21.8 C
Prizren
E martë, 23 Korrik, 2024

Kilaj: Jam në dijeni për arsyet e arrestimit nga Prokuroria e DHSK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë, po vazhduar paraqitjen tij të parë, Isni Kilaj, ish-komandanti i UÇK-së, njëherësh ish-kryetar i Malishevës. Ai tha se është në dijeni për arsyet e arrestimit të tij nga ana e Prokurorisë së DHSK-së.

Ndërkaq Prokurori i DHSK-së në paraqitjen e tij për arsyetimin e arrestimit të Isni Kilajt tha se shkelja e fshehtësisë së procedurës penale është një arsye e bazuar për të kuptuar që ky material do të përdoret për të hyrë në procesin drejtësisë dhe pengimin e procesit gjyqësor, raporton RTKlive.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Provat tregojnë që Kilaj është përgjegjës penalisht për të kryer qoftë vetëm apo bashkë me të tjerët, ku përfshihen pengimi i personit zyrtar ku do të kryhen detyrat zyrtare, sipas nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 dhe shkelja e fshehtësisë së Procedurës në bazë të nenit 392 të Kodit Penal, i kombinuar me nenin 15/2 dhe 16/3 të Ligjit të Dhomave të Specializuara”, thuhet në fjalën e Prokurorit

Isni Kilaj u përgjigj se është në dijeni për arsyet e arrestimit të tij nga ana e Prokurorisë së DHSK-së.

Më pastaj Gjykatësi i DHSK-së bëri të ditur të drejtat e të pandehurit në Gjykatën Speciale, ndërkohë që avokat i Kilajt është caktuar Iam Eduards.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

 

Më Shumë

Demolohet dhe mbushet me bërllok parku i Korishës së Prizrenit i cili u përurua vetëm tri javë më parë

Më 28 qershor, Komuna e Prizrenit, e kishte përuruar një park me plot ulëse dhe lodra nën bjeshkët që rrethojnë Korishën. Por, ajo që ka...

Malisheva nënshkruan memorandum bashkëpunimi me AKK-në

Një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Komunës së Malishevës është nënshkruar sot me qëllim të zbatimit të Ligjit për Kadastër dhe...

Lajmet e Fundit