9.6 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 1301

Nxënësit padisin shtetin, mësuesi përfundoi provimin 90 sekonda më herët

0

Një grup nxënësish në Korenë e Jugut ka paditur qeverinë sepse provimi i pranimit në kolegj përfundoi 90 sekonda më herët se sa ishte planifikuar, shkruan BBC.

Ata po kërkojnë 15.400 dollarë secili dëmshpërblim – kostoja e një viti studimi në kolegj.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Padia, e ngritur të martën nga të paktën 39 nxënës, pretendon se zilja ra më herët në një vend testimi në kryeqytetin Seul gjatë lëndës së parë të provimit.

Testi famëkeq i pranimit në kolegj në vend, i njohur si Suneung, është një maratonë tetë-orëshe me teste të dyfishta në shumë lëndë.

Suneung është një nga provimet më të vështira në botë.

Ai jo vetëm që përcakton pranimin në universitet dhe vendet e punës, por edhe marrëdhëniet e ardhshme.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

Ndërron jetë trajneri Illmen Bajra

0

Ka ndërruar jetë trajneri, Illmen Bajra.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e KB “Proton Cable Prizreni”.

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

“Klubi basketbollistik “Proton Cable Prizreni” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit. Ikja e hershme në amshim është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin”.

“Trajneri Bajra me sukses drejtoi skuadrën e Bashkimit , ishte pjesë e përfaqësueses njëherit ndër një gjysmë sezoni ishte në stafin e trajnerëve edhe te skuadra jonë”.

“Thellësisht të pikëlluar do e kujtojmë Illmenin si shembull i punës, pozitiviteti e një miku që gjithmonë do jetë në zemrat tona.”, thuhet në njoftimin e skuadrës prizrenase”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Newcastle dhe Crystal Palace në garë për yllin 30 milionësh të Juventusit

0

Newcastle dhe Crystal Palace thuhet se janë duke udhëhequr garën për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas të vlerësuar me 30 milionë euro, Matias Soule nga Juventus.

“Magpies” po luftojnë me një krizë dëmtimesh dhe mund të vendosen të forcojnë opsionet e tyre në janar për shkak të skuadrës së tyre të dobët.

Botimi italian “La Gazzetta dello Sport”, ka pohuar se skuadra e Eddie Howe dhe Palace po udhëheqin garën për të nënshkruar me Soule, i cili aktualisht është i huazuar te Frosinone.

Ylli 20-vjeçar ka impresionuar deri më tani në Serie A, duke shënuar gjashtë gola në 12 paraqitje deri më sot.

Soule bëri 21 paraqitje për Juventus-in përpara se të huazohej këtë sezon dhe gjithashtu ka bërë shtatë paraqitje për skuadrën U20 të Argjentinës.

Juventus raportohet se po planifikon të shesë disa nga yjet e tyre të rinj te klubet e Premier League për të mbledhur fonde për dritaren e janarit.

Ka pasur gjithashtu raporte se anësori anglez Samuel Iling-Junior mund të shitet muajin e ardhshëm, me skuadrat e Premier League Tottenham, Aston Villa dhe Brighton që të gjithë thuhet se janë të interesuar.

Për të bindur Frosinone që të ndahet me Soule, Juventus mund t’u ofrojë atyre qendërmbrojtësin premtues Dean Huijsen në huazim deri në verë.https://albanianpost.com/

Aksidenti fatal me tre viktima në Prizren si pasojë e garave, aktivizohet Sveçla: Do të ashpërsohen masat

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me drejtorin e përgjithshëm të policisë, Gazmend Hoxha, kanë mbajtur konferencë për media lidhur me aksidentet e trafikut, veçanërisht pas aksidentit që ka ndodhur të shtunën në Prizren, ku gjatë garave me vetura kanë humbur jetën tre persona, të cilët ishin duke i shikuar garat.

Gjatë konferencës, Sveçla është shprehur se në lidhje me aksidentet dhe garat me vetura të cilat janë të ndaluara me ligjin e Kosovës, kanë biseduar me drejtorin Hoxha për ashpërsimin e masave dhe veprimeve që do të merren për rritjen e sigurisë në trafik.

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

Ai ka treguar se gjatë këtij viti, janë shqiptuar 76 gjoba ndaj personave që kanë organizuar gara, dhe se grupit që ka shkaktuar aksidentin e së shtunës, policia ia kishte parandaluar dy herë organizimin e garave dhe iu ishin shqiptuar gjoba disa herë, si dhe njërit prej tyre i i ishte konfiskuar patentë shoferi.

“Siç ndodhi në rastin e të shtunës, të njëjtit grup policia ia kishte parandaluar dy herë organizimin e garave të tilla siç tashmë është bërë publike, të njëjtit kanë pas gjoba të njëpasnjëshme për rrezikim në komunikacion, kurse njërit i ishte konfiskuar patentë shoferi për organizimin e garave dhe publikimin e videove të këtyre garave”, është shprehur Sveçla gjatë konferencës.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Tutje, ministri është shprehur se gjatë vitit 2023, kanë vdekur 104 qytetarë nga aksidentet, përfshirë këtu edhe këmbësorët.

Tutje, Sveçla është shprehur se në Kuvendin e Kosovës, Komisioni për Mjedis bashkë me Policinë e Kosovës, kanë finalizu amandamentet për plotësim-ndryshimin të rregullave për trafikun rrugor, dhe parashihet në mesin e ashpërsimit të masave parashihet të dyfishohen gjobat, të dyfishohet afati kohor i konfiskimit të patentë shoferëve dhe të dyfishohet shqiptimi i pikëve negative.

Poashtu, ai ka shtuar se parashihet që përgjegjësia e shkeljeve në komunikacion të rëndojë mbi pronarin e veturës, dhe këto dënime do të dërgohen në mënyrë të automatizuar tek pronarët.

“Në Kuvendin e Kosovës, Komisioni për Mjedis bashkë me policinë e Kosovës, përmes 60 takimeve, një dëgjimi publik dhe një punëtorie kanë, finalizu amandamentet për plotësim-ndryshimin të rregullave për trafikun rrugor, dhe me këtë rast parashihet të ketë ashpërsim të masave ku do dyfishohet afati kohor i konfiskimit të patentëve, gjobave dhe pikëve negative. Parashihet që përgjegjësia e shkeljeve në komunikacion të rëndojë mbi pronarin e veturës. Me fjalë të tjera, ky ndryshim ligjor do të na mundësojë që përmes teknologjisë ne të penalizojmë pronarët e veturave që bëjnë shkelje në trafik, e këto dënime do dërgohen në mënyrë të automatizuar tek pronarët”, është shprehur ministri Sveçla.

Tutje, ai ka shtuar se presin se ky ligj të kalojë në lexim të dytë në seancat e radhës me ç’rast do të jetë në fuqi.

Sveçla në mesin e statistikave, ka treguar se në 21 vitet e fundit, mesatarja e fataliteteve nga aksidentet, ka qenë 133 persona në vit, dhe se duhet të punohet maksimalisht që aksidentet që evidentohen.

Poashtu, ai i ka bërë apel prokurorisë dhe gjykatësve që të marrin masa më të rrepta. dhe se janë të vendosur që të kërkojnë nga zyrtarët policor zbatim të pakompromis të të gjitha ligjeve në trafik./Paparaci.com

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Hekurudha Durrës-Prishtinë, lidhet kontrata për studimin e fizibilitetit

0

Kontrata me kompaninë fituese që do të zhvillojë studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Tiranë tashmë është lidhur dhe vlera e saj finale është rreth 2 milionë euro.

Bashkimi i operatorëve ”ILF Consulting Engineers Austria GmbH & ABKONS SH.P.K u shpallën fitues vetëm pak kohë më parë teksa procedura mori më shumë se një vit kohë për finalizim për shkak të problemeve që u hasën, raporton Monitor.al

Procedura përfundoi në Komisionin e Prokurimit Publik dhe më paas u rishpall. Kohëzgjatja për zbatimin e kësaj kontrate mes Hekurudhës Shqiptare dhe kompanisë fituese është 14 muaj në fund të të cilit do të dorëzohet edhe studimi.

Projekti për hekurudhën

Kostoja e përafërt e hekurudhës Durrës-Prishtinë është llogaritur në 700 milionë euro. Kjo linjë cilësohet e një rëndësie të veçantë.

“Ideja e ndërtimit të kësaj linje hekurudhore është e një rëndësie të trefishtë. E para është se përmes kësaj linje hekurudhore shkëmbimi i transportit të mallrave ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe rajonit më të gjerë do të rritet ndjeshëm për shkak të kostove më të ulëta dhe kapaciteteve më të mëdha; e dyta lidhet me zhvillimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve i cili do të jetë shumë tërheqës dhe i favorshëm për të dy vendet dhe më gjerë; ndërsa e treta është se kjo linjë hekurudhore ofron alternativën më të mirë dhe më të favorshme për lidhjen më të shkurtër të rrjetit hekurudhor të Shqipërisë, përkatësisht të korridorit hekurudhor VIII (tetë) me korridorin hekurudhor X (dhjetë)” thuhet në dokumente.  Të njëjtat nënvizojnë disa alternativa për ndërtimin sa i takon gjurmës ku kalon.

Alternativa 1: Ndërtimi i linjës hekurudhore (Mjedë – Kufi në Qafë Morinë – Kramovik)

Pjesa shqiptare e itinerarit

Lidhja hekurudhore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është konceptuar si një linjë shumë e vështirë, sepse kalon një terren malor. Gjatësia totale nga Mjeda deri në kufirin me Kosovën është rreth 107 km. Shpejtësia maksimale e projektimit parashikohet të jetë 100 km/orë.

Alternativa 2: Ndërtimi i linjës hekurudhore (Milot – Kufiri në Vërmicë – Landovicë).

Pjesa shqiptare e itinerarit

Që nga viti 1999, lidhja hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është ideuar përmes linjës ekzistuese nga Miloti drejt qytetit të Rrëshenit dhe zgjatimit më tej drejt grykës së Fanit të Vogël. Në vitin 2005, në trupin e trasesë hekurudhore, në dalje nga stacioni i Milotit në drejtim të stacionit të Rubikut, filloi ndërtimi i autostradës Milot – Rrëshen – Kalimash. Pjesa Shqiptare e linjës së bashku me pjesën Milot – Rrëshen mbulojnë një gjatësi prej rreth 108 km. Kjo pjesë ka një tunel me gjatësi rreth 11.5 km i cili futet në zonën e Bisakut dhe del në zonën e Drinit të Zi pranë Skavicës.

Alternativa 3: Do të përcaktohet nga vete konsulenti

Kjo alternativë mbetet për t’u analizuar dhe përzgjedhur nga vete Konsulenti, sipas vizitave në terren dhe përllogaritjeve të kryera dhe si e tillë do t’i propozohet Klienti.

Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjet e fundit për këtë vit dhe mori disa vendime me rëndësi

0

Kuvendi i Komunës së Malishevës, dje  e ka mbajtur mbledhjen e dhjetë të rregullt dhe të fundit për këtë vit kalendarik, ndërsa në këtë mbledhje janë marrë disa vendime me rëndësi. Në këtë mbledhje e cila është drejtuar nga kryesuesi i saj, Argjend Thaçi, para shqyrtimit të rendit të ditës, anëtarët e asamblesë kanë bërë pyetje për çështje të ndryshme, në të cilat janë përgjigjur nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtorët e drejtorive.

Më pas, Kuvendi i Komunës së Malishevës, pas shqyrtimeve, i ka miratuar listën e pronave të paluajtshme të komunës, si dhe e ka shpallur një zonë me interes të përgjithshëm publik, e që ka të bëjë me hapjen e një rruge që lidhë vendbanimet Lladroc me Fshat të Ri. Gjithashtu në këtë mbledhje, KK i Malishevë ka miratuar kërkesën e Drejtorisë për Bujqësi, për caktimin e varrezave për kafshët, të cilat duhet të asgjësohen në rastet specifike, si dhe ka shfuqizuar vendimin për miratimin e planit të integritetit, pasi me ndryshimet e reja legjislative, ky plan, miratohet nga kryetari i komunës.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, KK i Malishevës, i ka miratuar edhe dy kërkesa të qytetarëve.

Nata e parë e Festivalit të 62-të të Këngës në RTSh përfundon me një sërë emocionesh, muzikë të përzgjedhur dhe batuta

0

Festivali muzikor i njohur Fest 62 ka nisur edicionin e tij me një natë të mbushur plot me magji, emocione dhe talent të rrallë.

Pallati i Kongreseve në kryeqytet u shndërrua në një arenë ku artistët dhe spektatorët u bënë një nën tingujt e zërit të paharrueshëm të Umberto Tozzit. Këngëtari italian, i cili ka lënë gjurmë të thella në zemrat e dashamirësve të muzikës, solli me vete një atmosferë ekzaltuese që i kaploi të gjithë.

Jo vetëm salla, por edhe shtëpitë e shikuesve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut u mbushën me vibracionet e kësaj nate spektakolare. Performancat artistike, shoqëruar me humor dhe ndjesi të forta, u bënë edhe më të veçanta nga një triumf i orkestracioneve dhe kompozimeve origjinale. Skena e Pallatit të Kongreseve ishte projektuar për të nxjerrë në pah cilësitë e mbrëmjes, duke i dhënë publikut një skenografi dhe regji skenike që vetëm shtuan në shkëlqimin e ngjarjes.

Në radio, pas kuintave të pritjes, protagonistët e mbrëmjes ndanë me sinqeritet përvojat e tyre të interpretimit dhe emocionet që përjetuan gjatë performancës së tyre. “Radio Tirana” u bë dëgjuesi i të gjitha rrëfimeve të tyre duke krijuar një lidhje emocionale edhe më të thellë mes artistëve dhe publikut.

Në këtë spektakël të parezistueshëm u ngjitën në skenë 16 këngëtarë të talentuar, përfshirë emra si: Stivi Ushe; Besa Kokëdhima; Mal Retkoceri; Eldis Arrnjeti; Shpat Deda; Jehona Ponari; Peter Pan Quartet; Festina Mejzini; Kastro Zizo; Luan Durmishi; Melodajn Mancaku; Olimpia Smajlaj; dhe të tjerë, të cilët treguan se Fest 62 është një platformë e rëndësishme për artin dhe kulturën muzikore.

Publiku mbetet në pritje të natës së dytë të festivalit, ku pritet që spektakli të vazhdojë me të njëjtin ritëm të lartë dhe të sjellë emocione dhe surpriza të reja për të gjithë ata që ndjekin me pasion këtë event. Fest 62 vazhdon të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin muzikor dhe një spektakël që garantohet se nuk duhet humbur.

Moti sot

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me vranësira dhe intervale me diell.

“Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha .Në mëngjes parashihen ngrica. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius’, njofton IHMK.

Prezantohen politikat për bizneset dhe skemat e reja për vitin 2024

0

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), sot organizon konferencën vjetore me qëllim të shënimit të progresit në përkrahjen e vazhdueshme ndaj bizneseve dhe shpalosjen e potencialit të tyre për të qenë shtytës kryesor për zhvillim ekonomik, social dhe mjedisor.

 

Në këtë konferencë bëhet edhe prezantimi i politikave dhe instrumenteve mbështetëse për bizneset, me skemat e reja për vitin 2024.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë krerët më të lartë shtetëror, nga ambasadat dhe bashkëpunimi ndërkombëtar si dhe komuniteti i biznesit.

Në konferencë do të flasin:  Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës, Rozeta Hajdari, ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Amb. Jeffrey Hovenier, Ambasador i SHBA-së në Kosovë, dhe Amb. Tomáš Szunyog, Përfaqësues Special i Unionit Evropian.

Në konferencën e këtij viti, MINT do të prezantojë Strategjinë për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Bizneseve 2030 dhe instrumentet mbështetëse, për të shpalosur potencialin e sektorit industrial të prodhimit, që kontribuon në mënyrë më efektive për zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

Ekonomia e Kosovës po shënon rritje të vazhdueshme si rezultat i hartimit dhe zbatimit të politikave dhe krijimit të legjislacionit të favorshëm për bizneset.

Gjatë vitit 2023, MINT ka arritur progres në proceset e hartimit dhe zbatimit të politikave dhe kornizës ligjore, si:

Strategjia për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Biznesit 2030 – e miratuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe tani në zbatim nga MINT dhe ministritë tjera përkatëse. Për herë të parë në periudhën e pas-pavarësisë, Qeveria e Kosovës ka zhvilluar një politikë të veçantë industriale. Vendimi u nxit nga të kuptuarit se zhvillimi industrial është kritik për transformimin gradual të Kosovës në një ekonomi me të ardhura më të larta dhe përmirësimin e mirëqenies socio-ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Aksidenti fatal me tre viktima në Prizren, reagon vëllai i njërit shofer – publikon disa video

0

Pas aksidentit ku mbetën të vdekur tre të rinj në Prizren, ka reaguar vëllai i njërit prej të arrestuarve nën dyshimin e organizimit të garave të shpejtësisë në autostradë, ku për pasojë u shkaktua aksidenti fatal. Ai thotë se gara nuk është organizuar nga vëllai i tij.

Vëllai i Irfan Hotit ka mohuar se gara është organizuar nga ai, si dhe sipas tij pas insistimit të viktimës Nue Bibajt, vëllai i tij ka vozitur veturën e të ndjerit.

 

 

Kujtojmë se të vdekur nga ky aksident mbetën Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, ndërsa janë arrestuar Arlind Syla dhe Irfan Hoti.

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

Reagimi i tij i plotë:

 

 

“Personalisht un i njoh te ndjeret dhe shprehi keqardhje se qfar ndodhi ate nat, dhe dua te bej nje sqarim te vogel per vellaun tim.Gara nuk ishte organizu nga Irfani, gara ishte organizuar me post ne nje grup ne facebook nga pronari i makines “Golf 5”.
Nue Bibaj kishte kerkuar qe veturen e tij ta vozit vellau im Irfani, fillimisht Irfani nuk pranon por me insistimin e te ndjerit Nue Bibaj, Irfani pranon qe ta ngiste makinen e tij”, ka shkruar ai në postimin e tij.
Hoti ka mohuar raportimet se i dyshuari Irfan Hoti, i është afruar veturës tjetër dhe i ka penguar qarkulluar

“Un pash qe ne media dhe ne rrjete sociale po flitet qe Irfani i eshte afruar makines golf 5 duke i penguar qarkullimin ne rrug dhe per ate arsye shoferit tjeter i humbi kontrolli ne vetur.Por nuk eshte e vertete.Gara filloj dhe pas disa metrave makina golf 5 frenon dhe per shkak te motit te keq ajo rreshqet dhe humb kontrollin duke goditur kembesoret qe ishin duke e shikuar ngjarjen dhe per pasoj le te vdekur 3 persona dhe lendon 3 te tjer.
Ne kemi siguruar Video-fakte qe nuk u publikuan ne media se Irfani nuk ju afrua makines tjeter, kemi edhe deshmitar qe ishin ne vendin e ngjarjes nder ta ishin edhe disa familjar te ndjerit Nue Bibaj. Ne ja kemi len qdo gje ne dore drejtesis dhe presim qe rastin ta zbulojn sa me shpejt. Edhe njeher ndjej keqardhje dhe ju shprehi ngushllime familjarve te viktimave dhe sherim sa me te shpejt te lenduarve dhe kerkoj nga njerzit tjer qe ti ndalin ofendimet te kan pak mirkuptim sepse te gjith ata ishin shok me njeri tjetrin dhe asgje nuk u be qellimisht askush sdo tkishte deshiruar qe kjo te ndodh”, shkroi më tej ai.

Më poshtë mund të shihni edhe disa video të publikuara nga vëllau i Irfan Hotit, Qamil Hoti.

.

Video Player

00:00
00:12

Video Player

00:00
00:14

Video Player