Home Blog Page 1337

SPAK kërkon arrest shtëpie për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha

0

SPAK i ka kërkuar masën “arrest në shtëpi” Gjykatës së Posaçme për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Kërkesa për masën ndaj Berishës është dërguar me zarf me arsyen se nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, raporton Top Channel.

Një ditë më parë Kuvendi votoi me 75 vota pro kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

Nga selia e PD-së, ish-kryeministri tha se do të këshillohet me avokatët e tij për vendimin që do të marrë Gjykata e Posaçme ndaj tij.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe sheh një bandë antikushtetuese në veprim. PD do marrë çdo masë për përgjigjen e merituar Ramës. Çështje që do diskutohet me avokatët ku do kryej arrestin, në shtëpi apo në seli”, tha Berisha një ditë më parë.

Aktakuzë ndaj personit që grabiti një biznes në Prizren, duke sulmuar me brisk punëtoren

0
Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.L., i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale  “Grabitja”.

 

Sipas aktakuzës, me datë 08.10.2023, rreth orës 14.00min, në Prizren, saktësisht në zyrat e një operatori telefonik, me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, i dyshuari B.L. përvetëson pasurinë e luajtshme të të dëmtuarës “T.K.- Sh.A”, me qëllim që t’i sjellë vetes dobi pasurore të kundërligjshme

I dyshuari “…sapo hyn brenda në objekt afrohet te punëtorja – e dëmtuara D.T. – të cilës i kërkon informata rreth ofertave. E dëmtuara, pasi i merr numrin e telefonit dhe derisa ishte duke i shpjeguar ofertat, në ato momente i pandehuri e nxjerr briskun dhe nën kërcënim të të njëjtit i hedhet mbi trup, me forcë i zgjat duart tek arka dhe duke e larguar të dëmtuarën nga tavolina e godet të njëjtën në fytyrë dhe qafë dhe i shkakton lëndime të lehta trupore, dhe nga arka arrin të marr një shumë të hollash, dhe largohet nga vendi i ngjarjes për në drejtim të panjohur, i cili në ikje e sipër e hedh në vend të panjohur briskun, mjet ky me të cilin e kishte kryer veprën penale”, thuhet në aktakuzë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Për 24 orë, policia ka shqiptuar 2 mijë e 352 gjoba

0

Policia e trafikut gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2mijë e 352 gjoba kundërvajtësve ndaj të gjithë atyre pjesëmarrësve në komunikacion që nuk kanë respektuar rregullat.

Policia ka raportuar 73 aksidente trafiku prej të cilave 19 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 54 të tjera me dëme materiale.

Për të arritur objektivat e përbashkëta për një siguri të qëndrueshme rrugore dhe qarkullim pa pengesa, policia ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht nga drejtuesit (vozitësit) e automjeteve që të shmangin veprimet të cilat ndikojnë në shpërqendrimin e tyre gjatë vozitjes, si;

– në përgjithësi vozitjen e automjetit ta përshtatin me gjendjen dhe kushtet në rrugë.?

– t’i shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë drejtimit të automjetit,

– të respektojnë shenjat për kufizimin e shpejtësisë

– të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve gjatë qarkullimit, etj.

Ngritet aktakuzë ndaj arkatares së Spitalit të Prizrenit, përvetësoi mijëra euro

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës F.G., nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë” nga neni 418 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

Sipas aktakuzës, e pandehura si person zyrtar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përvetëson pasurinë e cila i është besuar për shkak të detyrës apo pozitës së saj.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Në atë mënyrë që në cilësinë e Zyrtares financiare dhe të arkëtares, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr Daut Mustafa”, në Prizren, prej periudhës kohore 28.06.2022 e deri me datë 12.08.2022 prej reparteve të Oftalmologjisë, Dializës dhe Emergjencës, në arkë ka inkasuar para në vlerë prej 36,143.38 euro euro ndërsa në xhirollogarinë e Spitalit ka deponuar vetëm 31,385.00 Euro dhe kësisoj ka përvetësuar shumën prej 4,758.38 euro dhe për shumën e njëjtë i ka shkaktuar dëm financiar Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, në Prizren.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, e pandehura e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot, kryesisht i vranët dhe me shi

0

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me mundësi që vende-vende të ketë riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7 deri në 11 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s. Të kujtojmë se sot, me 22 dhjetor, fillon stina e dimrit, herët në mëngjes në orën 04:27 min dhe do të zgjasë 88 ditë, deri me 20 mars 2024, thuhet në njoftimin e IHMK-së

Gjendja e këmbësorit që u godit mbrëmë është e rëndë, thotë xhaxhai i tij

0
Gjendja e këmbësorit që u godit mbrëmë nga një veturë në Prizren është e rëndë, sipas deputetit Enis Kervan i cili është njëherësh xhaxhai i viktimës.

 

Kervani i publikoi sot videot që shfaqin momentin kur 22-vjeçari Samir Kervan goditet nga automjeti teksa po kryqëzonte rrugën.

“Ka vetëdije, ka lëndime ne koke, lëndim ne sy, nen përcjelljen e mjekeve, te shohim gjendjen e tij deri nesër”, ka thënë Kervani për IndeksOnline, përcjell Klan Kosova.

Qeveria ndan 68 milionë euro për shtesat e fëmijëve dhe pensionistëve

0

Qeveria Kurti ka miratuar ndarjen e mbi 68 milionë euro për zbatimin e vendimit të javës së shkuar, për t’ua ndarë nga 100 euro shtesë për fundvit fëmijëve dhe pensionistëve.

Mbledhja kësaj radhe është mbajtur në formë elektronike.

Përveç ndarjes monetare për fëmijët dhe pensionistët janë marrë edhe vendime tjera.

“Miratuar vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacionin humanitar, sipas kërkesës së Republikës së Shqipërisë, me qëllim të dhënies së ndihmës në kërkim-shpëtim”, thuhet në njoftim.

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

 

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje Elektronike në cilën ka:

– Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 05/128 të datës 16 shkurt 2023.

– Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 02/157 të datës 30 gusht 2023.

– Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 05/169 të datës 27 tetor 2023.

– Miratuar vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore.

– Ndarë mjetet për shtesat e njëhershme prej 100 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe pensionistmarrësit.

-Miratuar vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacionin humanitar, sipas kërkesës së Republikës së Shqipërisë, me qëllim të dhënies së ndihmës në kërkim-shpëtim.

– Aprovuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

– Aprovuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunimin Policor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Çeke.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Suharekë: Vdes një foshnje e porsalindur

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Studençan të Suharekës.

 

Një foshnje e porsalindur ishte dërguar nga nëna dhe familjarët në Emergjencën e Suharekës, ku edhe ka vdekur.

Lidhur me rastin policia e ka nisur hetimet.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se policia ka dal në vendin e ngjarjes.

“Janë mbledhur dëshmitë nga dëshmitarët. Prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast “Hetim i vdekjes””, tha Bytyqi.

“Trupi i pajetë dërgohet në ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, theksoi ai.

Prizren/Arrestohet shoferi që shkeli këmbësorin në zebra

0

Xh.Zh, 21 vjeçar nga Prizreni, është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ai dyshohet se në mesnatës e së enjtes, e ka goditur me veturë një burrë në vendkalimin për këmbësor.

Kështu tha për Klankosova.tv Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Bytyqi tha se viktima ka marrë lëndime të rënda trupore.

“S.K, 21 vjeç sipas mjekut dërgohet në QKUK-Prishtinë”, tha Bytyqi.

Vetëvritet një person në Prizren

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para rreth një ore në Prizren, ku një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima i ka dhënë fund jetës me armë zjarri dhe akoma nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të ndjerin drejt këtij akti.

Arma që dyshohet se është përdorur dhe prova të tjera që janë gjetur në vendin e ngjarjes tashmë janë sekuestruar nga zyrtarët policorë.

Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Vetëvrasje”.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Prizren.