16.9 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 1329

Policia po i kërkon këto dy femra për vjedhje në Prizren

0

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e dy personave pasi kërkohen për një rast të vjedhjes në “Galeria Shopping Mall” në Prizren.

Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në fotografitë e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personave  të kërkuar   me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tyre lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

  • Personat kërkohen, për veprën penale “Vjedhje ” e cila ka ndodhe me 23.07.2022 në qendrën tregtare “Galeria Shopin Mal” në Prizren.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave  të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029  244 -740 –Stacioni Policor  Prizren

– E-mail adresa: [email protected]

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohet një i dyshuar për dhunë familjare në Rahovec

0

Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacioni Policor në Rahovec, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast dhune në familje, kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari mashkull, shtetas i Kosovës, lindur në vitin 1995, përveç që dyshohej për dhunë në familje, kishte në posedim armë në mënyrë të paautorizuar.

Në koordinim me prokurorin e shtetit është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, me një karikator dhe 10 copë fishekë.

 

Armët dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Një grua i vdiq vitin e parë të martesës, të dytën e rrëmbeu: Historia e Ismail Qemalit

0

Më 1864, siç shkruan edhe vetë, Ismail Qemali u martua me një grua nga Konica, e cila vdiq në vitin e parë të martesës, së bashku me vajzën (ndoshta gjatë lindjes).

Më 1867, duke qenë me punë në Rusçuk (Bullgari), Ismail Qemali u dashurua me Kleoniqi Surmeli, e bija e Antonit, një fisnik grek nga Edirneja, nga familja e Vezirit të Madh, Ali Pasha Surmeli (Vezir i Madh 1694-95).

Duke qenë se familja e vajzës, kryesisht e njerka, për shkak të ndryshimit të fesë, nuk ishte dakord që të martoheshin, Ismail Qemali, me njerëzit e tij të besuar, e rrëmbeu gruan e tij të ardhshme dhe, po të njëjtën ditë, në prani të dëshmitarëve nënshkroi “kontratën e martesës” sipas të cilës, nga pikëpamja islamike, hiqej çdo mundësi tjetër për një martesë të dytë.

“Martesa ime,- shkruan Ismail Qemali,- me gjithë zhurmën që kishte shkaktuar, më dha shumë prova simpatie nga ana e miqve të mi”.

Me Kleoniqi Surmelin pati lumturinë, siç do shprehej edhe vetë, të kishte 10 fëmijë:

Gjashtë djem: Mahmud bej Vlora(1871-1920), Tahir bej Vlora (1875-1932), Et’hem bej Vlora (1885-1937), Xhevdet bej Vlora (1888-1910), Qazim bej Vlora (1893-1953), Qamil bej Vlora (1895-1950) dhe katër vajza: Mevedet (1873-1954), Alije (xx-1955), Ylvije (xx-1934), një vajzë vdiq pak pas lindjes.

Arrestohet për vjedhje të rëndë një person në Rahovec

0

Është arrestuar për vjedhje të rëndë një person në Rahovec, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, ai kishte vjedhur disa gjëra me vlerë të konsiderueshme në veturën e një shtetasi të Shqipërisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Xërxë, Rahovec 18.11.2023 – 12:20. Më 28.11.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti nga vetura e ankuesit mashkull shtetas i Shqipërisë, i kishte vjedhur disa gjësende me vlerë të konsiderueshme. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mbappe e “zë” Neymarin në renditjen e shënuesve më të mirë në histori të Championsit

0

Me golin e shënuar mbrëmë nga penalltia në minutën e 98-të kundër Newcastle United, i cili i mbajti gjallë shpresat e Paris Saint-Germainit për kualifikim në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, Kylian Mbappe shkoi në kuotën e 43 golave në garën më prestigjioze të futbollit evropian.

Me këtë rast, sulmuesi francez e “zuri” ish-bashkëlojtarin e tij, Neymar Junior.

Për dallim nga braziliani, ylli francez i ka plot 15 lojë më pak (66 në krahasim me 81) në Champions.

Dy lojtarët që synon t’i barazojë e t’i kalojë shumë shpejt nënkampioni i botës janë Didier Drogba dhe Alessandro Del Piero, që i kishin shënuar nga 44 gola, në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Championsit.

Duke e pasur parasysh moshën e tij të re, Mbappe deri në fund të karrierës mund të kalojë në tri vendet e para, ndonëse arritja e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit duket e vështirë, por jo edhe e pamundur

Krasniqi thotë se pushteti ka dështuar edhe në Kuvend: Paaftësi e skajshme, pushtet i dobët

0

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar sjelljen e pushtetit në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka vlerësuar se pushteti aktual ka dështuar edhe në Kuvend, në seancat plenare dhe komisione parlamentare.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se Qeveria Kurti po karakterizohet me paaftësi të skajshme.

Pushteti ka dështuar edhe në Kuvend – në seanca plenare e në Komisione Parlamentare. Edhe nga ato ligje të miratuara, shumë prej tyre, si asnjëherë më parë, kanë dalë në kundërshtim me Kushtetutën. Paaftësi e skajshme – pushtet i dobët!”, ka shkruar Krasniqi.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Aksident në Suharekë, vetura godet një burrë dhe fëmijën e tij

0

Një aksident trafiku ka ndodhur në Suharekë, ku nga goditja nga një veturë është lënduar një burrë dhe fëmija i tij.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 19:00.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i Policisë i Drejtorisë Rajonale të Prizrenit, Faton Alija.

Alija thotë se të aksidentuarit kanë marrë ndihmën e parë në Prizren dhe janë liruar për në shtëpi.

Zëdhënësi thotë se rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Arrestohen gjashtë persona, u kapen me 85 mijë euro false

0

Tre persona nga Kosova e tre nga Maqedonia e Veriut në një aksion të udhëhequr nga Prokuroria Speciale.

Ata dyshohen për vepren penale “Falsifikimi i parasë (prodhimi dhe vënia në qarkullim”.

Në këtë operacion janë sekuestruar thasë me monedha 2 euroshe metalike në vlerë prej 85 mijë e 10 eurosh.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren

0

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e së martes e ka miratuar marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren.

Njoftimi u bë nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Grubi tha se me këtë edhe zyrtarisht fillojnë procedurat për realizimin e këtij projekti madhor që do të jetë një shteg i ri cilësor komunikimi me Republikën e Kosovës.

“Në ditën e sotme festive të 28 nëntorit, vazhdojmë punën në drejtim të përforcimit të lidhjeve tona kombëtare!”, tha ai.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot: I vranët dhe me reshje shiu e bore

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkurë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas IHMK-së, vranësirat parashihet të sjellin reshje shiu, ndërsa në viset e larta reshje bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Temperatura më e ulët pritet të shënohet në Dragash me vetëm 1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do t’i mbajnë Prishtina, Malisheva e Gjakova me nga 6 gradë.