8.8 C
Prizren
E mërkurë, 28 Shkurt, 2024

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të fillojë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Sipas këtij instituti, ndryshimet e motit pritet të fillojnë nga dita e enjte, përcjell Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se në fundjavë parashihet rënie e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Njoftimi i plotë i IHMK-së:

E hënë – Mot  kryesisht i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

E martë – Mot kryesisht i vranët por me rritje të lehta të temperaturave maksimale . Mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta.Nëpër lugina dhe  në vende me lartesi parashihet mjegull.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9gradë Celsius.

E mërkurë – Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

E enjte -Mot kryesisht i  vranët dhe me reshje shiu, ndersa në viset e larta reshje bore.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 6gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12gradë Celsius.

E premtë – Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta fjolla bore. Në orët e para parashihet të ketë mjegull të lehtë deri të dendur.Temperaturat minimale do të ulën  deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Vikendi parashihet me rënje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe veriperendimit me shpejtësi 1-9m/s.

Më Shumë

222 vjet nga lindja e shkrimtarit francez, Victor Hygo

Victor Marie Hugo lindi në 26 shkurt të 1802, pothuaj 13 vjet pas shpërthimit të Revolucioni francez. Ishte geniu i kohës së tij dhe...

Mësuesja nga Suhareka paralajmëron kthimin në Kosovë pas një periudhe në Gjermani

Mësuesja e shkollës “Dëshmorët e Greikocit” në Suharekë, Qëndresa Çelaj, e cila para Vitit të Ri la procesin mësimor e bashkë me dy fëmijët...

Lajmet e Fundit