9.6 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 1302

Gjenden pije energjike në Vërmicë, ishin me afat të skaduar – hasen edhe produkte ushqimore të dyshimta për konsum

0

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se janë gjetur dhe ndaluar pije energjike me afat të skaduar të cilat për destinacion kanë pasur tregun e Kosovës.

“Gjatë kontrollit të detajuar të ngarkesës inspektori kufitar ka gjetur brenda ngarkesës produkte me afat të skaduar. Për të njëjtat menjëherë ka nxjerrë vendim refuzimi duke pamundësuar hyrjen e tyre në treg të Republikës së Kosovës. Produktet tilla do të asgjësohen nën mbikëqyrje të autoriteteve kompetente. Me rritjen e fluksit të importit të produkteve ushqimore në prag të festave të fund vitit, AUV ka shtuar masat e kontrollit në import në të gjitha fazat e kontrollit inspektues”, thuhet në njoftim.

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

Po ashtu theksohet se aty janë gjetur edhe sasi të tjera produktesh ushqimore të dyshimta.

“Po ashtu është rritur edhe frekuenca e mostrimit me qëllim testim/ekzaminimi laboratorik në parametra të sigurisë ushqimore. Përveç produkteve të klasifikuar si të pasigurta për konsum, për të cilët është nxjerrë vendim refuzim, në të njëjtën maune janë hasur edhe sasi tjera produktesh ushqimore të klasifikuara si të dyshimta për konsumim”, thuhet aty.

Autoritetet kufitare ( AUV, DK dhe PK) kanë ndaluar ngarkesën në fjalë.

“Produktet e tilla do qëndrojnë në pikë kontrolli kufitar deri në konfirmim të rezultateve laboratorike. Varësisht nga rezultatet e testeve laboratorike merret vendimi përfundimtar”, thuhet në njoftim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më tej AUV thekson se ngarkesa/produktet e klasifikuar si të pasigurta në aspektin e sigurisë ushqimore janë refuzuar (në mbikëqyrjeje të autoriteteve kufitare do të  asgjësohen), ndërsa produktet e klasifikuar si të dyshuara (pas procesit të mostrimit) do të qëndrojnë në pikë kontrolli kufitar deri në eliminimin e të gjitha dyshimeve të ngritura dhe pastaj do merret vendimi përfundimtar.

Detaje nga arrestimi i dy 16-vjeçarëve që dyshohen se vodhën kositësen në xhami në Suharekë

0

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e vjedhjes së një kositëse të barit në një xhami në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

Sipas një njoftimi zyrtar, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekës dje përmes rrugëve operative kanë arritur që të lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarit M.A., 16-vjeçar dhe L.Sh., po ashtu 16-vjeçar.

“Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se të njëjtit kane qenë te përfshirë në një rast vjedhje e rëndë që ka ndodhur në xhamin e fshatit Gjinoc, ku në këtë rast të dyshuarit kanë vjedhur një makinë për prerjen e barit” – tha policia.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Tutje është thënë se në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit dhe punëtoreëve të Qendrës për Punë Sociale.Policia tha se pas intervistës ne konsultim me prokurorin kujdesur për krime të rënda të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon nën hetime.

IPK del me 16 rekomandime për stacionin policor në Malishevë

0

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Inspektimit ka publikuar Raportin e inspektimit lidhur me “Vlerësimin e performancës së Stacionit Policor të Malishevës”.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se inspektimi është realizuar me kërkesë të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së dhe është përqendruar në Stacionin Policor të Malishevës në kuadër të Drejtorisë Rajonale Policore të Gjakovës.

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

“Inspektimi ka qenë me interes për IPK-në, me qëllim që të vlerësohet nëse Stacioni është duke i realizuar me sukses objektivat në përmbushje të mandatit ligjor. Gjithashtu, inspektimi ka ofruar mundësi për t’u njohur me performancën e këtij Stacioni.

Gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për strukturën përkatëse policore, përfshirë nivelin drejtues dhe atë operativ – administrativ”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK në kuadër të Raportit ka dhënë 16 rekomandime, që kanë të bëjnë me pajisjen e zyrtarëve të uniformuar me veshmbathje, sprej dhe radiolidhje, përmbushjen e kuotës së orëve në trajnimet e brendshme, përfshirjen më të gjerë të zyrtarëve në ri-certifikim, trajnimin e zyrtarëve të Qendrës së Mbajtjes, mbajtjen e evidencës fizike për kundërvajtësit që rezultojnë me konfiskim të patentë shoferëve/masë mbrojtëse dhe pikë negative, dokumentimin e vizitave tek personat e kërkuar, analizimin e trendëve dhe shkaqeve të parashkrimit të urdhëresave, respektimin e hierarkisë gjatë procedimit të kallëzimeve penale, intensifikimin e kontrolleve në Dhomën e dëshmive, ushtrimin e kontrolleve mbi përdorimin e automjeteve, pastrimin e automjeteve, përmirësimin e kushteve në Qendër të Ndalimit, mbushjen e pajisjeve kundër zjarrit, sanimin e vështirësive lidhur me funksionimin e pajisjeve të kontraktuara (fotokopjeve).

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Ilir Daja nesër shënon ndeshjen e 500-të si trajner

0

Trajneri i njohur shqiptar, Ilir Daja do të prekë një kulm të ri për karrierën e tij, teksa ndaj Dritës do të regjistrojë shifrën me një simbolikë shumë të veçantë, 500 ndeshje si trajner.

Një histori që nisi në shtator të 2004 në stolin e Pogradecit dhe vijon me shkëlqimin më maksimal në drejtimin e Ballkanit, ndërmjet të cilave numëron 257 fitore, 122 barazime dhe 120 humbje.

Në vitin e 20 në këtë profesion, karrierë e ndërtuar në 8 klube, në 12 kapituj Ilir Daja ia ka dalë t’i imponohet opinionit sportiv me një identitet të qartë loje, e cila e ka shpërblyer me trofetë më të rëndësishëm dhe suksese të shumta.

7 trofetë e fituar, ku veçohen 5 titujt kampion me Elbasanin, Dinamon, Skënderbeun dhe dy rradhazi me Ballkanin, si dhe një kupë me Skënderbeun dhe një Superkupë me Ballkanin e vendosin Ilir Dajën në listën e ngushtë të trajnerëve më të titulluar në historinë e futbollit tonë.

Ballkani dhe Prishtina do ta kenë një përballje kokë më kokë në Turqi

0

Ballkani dhe Prishtina do ta kenë një përballje kokë më kokë në Turqi në muajin e parë të vitit 2024.

Kampioni aktual i Kosovës do të ballafaqohet me fituesen e Kupës së Kosovës, Prishtina në ndeshjen e Superkupën e Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo ndeshje, e cila pritet të jetë spektakolare, do të luhet më 20 janar të vitit që vjen në Antalya.

Rivaliteti mes dy klubeve është rritur kohëve të fundit, mbi të gjitha jashtë fushës së blertë për garën se cili është klubi më i madh në Kosovë.

Kush e vrau Hasan Riza Pashën dhe në ç’rrethana iu dorëzua Shkodra ushtrisë malazeze nga Esat Pashë Toptani?

0

Sheradin Berisha 

Në tetor 1912 kur Trupat ushtarake të shteteve të “Aleancës ballkanike” (Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë) ndërmorën operacione pushtuese në tokat shqiptare, Esat Pashë Toptani duke qenë në krye të redifëve shqiptarë u gjend në mbrojtje të Shkodrës nga sulmet e trupave ushtarake malazeze.

Në këtë situatë Esat Pasha u caktua zëvendëskomandant i Korpusit të Shkodrës, ndërsa komandant i të gjitha trupave të këtij korpusi ishte Hasan Riza Pasha, një ndër oficerët më të përgatitur të ushtrisë turke.

. I jati Namik Pasha ishte Vali i Bagdadit dhe djali pati një karrierë të shkëlqyer. Në vitin 1892 u gradua si nëntoger në Akademinë Ushtarake të Stambollit, ndërsa më 1895 u gradua kapiten në Shkollën turke të Shtatmadhorisë. Me gradën nënkolonel, me
1899 u dërgua në Gjermani ku plotësoi studimet e larta ushtarake. Nga viti
1901 deri më 1911 shërbeu në Irak, ku fitoi edhe gradën Gjeneral.

Edhe vetë si pjesëtar i një komuniteti jo turk, e simpatizonte mjaft lëvizjen kombëtare
shqiptare.  Hasan Riza Pasha, edhe pse ishte oficer i ushtrisë turke e cila ato ditë
vjeshte po largohej përfundimisht nga Shqipëria, nuk u zbraps dot për
asnjë moment nga sulmet e artilerisë së rëndë malazeze, përkundrazi ai
bëri një marrëveshje me malësorët shqiptarë për t’u mbrojtur bashkarisht
nga operacionet pushtuese malazeze.

Për Hasan Riza Pashën, mbrojtja e Shkodrës kishte të bënte me çështjen e zgjidhjes shqiptare në mbështetje të vendimeve të Kuvendit të Vlorës dhe të njohjes së mëvetësisë së Shqipërisë nga Konferenca e Londrës.

Në dhjetor 1912 Hasan Riza ( i cili mbante edhe pozitën e valiut të Shkodrës) nuk iu bind as ministrit turk të luftës, i cili përmes një telegrami urdhëronte atë, që t´ía dorëzonte qytetin e Shkodrës ushtrisë malazeze.

Në fund të dhjetorit 1912 Hasan Riza Pasha mori një mesazh të drejtëpërdrejtë
edhe nga Kryetari i qeverisë shqiptare, Ismai Qemali (të cilët njiheshin mirë prej kohësh), ku e sqaronte atë se rezistenca në Shkodër ishte jetike për të ardhmen e qytetit dhe e ftonte që ta mbronte këtë qytet nën flamurin shqiptar.

Dhe këtë gjë do ta bëj Hasan Riza Pasha. Më 31 janar 1913, ishte caktuar dita e ngritjes se flamurit shqiptar në kalanë e Rozafës dhe dita e fillimit të sulmit të përbashkët të forcave të Garnizonit të Shkodrës dhe malësorëve shqiptarë kundër trupave malazeze e serbe. Por, në pasdi

Por, në pasditen e 30 janarit 1913, Hasan Rizai u vra pabësisht, derisa po dilte nga
shtëpia e Esat Pashë Toptanit. Të gjithë kronistët e kohës, ata që kanë shkruajtur kujtime, si dhe historianët e mëvonshëm lidhur me vrasjen e Hasan Pashës bashkohen në
një pikë: vrasja u krye nga Osman Bali, një njeri i afërt i Esat Pashë Toptanit, me urdhërin direkt të Esatit. Bashkë me Balin, kanë qëlluar një kavajas i quajtur Mahmut dhe një shijakas i quajtur Tofik.

Hasan Riza Pasha, u varros në varret e Xhamisë së Parrucës, por më 1936, sipas propozimit të kryetarit të bashkisë, Zenel Prodanit, eshtrat e tij u rivarrosënnë varrezat e Komaneve. At Gjer Fishta për Hasan Pashën ka thënë: “Hasan Riza Pasha do të kujtohet si atdhetari më i mirë për shpëtimin tonë nga kthetrat e malazezëve dhe që u ba fli prej atyne që nuk deshën shpëtimin e atdheut tonë, prandaj Hasan Riza Pasha meriton të kujtohet
baraz me heronjtë e kombit shqiptar”.

Sipas të gjithë shënimeve të mëvonshme, vrasja e Hasan Riza Pashës u bë, pasi ky i fundit kërkonte të ngrinte flamurin shqiptar dhe se shtabi xhonturk në qytet nuk ishte dakort për këtë veprim.

Xhonturqit bashkëpunuan me Esat Pashën, ndërsa ky i fundit pranoi, i tunduar nga
fakti, që pas vrasjes së Hasan Riza pashës, komanda e qytetit t’i mbetej atij. Siç u pa me vonë, Esat Pasha kishte synuar të hynte në marrëveshje me
malazezët për hir të interesave të tij.

Në të vërtet Esat Pasha kishte bërë disa kontakte të fshehta me krerët e
ushtrisë malazeze e serbe. Më 5 mars 1913 Esati u takua me shefin e
komandës ushtarake malazeze Princin Danilo i shoqëruar nga Ministri i
jashtëm dhe tema kryesore e bisedës ishte: dorëzimi i Shkodrës. Për këto
veprime të Esat Pashës kanë qenë në dijeni edhe qarqet diplomatike të
Fuqive të Mëdha, të cilët në asokohe ishin mbledhur në Londër për të
shqyrtuar gjendjen e krijuar pas luftës së parë ballkanike.

Që më 10 prill 1913 diplomacia britanike informohet se Esat Pasha, i cili e kishte vrarë
Hasan Riza Pashën, i ka kërkuar qeverisë malazeze një shumë prej 80.000
lirash turke për dorëzimin e qytetit të Shkodrës.Vrasja e Hasan Riza
Pashës, sipas burimeve diplomatike ishte kryer nga Esat Pasha për të qenë
i lirë në veprimet e tija që synonin drejt vendosjes në fronin e ri të princit
të Shqipërisë.

Shkodra u dorëzua (pas më shumë se gjashtë muaj e gjysëm
/181 ditë/ qëndrese – Sh.B) në orën 3°° të mengjezit të ditës së mërkurë,
23 prill 1913, pas nënshkrimit të tradhëtisë nga Esat Pashë Toptani një ditë
më parë. Diplomatët njoftojnë se dorëzimi i Shkodrës është bërë mbi bazën
e një pazarllëku midis Esat Pashës dhe malazezeve, dhe bisedimet kishin
vazhduar me ndërprerje disa ditë në kushtet e një izolimi të plotë të sekretit
nga autoritetet malazeze.

Edhe pse Esat Pasha ia dorëzoi Shkodrën Malit të Zi, fati i këtij qyteti do të vendosej në Konferencën e ambasadorëve në Londër. Me ndërmjetësinë e ministrit britanik të Punëve të Jashtëme, Sir Edward Greyt, u arrit një marrëveshje ndërmjet Rusisë dhe Austro-Hungarisë për kufijtë e Shqipërisë së veriut e të lindjes, dhe Shkodra i mbetej Shqipërisë, pasiAustro – Hungaria u pajtua, që Peja, Prizreni, Dibra, Struga, Ohr

Për herë të parë në 103-vite, një vajzë me flokë të shkurtër fiton Miss Francën

0

20-vjeçarja Eve Gilles nga Nord-Pas-de-Calais u kurorëzua fituesja konkursit francez të bukurisë para 7.5 milionë shikuesve televizivë. Ajo u cilësua si Miss-i i parë me flokë të shkurtër që fiton kurorën në historinë 103-vjeçare të konkursit të bukurisë.

Por gjyqtarët e konkursit të bukurisë Miss France u kritikuan për zgjedhjen e një vajze me flokë të shkurtër, ndërsa të gjithë fitueset e mëparshme kishin flokë të gjatë dhe me shkëlqim.

“Ne jemi mësuar të shohim miss-e të bukura me flokë të gjatë, por unë shkova për një pamje androgjene me flokë të shkurtër,” tha e kurorëzuara, duke e quajtur fitoren e saj një fitore për “diversitetin”. “Askush nuk duhet të diktojë se kush jeni”, duke shtuar se çdo “grua është e ndryshme, ne të gjithë jemi unikë”.

Fituesi i konkursit zgjidhet me votim publik dhe një juri. Ndërsa fituesja 20-vjeçare doli e treta në votimin e publikut, paneli i gjyqtarëve e shtyu atë në vendin e parë.

Qytetarët ankohen se u është rënduar jeta nga rritja e çmimeve të ushqimeve

0

Rritja e vazhdueshme çmimeve të produkteve esenciale ka rënduar jetën e qytetarëve.

Shumë prej tyre ankohen se me pagat që marrin e kanë të vështirë të mbulojnë nevojat më elementare për jetë.

“Në krahasim me jetën qysh janë pagat e pensionet e ulëta shumë janë çmimet e larta, edhe kjo po shkon në trend, veq po rriten. Jeta është ba shumë e shtrenjtë ‘’, tha një qytetar

“Boll janë rrit çmimet, tepër. Shtir e kanë boll, shtir e kanë boll po çka me ba duhet me vazhdu’’, tha një tjetër qytetar.

Përfaqësuesi i organizatës ‘’Konsumatori’’ Selatin Kaçaniku, thotë se në tregun e Kosovës vërehet një tendencë e vazhdueshme për manipulim të çmimeve nga tregtarët.

‘’Nuk do e veçoja se kemi ngritje te çmimeve vetëm në kuadër të festave, kemi tregti të shkathet, qe na e kanë mundësua që të gjitha 365 ditët të i kemi festa, të ashtu quajtura aksione, të ashtu quajtura, të premte të bardha, të zeza, të larme. Nga të gjitha legjislaturat qeveritare, kemi marr përgjigjeje se tregu është dhe na qenka rregullator i çmimeve… deri sa të vazhdojë ky tabllek, do ta them gjithmonë se ne për fat të keq nuk kemi treg të lirë, nuk kemi treg vendor, nuk kemi rregullativ të ashtu quajtura treg, pra nuk kemi treg që është rregullator çmimesh… ne jemi fajtor për problemet me çmimet, sepse nuk lejojmë që të krijohet rregullator që quhet treg’’, tha Kaçaniku

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se rritja e çmimeve në treg është pasojë e çmimit të lartë të importit të mallrave.

“Në disa raste, importuesit tanë po janë të varur edhe mallit që po e blejnë jashtë ose lëndës së parë ose gjysmën produkti, ku inflacioni e ka ba të vetën, ata e blejnë me çmim ma të shtrenjtë, andaj do duhet edhe ta shesin ma shtrenjtë, mirpo nuk kemi pas ndonjë ankes që ka një rritje të pa arsyeshme’’, tha Rafuna.

Sipas agjencisë së statistikave të Kosovës, krahasuar me muajin nëntor të vitit të kaluar, çmimet janë rritur për 2,9 %.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë tek: pemët (19,4%), perimet (16,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (10,8 %), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (7,7%), prodhimet ushqimore (7,0%), pijet alkoolike, duhani (5,9%), buka dhe drithërat (3,5%), dhe mishi (1,2%).’’

Teksa në Kosovë çmimet po ngritën vazhdimisht, në disa vende evropiane është shënuar ulje e çmimeve. Sipas të dhënave zyrtar të Gjermanisë, në këtë shtet në muajin nëntor çmimet janë ulur për 3.6%./RTV21

Pepe ndëshkohet për herë të 16-të në karrierë me karton të kuq

0

Pepe u përjashtua me karton të kuq pasi Porto humbi një ndeshje të vështirë të Primeira Liga me Sporting CP të hënën mbrëma.

40-vjeçari, i njohur si një nga lojtarët më gjaknxehtë të futbollit, u largua në fillim të pjesës së dytë pasi goditi mbrojtësin e krahut të Sporting, Matheus Reis.

 

Porto ishte tashmë në humbje 1-0 pas golit të pjesës së parë të Viktor Gyokeres, por brenda dhjetë minutave nga momenti i Pepe, erdhi dhe goli i Pedro Goncalves.

Ishte përjashtimi i dytë i Pepe-s këtë sezon pas kartonit të kuq të tij në Superkupë kundër Benfica-s.

Porto është e treta në ligën portugeze, tre pikë pas Sporting-ut dhe dy pas Benfica-s pas 14 ndeshjesh.https://albanianpost.com/

Malishevë, burri e raporton gruan për dhunë në familje

0

 

Të hënën rreth orës 11:00 në Malishevë, burri e ka raportuar gruan e tij në polici, për dhunë në familje.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  rasti hetohet në procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.

“Malishevë  18.12.2023-11:00.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja  e tij e dyshuara femër kosovare në vazhdimësi është duke u shkaktuar dhunë në familje. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  rasti hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.