16.9 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 1331

Dërgesat e mërgatës deri në muajin tetor arrijnë në 1.2 miliard euro

0

Një miliard e 11.9 milionë euro është vlera e dërgesave nga mërgata deri në muajin tetor 2023, gjë që paraqet rritje prej 10.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, njofton BQK.

Sipas statistikave të remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin tetor 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera e tyre, sipas vlerësimeve, muaj ishin 110.5 milionë euro.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha e këtyre dërgesave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 60.4%, pasuar nga kanalet tjera me 24.2% dhe bankat me 15.4%.

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, deri në muajin shtator vlera e tyre ishte 300.4 milionë euro.

Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.60 miliardë eurove.Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit tetor 2023 janë rritur për 17.6 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 496.5 milionë eurove.

 

I dashuri i Dafina Zeqirit për herë të parë flet për dasmë

0

Viti i ardhshëm do të nisë me dasma!

Këngëtarja Dafina Zeqiri e do të kurorëzojë dashurinë me partnerin e saj Kreshnik Gjergjin.Megjithatë, përpos lajmit të madh që ndau me fansat, artistja u tregua e rezervuar për detajet, e të gjithë jemi kuriozë të dimë sesi do të organizohet dhe cilët do të jenë të ftuarit.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, “Prive” zbuloi se Dafina dhe Kreshniku nuk do të presin gjatë deri në verë apo vjeshtën e vitit që po vjen.

Sipas tyre, numri i të ftuarve do jetë i kufizuar dhe nuk do të kalojë 100 persona.

Kryeministri Kurti për “Ditën e Forcës: Ecim me optimizëm drejt së ardhmes kur e dimë se sa të sigurt jemi me ushtrinë tonë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar kazermën “Adem Jashari” në nder të “Ditës së Forcës”.

Fillimisht ai ka uruar të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit për “Ditën e Forcës”.

Për FSK’në, Kurti tha se është forcë e bashkimi dhe krenarisë tone, teksa ka shtuar se FSK është trashëgimtare e UÇK’së.

“Është një ditë e gëzimit, kur në të njëjtën kohë i përkujtojmë të gjithë ata që sakrifikuar por edhe me optimizëm ecim drejt së ardhmes kur e dimë se sa të sigurt jemi ushtrinë tonë. Qeveria e Republikës së Kosovës në më pak se tri vjet ka bërë më shumë se dyfishim të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, ka bërë gati trefishim të investimeve në armatim dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve dhe shkollimeve të oficerëve dhe ushtarëve tanë jashtë vendit. Konkretisht për më pak se 32 muaj, kemi dërguar 3459 ushtarë e oficerë jashtë vendit. Në të njëjtën kohë, e kemi të qartë se FSK është trashëgimtare e UÇK’së dhe nesër e kemi 28 nëntorin, që e shënojmë në kujtrime të trinisë – flamurin e kuq me shqiponjën dykrenare të Skënderbeut në Krujë, të Ismail Qemalit në Vlorë e të Adem Jasharit në Prekaz”, tha ai. / Express /

I arrestuar i tretë për rastin e grabitjes në Suharekë lirohet në mungesë provash

0

I arrestuar i tretë për rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë është liruar në procedurë të rregullt.

Këtë e ka bërë të ditur prokuroja e rastit, Ervehe Gashi, e cila ka theksuar se nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Ndërkaq, për dy të arrestuarit e tjerë në këtë rast Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendim që t’ua shqiptojë masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej 30 ditësh. Duke llogaritur nga data e arrestimit më 25 nëntor.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

42 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

42 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Një aksident ka qenë me fatalitet, 17 me të lënduar dhe 24 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe gjithashtu janë shqiptuar edhe 1,001 gjovba trafiku.

Një shtëpi përfshihet nga zjarri në Rahovec

0

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Rahovec, si pasojë e ndezjes së stufës së druve, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ekipet zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

“Ankuesi kosovar, ka raportuar se si pasojë e ndezjes së stufës së druve, i është përfshi nga zjarri shtëpia e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, thuhet në njoftim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Dosja e Prokurorisë, tre të arrestuar- krejt çka dihet për grabitjen e argjendarisë në Suharekë

0

Pamjet nga momenti i vjedhjes së argjendarisë “Diakos” lanë të tronditur opinionin publik. Disa persona me maska dhe me armë të gjata të tipit “kallashnikov” po realizonin një vjedhje në vlerë prej 250 mijë eurove. Në vend të ngjarjes mbeti i plagosur një polic. Deri më tani, janë arrestuar tre persona.

Albin Beqirit dhe Fatmir Tahirit iu është përcaktuar të dielën masa e paraburgimit, të cilët po dyshohen për veprën penale “dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Gjatë së dielës u raportua edhe për arrestimin e një personi të tretë, ndonëse më shumë detaje nuk u dhanë.

Në dosjen e Prokurorisë që siguroi dje Gazeta Insajderi, thuhet se Albin Beqiri ka blerë dhjetë numra të telefonit për Fatmir Tahirin, me qëllim që ky i fundit ta telefonojë pronarin e automjetit të markës “Shervolet” që u përdor gjatë grabitjes në Suharekë.

“Të pandehurit Albin (Bastri) Beqiri dhe Fatmir Tahiri me dashje ndihmojnë kryerësit e veprës penale të Grabitjes, e cila ka ndodhur në Suharekë në argjendarinë “Diakos” me dt. 22.11.2023, ashtu që i pandehuri Albin (Bastri) Beqiri duke prezantuar letërnjoftimin e tij, nga Kompania “Ipko” në Mitrovicë blen dhjetë (10) numra të telefonit për të pandehurin Fatmir Tahiri, të cilat numra të telefonit ia dorëzon të pandehurit Fatmir Tahiri, e nga këto numra të telefonit pikërisht numri i telefonit përdorët për tu kontaktuar me pronarin e automjetit nga të cilit grabitësit e blejnë automjetin, i cili është i markës “Shervolet” dhe përdoret në Suharekë gjatë grabitjes së bërë, e grabitësit nga aparati telefonik që e kanë përdorur këtë numër, komunikojnë në mes veti nga dy numra të telefonisë mobile “Ipko”, gjatë dhe menjëherë pas grabitjes me dt. 22.11.2023, e me të gjitha këto veprime të pandehurit kanë pasur për qëllim fshehjen e identitetit të kryerësve të veprës penale të Grabitjes”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Një polic i Kosovës është plagosur dhe një tjetër është lënduar gjatë përballjes me katër persona të maskuar që dyshohet se grabitën argjendarinë “Diakos” në Suharekë.

Arbër Bytyqi, pronari i argjendarisë ka shpjeguar momentin e grabitjes, teksa ka thënë se të dyshuarit ia drejtuan armën atij.

“Ka hyrë nga dera është afruar, unë kam qenë prapa, e ka kapërcyer tezgën këtu, më është drejtuar me armë, ‘Duart lartë, plaçkitje’, jam shtrirë për tokë, është ardhë më ka marrë nga prapa, mi ka lidhë duart, kokën poshtë më thoshte ta mbajë, pastaj kanë vazhduar të thejnë të marrin gjëra. I kanë marrë të gjitha çka kanë qenë të ekspozuara, të arit”, tha ai.

“Ma kanë drejtuar direkt armën, ka hyrë me shpejtësi të madhe edhe vetëm jam dorëzuar, nuk kam reaguar, kokën poshtë ma kanë mbajtë, nuk kam parë më shumë”, deklaroi më tej Bytyqi.

Për kapjen e personave të tjerë, Policia e Kosovës kishte lëshuar thirrje për ndihmë nga qytetarët në ditën kur ndodhi grabitja.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim edhe me Drejtorit tjera Rajonale janë angazhuar me tërë kapacitetin e tyre për zbardhjen e rastit konkrteisht identifikimin , lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve. Ftojm gjithashtu të gjithë qytetarët që kanë çfardo informacioni që mund të na ndihmon në kapjen e kryesve të këtij rasti të kontaktojn policinë”, u tha në njoftimin e PK-së. /Insajderi.org/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Manchester United ringjallë interesin për Adrien Rabiot

0

Manchester United thuhet se ka vazhduar të monitorojë mesfushorin e Juventus-it, Adrien Rabiot, pas përpjekjeve të fundit të dështuara për të nënshkruar me lojtarin.

“Djajtë e Kuq” janë lidhur me Rabiot në më shumë se një rast në vitet e fundit, por kurrë nuk kanë arritur të arrijnë një marrëveshje me francezin.

Çështjet me agjenten e Rabiot dhe kërkesat e tij për paga kanë bërë që marrëveshjet të dështojnë për 28-vjeçarin, i cili mbetet i rregullt në skuadrën e Juventus-it nën drejtimin e Massimiliano Allegri-t.

Man United ishte një nga klubet e lidhur me Rabiot në janar, kur ai kishte vetëm gjashtë muaj të mbetur nga kontrata e tij.

Kjo erdhi pasi marrëveshja e klubit për të blerë Rabiot për 15 milionë paund në verën e kaluar dështoi, për shkak të kërkesave të tij astronomike për paga, duke çuar në nënshkrimin e Casemiro.

Më pas, pas një sezoni të shkëlqyer me ngjyrat e bardhezinjëve, ku Rabiot shënoi 11 gola, ai zgjati kontratën e tij në Torino në qershor.

Megjithatë, kjo marrëveshje e re zgjat vetëm deri në verën e ardhshme, që do të thotë se mund të ketë një përsëritje të thashethemeve nga janari, ku United mund të përpiqet të bjerë dakord për një parakontratë me Rabiot.

“CalcioMercato” pretendon se United është “gjithmonë në gjurmët e tij” dhe mund të rihyjë në treg për të kur të rihapet dritarja e transferimeve.

Rabiot është tani në sezonin e tij të pestë në “Allianz Stadium”, ku ai ka fituar titullin e Serie A, si dhe Kupën e Italisë.

Performancat me Juventus-in në tre vitet e fundit kanë bërë që Rabiot të bëhet i rregullt edhe në kombëtaren franceze, dhe ai shënoi në fitoren e tyre rekord 14-0 ndaj Gjibraltarit javën e kaluar.

“Manchester Evening News” beson se mesfusha qendrore është një nga katër fushat që klubi anglez po i jep përparësi kur bëhet fjalë për forcimin në tregun e transferimeve. Albanian Post

FSK bashkë me qytetarë feston “Ditën e Forcës”

0

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e “Ditës së Forcës”, sot, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00 organizojnë “Ditën e Hapur”.

Manifestimi qendror do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetëror, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.

“Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes.

Po ashtu, të hënën nga ora 19:00 do të mbahet edhe koncerti i bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës, që do të mbahet në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë.

Jashari uron ushtarët  e FSK-së për “Ditën e Forcës”

Me rastin e “Ditës së Forcës”, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i ka uruar, djemtë dhe vajzat në uniformë, duke ritheksuar se vetëm përmes përkushtimit dhe punës së palodhshme, mund të arrihen qëllimet e përbashkëta.

Në këtë ditë të rëndësishme, Jashari ka shprehur respektin e tij të sinqertë për të gjithë personelin ushtarak dhe civil të FSK-së.

“Të nderuar ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, përkushtimi juaj i palëkundur dhe puna juaj e palodhshme që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për ushtrinë dhe vendin tonë, meritojnë  falënderim të veçantë dhe mirënjohje të pafundme. Në këtë ditë të veçantë, le të reflektojmë së bashku në të kaluarën tonë dhe të nderojmë sakrificat e të gjithë atyre brezave të cilët janë meritoret më të mëdhenj të lirisë të cilën e gëzojmë sot”, ka shkruar gjeneral Jashari në urimin e tij.

Ai thotë me tej se “vetëm përmes përkushtimit dhe punës tuaj të palodhshme do të mund të arrijmë realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta”.

“Urime Dita e Ushtrisë për  ju, djem dhe vajza të shkëlqyer të ushtrisë sonë!”, shkruan gjeneral i FSK-së.rtklive

5 ditët e javës do të jenë me mot të ndryshueshëm

0

Ditët e fundit të nëntorit, në Kosovë do të shoqërohen me mot të ndryshueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të hënën moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndëmjet -7 deri -3 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius

Kurse të martën reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin e Republikës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të martën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Të mërkurën do të ketë vranësira që parashihen të sjellin reshje shiu, në viset e larta reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

Ndërsa të premten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10gradë Celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

Apelohet te pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, për shkak se rrugët janë të rrëshqitëshme dhe me ngrica, sidomos gjatë natës dhe orëve të para të ditës.