22 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 1370

Moti sot me diell dhe vranësira

0

Në Kosovoë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës ka bërë të ditur se vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të shoqerohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius

Messi e fiton për herë të tetë Topin e Artë

0

Topi i Artë është çmimi më i lartë individual i dhënë në botën e futbollit.

Disa nga lojtarët më të mëdhenj të historisë e kanë fituar çmimin, të cilin e prezanton revista franceze ‘France Football’.

Topi i Artë jepet çdo vit që nga viti 1956, me përjashtim të vitit 2020, kur nuk u dha për shkak të pandemisë COVID-19.

Karim Benzema e mori çmimin në vitin 2022, duke u bashkuar me Luka Modriq si lojtarët që kanë thyer tabunë e çmimit Lionel Messi/Cristiano Ronaldo për gati një dekadë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

LIVE:

  1. Victor Osimhen (Napoli)
  2. Bernardo Silva (Manchester City)
  3. Luka Modriq (Real Madrid
  4. Mohamed Salah (Liverpool)
    12. Robert Lewandowski (FC Barcelona)
    13. Yassine Bounou (Seville FC/Al-Hilal)
    14. Ilkay Gündogan (Manchester City/FC Barcelone)
    15. Emiliano Martinez (Aston Villa)
    16. Karim Benzema (Real Madrid/Al-Ittihad)
    17. Khvicha Kvaratskhelia (Napoli)
    18. Jude Bellingham (Borussia Dortmund/Real Madrid)
    19. Harry Kane (Tottenham/Bayern Munich)
    20. Lautaro Martinez (Inter Milan)
    21. Antoine Griezmann (Atlético de Madrid)
    22. Min-jae Kim (Napoli/Bayern Munich)
    23. André Onana (Inter Milan/Manchester United)
    24. Bukayo Saka (Arsenal)
    25. Josko Gvardiol (RB Leipzig/Manchester City)
    26. Jamal Musiala (Bayern Munich)
    27. Nicolo Barella (Inter Milan)
    28. Martin Odegaard (Arsenal)
    28. Randal Kolo Muani (Eintracht Francfort/Paris-SG)
    30. Ruben Dias (Manchester City)

22:35 – Tetë topa të artë për Messin – mrekullinë e tetë

Lionel Messi e ka fituar Topin e Artë për të tetën herë duke vënë një rekord të rëndë për t’u thyer.

Pas tij erdhën Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Argjentinasi fitoi pas rrugëtimit të lavdishëm në Katar, ku udhëhoqi kombëtaren e tij drejt triumfi të pritëshëm për vite nga ai – Kupën e Botës.

Ai i kishte realizuar shtatë gola dhe tri asistime në këtë kampanjë, ku edhe e fitoi Topin e Artë në këtë garë.

22:08 – Aitana Bonnmati, e fiton Topin e Artë në konkurrencën e femrave

Aitana Bonnmati, e ka fituar Topin e Artë, në konkurrencën e femrave.

Bonnmati u dallua si me Spanjën ashtu edhe me Barcelonën

Ajo fitoi La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës.

21:53 – City, skuadra më e mirë në botë

Skuadra më e mirë në botë nga France Football është shpallur Manchester City.

Qytetarët arritën ta fitojnë tripletën sivjet, duke e fituar Premier Ligën, FA Cup-ën dhe Ligën e Kampionëve.

Ky klub i ka madje sivjet i ka shtatë kandidatë për Topin e Artë.

21:40 – Haaland, shpallet sulmuesi më i mirë

Futbollisti Erling Haaland e ka fituar çmimin “Gerd Muller”, si sulmuesi më i mirë i vitit.

Haaland, ishte protagonist në tripletën e Manchester Cityt në sezonin e kaluar.

Norvegjezi përgjatë sezonit të shkuar ka shënuar 56 gola.

21:31 – Emiliano Martinez, portieri më i mirë në botë

Portieri argjentinas, Emiliano Martinez, është shpallur portieri më i mirë në botë.

Ai fitoi pas performancave heroike në Kupën e Botës “Katari 2022”.

21:05 – Vinicius Junior merr çmimin për vepër humanitare

Vinicius Junior është shpërblyer me çmimin Socrates për veprën e tij humanitare.

Ai u përgëzua për punën që e ka bërë me fëmijët e vegjël në vendlindjen e tij në Brazil.

Ylli i Real Madridit vetë e përmendi në fjalimin e tij që vjen nga favelat, dhe foli për rëndësinë e kësaj veprimtarie.

21:02 – Jude Bellingham shpallet lojtari më i mirë i ri

Jude Bellingham e ka marrë çmimin e lojtarit më të mirë të ri, “Golden Boy” dhënë nga revista France Football.

Ai shkëlqeu sezonin e kaluar me Borussia Dortmundin teksa sivjet u transferua te Real Madridi.

Jama Musiala u rendit i dyti më i miri pas anglezit.

20:01 – Haaland, arrin i buzëqeshur në ceremoninë e “Topit të Artë”

Erling Haaland ka arritur në ceremoninë e Topit të Artë, duke buzëqeshur.

Haaland së bashku me Lionel Messin është favorit për çmimin e më të mirit.

20:00 – Kvaratskhelia: Messi e meriton Topin e Artë

Khvicha Kvaratskhelia, ka thënë se Lionel Messi e meriton Topin e Artë për këtë vit.

Leo Messi e meriton ta fitojë Topin e Artë. Ai e fitoi Kupën e Botës, dhe nuk kam fjalë që ta përshkruajë atë se çka ka bërë, pa fjalë”, ka thënë Kvaratskhelia

Përndryshe, gjeorgjiani është renditur në vendin e 17-të nga revista francize “France Football”.

19:00 – Ronaldo, lojtari i fundit i Premier Leagues që e fitoi Topin e Artë

Cristiano Ronaldo është lojtari i fundit nga Premier League që e ka fituar Topin e Artë.

Ronaldo e fitoi këtë çmim 15 vite më parë, si lojtar i Manchester Unitedit.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan

Arrestohen katër persona pasi e rrahën një tjetër në Dragash

0

Katër persona janë arrestuar pasi që dje e kanë sulmuar një tjetër fizikisht në Dragash.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se gjatë përleshjes është dëmtuar dera e hyrjes së një objekti.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Sali Berisha ankohet ndaj vendimit të SPAK-ut

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u ankua të hënën në Gjykatën e Posaçme të Apelit ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila ia caktoi atij masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”.

Më 22 tetor, SPAK-u i vendosi këto masa ndaj tij pas një hetimi nën dyshimet se Berisha ishte përfshirë në “korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim” gjatë privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Avokati i tij, Genc Gjokutaj, e akuzoi të hënën SPAK-un se e ka shkelur ligjin me vendimin për verifikimin e masës së sigurisë ndaj Berishës dhe duke mos e publikuar atë vendim.

Më 26 tetor, SPAK-u e urdhëroi ish-kryeministrin të paraqitet dy herë në muaj para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjithashtu, gjykata ka urdhëruar që Berisha “të mos largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizim të gjykatës si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës dhe i dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit”./rel/

Magic Johnson është miliarder tashmë sipas Forbes, i katërti sportist në histori

0

Ish-ylli i basketbollit amerikan, Magic Johnson, është shpallur miliarder nga Forbes, duke e bërë atë vetëm atletin e katërt në histori, që i bashkohet klubit ekskluziv.

Revista e biznesit vlerëson pasurinë e Johnson në rreth 1.2 miliardë dollarë.

Miliarderët e tjerë sportistë janë lojtarët e NBA, Michael Jordan dhe Lebron James, si dhe lojtari i golfit Tiger Woods.

Johnson ka investime në kompani të shumta, duke përfshirë aksione pronësie në ekipe të ndryshme sportive.

Por Forbes thotë se aksionet e tij në një kompani të sigurimit të jetës mbajnë pjesën më të madhe të pasurisë së tij.

64-vjeçari kishte një nga karrierat më ikonike në historinë e NBA, përpara se të tërhiqej në vitin 1996, por ishte jashtë sportit ku ai fitoi shumicën e parave të tij.

Forbes thotë se Johnson ka fituar 40 milionë dollarë nga karriera e tij në NBA.

Johnson ka aksione pronësie në tre ekipe sportive me bazë në Los Angeles, duke përfshirë Los Angeles Dodgers të MLB.

Jashtë sportit ai ka investime në Starbucks, Burger King, 24 Hour Fitness dhe kompaninë e sigurimit të jetës EquiTrust.

Johnson thotë se mund të ishte bërë miliarder më shpejt nëse nuk do të kishte refuzuar aksionet e Nike kur po hynte në NBA në vitet 1970. Ai bëri një marrëveshje me Converse, e cila i ofroi atij 100,000 dollarë në vit, në vend të kësaj.

“Familja ime nuk erdhi nga paratë, kjo është një gjë që na lëndon ndonjëherë. Kur nuk vjen nga paratë, nuk e di. Unë as nuk e dija se çfarë aksionesh [ishin] në atë kohë”, Johnson tha në podcastin All The Smoke në fillim të këtij viti.

“Kështu që i kalova aksionet. A mund ta imagjinoni? 45 vjet, 5 miliardë dollarë ai aksion do të kishte vlerë sot”. Albanian Post

Ndërron jetë veprimtari i çështjes kombëtare dhe ushtari i orëve të para të UÇK-së, Riza Vata

0

Ka ndërruar jetë të hënën veprimtari i çështjes kombëtare, Riza Vata nga Sallagrazhda e Suharekës.

Lajmi për vdekjen e Vatës e kanë bërë me dije familjarët e tij.

“Sot pushoi së rrahuri zemra e bacit Riza, veprimtarit të hershëm të çështjes shqiptare, ish-të burgosurit politik dhe ushtarit të orëve të para të UÇK-së. Tërë ditët e jetës së tij para çlirimit të Kosovës ishin përpjekje, sakrificë, mund, burg, luftë dhe dashuri për vendin. Ndërsa ditët pas çlirimit të Kosovës ishin spital dhe shërim i tërë asaj sakrifice për Kosovën, pa i marrë asgjë Kosovës, asnjë pagë, duke jetuar si Kosova jonë e varfër dhe më shumë plagë. Lamtumirë Baci Riza”, ka njoftuar avokati Labinot Vata, familjar i bacës Riza.

Prizren, arrestohen katër persona për kanosje dhe uzurpim të pronës

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona fshatin Serbicë e Ulët të Prizrenit, pasi të njëtit dyhsohen për “Uzurpim i paligjshëm pasurisë se paluajtshme” dhe “Kanosje”.

Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore dhe janë ndërmarrë te gjitha masat e duhura ligjore.

“Pas identifikimit te personave te përfshirë ne rast ,te njëjtit shoqërohen ne Stacionin Policor Prizren Veri dhe intervistohen lidhur me rastin”.

“Te dyshuarit H.SH dhe djali i tije F.SH .kishin hyrë ( e kishin uzurpuar) një parcelë ( toke bujqësore) duke e livruar te njëjtën me traktor, Lidhur me parcelën ne kontest , te dyshuarit dhe i dëmtuari e kane ne shqyrtim një lende ne Gjykatën Themelore ne Prizren”.

“Ne baze te dokumenteve valide (Liste poseduese) e lëshuar nga organet kompetente kjo parcelë figuron ne emrin e te dëmtuarit Z.G, përderisa te dyshuarit pretendojnë se parcela është e tyre dhe te njëjtën e shfrytëzojnë qe plot 70 vite”.

Me aktvendim me shkrim te Prokurorit te Shtetit ,te dyshuarit F.SH i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë.

Me date 29 .10.2023 serish njoftohet ne polici se rasti është përsëritur dhe ka eskaluar edhe ne :” Kanosje” ne mes te palëve te përfshira.

“Pas inicimit te rastit ,dhe ndërmarrjes se veprimeve te nevojshme dhe njoftimit te Prokuror i Shtetit ,nga i njëjti me aktvendim me shkrim u shqiptohet masa e ndalimit policor edhe te dyshuarëve:

H.SH,M.SH dhe I.SH dhe kundër te njëjtëve është ngritur KALLEZIM PENAL me dyshimin e arsyeshëm për kryerje te veprës penale “Uzurpim i paligjshëm pasurisë se paluajtshme” dhe “ Kanosja””.

Kurti ftohet për raportim në Kuvend lidhur me procesin e dialogut

0

Kuvendi i Kosovës e ka ftuar për raportim në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryesia e Kuvendit vendosi qe seanca për raportimin e Kurtit, pritet të mbahet të premten.

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se janë dakorduar për dy seanca.

“U dakorduam që të kemi dy seanca, ditën e enjte me pikat e pa përfunduara. Ndërsa seancë të re do të ketë të premten ku pikë e parë e rendit do të jetë raportimi i kryeministrit Kurti për dialogun Kosovë – Serbi”- tha ajo.

Ndërsa kryetarit i grupit tparlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se Kurti do të raportojë për takimet e fundit në Bruksel.

“Seanca do të mbahet ditën e premte, u pajtuam që ta ftojmë kryeministrin për raportim në Kuvend lidhur me takimet e fundit, çka ka pranu kryeministrit, dhe si kemi ardh deri te ky moment”- tha ai.

Kurse, Besnik Tahiri shef i grupit parlamentar të AAK-së, tha se raportimi i kryeministrit është i domosdoshëm.

“Diskutuam dy çështje me rëndësi. E shohim të rendësishme raportimin e Kurtit para Kuvendit për atë se çka ka ndodh në Bruksel. Ky raportim ëahtë i domosdomshëm jo vetëm për transparencën. Është e pafalshme në qoftë se veprimet dhe qasja në Bruksel ta dëmtojë vendin dhe të mos diskutohet në Kuvend”- tha ai.

Abelard Tahiri, shef i deputetëve të PDK-së tha se Kurti e ka obligim raportimin në legjislativ.

“Është obligim i kryeministrit që duhet ta respektojë rregulloren që të raportojë në Kuvendin e Kosovës. U dakorduam për ditën e premte”- tha ai./kallxo.com

Afrona Dika për qejfin e vjehrrës, tregon se është nuse tamam për shtëpi

0

Afrona Dika është një personazh shumë i njohur për publikun tonë.

Ajo u bë e njohur pas martesës me këngëtarin Blero, e pastaj edhe nga ndarja me të.

Afrona është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet.

Në footgrafinë e fundit ajo ka treguar se është nuse tamam për shtëpi./ORAinfo/

Naime Beqiraj dhe Alketa Gashi Fazliu fituese të çmimit të artë ndërkombëtar “Aleksandri i Madh” në Greqi

0

Poetja kosovare Naime Beqiraj dhe publicistja e gazetarja Alketa Gashi Fazliu janë nderuar mbrëmë në Greqi me medaljen e artë “Aleksandri i madh” , me të cilen nderohen personalitete të shquara nga e mbarë bota, njerëz dhe organizata për kontributet e tyre nga fusha e shkencës, letërsisë, politikës, arteve dhe sportit. Ky çmim i cili është nën kujdesin e UNESCO-s jepet që nga viti 1985.

Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore u mbajt në ishullin historik të Salaminës me prezencën e autoriteteve kulturore dhe bashkiake të qytetit dhe përfaqësueseve nga UNESCO.

E nderuar për marrjen e këtij çmimi është shprehur edhe shkrimtarja Naime Beqiraj e cila përmes një statusi në facebook është shprehur se këtë çmim ua dedikon profesorëve të saj të letërsisë e veçanërisht mësuesve të poezisë.

“Çmimi letrar dhe medalja ‘Aleksandri i madh’ që mu nda sonte solemnisht në një ambient mbresëlënës në ishullin Salamina të Greqisë, në mesin e një numri krijuesve nga mbarë bota, ma risolli në kujtesë Euripidin, birin e këtij ishulli, poetin e dramaturgjisë klasike greke të cilin vazhdoj tua sugjeroj për lexim studentëve e nxënësve të mi.
Çmimet letrare mund të ta përkëdhelin sedrën, mund të të gëzojnë për ndonjë çast, dikush nga padija do ta quaj edhe sukses, por bota e poezisë vazhdon të të shenjtërojë mes dhimbjeve e të papriturave

Këtë çmim ua dedikoj profesorëve të mi të letërsisë e veçanërisht mësuesve të poezisë.
Aleksandri (Leka i madh) i Olimpisë princeshës së epirotëve, vazhdon të mbretërojë i fuqishëm; ai që e pushtoi botën e asokohshme i antikitetit. Po, sepse ishte nxënës i bindur të mësuesit të poezisit – Aristotelit të pakrahasueshëm”, është shprehur Beqiraj.

Ndërsa Alketa Gashi Fazliu këtë cmim ia dedikon familjes së saj.

“Medalja e artë “Aleksandri i Madh”
GOLDEN MEDALS OF GREAT ALEXANDER and VERGINA
29 October 2023 / 39rd Award
Cmimin u’a dedikoj Molosias, Folesë e Bardit tim!
Mamit e babit që janë frymëzim i përditshëm.
dhe dashurisë së jetës sime!”, shkruan Alketa. / KultPlus.com