në Prizren, me qëllim që të përfshihen në mënyrë të saktë dhe specifike në raportin përfundimtar që do t’i dorëzohet Këshillit Prokurorial të Kosovës./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të reja

0

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik” nga neni 415 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, me datë 22.12.2023 në Dragash, i pandehuri B.P., në cilësinë e personit të autorizuar të operatorit ekonomik “B.Sh.P.K.”,, dyshohet se me qëllim ka shkelur rregullat e prokurimit publik duke mos i zbatuar detyrimet që rrjedhin nga kontrata publike me titull “Furnizimi me gjashtëmbëdhjetë copë aparate fotokopjuese për shkolla KK Dragash”.

“Gjatë realizimit të kontratës, në vend të dorëzimit të 16 aparateve të reja të fotokopjimit, siç ishte paraparë me kontratë, janë dorëzuar 16 aparate të ri-fabrikuara, përkatësisht aparate të vjetra të servisuara në të cilat janë vendosur pajisje të reja shpenzuese. Me këto veprime, Komunës së Dragashit i është shkaktuar dëm ekonomik dhe buxhetor, pasi pajisjet e ri-fabrikuara kanë qëndrueshmëri më të ulët përdorimi, kërkojnë më shumë mirëmbajtje dhe mund të krijojnë kosto shtesë krahasuar me pajisjet e reja”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe ndaj personit juridik “B. Sh.P.K.”, si operator ekonomik fitues i kontratës së lartcekur, për të njëjtën vepër penale.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Trupa amerikane e baletit “Magnificat” performon nesër në Prizren

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot pjesëtarët e trupës profesionale të baletit “Magnificat!” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët nesër mbrëma do të performojnë në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren.

Trupa do të sjellë për publikun shfaqjen e baletit “Stratagem”, e cila pritet të mbahet nga ora 20:00.

“Ftoj të gjithë artdashësit që nesër, nga ora 20:00, të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje artistike dhe të përjetojnë performancën e jashtëzakonshme të kësaj trupe në skenën e teatrit tonë”, tha Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Selmanaj tërhiqet nga kandidatura për deputet, mbetet në krye të LDK-së në Prizren

0

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke theksuar se do të vazhdojë angazhimin e tij politik në funksion të LDK-së dhe strukturave të saj në Prizren.

Përmes një reagimi publik, Selmanaj ka thënë se gjatë gjithë angazhimit të tij politik, LDK-në e ka konsideruar si më shumë se një subjekt politik.

“Përgjatë gjithë angazhimit tim politik, kam besuar se LDK-ja nuk është thjesht një subjekt politik, por një ideal, një mision shtetformues, një identitet politik dhe moral që ka mbajtur gjallë shoqërinë tonë, frymën institucionale dhe orientimin perëndimor të Kosovës”, deklaroi ai, raporton PrizrenPress.

Selmanaj ka shtuar se çdo përgjegjësi që i është besuar e ka trajtuar me përkushtim dhe ndershmëri. “Pikërisht për këtë arsye, çdo përgjegjësi që më është besuar e kam trajtuar me përkushtim, me kujdes e ndershmëri dhe respekt ndaj vendit tim dhe anëtarësisë sonë të jashtëzakonshme”.

Selmanaj bëri të ditur se edhe në këto zgjedhje do të jetë i angazhuar si kryetar i Degës dhe shef i Shtabit Zgjedhor të LDK-së në Prizren. “Edhe në këto zgjedhje, si Kryetar i Degës dhe Shef i Shtabit Zgjedhor në Prizren, do të jem plotësisht i angazhuar për mobilizimin dhe fitoren e LDK-së, sepse besoj se Kosovës i duhet një LDK e fortë dhe me vizion të qartë shtetëror”

Ai theksoi se, pavarësisht kërkesave nga anëtarësia dhe strukturat e partisë, kësaj radhe ka vendosur të mos kandidojë për deputet. “E me gjithë këtë, përkundër kërkesave të mëdha nga anëtarësia dhe strukturat tona, unë kësaj radhe kam vendosur që të mos jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë”.

Duke folur për arsyet e këtij vendimi, Selmanaj tha se nuk bëhet fjalë për një vendim kundër LDK-së. “Ky nuk është vendim kundër LDK-së. Përkundrazi. Është një vendim për ta ruajtur dinjitetin politik dhe për të mos lejuar që kontributi politik të matet me standarde të momentit apo nevoja të përkohshme”.

Ai u shpreh se LDK-ja mbetet më e madhe se çdo individ dhe përfaqëson historinë dhe të ardhmen politike të vendit. “LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh. LDK-ja është një ideal, është bindje, është historia jonë përplotë lavdi dhe e ardhmja që garanton stabilitet dhe zhvillim të shtetit tonë!”

Selmanaj tha se do të vazhdojë të jetë në shërbim të partisë dhe qytetarëve që besojnë në frymën rugoviane dhe përgjegjësinë shtetërore. “Unë do të vazhdoj të jem aty ku kam qenë gjithmonë — në shërbim të LDK-së dhe të qytetarëve që besojnë në frymën rugoviane, në përgjegjësinë shtetërore dhe në politikën me dinjitet”.

Në fund, ai u shpreh i bindur se LDK-ja do t’u rikthehet plotësisht vlerave të saj burimore. “Jam i bindur se LDK do ta rigjejë forcën për t’u kthyer plotësisht te vlerat e saj burimore, aty ku parimet dhe merita janë themeli i çdo vendimi”.

Selmanaj falënderoi anëtarësinë dhe mbështetësit për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, duke përmbyllur reagimin me mesazhin: “Zoti e bekoftë LDK-në, Zoti e bekoftë Kosovën tonë!”/PrizrenPress.com/