11.7 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 1365

Moti sot, i vranët dhe me reshje shiu

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 13-16 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Të shtunen do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Reshjet më të theksuara priten të regjistrohen në juglindje ndhe veriperendim të vendit, derisa pjesët tjera të terrtorit parashihen të kenë reshje të intensitetit mesatar”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Reagon djali i Isni Kilajt:S`mund të na marrin përjetë krenarinë për luftën

0

 

Pas arrestimit të ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Dhomave të Specializuara, ka ardhur reagimi i djali i tij, Bekim Kilaj.

Ai përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se prangat në duart e babait të tij janë vazhdim i sakrificës për vendin.

“Po, mund ta ‘vizitojnë’ shtëpinë tonë, mund edhe të marrin me vete të Zotin e Shtëpisë, ashtu kryelartë e i buzëqeshur siç doli edhe sot. Por një gjë nuk mund të na marrin përjetë, KRENARINË tonë për luftën që ke bërë ti Bac bashkë me shokët t’u trima! Prangat në duart tua janë vazhdim i sakrificës për këtë vend! Ti, kurrë nuk ja ke kthyer supet vendit dhe shokëve t’u!”, ka shkruar djali i Isni Kilajt.

Ai tutje është shprehur i bindur se babai i tij do të dalë triumfues edhe kësaj radhe, si në gjitha betejat.

Specialja konfirmon arrestimin dhe transferimin në Hagë të Isni Kilajt, tregon për çfarë akuzohet

0

Isni Kilaj është arrestuar në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) sipas një urdhri arrestimi të lëshuar nga Prokurorja e Specializuar.

Sipas njoftimit të ZPS-së, ai është transferuar në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës pa vonesa të panevojshme.

“Z. KILAJ u arrestua për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të nenit 401 të Kodit Penal
të Kosovës (KPK) të vitit 2019, Kodi nr. 06/L-074, dhe shkeljen e sekretit të procedurave sipas nenit 392 të KPK-së, dhe nenet 15(2) e 16(3) të Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e
Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në njoftim

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dha mbështetje operative dhe logjistike për ZPS-në në pajtim me mandatin e vet dhe sipas legjislacionit të
Kosovës. Edhe Policia e Kosovës dha mbështetje operative për ZPS-në.

Zyra e Prokurorit të Specializuar potencoi se do të vazhdojë të hetojë e ndjekë penalisht cilindo dhe të gjithë ata që përfshihen në çdo rast, përfshirë ata që frikësojnë apo ndërhyjnë tek dëshmitarët, ose ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale.

Sekuestrohen dy armë në Malishevë

0
Stacioni Policor në Malishevë, pasi kishte pranuar informatë se i dyshuari I. B., shtetas i Kosovës kishte armë në posedim të paautorizuar dhe gjatë muajit gusht në një aheng familjar kishte shtënë me armë, ka realizuar kontroll në vendbanimin e tij në Kërvasar të Malishevës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe në objektet tjera përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta me dy karikatorë dhe gjashtë copë fishekë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari pas përfundimit të procedurave policore është liruar. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Krasniqi-Kurtit: Sot po e mbron, arsyeton, lavdëron e mbështet `Zajednicën

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli krasniqi, në fjalën e tij sot në seancën e kuvendit iu drejtua kryeministrit se pse nuk tregon për vonesën e tij një orësh.

Krasniqi tha se personalisht për të dhe për shumicën është e vështirë sot me ditë a me qeshë a me qajt.

“A me qeshë që erdhi dita 10 vite më vonë më ardh në të njëjtën foltore e me mbrojt ti “Zajednicën, a është kjo për më qeshë që ti vjen e na tregon së çfarë propozimi të mirë ke pranuar për zajednicën, a është më qajtë për 10 vite, një dekadë e humbur të Kosovës, të mundësive të këtij vendi, të dhunës, të përçarjes të shoqërisë që ke instaluar në çdo pore të jetës, të jetëve të humbura që ti iu ke prirë e i ke mashtruar duke e kundërshtuar këtë “Zajednicë” të cilën sot ke ardh me e mbrojt, me arsyetua edhe me lavdërua me mbështetë”,tha Krasniqi.

Ai tutje tha se nuk tregove se çka përmban drafti se për atë të kemi thirrur duke ju referuar Kurtit, dhe duke i thënë tutje se transparenca është thelbësore, duke ia rikujtuar se është dashur që vetë të lajmërohet për raportim në kuvend.

“Arsyeja themelore është transparenca. Ju ke raportuar ambasadorëve, e jo deputetëve, cila është esenca mos me ardhë në Kuvend, e më të thirr, është dashtë vet me ardhë. Është hera e 2-3 që të thërrasim në seanca e ti vjen i ngarkuar nga e kaluara, sillesh si reporter, si gazetar”, tha Krasniqi.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Abdixhiku: Kurti paska vendosur t’i flasë masës së vet

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit, “ku paska vendosur t’i flasë masës së vet”.

Ai tha se ka vështirësi ta kuptoj kundërthënien e kryeministrit Kurti, sikundër tha ai, në vazhdimësi, të llojit: “jam i gatshëm ta nënshkruaj qysh sonte, por s’e kam pranuar”.

“Megjithatë e kuptoj gjuhën për masës, por është e trishtë, por kjo s’është brenga ime”, deklaroi Abdixhiku.

Sipas tij, tanimë po bëhen dy javë që nga pranimi i draft-propozimit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

“Akti i pranimit të këtij dokumenti nga kryeministri i Kosovës, në prani të udhëheqësve të tre shteteve kryesore evropiane dhe jo vetëm, ka natyrë të një zotimi ndërkombëtar që nis si zotim institucional i popullit të Kosovës i shprehur nëpërmjet përfaqësuesve të tij, përkatësisht kryeministrit të vendit”, deklaroi Abdixhiku.

Kurti: Në dialog duhej qasje e re, ku në qendër ishte njohja reciproke

0

Kryeministri Kurti në fillim të fjalimit të tij tha se çdo herë me kërkesën e deputetëve të Kuvendit ka raportuar lidhur me takime që ka pasur me përfaqësuesit e nivelit të lartë BE-së, në Bruksel për rezultatet e tij.

“Dialogu për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë është një proces i cili ka nisur në mars të viti 2011. Një dekadë e dialogut solli marrëveshje të titulluar si: Marrëveshje e konkluzione. Por ajo që do të veçohej ishte marrëveshja e 19 prillit të vitit 2013 për Asociacionin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, e cila, me gjithë kundërshtimin e LVV-së e jo vetëm, e pati kaluar ky kuvend me 2/3 në detyrim ligjor ndaj partnerëve ndërkombëtarë”, deklaroi Kurti, derisa vuri në dukje marrëveshjen e vitit 2015 që iu shtua sikundër tha ai, kompetencat e Asociacionit, të cilat Gjykata Kushtetuese i gjeti shkelje në 23 nene.

Ai më tej theksoi se marrëveshjet tjera janë bërë nën supozimin për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë, si dhe por integrimin e veriut të Kosovës.

Kurti më tej foli për procesin e dialogut që nga koha kur ai ka qeverisur me vendin.

“Nga marsi i vitit 2021, kur kemi marrë qeverinë, kemi thënë se na duhet një qasje e re në dialog, një qasje parimore si palë të barabarta, ku në qendër është njohja reciproke.

Kurti: Marrëveshja ka njohjen ’de facto’, është trashëgim nga dialogu i kaluar

(E plotësuar) Kryeministri Kurti, në seancën e Kuvendit, më tej foli për procesin e dialogut që nga koha kur ai ka qeverisur me vendin.

“Nga marsi i vitit 2021, kur kemi marrë qeverinë, kemi thënë se na duhet një qasje e re në dialog, një qasje parimore si palë të barabarta, ku në qendër është njohja reciproke.

Kurti mes tjerash vuri në pah fokusin e qeverisjes së tij e cila ishte zhvillimi ekonomik dhe sundimi i ligjit.

Sipas tij, suksesi demokrati e zhvillimi ekonomik i kontribuon edhe integrimit të veriut të vendit, teksa shtoi se kriminelët e të gjitha etnive i lufton sundimi i ligjit të drejtë.

Kurti, megjithatë tha se sundimi i ligjit do të vazhdojë pavarësisht zhvillimit të dialogut, si veçori prej qeverive të kaluara si dhe rezultati i dialogut në këto dy vite.

Kryeministri Kurti më tej foli për marrëveshjen e arritur së fundmi në Bruksel e Ohër.

“Dy vite të qeverisjes sonë kanë sjellë një marrëveshje. Ajo është marrëveshja e arritur më 27 shkurt të këtij viti e cila ka edhe aneksin zbatues të Ohrit të 18 marsit”, deklaroi Kurti.

Kurti tha se kjo marrëveshje ka në brendi njohjen ‘de facto’ nga Serbia, derisa shtoi se neni 7 është i trashëguar nga dialogu i dekadës së kaluar.

Kryeministri Kurti më tej foli për marrëveshjen e arritur së fundmi në Bruksel e Ohër.

“Dy vite të qeverisjes sonë kanë sjellë një marrëveshje. Ajo është marrëveshja e arritur më 27 shkurt të këtij viti e cila ka edhe aneksin zbatues të Ohrit të 18 marsit”, deklaroi Kurti.

Kurti tha se kjo marrëveshje ka në brendi njohjen ‘de facto’ nga Serbia, derisa shtoi se neni 7 është i trashëguar nga dialogu i dekadës së kaluar, si dhe rezultati i dialogut në këto dy vite.

“Qëndrimi i qeverisë ka qenë zbatimi i plotë i marrëveshjes së arritur në Bruksel e në Ohër”, tha Kurti, teksa njoftoi për takimin e tij me pesë emisarët evropianë e amerikanë, mbajtur më 21 tetor të këtij viti, të cilët kishin ofruar një plan për ecjen përpara.

“Ky plan përfshinte propozim për një draft-statut të nenit 7 në lidhje me nenin 10 të marrëveshjes”, tha kryeministri Kurti, të cilin e vlerësoi si të hartuar me kujdes në frymën kushtetuese.

Kurti: Emisarët na e kanë propozuar një draft që nuk është Zajedenicë

(E plotësuar) Kryeministri Kurti tha me këtë rast se emisarët e kanë propozuar një draft.

“Ky dokument përfaqen unitetin trans-atlantik. Vet zyrtarë të lartë të shteteve sponzoruese kanë marrë pjesë në hartimin e tij. Ma kanë bërë shume të qartë se drafti është shkruar për të qenë në harmoni me bërë Kushtetutën, letrën e Frederica Mogherinit, qëndrimin Schole e Escobar dhe më thanë që është në përputhje me ligjet e Kosovës,por une iu kam dhanë garanci emisarëve qe nuk do ta publikoj atë”, tha Kurti.

“Por mund t’ju them se drafti ka qartësi për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, ku serbet do të jetojnë në përputhje me aspiratat multi-etnike të Kushtetuëe dhe pa qëllim tjetër dëmtues dhe minues për Republiën e Kosovës. Kjo na e bënë të qartë se nuk është Zajedenicë”, tha kryeministri kurti.

Liverpool beson se mund të nënshkruajë Mbappen në verë

0

Liverpool është optimist se mund të përfundojë një marrëveshje të jashtëzakonshme për Kylian Mbappe verën e ardhshme, sipas një raporti, me lojtarin që do të bëhet agjent i lirë në fund të sezonit.

E ardhmja e Mbappe te PSG është dukur gjithnjë e më e pasigurt pasi u lidh shumë me një largim nga parisienët këtë verë. Al-Hilal bëri një ofertë rekord botëror prej 257 milionë paundësh për sulmuesin francez, ndërsa Real Madrid ishte gjithashtu një destinacion i përfolur.

Ish-fituesi i Kupës së Botës 2018 madje u dëbua për të luajtur me ekipin B të PSG-së pasi u zhvillua një grindje mes tij dhe klubit, por tani për tani ai është kthyer në ekipin e parë nën drejtimin e trajnerit Luis Enrique.

Është ende e paqartë nëse ai do të nënshkruajë një zgjatja e kontratës para fundit të sezonit, megjithëse lojtari dhe klubi kanë mbajtur “marrëdhënie paqësore” që nga rikthimi në gusht dhe mundësia e një zgjatjeje “nuk po përjashtohet”, sipas “L’Equipe”.

Megjithatë, raporti shton se Liverpool po shpreson se mund të përfitojë nga pasiguria rreth të ardhmes së Mbappe-s, duke thënë se ata “nuk e kanë ndërprerë kurrë kontaktin me rrethin e lojtarit” që nga një lëvizje e dështuar për të në 2017. Kjo erdhi përpara transferimit të tij prej 200 milionë paundësh te PSG nga Monaco, kur Jurgen Klopp thuhet se ka zhvilluar bisedime me Mbappe përpara se ai të vendoste të transferohej në kryeqytetin francez.

Liverpool gjithmonë ka besuar se mund të nënshkruajë me Mbappe një ditë që nga ato negociata, me të kuqtë të lidhur vazhdimisht me francezin në sezonet e fundit.

“L’Equipe” shton se do të ishte një “surprise” për të parë Mbappe në “Anfield” sezonin e ardhshëm, por shton se situata mund të ndryshojë deri në verën e ardhshme.

Raporti shton se Mbappe do të “shqyrtojë me kujdes të gjitha opsionet” përpara se të marrë vendimin e tij, dhe se Real Madrid do të jetë një nga favoritët për të marrë nënshkrimin e tij.

Liverpool-i ka pasur një fillim të mirë të sezonit me 23 pikë nga dhjetë ndeshjet e tyre të para dhe disa paraqitje të shkëlqyera nga sulmuesit e tyre Mohamed Salah, Darwin Nunez, Diogo Jota dhe Cody Gakpo, por të kesh një superyll si Mbappe në arsenalin e tyre do ta çonte skuadrën në nivelin tjetër.

Kjo vjen pasi Mbappe përfundoi i treti në ceremoninë e Topit të Artë pas Erling Haaland të Manchester City dhe Lionel Messi. Albanian Post

Tre nëntori, dita kur Skënderbeu la betejën e Nishit dhe u nis për Krujë

0

3 nëntori 1443 është një datë historike për Shqipërinë, pasi kryetrimi shqiptar Gjergj Kastriot-Skënderbeu do të linte betejën e Nishit dhe do të nisej për në Krujë, ku më pas edhe do të luftonte kundër osmanëve për 25 vite me radhë.

Epoka e Skënderbeut e shekullit 15 dhe vetë figura e tij ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe në rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre.

Nën udhëheqjen e Skënderbeut, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi.

Ai mbetët heroi më i madh i shqiptarëve dhe themeluesi i shtetit mesjetar shqiptar. / abcnews

Isni Kilaj po mbahet në bazën e EULEX-it në Fushë-Kosovë, dyshohet për ndërhyrje në dëshmitarë

0

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është arrestuar mbrëmë nga EULEX-i, por që i njëjti akoma nuk ka udhëtuar për në Hagë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar familjari i Isniut, Sedat Sahitaj, i cili tha se ish-kryetari po dyshohet për  ndërhyrje në dëshmitarë.

“Akoma nuk ka shkuar për në Hagë, është në bazën e EULEX-it në Fushë Kosovë. Ndërhyrje në dëshmitarë apo në pengim të drejtësisë”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se dje, Gjykata Speciale e ka bastisur shtëpinë e Kilajt, ndërsa gjatë javës janë kryer bastisje edhe te Artan Behrami, Bashkim Smakaj dhe Blerim Shala, te tre ish-këshilltarë të ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren