22.8 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 1371

Ish-ambasadori amerikan: BE-ja duhet të ndalojë së përkdheluri Vuçiqin

0

Mbi një muaj janë bërë nga sulmi terrorist në veri të Kosovës, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Edhe pse kanë kaluar mbi një muaj nga sulmi terrorist ende nuk është marrë asnjë masë ndaj Serbisë, e cila ka mbajtur edhe ditë zie për terroristët e vrarë.

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ndalojë përkëdheljen e Vuçiqit.

“Pjesë interesante për pjesëmarrjen serbe në një sulm terrorist në Banjska të Kosovës që vrau një polic. BE me të vërtetë duhet të ndalojë së përkdheluri Vuçiqin”, ka thënë ai në platformën ‘X’.

Xhaka: 8 fitore radhazi, kjo është ajo për çka po flas!

0

Granit Xhaka po kalon momente të shkëlqyeshme me Bayer Leverkusenin, në sezonin e tij të parë pasi u rikthye në Bundesligë pas eksperiencës pozitive që e pati në Angli me Arsenalin.

Ylli kosovar është njëri prej lojtarëve kryesorë të ekipit të Xabi Alonsos, i cili lëshoi pikë vetëm në barazimin 2:2 me Bayern Munichun, shkruan “Gazeta Express”.

Leverkuseni e mposhti në fundjavë Freiburgun me rezultat 2:1 falë golave të Florian Wirtz e Jonas Hofmann për të mbetur ekipi i vetëm i pamposhtur në këtë sezon në nëntë ndeshje të luajtura.

Dhe, Leverkuseni e arriti për herë të parë në histori serinë prej tetë fitoresh radhazi.

E kjo arritur pa dyshim se e ka gëzuar përfaqësuesin zviceran, i cili shpreson që ekipi kuqezi të vazhdojë me ritëm të njëjtë.

“8 fitore radhazi. Kjo është ajo për çka jam duke folur. Faleminderit për mbështetjen e madhe”, shkroi në rrjetet sociale ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit.

Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e 18-vjeçares në Prizren

0

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur një 18-vjeçare në Prizren, që është zhdukur.

Bëhet fjalë për Genta Berishën.

 

 

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Prizren, 30 tetor 2023

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve Rajonale, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim lokalizimin e saj, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i zhdukur është:

 

 

• GENTA (Fejzi) BERISHA e  lindur me 09.07.2005  në Prizren.

• PERSON I ZHDUKUR

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029  244 355-Drejtoria Rajonale Prizren

 

 

– E-mail adresa: [email protected]

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

MASHTI liron disa studentë nga pagesa e Menzës dhe banimit në konvikte

0

Studentët që janë fëmijë të dëshmorëve, të invalidëve të luftës, të familjeve me asistencë sociale dhe studentët me nevoja të veçanta lirohen nga pagesa e banimit në konvikte dhe pagesa e ushqimit në menzë.

Kështu ka marrë vendim ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Me qëllim të mbështetjes dhe asistencës së disa kategorive të studentëve, kam nënshkruar vendimin për lirimin nga pagesa e banimit dhe të ushqimit në mensë të Qendrës së Studentëve në Prishtinë”, ka shkruar Nagavci në profilin e saj në Facebook.

Sipas Nagavcit, studentët e familjeve përfituese të asistencës sociale duhet të parashtrojnë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë kërkesën për lirim përkatës nga pagesa e caktuar me konkurs.

 

Përveç këtyre kategorive të studentëve, studentë tjerë të liruar nga pagesa e banimit në konvikte janë ata të Parlamentit Studentor të UP-së dhe studentët banues që janë më shumë se një studentë nga një familje, ku njëri prej tyre lirohet nga kjo pagesë.

Si përfundim, Nagavci ka bërë të ditur se do të vazhdojnë angazhimin e përkrahjen e pakursyer për studentët.

Sulmet izraelite në Gaza: Shkon në gati 8 mijë numri i viktimave

0

Duke marrë të dhënat nga burimet në enklavën e kontrolluar nga Hamasi, ministria e Shëndetësisë palestineze ka bërë të ditur se që nga nisja e konfliktit më 7 tetor numri i të vdekurve është rritur në 7,960 persona.

Sipas raportit të ministrisë gati 73% të të vrarëve janë popullsi e cënueshme, përfshirë fëmijë, gra e të moshuar.

Ndërkohë, është raportuar edhe për më shumë se 20,000 persona të plagosur, ndërsa është bërë e ditur se numrin e viktimave përfshihen edhe 116 personel mjekësor pasiqë sulmet ushtarake kanë goditur shumë spitale.

Ministria palestineze poashtu ka njoftuar se u është kërkuar evakuiimi 24 spitaleve në Gazën veriore.

Në anën tjetër, nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze është njoftuar se janë pranuar 10 kamionë ndihma me furnizime ushqimore dhe nevoja mjeksore përmes pikës kufitare Rafah. Kujtojmë se, numri i përgjithshëm i kamionëve të pranuar deri më tani ka arritur në 94.

Lirohen nga akuza për korrupsion menaxheri i prokurimit në Malishevë

0

Gjykata Themelore në Gjakovë ka liruar nga akuza për korrupsion Nuhi Shalaj, menaxher i zyrës së prokurimit në Komunën e Malishevës.

Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të hënën nga gjykatësi Drilon Haraçia, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Gjatë shqyrtimeve gjyqësore, ku janë mbajtur një mori i shqyrtimeve gjyqësore dhe janë administruar provat, gjykata ka ardhur në përfundim se për të akuzuarin Nuhi Shalaj nuk ka mund të vërtetoi se ka kryer veprën penale, për shkak se fillimisht nuk kemi dashjen e kryerjes së veprës penale, po ashtu nuk është vërtetuar që dy operatorët kanë aplikuar në tender si individual apo grupor si dhe nuk kanë përfitim nga ana e të akuzuarve”, ka thënë gjykatësi Haraçia.

Sipas aktgjykimit, shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të mjeteve buxhetore të gjykatës.

Kundër këtij aktgjykimit, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh në Gjykatën e Apelit.

Në këtë rast akuzohej edhe Avni Stublla, por në fjalën përfundimtare, prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni është tërhequr nga ndjekja penale ndaj tij.

Sipas aktakuzës së ngritur më 9 mars 2022, Nuhi Shalaj në cilësinë e menaxherit të zyrës së prokurimit në Komunën e Malishevës, akuzohet se ia ka mundësuar një operatori ekonomik në mënyrë të kundërligjshme ta fitojë një tender për rregullimin e varrezave në lagjen “Hoti” në Komunën e Malishevës, i cili kapë vlerën e afro 20 mijë eurove. Kurse, për mashtrim në prokurim publik akuzohej biznesmeni Avni Stublla, pronari i njërit nga bizneset që fitoi tendering që është objekt i akuzës.

Shalaj akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, kurse Stublla ngarkohej me veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Prokuroria e Hagës me bastisje në shtëpitë e ish-këshilltarëve të Thaçit, Bashkim Smaka e Blerim Shala

0

Prokuroria e Specializuar e Hagës po realizon bastisjes në shtëpitë e së paku dy ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Bashkim Smaka e Blerim Shala.

Lajmin e kanë konfirmuar disa burime të ndryshme për gazetën Nacionale.

Nacionale ka siguruar edhe fotografi nga shtëpia e Smakës ku po qëndron një veturë e EULEX-it.

Avokati Artan Qerkini i ka konfirmuar bastisjet në një deklaratë për Nacionalen.

“Është duke ndodhur një bastisje, por asnjë informacion tjetër nuk mund të ndajë për momentin”, ka thënë ai.

Nacionale ka sigruar edhe pamje nga shtëpia e Smakës.

Prokuroria e Specializuar e Hagës kohëve të fundit ka pasur disa aksione të ndryshme të ngjashme.

ZPS-ja ua ka konfiskuar telefonat një pjese të madhe të ish-ushtarëve të UÇK-së, përfshirë edhe komandantin e zonës së Llapit, Rrustem Mustafa.

Bastisje kishte pasur edhe në shtëpinë e heroit Fahri Fazliu dhe në familjen e Hakif Zejnullahut.

Krejt këto aksione ata i kanë arsyetuar me tentimet për të ndikuar në dëshmitarë.

Së fundmi, Prokuroria e Hagës ka arrestuar Sabit Januzin e Ismet Bahtijarin, me pretekstin se kanë tentuar të ndikojnë tek një dëshmitar.

Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi janë arrestuar më 5 tetor të këtij viti në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë (DHSK), ku janë dërguar në qendrën e paraburgimin.

Ata po dyshohen se u përpoqën ta “bindnin një dëshmitar të mos dëshmonte” në gjyqin e Dhomave të Specializuara.

Në paraqitje e tyre të parë, dy të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që po rëndojnë ndaj tyre.

“Jo, fajtor”- u deklarua fillimisht Ismet Bahtijari.

Pas tij, i pafajshëm u deklarua edhe Sabit Januzi.

“Deklarohen plotësisht i pafajshëm për çdo lloj aktakuze që është ngritë kundër meje”- tha Januzi.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot, vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Ndryshe, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, më 17 tetor, ka vazhduar dëshminë dëshmitari 30-të. Ndërkohë që kjo seancë nga fillimi deri në përfundim ishte e mbyllur.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, në fund të seancës së 17 tetorit paralajmëroi se seanca e radhës është më 30 tetor (sot).

Sipas përmbledhjes së lexuar në gjykatë, dëshmitari është ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndryshe, as më 16 tetor nuk ka dëshmuar dëshmitari i 29-të në edhe pse ishte caktuar që dëshmia e tij të dëgjohej këtë ditë.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë pritet të mbahen dy seanca, sot dhe nesër, transmeton RTKlive.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Fury e mposht Ngannoun, mbetet i pamposhtur

0

 

Bokseri Tyson Fury mbetet i pamposhtur në kuadër të peshave të rënda.

Fury në mesnatën e sotme triumfoi ndaj Francis Ngannous, pas 10 raundeve, në sfidën që u zhvillua në Arabinë Saudite.

Fury fitoi me vendim të gjyqtarëve, raporton Klankosova.tv.

Këto ishin votat e gjyqtarëve: 95-94 Ngannou, 96-93 Fury, 95-94 Fury

Tyson Fury tani ka 34 fitore dhe një barazim, dhe kështu mbetet akoma i pamposhtur.

 

La Fazani fitues i Festivalit të Këngës në RTK

0

Konkurrenti “La Fazani” me këngën “Oj Kosovë” është shpallur fitues i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK, teksa vendi i dytë i ka takuar Angus Dei me këngën “Një zemër për dy”

 

Çmimi kryesor i edicionit të parë dhe historik të Festivalit të Këngës në RTK i takoi konkurrentit La Fazani me këngën “Oj Kosovë”. Trofeu i këtij edicioni atij iu nda nga kryeministri i Republikës, Albin Kurti.

“Kaq shumë energji dhe bukuri për më shumë se dy orë në skenën e cila është më e madhja në Kosovë. Përjetim i paharrueshëm por edhe përvojë shumë e veçantë besoj për secilin nga ne që ishim këtu”, tha Kurti pak çaste para ndarjes së çmimit kryesor.

Ndërkaq, çmimi i dytë iu dha konkurrentes Angus Dei, së cilës ia ndau drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

“Ky është një çmim – kthim borxhi për të gjithë ata artistë që kanë marrë çmime nga Radio Televizioni i Shqipërisë”, ka thënë Ahmetxhekaj.

Sponsori i Festivalit të Këngës, “Flori Diamonds” e bëri të mundur ndarjen e medaljonit të famshëm me shqiponjën dy krenare me 500 diamante, 324 të bardhë dhe 124 të zinj për fituesin e këtij edicioni, La Fazani.

Çmimi i tretë i festivalit shkon për Albin Nikprelaj

Albin Nikprelaj me këngën “Ajo” ka marrë çmimin e tretë të Festivalit të Këngës në RTK në edicionin e tij të parë. Çmimi iu nda nga tre prezantueset e tre netëve të festivalit, Edona Kasapolli, Anjeza Shahini dhe Edona Reshitaj.

La Fazani merr Çmimin e Kryeqytetit

Çmimi i Kryeqytetit në Festivalin e Këngës i ka takuar konkurrentit “La Fazani” me këngën “Oj Kosovë”. Çmimi artistit iu nda nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Mrekulli me qenë këtu në Sallën e Pallatit të Rinisë, e cila ka pësuar nga një zjarr i madh, e nga ai ka dalë një feniks i madh që e keni bërë ju bashkë me stafin e Pallatit të Rinisë dhe Komunës së Prishtinës. Dhe në kë festival kemi artistë të mrekullueshëm si La Fazani”, ka thënë Rama teksa ka ndarë çmimin.

“Ky çmim jepet sepse Prishtina është bërë me festival dhe drejtori i ‘Eurosong’-ut tha se një qytet është më i bukur kur bëhet me festival”, ka thënë Adi Krasta.

Saranda Alija merr Çmimin e Orkestrës

Saranda Alija me këngën “Mendoj ku je” është fituese e çmimit të Orkestrës. Ky çmim asaj iu dorëzua nga këngëtarja e njohur Shpresa Gashi. Pas pak ndahet çmimi i parë, çmimi i dytë, çmimi i tretë dhe çmimi i kryeqytetit.

Nis ceremonia e ndarjes së çmimeve, për herë të parë Orkestra voton

Ka nisur ceremonia e ndarjes së çmimeve të edicionit të parë në mbrëmjen finale të Festivalit të Këngës në RTK.

Për here të parë në historinë e festivaleve, organizatorët kanë vendosur që ta bëjnë pjesë të votimit edhe Orkestrën profesionale, e cila i ka shoqëruar këngët garuese dhe ato mysafire për tre netë me radhë.

Ajo që do ta ndajë çmimin e Orkestrës është këngëtarja e njohur, Shpresa Gashi.