16.9 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 1330

Shënohet manifestimi “Muzgjet e Prizrenit”

0

Shoqata për Kulturë dhe Art “ Fidani” në Prizren, ka organizuar sot manifestimin “Muzgjet e Prizrenit”.

Manifestimi u organizua për nder të  28 Nëntorit.

Poetët I  lexuan poezit e tyre.

Drejtori I “Fidanit”,Berat  Bahtiu, falënderoi pjesëmarrësit si dhe Komunën e Prizrenit për mbështetje.

 

Presidenti Begaj: Kemi fatin të kemi dy shtete shqiptare në rajon

0

Presidenti Bajram Begaj ka organizuar një pritje në Pallatin e Brigadave në kuadër të 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ku morën pjesë zyrtarët më të lartë të shtetit.

Në fjalën e tij, Begaj pati edhe një mesazh për politikën, duke i kërkuar që të gjejnë kompromisin për t’i shërbyer qytetarëve.

“Bëj thirrje për përfaqësuesit e shqiptarëve në Kuvend që kokulur të punoni për një Shqipëri që sundohet nga ligji, që ka prioritet të mirën e të gjithëve. Në jetën tuaj parlamentare të udhëhiqeni nga interesi kombëtar mbi dallimet ideologjike, nga kompromisi dhe jo nga konfrontimi, nga përgjegjësia për të ardhmen dhe dashuria për Atdheun”, tha Begaj.

Për kreun e shtetit, 28 Nëntori është ditë kujtese, teksa theksoi se Shqipëria është para sfidave të ndërtimit të politikave strategjike brenda e jashtë vendit.

“28 Nëntori është dita e kujtesës dhe nderimet për të shkuarën dhe frymëzimin për të ardhmen. Sot është dita që të kujtojmë me mirënjohje sakrificën e shkruar me gjak të patriotëve shqiptarë. Një vend i vogël, aktor paqeje në marrëdhëniet ndërkombëtare, Shqipëria është para sfidave të ndërtimit të politikave strategjike brenda e jashtë vendit. Këto kanë të bëjnë së pari me përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë dhe finalizimit të integrimit në familjen europiane. Zhvillimet më të fundit në arenën ndërkombëtare kanë treguar se paqja nuk është asnjëherë e sigurt dhe mirëqenia asnjëherë e mjaftueshme”, theksoi Begaj.

Presidenti bëri thirrje edhe për bashkëpunim sa më të ngushtë me Kosovën.

“Kemi fatin të kemi dy shtete shqiptare në rajon. Bashkëpunimi me Kosovën, në pozita të barabarta si dy shtete të një kombi, duhet të jetë sa më i ngushtë, simetrik dhe përplotësues”, u shpreh Begaj./ RTSH

Kreu i Malishevës në Tiranë për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me ftesë të kreut të Tiranës, Erion Veliaj ka marrë pjesë në festën e 28 Nëntorit në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, Kastrati e ka quajtur kryeqendrën shqiptare Tiranën si qytetin e bukur, duke thënë se në Tiranë ,ka shkuar me ftesë të kryetarit Erion Veliaj, për të festuar gjithë bashkë, 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

“Në Tiranën e bukur, me ftesë të kryetarit Erion Veliaj, për të festuar gjithë bashkë, 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. GËZUAR!”, ka shkruar Kastrati.

Borrell thirrje Kosovës dhe Serbisë të rrisin vullnetin për marrëveshje

0
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia, do jenë temë diskutimi në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s.

 

Në një adresim të tij, me të arritur në selinë e NATO-s, Borrell u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të krijojnë kushte për zbatimin e marrëveshjes.

”Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rrisin vullnetin për marrëveshje për rrugën e tyre europiane”.

Sipas tij bashkëpunimi mes BE-së NATO-s në Kosovë, për situatën në veri është me rëndësi jetike. klankosova

Tutje Borrell mes tjerash u shpreh se do vazhdojnë të sigurojmë stabilitet në këtë pjesë të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë

Përurohet shtatorja e heroit, Agim Shala

0

Nëna Halime, nuk kishte se si të mungonte në përurimin e shtatores së birit të saj të shtrenjtë, Agim Shala. Ajo mundohej të qëndronte e fortë edhe pse e kishte shumë të vështirë, duke thënë se ndjehet krenare me Agimin dhe familjarët tjerë që u flijuan për lirinë e Kosovës.

Në ceremoninë e përurimit të shtatores, kushtuar heroit të Kosovës, Agim Shala, përballë objektit të administratës komunale në Prizren, ishin pjesëtarë të shoqatave të dala nga lufta, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme. Nënkryetari i komunës, Kujtim Gashi, tha se sot në këtë ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët, Prizrenit iu rikthye, Agimi , i cili me trimat tjerë na e solli lirinë. Sekretari i degës së OVL të UÇK-së, Isa Berisha, tha se ndjehej i emocionuar pasi me vendosjen e shtatores, po nderohet jeta dhe vepra e bashkëluftëtarit të tij që deri në rënien heroike, nuk u ndal për asnjë çast për të kontribuar për çlirimin e Kosovës.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren, Adem Morina, tha se në këtë ditë të veçantë për mbarë kombin tonë, kujteses sonë kolektive për historinë tonë të lavdishme, po ia shtojmë edhe shtatoren e heroit të Kosovës, Agim Shala. Ndërkaq, bashkëluftëtari i heroit, Agim Shala, Fidaim Dida, tha gjithashtu se në këtë të shënuar për shqiptarët, duhet të gjithë të ndjehemi krenar për sakrificën e familjes Shala, për realizimin e aspiratave të kombit tone. Shtatorja e heroit, Agim Shala, është punuar nga skulptori, Gëzim Muriqi.TV Prizreni

Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Lanovicë

0

Familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës së UÇK-së, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme ,të martën ishin të pranishëm në orët e para të dites së sotme në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, për të nderuar jetën dhe veprën e tyre me rastin e shënimit të festave të nëntorit.

Nënkryetari i Prizrenit, Kujtim Gashi, tha se sot po nderojmë të rënët për liri në kujtim të datës më të shënuar të kombit tonë. Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit, Antigona berisha- Bytyçi, tha se 28 nëntori është ndër datat më të rëndësishme të popullit tonë të ndarë në dy shtete.

Sekretari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, tha se 28 nëntori është gërshetim i shumë ngjarjeve të rëndësishme historike që simbolizojnë sakrificën dhe arritjen e aspiratave të shqiptarëve që u kurorëzua me luftën e UÇK-së. Ndërkaq, edhe kreu I LVV në Prizren, Artan Abrashi, e vlerësoi 28 nëntorin si një nga datat më të rëndësishme të popullit shqiptar.

Në këto homazhe, nuk munguan as me të vegjlit, të cilët me veshje kombëtare kishin ardhur në varrezat e dëshmorëve, në mesin e të cilëve edhe ky vogëlush, nipi i dëshmorit Qenë Qenaj, i cili e recitoi një vjershë kushtuar flamurit kombëtar./tv prizreni /

Kosovë UÇK – sot bëhen 26 vjet nga dalja e parë në skenë

0

Sot u bënë 26 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Ndërkaq, ajo që bëri që UÇK-ja të bëjë publike aktivitetet, ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci, dy ditë më parë nga forcat serbe.

Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, kanë qenë të parët që kanë dalë për herë të parë publikisht para opinionit publik, në varrimin e tij, si ushtarë të UÇK-së.

Deklarata e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike u përgatit nga vetë ushtarët e saj.

Kurti pjesëmarrës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë

0
Në qytetin e Vlorës ka nisur ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

 

Në këtë ceremoni, përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama e presidentit Bajram Begaj, po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton Klankosova.tv.

Kurti, Rama e Begaj bënë homazhe përpara bustit të njeriut që shpalli pavarësinë e Shqipërisë, Ismail Qemaili.

Moti sot: Me reshje shiu e bore

0
Mbi Kosovë të marten do të jetë mot kryesisht i vranët.

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se do të ketë reshje shiu dhe bore.

Sipas IHMK-së, reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin e Republikës, transmeton Klankosova.tv

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri dhe 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius.

Arrestohet i dyshuari për shpërthimin në tregun e kafshëve të Prizrenit

0

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë Xhevdet Selimin, 37-vjeçarin nga fshati Uglar i Gjilanit që ishte shpallur në kërkim.

Policia thotë se arrestimi i tij u arrit edhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë.

“Me datën 27.11.2023 hetues policor nga sektori rajonale i hetimeve Prizren përmes rrugëve operacionale dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin XHEVDET Shaban SELIMI i lindur me 23.03.1986 fshati Uglar/ Gjilan ndaj të cilit prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren i ka falënderuar mediat dhe qytetarët për bashkëpunim.