Home Blog Page 1332

KUSH E VRAU JEZU KRISHTIN

0

BEN BLUSHI

Jezu Krishti duhet të jetë i vetmi njeri në histori që ndryshoi botën pa e patur në plan.

Ai lindi hebre jetoi si hebre dhe vdiq si hebre. Jezu Krishti nuk ishte dhe nuk donte të ishte i krishterë. Ai nuk e kishte emrin Krisht megjithëse është themeluesi i Krishtërimit.

Jezu Krishti kishte disa talente të cilat në kohën e tij ishin të rralla. Fliste rrjedhshëm, dinte të lexonte, ishte karizmatik dhe kishte aftësinë të mblidhte pasues të shumtë të cilët e ndoqën edhe pas vdekjes.

Në atë kohë njerëzit nuk mund të beheshin as mbretër dhe as prijësa pasi këto funksione ose trashëgoheshin ose jepeshin nga romakët.

Nga të gjitha profesionet drejtuese vetëm njërin nuk ta jepnin dot romakët, por ta jepte populli : profesionin e profetit. Në këtë mënyrë Jezu Krishti u shpall profet dhe shkëlqeu mbi të gjithë profetët e tjerë para tij.

Por 2000 vjet më parë, që të ishe profet, duhet të bindje njerëzit se ishe i gatshëm të vdisje për ta. Megjithëse kishte frikë Jezu Krishti e kërkoi vdekjen me guxim dhe pa asnjë dilemë.

Por përpara se të vdiste ai dëshmoi se ishte shumë ambicjoz.Ai ishte një djalë i ri, idealist i pakënaqur që donte të ndryshonte mënyrën se di drejtohej populli hebre.

Për këtë shkak hebrenjtë dhe romakët e vranë. Si një kërcënim.

Jezu Krishti ishte kërcënim për pushtetin politik dhe atë fetar. Ai ishte kërcënim në tokë dhe në qiell.

Pas vdekjes, jeta e tij ndryshoi totalisht. Ringjallja ishte mohimi i jetës së tij para vdekjes.Jezu Krishti u përdor për të krijuar një fe e cila në shumicën e rasteve që iu dhanë, bëri gjithshka që ai nuk e kishte dashur. Kjo fe vrau dhe persekutoi pak a shumë këdo, paganë,të krishterë, muslimanë, hebrenj, duke kërkuar dominim, pasuri dhe pushtet.

Nga një instrument dashurije, Krishtërimi u kthye në një instrument force. Në këtë mënyrë helmoi dhe fetë e tjera duke i udhëhequr në rrugën e ndarjes, dhunës dhe izolimit.

Krishtërimi është një fe për të cilën Jezu Krishti nuk ka menduar asnjë cast. Krishtërimi lindi nga vdekja e Jezu Krishtit dhe kjo është një arsye më shumë që ai nuk duhet të kishte vdekur.

Vdekja e tij la një zbrazëti që u mbush me urrejtje, kur jeta e tij ishte e mbushur me dashuri.

Megjithëse romakët janë direkt përgjegjës për vrasjen e tij, ata fajësuan hebrenjtë për atë vrasje. Kjo lojë fetare mes dy popujve është shkaku i të gjitha peripecive të hebrenjve në histori. Ata u akuzuan si tradhtarë të Krishtit dhe prandaj u përsekutuan nga të krishterët vazhdimisht, shumë kohë përpara Hitlerit. Ky paragjykim për hebrenjtë vazhdon ende dhe sot quhet antisemitizëm.

Megjithatë përvec romakëve dhe hebrenjve në vdekjen e Jezu Krishtit ka mërrë pjesë edhe një i tretë: Zoti.

Ndryshimi është se, nëse romakët dhe hebrenjtë fajësojnë njëri tjetrin për vdekjen, të krishterët nuk e fshehin pjesëmarrjen e Zotit në këtë krim. Edhe vetë Zoti nuk e fsheh. Ai e pranon se donte që Jezu Krishti të vdiste dhe kombinoi të gjitha rrethanat që vdekja e tij të ndodhte në mënyrën më mizore. Me vuajtje, me tortura dhe me shumë poshtërim.

Pyetja është se nëse romakët dhe hebrenjtë kishin arsye për ta vrarë Jezu Krishtin, cfarë arsye kishte Zoti që e vrau kur ai mund ta ndalonte këtë vrasje ?

Të krishterët thonë se Zoti e vrau birin e tij për ti treguar botës se i do aq shumë njerëzit sa sakrifikon edhe birin e tij për dashurinë e tyre.

Kjo ëshë paqartësia më e madhe e historisë dhe këtu të krishterët janë gjithmonë konfuzë. Sipas meje ata nuk dinë se c’flasin. Përpiqen të justifikojnë një vrasje duke themeluar fenë e tyre mbi një të vdekur që u vra pa bërë asnjë mëkat.

Cështja është pse duhej ta vriste Zoti birin e tij?

Po sikur Zoti të kishte marrë një vendim tjetër? Pra në vend që ta sakrifikonte, ta linte Jezu Krishtin të gjallë duke i dhënë fuqi të bashkonte popujt, duke i bindur ata se ndjekja e të mirës që predikonte Jezu Krishti do i conte në rrugën e paqes dhe lumturisë së përhershme, pa vrasje, pa mëkate dhe pa dhunë.

Imagjinoni sa e bukur do ishte bota sikur Jezu Krishti të ishte gjallë. Sikur ai të kishte jetuar 80 vjet apo 120 sic jetonin profetët zakonisht. Me siguri do ishte martuar dhe soji i tij i fisëm do vazhdonte të na drejtonte në udhën e mirësisë.

Meqë ai ishte medjehapur dhe modern, shkenca do përparonte më shpejt, kisha nuk do vriste shkencëtarët, gratë do ishin më të lira, fetë e tjera nuk do ishin kaq agresive,ndoshta fe të tjera nuk do kishte nevojë të kishte dhe bota mund të mos njihte asnjë luftë fetare mes të krishterëve muslimave dhe hebrenjve.

Nëse ai nuk do vritej, hebrenjtë dhe të krishterët nuk do ishin ndarë dhe muslimanët që e njohin Jezu Krishtin mund të mos kishin nevojë për profetë të tjerë.

Jetët e miliona njerëzve do ishin shpëtuar dhe barazia do kishte mbretëruar mbi botën tonë.

Jezu Krishti sic e tha vetë do ishte Mbreti i kësaj parajse.

Jezu Krishti do e kishte bashkuar botën i gjallë, cka nuk nuk e bëri dot i vdekur.

Por Zoti nuk mendoi kështu. Ai zgjodhi rrugën tjetër dhe ajo që ndodhi më pas dihet. Bota jonë është më e pasur se 2000 vjet më parë por poaq e egër, makute dhe e ndarë në popuj që urrejnë njëri tjetrin.

Kush është i krishterë duhet ta pranojë se vdekja e Jezu Krishtit ishte një gabim i Zotit. Ishte një llogari e bërë keq pa marrë parasysh pasojat.Ishte një egoziëm i sëmurë. Mjafton kjo vrasje për të dyshuar realisht tek Zoti dhe qëllimet e tij.

Kush është i krishterë duhet të pranojë gjithashtu se ringjallja nuk ka funksionuar. Në fund të fundit pse duhej të ringjallej Jezu Krishti kur mund të mbetej gjallë ?

A nuk mendon cdo i krishterë se i gjallë Jezu Krishti do ishte më i mirë se i vdekur?

Unë them se po.

Prandaj mendoj se vrasja e Jezu Krishtit është një nga gabimet e shumta të Zotit. Ndoshta gabimi që rëndon më shumë.Ky është gabimi që devijoi historinë dhe e futi në një rrugë nga e cila nuk po dalim dot.

Janë këto arsye që më bëjnë të besoj se Jezu Krishti është njeriu më i abuzuar në histori. Atij ju vodh jeta nga hebrenjtë, ju vodh emri nga grekët, ju vodh vdekja nga të krishterët dhe ju ndërpre vepra nga Zoti.

Por në fund të fundit Jezu Krishti nuk ka asnjë faj.

Atë e vranë. Njerëzit në bashkëpunim me Zotin.

Por nëse, sic thotë ai vetë, njerëzve u falet sepse ata nuk dinë se c’bëjnë, Zotit nuk i falet.

Zoti e dinte se c’mund ti ndodhte botës pa Jezu Krishtin. Nëse nuk e dinte atëherë nuk është Zot.

Rrahet zyrtari policor në Zhur të Prizrenit, pas një mosmarrëveshje në trafik

0

Pas një mosmarrëveshje në komunikacion është sulmuar fizikisht zyrtari i Policisë së Kosovës në Zhur të Prizrenit.

Rasti ka ndodhur të dielën gjatë mbrëmjes.

I dyshuari është sjell në stacion të policisë dhe pas matjes me alkool test ka rezultuar të jetë nën ndikim të alkoolit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Zhur-Prizren, 24.12.2023-22:40. I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje në komunikacion e ka sulmuar fizikisht zyrtarin e PK-së i cili ishte jashtë detyrës zyrtare. I dyshuari është sjell në stacion të policisë dhe pas matjes me alkool test ka rezultuar të jetë nën ndikim të alkoolit. Viktimës pasi i është ofruar ndihmë mjekësore është liruar. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Eto’o paditet nga vajza e tij

0

Nuk kanë fund telashet për Samuel Eto’o. Prokuroria e Milanos po heton kamerunasin për shkeljen e detyrimeve të mbështetjes familjare.

Sipas “Corriere della Sera”, vajza e tij Anie e ka denoncuar Etonë pasi ky i fundit zgjodhi edhe një herë të mos paraqitej.

21-vjeçarja cilësohet si “jo e pavarur ekonomikisht”. Ajo mbështetet nga nëna e saj, e cila ia del t’i garantojë një jetë dinjitoze me vështirësi.

Eto’o me sa duket kishte një marrëdhënie afatshkurtër me nënën e Anie kur ai luante për Mallorca.

Ironikisht, ish-ylli kamerunas, ka një vajzë tjetër biologjike, e cila së fundmi e ka paditur për të njëjtën gjë

Burri që u dogj sot në veturë ishte ushtar i UÇK, Zafir Berisha: S’e meritove të largohesh kështu

0
Shefqet Krasniqi nga fshati Jeshkovë e Prizrenit, dyshohet se është vetëvrarë pasi ia vuri flakën veturës së tij derisa ishte brenda.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Zafir Berisha derisa ka theksuar se Krasniqi ishte shembull si prind, si shok, si luftëtar i UÇK-së në shërbim të Kosovës.

Tutje Berisha lajmin për vdekjen e tij e ka quajtur si tronditës.

 I gjendet një fletore 55-vjeçarit që u vetëvra në Prizren

0

55-vjeçarit që u vetëvra në Prizren, iu gjet edhe një fletore. Kështu mëson Paparaci përmes burimeve të veta.

Burime tona thonë se në vendin e ngjarjes, përveç dokumenteve personale, është gjetur edhe një fletore.

Rasti tragjik ka ndodhur të dielën pas mesnate në rrugën “Kastriotët” në Prizren.

Ai ia vuri flakën vetes brenda një veture të tipit “Golf 2”.

Viktima dyshohet të jetë Sh.K. i lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren, ka pohuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi publik të hënën.

Për veturën që po digjej, policia informatën e ka pranuar rreth orës 01:20.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Patrullat policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga nga informatat e para nga aty kanë kuptuar se një person gjendet në veteurë e cila tanimë ishte e djegur plotësisht bashkë me viktimën.

Nga hetimet e para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.

Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet “Vdekje e dyshimtë” dhe mbetjet nga trupi i pa jete dërgohen në Institutin e Mjekësisi Ligjore në Prishtinë për ekzaminim./Paparaci

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

1 mijë e 832 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 29 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale.

Ndërkaq, në 24 orëshin e fundit edhe janë arrestuar 20 persona dhe 12 janë dërguar në mbajtje.

statistika

Vetëvrasje në Prizren: 55-vjeçari ia vuri flakën vetes brenda veturës

0

Rast tragjik ka ndodhur të dielën pas mesnate në rrugën “Kastriotët” në Prizren. Një person ia vuri flakën vetes brenda një veture.

Policia njofton se viktima është djegur plotësisht, ndërsa mbetjet janë dërguar në Institutin e Mjekësisi Ligjore në Prishtinë për ekzaminim.

Viktima dyshohet të jetë Sh.K. i lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Raporti i plotë i policisë:

 

 

Me datën 25.12.2023 rreth orës 01:20 nëpërmes telefonit policia është njoftua se në  rrugën “Kastriotët “ në afërsi të rrugës “Transiti i ri “në Prizren  është duke u djegur një veturë.

Patrullat Policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga nga informatat e para nga aty kanë kuptuar se një person gjendet në veteurë e cila tanimë ishte e djegur plotësisht  bashk me viktimën.

 

 

Vetura e djegur është njhë golf 2, ndërsa viktima dyshohet të jetë Sh. K.  I lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit përgjegjëse për rastin si dhe prokurori kujdestar.

Nga hetimet e para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.

Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet “Vdekje e dyshimt “ dhe mbetjet nga trupi i pa jete dërgohen në Institutin e Mjekësisi Ligjore në Prishtinë për egzaminim

Problemet me rrymë në disa fshatra të Vrrinit në Prizren

0

Tash e disa ditë rreth 900 banorë të disa fshatrave të Vrrinit në Prizren, po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Banorët thonë se kjo gjendje u ka krijuar dëme të konsiderueshme në amvisëri dhe biznese, gjë e cila i ka nxjerrë edhe në një protestë. Ndërkohë, në orët e pasdites, përfaqësues të KEDS-it janë takuar me banorët e këtyre fshatrave dhe ua kanë sqaruar planin për rregullimin e këtij problemi.

Brahim Arifaj nga fshati Vlashnjë i Prizrenit, thotë se në shtëpinë e re që ka ndërtuar, ka shpenzuar në pajisje për ngrohje me efiçiencë. Por ato nuk po arrin t’i shfrytëzojë për shkak të ndërprerjes së shpeshtë të energjisë elektrike.

Sikurse Brahimi, edhe shumë banorë të tjerë të fshatrave të Vërrinit të Komunës së Prizrenit kanë mungesë të energjisë elektrike, madje për ditë të tëra.

Banorët e kësaj ane por dhe përfaqësuesit e bizneseve u bënë bashkë këtë fundjavë për të protestuar për gjendjen e krijuar në këto ditë dimri.

“Kemi krijuar metoda të ndryshme për të komunikuar me KEDS, dhe një prej përgjigjeve të tyre është se ” Punëtorët janë në terren dhe kur të dalish ti shikosh , janë vetëm dy punëtorë, që nuk mund të bëjnë zgjidhjen”, tha Petrit Hoxhaj – Asamblesit i Prizrenit – Vlashnje, raporton RTKlive.

“Kjo gjendje e rrymës, ka shkaktuar edhe probleme të mëdha tek bizneset, sidomos në prishjen e teknikës. Ka ankesa të vazhdueshme, kërkesa në KEDS, por askush nuk jep përgjegjësi”, tha Taulant Muja përfaqësues i bizneseve

“Kjo është e vërtetë, unë kam postu edhe në rrjete sociale dhe një bisedë është e postuar aty, ku përveq që kanë ik, disa prej tyre janë tu fjet në hotele. KEDS i ka fajsu bashkatdhetarët për ngarkimin e rrjetit, tan verën kanë nejt nëpër kafe, tan dimrin rrijnë nëpër shtylla”, tha Taip Hoxhaj banor i Vlashnjes

Në fshatin Kobaj të Prizrenit mbi 200 shtëpi furnizohen me një trafo.

“Nuk kemi hiq, mbrëmë nuk kemi pas hiq, parmbrëme skemi pas hiq as ditën as natën, janë kanë KEDS i i kanë kqyr , pesë minuta 10 minuta e kan lshu, sa kan shku prap u ndërpre”, tha Habib Osmanaj, banor i fshatit Kobaj

“Dëmet janë të pariparueshme, kemi probleme me djegie të teknikës, tash është koha e dimrit, kemi ardhje të bashkatdhetarëve, nuk kemi me ça mu nxeh”, tha Sami Rrahmanaj, përfaqësues i fshatit Kobaj.

Sipas zëdhënësit të KEDS-it, Lulzim Krasniqi, në këto lokalitete ka pasur një defekt të cilin ekipet kanë dalë në terren, tani ai është sanuar, ndërsa banorët kanë furnizim të qëndrueshëm”.

Sipas banorëve, kjo gjendje po krijohet për shkak të mungesës së investimeve në rrjetin elektrik të përçuesve të tensionit të lartë që nga vitet 70.

Viti i liberalizimit të vizave/ Afro 300 mijë qytetarë u pajisën me pasaporta këtë vit

0

Na ndajnë edhe pak ditë nga 1 Janari, kur hynë në fuqi liberalizimi i vizave për kosovarët.

E për të udhëtuar drejt shteteve të zonës Shengen, qytetarët duhet të jenë të pajisur me pasaportë të Kosovës.

Një numër i madh i qytetarëve kosovar kanë aplikuar që të pajisen me këtë dokument.

Nga fillimi i vitit 2023, 287 mijë e 965 kosovar janë pajisur me pasaporta.

Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje për Front Online nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Qytetarë të pajisur me pasaporta për vitin 2023 gjithsej janë 287965”.

209 mijë e 755 qytetarë u pajisen me letërnjoftim gjatë 2023-tës

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Numri i qytetarëve që janë pajisur me letërnjoftim gjatë 2023-tës ka shkuar tek 209755.

Këtë statistikë e kanë bërë të ditur nga MPB-ja.

“Qytetarë të pajisur me letërnjoftime për vitin 2023 gjithsej janë 209755”, thuhet në përgjigjen e tyre.

E numri për letërnjoftime për herën e parë që kanë aplikuar qytetarët është me i ulët se ai parapraku.

“Qytetarë të cilët janë pajisur për herë të parë më letërnjoftim gjithsej janë 41798”.

Kaq persona janë të pajisur me patentë shoferë në Kosovë

Nga muaji janar 2023 e deri më tani gjithsej 93 mijë e 385 shofer të rinj u pajisen me patent shofer.

Ndërsa qytetarë që kanë aplikuar për herën e parë për këtë kategori është mbi 40 mijë.

Statistikat janë siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme për Front Online.

“Qytetarë të pajisur me patentë shofer në vitin 2023 gjithsej janë 93385. Qytetarë të pajisur për herë të parë me patentë shofer këtë vit gjithsej janë 40308”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Mbi 2 mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia kosovare gjatë këtij viti

Për shkak se në shumicën e shteteve evropiane nuk lejohet dyshtetësia, shumë kosovarë gjatë 2023 hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës.

2 mijë e 938 persona u liruan nga shtetësia.

Kështu thonë nga MPB-ja për Front Online.

“Gjatë periudhës Janar-Nëntor 2023 nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 2,938 persona”.

Nga fillimi i këtij viti e deri më tani 654 qytetarë kanë marrë shtetësi kosovare.

“Gjatë periudhës Janar-Nëntor 2023, kanë aplikuar 1,174 persona për fitim të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe prej tyre 654 persona kanë marrë shtetësinë e R. Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Ndryshe, që nga tetori i 2022-tës deri në fund të janarit të 2023-tës Kosova është përballur me mungesë të materialeve për prodhimin e disa dokumenteve si pasaporta, patentë-shoferët e letërnjoftimeve.

MPB pati bërë të ditur me 26 janar se gjatë asaj jave ishte pajisur me material bazik për prodhimin e dokumenteve personale.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Çka kanë rezervuar yjet për ju sot? Horoskopi i së hënës

0

Dashi
Shanset për t’u shëruar nga një sëmundje fizike janë të larta. Madje së shpejti do të keni mundësi të përfshiheni edhe në aktivitete të ndryshme fizike. Nuk përjashtohet mundësia që personat e kësaj shenje që merren me biznes, të fitojnë një shumë të konsiderueshme parash.

 

Demi
Përpiquni të shmangni ushqimet më shumë kalori. Bëni shumë kujdes në punë, teksa nuk përjashtohet mundësia e një gjobe. Anëtarët e familjes ka gjasa të mos plotësojnë pritshmëritë tuaja.

Binjakët
Ka gjasa të fitoni mjaftueshëm para nëse bëni investime afatgjata. Një mik mund t’ju kërkojë ndihmë për të zgjidhur problemet personale. Do të mendoni të bëni diçka ndryshe në kohën tuaj të lirë. Do të kaloni një mbrëmje të mrekullueshme me partnerin/partneren tuaj.

Gaforrja
Miqtë do t’ju prezantojnë me një person shumë special, i cili/e cila do të ndikojë shumë në mendimet tuaja. Sa i përket aspektit personal, mund të ketë një zhvillim tepër të rëndësishëm sot. Përshtatuni me teknikat e reja për të pasur sa më shumë efikasitet në punë.

Luani
Nuk do keni asnjë rezultat nëse ankoheni dhe mërziteni për kushtet tuaja të jetesës. Bëni kujdes me paratë, pasi mund të përballeni me probleme në ditët në vijim. Ekziston mundësia që partneri/partnerja juaj të zhvillojnë një bisedë mjaft romantike gjatë ditës së sotme.

Virgjëresha
Ka gjasa që dikush të lëndohet nga sjellja juaj e paparashikueshme. Këtë të mërkurë do të ndjeni pafund mungesën e partnerit/partneres suaj. Nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes në një projekt të ri, i cili do të ketë edhe shumë shpenzime.

Peshorja
Përpiquni të shmangni udhëtimet e gjata, pasi nuk do të jeni në gjendjen e duhur për t’i përballuar ato. Disa miq do të jenë shumë mbështetës ndaj ideve tuaja, por bëni kujdes me fjalët! Do të ndiheni shumë të lumtur nga një gjest i partnerit/partneres suaj sot.

Akrepi
Përpiquni të zgjidhni problemet në çift, duke kuptuar këndvështrimet e njëri-tjetrit. Shmangni të ngrënët e tepërt. Ekziston mundësia që sot të përfundoni çdo gjë në kohë. Partneri/partnerja juaj do të tregohen romantik sot.

Shigjetari
Mund të përballeni me kritika për shkak të tendencës suaj për të kritikuar të tjerët. Mos e humbisni humorin, pasi kështu do ta keni më të lehtë për ta përballuar këtë situatë. Ekziston mundësia t’ju bëhet një ofertë e re pune. Sot ka gjasa të mendoni për kohët e vjetra me partnerin/partneren tuaj.

Bricjapi
Një udhëtim me miqtë apo familjarët tuaj do t’ju relaksojë pafund. Madje, ky udhëtim mund të sjellë shumë fat për beqarët e kësaj shenje. Do të keni përfitime nga disa ndryshime në punë.

Ujori
Përpiquni të dilni herët nga zyra, këtë të mërkurë dhe të bëni gjëra që vërtet dëshironi. Mund t’ju prezantohen disa skema financiare, por tregohuni shumë të kujdesshëm nëse do të merrni një vendim. Partneri/partnerja juaj do të bëjnë diçka shumë speciale për ju sot.

Peshqit
Do të keni shumë dëshirë të udhëtoni dhe të shpenzoni para për aktivitete të ndryshme, por ka gjasa të pendoheni së shpejti. Jeta në çift do të shkojë për më së miri. Sa i përket anës profesionale, nuk do të mund t’i përmbaheni axhendës për shkak të një detyre urgjente.