35.8 C
Prizren
E hënë, 15 Korrik, 2024

Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot, vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Ndryshe, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, më 17 tetor, ka vazhduar dëshminë dëshmitari 30-të. Ndërkohë që kjo seancë nga fillimi deri në përfundim ishte e mbyllur.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, në fund të seancës së 17 tetorit paralajmëroi se seanca e radhës është më 30 tetor (sot).

Sipas përmbledhjes së lexuar në gjykatë, dëshmitari është ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndryshe, as më 16 tetor nuk ka dëshmuar dëshmitari i 29-të në edhe pse ishte caktuar që dëshmia e tij të dëgjohej këtë ditë.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë pritet të mbahen dy seanca, sot dhe nesër, transmeton RTKlive.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Futbollisti Xhuljo Mehmeti i bashkohet Lirisë së Prizrenit

Futbollisti Xhuljo Mehmeti është transferi i radhës te "Liria" e Prizrenit, për sezonin 2024/25. "Xhuljo, një mesfushor ofensiv me përvojë të gjatë në futbollin shqiptar,...

Prizren: Përfundon ndërtimi i fushës së futbollit në Shkollën e Mjekësisë ‘Luciano Motroni’

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka përfunduar ndërtimi i fushës së futbollit në Shkollën e Mesme të Lartë të Mjekësisë "Luciano Motroni" në...

Lajmet e Fundit