13.4 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 1321

Qytetarët të shqetësuar me 2 € false, kërkojnë të intervenojnë institucionet

0

Qytetarët po kërkojnë nga institucionet që të intervenojnë në mënyrë që të evitohen nga qarkullimi monedhat prej 2 euro false. Kryeqytetasit e intervistuar nga Ekonomia Online, shprehen të shqetësuar me këtë dukuri, madje kërkojnë që edhe bizneset të kenë pajisje që mund t’i verifikojnë parat false.

Synavere Llapaj, tha se bizneset nuk duhet që t’i maltretojnë qytetarët, por që nëse e dinë sigurt që s’janë false t’i marrin 2 euro.

“Deri tash nuk e kam pasur problem po ndoshta mundem me pas problem edhe marketet duhet mos me i pranuar ato nëse e kanë me shikuar cila është fals edhe cila nuk është false edhe mos me na i dhënë as neve, mos me na maltretuar”.

Qerim Krasniqi, tha se ka filluar që t’i refuzojë këto monedha, duke kërkuar që të bëhen ndryshime në formën e parave metalike.

“Unë po i refuzoj hiq ma larg se sot thashë kthemi kusur katër ka 50 centë nuk dashta me i pranuar 2 euro kusur çka është problemi nuk po kuptoj. unë mendoj që në Evropën e mëhershme është 1 euro 2 euro 5 euro metal pa unazë e ma merr mendja që duhet me bë ndryshim”.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

Shemsedin Hoxhaj, tha se shteti duhet të ndërhyjë në mënyrë që kjo cështje të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

“Më shumë po e marr ka 1 euro nuk po ja marrë ka dy euro market dikush po i merr dikush jo diku po qëllojnë false kur po qëllojnë false nuk po i marrin shumë probleme me 2 euro. Shteti duhet me ndërhy me i marr të gjitha qaka janë dy euro dhe me i konfiskuar”.

Fetih Azemi, tha se nuk po i pengon që shitësit po i kontrollojnë këto monedha a janë false a po jo, raporton EO.

“I kontrollojnë nuk ka problem hale nuk më ka rënë në dorë false”.

Qarkullimi i monedhës 2 euro false ka bërë që institucionet të ndërmarrin masa, madje edhe janë arrestuar disa persona e janë konfiskuar një sasi e madhe e të hollave./Ekonomia Online

Vdes aktori Mirush Kabashi

0

Aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga familjarë të tij. Ata shkruan në rrjetet sociale se Kabashi u shua pas mesnate, në orët e para të datës 5 Dhjetor.

“Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se Mirush Kabashi ndërroi jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim”, njoftuan ata

Mot i vranët sot, do të ketë rritje të lehtë të temperaturave

0

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, mirëpo parashihet edhe rritje e lehtë e temperaturave maksimale.

“Mot kryesisht i vranët por me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta, por në viset e larta mbi 800m, ngricat parashihen të jenë deri në mesditë”, thotë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius”

Vetëvendosje në Prizren kërkon mbledhje të jashtëzakonshme për faljen e borxhit të tatimit në pronë

0

Kuvendi i Prizrenit, në fillim të muajit shkurt me shumicë votash kishte miratuar rekomandimin për faljen e borxhit prej 100 euro për tatimin në pronë nga qytetarë për vitin 2023t.

Në muajin gusht, komuna e Prizrenit dhe disa të tjera nga AKK, kishin dorëzuar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të kontestuar nenin 5 të ligjit të ndryshuar të Qeverisë së Kosovës për faljen e tatimit në pronë, përmes ndryshimeve në Ligjin për tatim në pronë.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës me 22 nëntor vendosi që vendimi i Qeverisë së Kosovës për faljen e tatimit në pronë, përmes ndryshimeve në Ligjin për tatim në pronë, nuk cenon përgjegjësitë komunale.

Për këtë arsye, të hënën në emër të grupit të kuvendarëve që kanë nënshkruar kërkesën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, anëtarët e organit më të lartë legjislativ komunal, Adem Shabanaj dhe Karanfil Haxhillari, kanë mbajtur një konferencë për media në hollin e shtëpisë bardhë. Kuvendari, Adem Shabanaj, tha se e ndjejmë për obligim që të marrim masa për të lehtësuar ngarkesën për qytetarët për faljen e borxhit në shumë 100 euro të tatimit në pronë, duke bërë thirje për mbajtje të një senace të jashtëzakonshme.

Shefi i GK të LVV, Karanfill Haxhillari, tha se kjo kërkesë e tyre është në përputhshmëri të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendari Shabanaj, tha në fund se kërkesa për mbajtjen e seancës i është dorëzuar kryesueses së Kuvendit, Antigona Berisha- Bytyçi, dhe shpresojmë për mbajtje të kësaj seance gjatë kësaj jave. Përveç miratimit të rekomandimit në muajin shkurt, kërkohet edhe një vendim përfundimtar nga Kuvendi i Prizrenit për të fuqizuar iniciativën për faljen e borxhit, deri me datën 8 dhjetor, në të kundërtën qytetarët nuk do mund të përfitojnë për lirimin nga tatimi në shumë 100 euro për vitin 2023.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Komunikata e plotë

Konferencë për media e GK të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prizrenit me pikë të rendit të ditës: “Faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 në vlerën e 100 eurove për qytetarët e Komunës së Prizrenit”.

Në konferencën për media folën dy kuvendarët, Adem Shabanaj dhe Karanfil Haxhillari.

Të nderuara media, të dashur qytetarë të Prizrenit.

Fillimisht, dua të shpreh mirënjohjen time për të gjithë kolegët kuvendarë që përmes nënshkrimeve të tyre, na mundësuan kërkesën për thirrje të kësaj seance të jashtëzakonshme me rëndësi të veçantë për qytetarët tonë.
Para se të them propozimin tonë se si e shohim ne si grup i kuvendarëve zgjidhjen e kësaj çështje, me duhet të bëjë një përsëritje kronologjike të ngjarjeve dhe veprimeve që kanë ndodhur deri më sot.

Tatimi në pronë është tatim i komunave, janë të hyra që Komuna i inkason dhe ato të hyra i menaxhon dhe i kthen në investime për qytetin. Ligji për tatimin në pronë 06/L-005 është baza ligjore në të cilin mbështetet vjelja e tatimit në pronë. Ky ligj është në fuqi prej datës 1 tetor të vitit 2018, pra nuk ka dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë ligj apo rregullore të re. Këtë po e them sepse ka pas keqkuptime dhe keqinterpretime të tilla.

Si akt nënligjor i këtij ligji është udhëzimi administrativ 08/2019 për metodologjinë e vlerësimitpër qëllimet në tatimin në pronë. Pra, me këtë udhëzim administrativ i cili është hartuar në vitin 2019, përcaktohet mënyra dhe afatet ligjore se si dhe kur bëhet vlerësimi i pronave.

Neni 10 i këtij U.A konkretisht pika 1, e këtij neni thotë : departamenti i tatimit në pronë kryen një vlerësim të përgjithshëm një herë në çdo tre vjet për prona bujqësore, pyjore, rezidenciale, komerciale dhe industriale.

Vlerësimi i parë që është bërë duke u mbështetur në këtë akt nënligjor është i vitit 2019, në vitin e kaluar ashtu siç e sheh Udhëzimi Administrativ, d.m.th tri vite pas vlerësimit të parë është bërë vlerësimi i ri i pronave përkatësisht vlerësimi i dytë. Kur jemi te vlerësimi i pronave duhet thënë edhe një gjë, për herë të parë ligji i lartëpërmendur ka paraparë që vlerësimin e pronave ta bëjë Ministria e Financave.

Me ligjin që ka qenë para tij, kjo ka qenë kompetencë e Komunave. Dhe për ta eliminuar çdo keqkuptim eventual apo teori konspirative, e kam të domosdoshme të them edhe këtë. Këtë ligj numër 06L/005 për tatimin në pronë dhe U.A 08/2019, në bazë të të cilit është bërë vlerësimi, nuk e ka bë Qeveria aktuale, të tjera subjekte politike kanë qenë në pushtet në atë kohë. Pra, si përfundim as nuk e ka rritur Qeveria shkallen e tatimit në pronë, as nuk i ka rritur Komuna normat tatimore, nuk ka fajtor në këtë rast.

Ajo çfarë ka ndodhur është se me vlerësimin e ri, është rritur vlera e pronave të qytetarëve, mbase ky edhe është vlerësim real i pronave, në bazë të çmimit aktual të tregut, pa përjashtuar mundësin për gabime në raste individuale.

Dhe këtu duhet pasur një gjë parasysh, nuk është se vlera e pronave në treg është rritur kaq shumë brenda tri viteve, sigurisht që ka rritje por, dyfishim ose trefishim të çmimit të tregut siç kemi parë fatura të qytetarëve këtyre ditëve nuk ka pasur, e arsyeja pse kjo ka ndodhur është se vlerësimi i vitit 2019 nuk ka qenë real, më shumë se vlerësim ka qenë nënvlerësim. Kush e ka bërë e pse e ka bërë ashtu nuk e di, por të gjithë ne e dimëqë çmimi i metrit katrorë i banesave në Ortakoll 400 ose 500 euro nuk ka qenë jo para 3 viteve por asnjëherë prej pasluftës. 200 ose 300 euro ari i tokës nuk ka qenë askund në Prizren, as në vitin 1999 e lëre më në vitin 2019, ky është realiteti.

Dhe ja ku jemi sot, ku fatkeqësisht ka tastisur që ky vlerësim, e këto vlera të reja, të na imponohen në një vit dhe në një kohë të rënduar ekonomike dhe financiare. Me siguri qytetarët pyesin, e çka tani ?
Tani ne si përfaqësues të qytetarëve të Prizrenit, duhet të bëjmë krejt çfarë është e mundur, aq sa e lejon ligji dhe aq sa janë kompetencat tona, të marrim masa, ta lehtësojmë këtë ngarkesë për qytetarin.

Si kuvendarë pasi kemi analizuar dhe shqyrtuar të gjitha mundësitë që i kemi, si në aspektin ligjor ashtu edhe në aspektin e kompetencës, kemi ardhur në përfundim që mundësia më e mirë mbase edhe e vetmja është falja e 100 eurove për të gjithë tatimpaguesit e Komunës tonë.

Me 6 shkurt të këtij viti me 30 vota për po e njeta iniciativë është votuar nga Kuvendarët.

Sot kemi bër kërkesë për thirrje të seancës së jashtëzakonshme konform ligjeve të Vetëqeverisjes Lokale me një pikë të vetme të rendit të ditës : Falja e tatimit në pronë për vitin 2023, deri në shumën 100 euro
Në mbështetje të ligjit 08L/224 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit 06L/005 për tatimin në pronën e palujtshme dhe konform Vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërinë e plotë të ligjit në fjalë, ju lejohet Komunave të Kosovës që të marrin vendim për faljen e shumës 100 euro nga tatimi në pronë për vitin 2023.

Kërkojm të gjithë kuvendarët e Komunës që ta votojnë këtë dhe i njëjti të implementohet nga Ministria, atëherë nga ky vendim 85% e taksapaguesve nuk do të paguajnë asgjë për vitin 2023, atyre që tashmë e kanë bërë, do t’ju llogaritet si parapagim për vitin vijues, 10% do të paguaj më pak se 100 euro për vitin 2023 dhe vetëm 5% e tatimpaguesve do të paguanin më tepër se 100 euro.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Çka duhet të bëni kur nuk ua marrin 2 eurot?

0

2 eurot false tashmë janë bërë problem i madh kombëtar. Qytetarët po përballen përditë me të.

Një fenomen i ri është se shumë biznese ndërruan përnjëherë qasje: edhe pse i merrnin edhe falset, tash s’po i marrin as origjinalet. Çka duhet të bëni ju si qytetar?

Mos-pranimi i 2-eurove nga bizneset është i kundërligjshëm. Banka Qendrore e Kosovës tashmë ka treguar se asnjë biznes nuk ka të drejtë të refuzojë 2-eurot.

Asnjë autoritet tjetër nuk mund të vendos për ndalimin ose lejimin e asnjë instrumenti të ligjshëm të pagesave”, ka thënë njoftimi i BQK-së.

 

 

Prandaj, secili qytetar që përballet me një situatë të tillë të sikletshme – kur nuk ia marrin 2-eurot – duhet ta thërras menjëherë Inspektoriatin.

Imagjinoni sikur qytetari që kishte kursyer qindra 2-euro duke mos pirë duhanin përnjëherë ta merrte vesh se 2-eurot nuk po pranohen?

Pra, askush nuk ka kurrfarë të drejte që të refuzojë 2-eurot nga ju. Kjo është njësoj sikur të ju vjedhin ndër sy para prej jush.

Dhe krejt çka duhet të bëni, është një thirrje telefonike./Nacionale

Mbrëmje muzikore, ushqim e pije – rreth 35 mijë euro për “Dimrin Kulturor” në Prizren

0

Më 1 dhjetor, Komuna e Prizrenit nënshkroi një kontratë në vlerë 34,443 euro për ogranizimin e manifestimit “Dimri Kulturor”. Kontrata është nënshkruar me kompaninë “Sfinga SH.P.K”.

“Dimri Kulturor” në Prizren pritet të përfshijë mbrëmje muzikore për shtatë netë me grupe muzikore kurse për nëntë netë të tjera pritet të performojnë DJ. Do të ketë edhe shërbim të ushqimeve dhe pijeve në disa shtëpiza nga druri, të cilat janë të planifikuara me kontratë.

15 shtëpiza nga druri planifikohet që të përdoren nga gastronomët gjatë 18 netëve festive. Secila nga to i kushton kësaj komune 600 euro apo 9 mijë euro të gjitha së bashku. Këto shtëpiza do të vendosen në sheshin e “Lidhjes”.

Bina për këto ditë kushton 1 mijë e 350 euro kurse pajisjet e zërimit priten të kushtojnë 4 mijë e 500 euro.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

Shtëpizat prej druri do të dekorohen. Atyre do t’iu vendosen drita, topa, pisha si dhe dekore tjera dimërore. Dekorimet për secilën nga 15 shtëpizat do të kushtojnë 80 euro.

20 euro kushton vendosja e një poçi elektrik dhe një prize në secilën nga 15 shtëpizat e drurit, që për të gjitha i bie se preket shifra prej 300 euro.

Për këtë manifestim, Komuna e Prizrenit ka kërkuar që të krijohet një event në Facebook dhe Instagram, i cili duhet të prekë së paku 3 mijë e 500 shikime në ditë për 30 ditë radhazi. Kjo kërkesë i kushton kësaj komuna 1 mijë e 500 euro, apo 50 euro në ditë.

 

Një baner me madhësi 6 metra me 2.5 metra që do të qëndrojë prapa binës pritet t’i kushtojë Prizrenit 200 euro.

Për këtë manifestim pritet të sigurohet edhe një bredh i cili kushton 700 euro.

Planifikohet që “Dimri kulturor” të mbulohet edhe me realizimin e videoincizimeve duke përfshirë edhe dronin që do të kushtojë 700 euro si dhe incizim tredimensional dhe realizim i “virtual tour”, e cila po ashtu pritet të kushtojë 700 euro.

“Sfinga SH.P.K” ishte operatori i vetëm ekonomik që aplikoi për këtë tender.

Komuna e Prizrenit ka hapur thirrje për shfrytëzimin e 15 shtëpizave nga druri.

Bizneset e gastronomisë që aplikojnë për këto shtëpiza janë të detyruara që hapjen e tyre gjatë ditëve të “Dimrit Kulturor” ta bëjnë në ora 12:00 dhe të qëndrojnë të hapura deri në ora 24:00.

Aplikimin bizneset mund ta bëjnë deri më 5 dhjetor në ora 15:00.

“Dimri Kulturor” pritet të fillojë më 20 dhjetor 2023 dhe të përfundojë më 6 janar 2024./Kallxo.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prokuroria kërkon dënimin e zyrtarëve komunalë të Malishevës, mbrojtja lirimin e tyre

0

Prokurorja Dëshirë Jusaj, në fjalën përfundimtare të hënën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ka kërkuar dënimin e të akuzuarve Remzi Mazreku, Jakup Shurdhaj, Besnik Krasniqi, Islam Vrenezi dhe Qlirim Karaqica, të cilët po akuzohen për korrupsion, kurse mbrojtja ka kërkuar lirimin e tyre.

Në këtë rast, ish-drejtori i Urbanizmit në Malishevë, Islam Vrenezi, po akuzohet bashkë me zyrtarët komunalë të Malishevës, Jakup Shurdhaj, Besnik Krasniqi dhe Qlirim Karaqica. Bashkë me ta akuzohet se biznesmeni Remzi Mazreku, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurorja Jusaj, në seancë tha se nga provat e administruara, dëgjimi i dëshmitarëve, si dhe deklarimi i të pandehurve, është vërtetuar përshkrimi faktik i veprës për të cilën ngarkohen të akuzuarit.

“Kërkoj nga gjykata që të mos iu falet besimi, pasi që veprimet e tyre duke pasur parasysh që punët nuk i kanë kryer dhe se veprimet e tyre kanë elementet e veprave penale”, tha prokurorja Jusaj.

Ajo i propozoi gjykatës që t’iu shqiptojë edhe dënimin plotësues dhe të bëjë vlerësimin e rrethanave lehtësuese dhe rënduese, duke shtuar se Prokuroria nuk ka gjetur asnjë rrethanë lehtësuese.

Mbrojtësi i të akuzuarit Mazreku, avokati Bekim Kafexholli, tha se Prokuroria ka dështuar që nga faza e rrjedhës së procedurës së hetimeve, pasi që sipas tij janë shkelur të gjitha parimet e KPRK-së.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

Ai tha se nuk është përmbushur asnjë element i veprës penale siç janë dashja dhe vetëdija për kryerjen e veprës penale për të cilën akuzohet i mbrojturi i tij Mazreku. Ai tha se Mazreku me veprimet e tij nuk ka rënë ndesh me ligjin, andaj kërkoi që të merret aktgjykim lirues.

Ndërsa, mbrojtësja e të akuzuarit Shurdhaj, avokatja Bahrije Xhyliqi, ka thënë se Prokuroria nuk ka paraqitur prova shfajësuese për të mbrojturin e saj, ashtu edhe për të akuzuarit e tjerë.

“Ndonëse ka për obligim në përkushtim maksimal të përkujdeset edhe për faktet që shkojnë në favor të të akuzuarit”, tha ajo, duke kërkuar që i mbrojturi i saj të lirohet nga akuza.

Mbrojtësi i të akuzuarit Krasniqi, avokati Daut Krasniqi, tha se nuk është vërtetuar me asnjë provë apo fakt konkret se i mbrojturi i tij ka kryer veprën për të cilën akuzohet.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit Vrenezi, avokati Emrush Kastrati, tha se mbrojtja ka pritur që prokurorja sot ta bëjë plotësimin e aktakuzës, sa i përket vlerës së pretenduar të dëmit të shkaktuar.

“Do të ishte dashur që pas shumës 9870,15 euro, në pajtim me ekspertizën e ekspertit Xhavit Jasiqi, të jetë në lartësi prej 468,17€, siç ka gjetur eksperti që kjo lartësi e vlerës nuk është realizuar sipas projektit”, ka thënë avokati Kastrati.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kastrati ka kërkuar që i mbrojturi i tij të lirohet nga akuza, apo në rast të dënimit, të ketë dënim të kushtëzuar, si dhe dënim me gjobë. Ai tha se këtë alternativë e ka dhënë si alternativën më të mirë në këtë çështje penale.

Tutje, mbrojtësi i të akuzuarit Karaqica, avokati Avdullah Hoti, tha se nuk është treguar me asnjë provë ose një fakt, që i mbrojturi i tij ka tejkaluar kompetencat e tij të shkruara në kontratë dhe sipas detyrave të tij.

Ai i propozoi gjykatës që të analizojë provat veç e veç. Sipas tij, Karaçica nuk ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet dhe kërkoi nga gjykata ta lirojë nga akuza.

Ndërsa, i akuzuari Karaqica, tha se nuk ka marrë pjesë në ndonjë procedurë të tenderimit komisioneve, pranimit teknik, punimeve, etj.

Paraprakisht, mbrojtësi i të akuzuarit Mazreku, avokati Bekim Kafexholli gjykatës i ka dorëzuar dëshmi-pagesë të përpiluar mes kompanisë NT “Flamuri” dhe asaj NN “Ardi”, të datës 28 nëntor 2018 dhe 30 nëntor 2018.

Prokurorja Jusaj kishte vërejtje lidhur me provat e dorëzuara, me arsyetimin se këto prova janë dorëzuar në momentin e dhënies së fjalës përfundimtare, si dhe nuk kanë të bashkëngjitur transaksion bankar.

Ndërsa, gjykata ka miratuar propozimin e avokatit Kafexholli, që të administrohet si provë dëshmi-pagesa në mes të kompanive NT “Flamuri” dhe NN “Ardi”.

I akuzuar në këtë rast ka qenë edhe J.K., mirëpo i njëjti ka ndërruar jetë dhe ndaj tij ka pushuar procedura penale. Kurse, për veprën penale të falsifikimit të dokumentit zyrtar në bashkëkryerje, akuzohej edhe Valdete Morina, mirëpo ndaj saj është hudhur poshtë aktakuza.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i akuzuari Remzi Mazreku po ngarkohet me veprën penale “Veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike”, me arsyetimin se gjatë muajit tetor të vitit 2018, në Malishevë, në cilësi të operatorit ekonomik N.T “Flamuri”, me dashje ka shkelur ligjin e afarizmit.

Aktakuza thotë se J.K, në cilësinë e kryetarit, ndërsa të akuzuarit Jakup Shurdhaj dhe Besnik Krasniqi në cilësinë e anëtarëve të Komisionit, në dokumentin zyrtar- Raportin e Pranimit Teknik të 16 nëntorit 2018, kanë shënuar të dhëna të rreme duke vërtetuar se është përmbushur kontrata me operatorin ekonomik N.T “Flamuri” Për këtë, po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Islam Vrenezi, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Malishevës, akuzohet për falsifikim të dokumentit zyrtar pasi në dokumentin zyrtar-Raportin e Kryerjes së Punimeve, kanë shënuar të dhëna të rreme duke vërtetuar se pas daljes në terren në fshatin Balincë dhe lagjen “Veselaj” janë realizuar punimet në bazë të projektit, kurse Qlirim Karaqica po akuzohet se në cilësinë e zyrtarit në Drejtorinë për Urbanizëm në Malishevë ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare. Detajet nga aktakuza mund t’i gjeni: KËTU. /BetimipërDrejtësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Xhaka “Ylli i Javës”

0

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

 

Ky çmim për javën e 16-të në Superligë i ka takuar futbollistit të Malishevës, Agon Xhaka.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Selatin Jerliu, Isuf Llumnica, Naim Kodraliu.

Ky komision vlerësoi që Xhaka përveçse shënoi golin e fitores në ndeshjen e rëndësishme dhe të vështirë me Llapin, pati paraqitje të mirë gjatë gjithë lojës.

Pasi mori këtë çmim Xhaka u shpreh i lumtur për fitoren dhe për vlerësimin si më i miri i xhiros.

“Ndeshja ka qenë një sfidë e vështirë, pasi kishim përballë një kundërshtar të fortë. Por me punë, angazhim, disciplinë dhe me detyrat që na ka dhënë trajneri, arritëm të fitonim. Shpresoj që kjo fitore të jetë një hap shtesë, që edhe në ndeshjen e ardhshme të marrim 3 pikë. Është një ndjenjë e veçantë të jem i nderuar si ylli i javës, si dhe një motiv shtesë për të punuar më shumë. Ky çmim shkon si një falënderim për klubin e Malishevës dhe bashkëlojtarët që kanë kontribuar që unë sot të jem ylli i javës. Ne do të luftojmë edhe në ndeshjen e ardhshme në të njëjtën mënyrë, që të marrim 3 pikë dhe të vazhdojmë drejt objektivave të klubit”, tha Agon Xhaka për faqen zyrtare të FFK-së.

Halitjaha thotë se nuk ka pas polici ushtarake në Zonën e Pashtrikut në vitin 1998

0

Dëshmitari Sadik Halitjaha gjatë dëshmisë së tij në Hagë, përpara trupit gjykues në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se në Zonën e Pashtrikut nuk ka pasur polici ushtarake më 1998.

“Nuk ka pas polici ushtarake, unë nuk e di që ka pas”, tha dëshmitari Sadik Halitjaha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Deklarata e këtij dëshmitari erdhi pasi gjyqtari Guénawl Mettraux i prezantoi atij një kumtesë me numër 4 që pretendohej se kishte dal na drejtoria e Policisë Ushtarake më 1 nëntor 1998, e cila kishte të bënte me arrestimin e dy veprimtarëve të LDK-së, Cen Desku dhe Jakup Kastrati.

“Teorikisht nuk ma rrokë ajo që mund të ketë ndodhë me pas drejtori të policisë në këtë kohë, por me vonë po, por në këtë unë nuk e di që ka pas. Ndoshta dikush e ka bërë në emër të policisë me e frikësu dikë apo me ndiku diçka. Realisht nuk ekziston”, tha Sadik Halitjaha, tha dëshmitari Halitjaha.

Ai tha se lidhur me arrestimin e këtyre dy veprimtarëve nuk ka pasur dijeni asnjëherë.

“Dijeni s’kam pas asnjëherë. Duket Remzi Hoxha kam degju diçka në një proces gjyqësor në Prizren si emër po me kujtohet se kurgja nuk kam ditë në atë kohë”, tha dëshmitari.

Ndërsa për këtë komunikatë, dëshmitari thotë se mund të është bërë nga dikush pa vetëdije ose me qëllim të frikësimit të dikujt.


Halitjaha në Speciale: Ka pasur më shumë se një person me nofkën ‘Luli’ gjatë kohës së luftës

Gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitari Sadik Halitjaha, ka thënë se persona që kanë pasur nofkën “Luli” kanë qenë më shumë së një.

Duke u përgjigjur në pyetjet e trupit gjykues përmes, gjyqtarit Christopher Barthe, Halitjaha, ka thënë se vetëm në zonën e tij kanë qenë më shumë se një person me nofkën “Luli”.

“Në zonën time ka pasur Luli një e më shumë. Plus ka pas edhe në zonat e tjera me pseudonimin Luli”, ka thënë Halitjaha

Dëshmitari ka thënë se një person me nofkë të tillë nuk e din që ka pasur në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

 

Halitjaha ka thënë se persona me nofkën “Luli” ka pasur edhe në zonën e Pashtrikut, Zonën e Drenicës dhe në zonat e tjera.

“Të njëjtën nofkë ka pas edhe në zonë të Pashtrikut edhe në Drenicë me nofkën Luli. Nuk e di emrat se kush kanë qenë se nofkën e dinë, por emrat jo”, ka thënë dëshmitari Sadik Halitjaha.

Ndërsa në fillim të vitit 1999, dëshmitari ka thënë se nuk e ka parë asnjëherë Kadri Veselin për çfarë edhe ka konkluduar se ndodhej jashtë Kosovës.

“Gjatë kësaj kohe nuk e kam parë z. Veselin dhe kam ardhur në përfundim se ai ndodhej jashtë Kosovës”, ka thënë Halitjaha.

Për shtabin e përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmitari ka thënë se ka qenë në Kleçkë mirëpo ka lëvizur edhe në vende të tjera.

“Shtabi në Kleçkë, selia e shtabit se anëtarët nuk kanë qenë. Ka lëvizë gjithmonë. Ka qenë në Divjak, në Kleçkë se ka lëvizë shtabi në disa vende”, ka thënë ai.

Vlen të theksohet se gjyqtari Fergal Gaynor për shkak të problemeve me transportin është i pranishëm në seancë përmes video-lidhjes, e cila herë pas here është duke paraqitur probleme teknike. /Betimipërdrejtësi

Prizren, 12 aktakuza ndaj 13 personave

0

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjeteshtatë aktakuza kundër tetëdhjetedy personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar tetëmbëdhjetë persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Me urdhër të prokurorit ka ndaluar njëmbëdhjetë persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe ka ngritur dyzet aktakuza kundër dyzetetetë personave për vepra të ndryshme penale.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

Prokuroria Themelore në Prizren: Me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar, si dhe ka ngritur ngritur dymbëdhjetë aktakuza kundër trembëdhjetë personave, vepra të ndryshme penale.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Prokuroria Themelore në Pejë: Gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre persona nën dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit dhe ka ngritur gjashtë aktakuza kundër dymbëdhjetë personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan: Ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj: Ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.