10.3 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 1394

Prizren/ 3 lëshime nga KEDS-i dhe dy nga Agjencia e Pyjeve në rastin ku kishte vdekur punëtori nga telat e rrymës

0

Eksperti i Sigurisë dhe Mbrojtjes në Punë, Azem Kyqyku ka thënë se ka gjetur tri lëshime nga KEDS-i dhe dy nga Agjencia Pyjore e Kosovës në ekspertizën për rastin e vdekjes së I.O nga teli i këputur i tensionit të lartë të energjisë elektrike.

Këtë konstatim Kyqyku e ka dhënë të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren ku akuzohen KEDS dhe Qemal Mehmeti se si pasojë e moskujdesjes për linjën elektrike dhe elementeve të saj të tensionit 10 KW ka vdekur punëtori i Agjencisë së Pyjeve, I.O.

“Unë mendoj që në ekspertizë në mënyrë të qartë janë evidentuar lëshimet e KEDS-it dhe lëshimet e Agjencionit Pyjor të Kosovës. Prej këtu shihen se janë të evidentuar 3 lëshime të KEDS-it dhe dy të Agjencionit Pyjor të Kosovës”, ka thënë Kyqyku, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, gjykatësja Vjollca Buzhala ka njoftuar se Prokuroria ka propozuar që ekspertiza e përpiluar nga eksperti i elektro-energjitikës Rasim Sopa dhe eksperti i mbrojtjes dhe sigurisë në punë, Azem Kyqyku të cilët e kanë dhënë në çështjen civile në këtë rast të adiministrohet si provë materiale.

Ndryshe, prezent në seancë nuk ishte eksperti Sopa, për të cilin gjykatësja Buzhala tha se i njëjti përmes telefonit ka arsyetuar mungesën e tij se nuk mund të jetë prezent për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Eksperti Kyqyku, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Elfete Purova ka thënë se në këtë rast nuk kanë dalë në vendin e ngjarjes për faktin se vendi i ngjarjes ka qenë tërësisht i ndryshuar.

Sa i përket përqindjes së përgjegjësisë në mes të KEDS dhe Agjencion Pyjor të Kosovës, eksperti Kyqyku ka thënë se këtë ia lë në vlerësim gjykatës.

Ai tha se për ekspertizën e përpiluar mendimin përfundimtar të çështjes e ka dhënë së bashku me ekspertin Sopa.

Eksperti ka pohuar se udhëheqësit e Agjencionit Pyjor në Prizren sipas skemës organizative nuk kanë organizuar si duhet kryerjen e punëve, respektivisht operacionet të fikjes së zjarri konform rregullave në punë.

Tutje, eksperti ka thënë se Agjencionit të Pyjeve të Kosovës i ka dërguar shkresë me të cilën kishte kërkuar të dhënat për pajisje personale mbrojtëse për të ndjerin I.O., punëtor i kësaj agjencie, por se nuk ka marrë përgjigje nga të njëjtit.

Pas kësaj, gjykatësja Buzhala seancën e sotme e ka ndërprerë, kurse seanca e radhës për këtë rast është caktuar të mbahet më 12 dhjetor 2023.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 5 mars 2019 ka ngritur aktakuzë ndaj personit juridik, Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike- KEDS Sh.A, si dhe Qemal Mehmetit, si përgjegjës i personit juridik, për veprën penale “asgjësimi, dëmtimi apo heqja e instalimeve publike”.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri KEDS, si person juridik më 29 tetor 2018 si pasojë e moskujdesjes së linjës elektrike dhe elementeve të saj të tensionit 10 KW, vdiq tani i ndjeri I.O nga teli i këputur prej tensionit të lartë.

Po ashtu, në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se i pandehuri Qemal Mehmeti në kuadër të autorizimeve për të vepruar në emër të personit juridik, si përgjegjës i rrjetit nën distriktin 10 KW në pjesën e fshatit Struzhë, nuk ka vepruar në pajisjet për instalimet, mbrojtësit e përçuesve elektrik, me ç’rast ka ardhur deri tek këputja e telit, i cili ka rënë në tokë ku ka gjetur vdekjen tani i ndjeri I.O.. /BetimipërDrejtësi

Dëshmitari i 30-të foli për strukturën e UÇK-së në Shqipëri dhe Pashtrik

0

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Michael Doyle, ka thënë se dëshmitari i 30-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, një ish-pjesëtar i UÇK-së, ka dhënë dëshmi, kryesisht, për strukturën komanduese të UÇK-së në Shqipëri dhe në Zonën e Pashtrikut.

Këtë deklarim Doyle e ka dhënë të enjten përmes informimit javor të DhSK-së për media, ku ka folur për aktivitetet kryesore të realizuara në këtë gjykatë gjatë një jave.

“Dëshmitari i 30-të i thirrur nga Prokuroria, dëshmitar i mbrojtur i cili deri tani ka dhënë dëshmi kryesisht në seancë private. Sipas përmbledhjes të lexuar në sallë të gjyqit, dëshmitari është ish-anëtar i UÇK-së dëshmia e të cilit ka të bëjë, ndër të tjera, me strukturën komanduese të UÇK-së në Shqipëri dhe në zonën e Pashtriku”, tha ai.

Ai tha se në të njëjtën çështje gjyqësore, më 10 tetor, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Prokurorisë që një dëshmitar të dëshmojë përmes videokonferencës dhe më 11 tetor miratoi pjesërisht një kërkesë tjetër të Prokurorisë që edhe një dëshmitar tjetër të dëshmojë përmes videokonferencës.

“Më 11 tetor, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Mbrojtjes së Krasniqit për pranimin si provë të një dokumenti shtesë që lidhet me dëshminë e një dëshmitari”, tha ai.

Doyle bëri me dije se gjithashtu, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Prokurorisë për kufizimin e kuadrit të marrjes në pyetje të dy dëshmitarëve në tema të caktuara, në bazë të rregullës 107.

“Kjo rregull përcakton se në qoftë se Prokuroria ka marrë informacion në mënyrë konfidenciale dhe vetëm për mbledhjen e provave të reja, informacioni nuk duhet të nxirret pa pëlqimin e dhënësit. Në qoftë se Prokuroria thërret dëshmitar në kuadër të kësaj rregulle, ajo mund të kufizojë edhe kuadrin e pyetjeve”, tha ai.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Michael Doyle, tha se seancat në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët rifillojnë të hënën, 16 tetor, në orën 09:00 dhe janë planifikuar të vazhdojnë deri të enjten.

Vijon fushata informuese për liberalizimin e vizave

0

Fushata Informuese për Liberalizimin e Vizave, pas Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit e Podujevës, vijoi ditën e sotme në Mitrovicë. Kjo fushatë po i informon qytetarët e Republikës së Kosovës për detajet më të hollësishme e informacionet e nevojshme mbi lëvizjen e lirë pa viza që do nisë nga 1 Janari i vitit 2024.

 

Ekipin lëvizës informues e vizitoi sot zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

Ai pa nga afër punën e cila po bëhet për informimin e qytetarëve. Të gjithë qytetarët e vendit pa dallim, duhet të jenë të informuar për rregullat e udhëtimit në zonën Shengen e të drejtat e tyre sa i përket lëvizjes së lirë pas 1 janarit 2024.

Duhet të kenë pasaportë biometrike valide, të qëndrojnë vetëm 90 ditë brenda periudhës prej 180 ditësh, të kenë dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit në zonën Shengen, mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit apo detajet e vendit ku do të qëndroni, detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese, nëse udhëtohet me veturë, dokumentacionin e nevojshëm të veturë dhe dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare.

Në mjetin e fushatës, qytetarët mund të bëhen pjesë e kuizit me pyetje rreth BE-së.

 

Nga janari pa viza, këto janë rregullat që kosovarët duhet t`i respektojnë

Nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtra. Udhëtimi pa viza nënkupton se mund të udhëtoni lirshëm në shtetet e zonës Shengen, por nuk do të mund të punoni.

Nga janari qytetarëve të Kosovës u mundësohet të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra në zonën Shengen, për shembull, si turist, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime afariste, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet të ngjashëm.

Parlamenti Evropian miratoi në prill të këtij viti vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, me çka edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje u përmbyllën.  Miratimi në Parlamentin Evropian ishte bërë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

Ja shtetet që do të mund të udhëtohet pa viza deri në 90 ditë:

Komisioni Evropian në vendimin për liberalizim kishte sqaruar se edhe pas liberalizimit të vizave, bartësit e pasaportave të Kosovës nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë, vend që nuk e njeh as pavarësinë e Kosovës, as pasaportat e saj.

Shtetet që përfshihen në vendimin për liberalizimin e vizave për kosovarët janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Norvegjia, Lihtensteini dhe Islanda.

Republika e Kosovës, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilës nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Kosova ishte vendim i vetëm në Ballkan që kishte më së shumti kritere për fituar liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

Komisioni Evropian, në vitin 2018, kishte konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.

Etapat deri te liberalizimi i vizave për Kosovën

Kosova ka kaluar disa etapa për të arritur liberalizmin e vizave

Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën

Komiteti LIBE voton pro rekomandimit të KE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian konfirmon mandatin për negociata me Këshillin e BE-së për liberalizimin e vizave dhe

Komiteti LIBE voton sërish për fillimin e negociatave me Këshillin e BE-së, për të vazhduar me hapat e mbetur për liberalizimin e vizave.

Ndërkaq hapat që ende nuk ka arritur procesi për heqjen e vizave e që duhet të arrihen janë:

Ambasadorët e BE-së votojnë për liberalizimin e vizave

Mbajtja e takimit trepalësh ndërmjet Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian

Ambasadorët e BE-së miratojnë marrëveshjen e arritur nga tri institucionet

Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave

Ambasadorët e BE-së votojnë me shumicë të thjeshtë për liberalizimin e vizave

Këshilli i Ministrave të BE-së miraton me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave

Akti ligjor nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian

Vendimi publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi dhe

Liberalizimi hyn në fuqi.

Policia shqiptare ndalon tifozë nga Kosova, kapen me tymuese e flakadanë në Morinë

0

Kontrolle të shtuara ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, në kuadër të planit të masave të Policisë, për garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësise publike, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri – Çeki.

Tentuan të futnin në vendin tonë, lëndë piroteknike dhe mjete prerëse, me qëllim përdorimin gjatë ndeshjes Shqipëri – Çeki, shoqërohen në ambientet e Policisë, 12 shtetas që lëviznin në mënyrë të organizuar me 2 automjete.

Sekuestrohen 43 kapsolla, 12 tymuese, 9 flakadanë dhe 2 mjete prerëse (thika).

Në kuadër të intensifikimit të punës në hyrje të vendit, me qëllim parandalimin e futjes së sendeve të kundërligjshme që mund të përdoren gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri – Çeki, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, kanë kaluar në vijë të dytë, për kontrolle të imtësishme, automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin E. A., 22 vjeç, banues në Preshevë, dhe automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin F. Ç., 30 vjeç, banues në Kosovë.

 

Prizren, hapet thirrja e dytë për aplikim në programin e bizneseve StartUp – Idea-to-Scale

0

Komuna e Prizrenit ka hapur thirrjen për aplikim në e inkubimit të bizneseve StartUp në Prizren, një program ndërmarrësie i njohur si “Idea-to-Scale”.

Përparësi në këtë thirrje do të kenë ndërmarrëset gra dhe vajza që dëshirojnë të jenë pjesë e një programi gjithëpërfshirës. Data e fundit e aplikimit për këtë program është 29 tetor 2023.

“Aplikantët e zgjedhur do të kenë mundësinë unike të marrin pjesë në kampin përgatitor për tri ditë me radhë. Mentorët ekspertë dhe profesionistë të fushës do të ofrojnë këshilla dhe udhëzime të çmuara për t’ju ndihmuar ta formoni vizionin tuaj në një koncept të realizueshëm të biznesit. Përfitimet që ju sjellë ky program janë: qasje në resurse, mentorim dhe udhëzim, mbështetje në zhvillim të idesë, si dhe qasje në fonde dhe investime”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Kriteri i kualifikimit janë: mosha mbi 18 vjeç; të kenë një ide biznesi; individë dhe/ose ekipe të frymëzuara që janë të gatshëm të marrin pjesë në aktivitete dhe ngjarje të organizuara në kuadër të programit dhe të jenë të përkushtuar gjatë gjithë kohëzgjatjes së kësaj thirrjeje; të jenë nga Komuna e Prizrenit’ përparësi do të kenë ndërmarrëset gra dhe vajza, bashkëthemeluese me një ide biznesi, produkt ose biznes në faza të hershme.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Konjufca ia liron udhëheqjen e seancës partive opozitare

0

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka lëshuar seancën e jashtëzakonshme, pasi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga kryeparlamentari, ose t`iu bëj thirrje publike ligjvënësve të pozitës që t’i përkrahin kërkesat e policisë, ose t`ia lirojë vendin ndonjë nënkryetari të opozitës.

Konjufca u pajtua me deputeten e PDK-së, duke thënë se po e liron karrigen, dhe seancën ta udhehqë njëri nga nënkryetarët e Kuvendit, i PDK-së ose i LDK-së.

“Pajtohem plotësisht me kërkesën tuaj. Seancën pra ta udhëheq ose nënkryetari i Kuvendit i PDK-së, nga ana e juaj ose i LDK-së”, tha Konjufca.

Pas kësaj, ende nuk është e qartë nëse do të vazhdojë seanca, apo njëri nga nënkryetarët e kuvendit nga radhët e opozitës do ta mbyll, për të vazhduar në ndonjë ditë tjetër.

Deputetja Musliu gjatë fjalimit të saj në Kuvend ka deklaruar se as kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufcës nuk është krejt i pafajshëm.

“Kryetar nuk jeni krejt i pafajshëm, ose bëni thirrje publike deputetëve tuaj që të përkrahin kërkesat e policisë ose lirojeni e ndonjë nënkryetar ta udhëheq seancën”, ka theksuar Musliu.

Opozita kritikon mospjesëmarrjen e pushtetit në seancën e jashtëzakonshme

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e ftuar nga opozita për të diskutuar për rezolutën për Policinë e Kosovës, po bojkotohet nga deputetët e LVV-së. Në seancë të Kuvëndit janë vetëm deputetët e PDK-së,LDK-së dhe AAK-së si dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Partitë opozitare e kanë kritikuar mospjesëmarrjen e pushtetit në seancën e jashtëzakonshme për Policinë.

Shefi i Grupit Parlamentar nga PDK-ja, Abelard Tahiri ka kritikuar partinë në pozitë LVV-në të cilët nuk po marrinë pjesë në seancën e jashtëzakonshme e cila ka të bëjë me “Rezolutë për mbështetjen financiare të Policisë”.

Tahiri gjatë kësaj seance ka theksuar se LVV-ja po ia pamundëson opozitës që ata t’i përdorin instrumentet e tyre parlamentare.

“Këta përfaqësues të 50 për qindëshit i ikin seancës, dhe policisë. Pozita po na i pamundëson instrumentet tona parlamentare. Për çka kemi ardh ne këtu? Jemi në vendin tonë të punës. Askush nuk mundet me na i dirigju rregullat se si duhet të veprojmë ne. Sot vendi ynë më shumë se kurrë do duhej të tregojë unitet për Kosovën, pasi Policia e Kosovës jetën e tyre e vënë në rrezik siç është rasti i Afrim Bunjakut. Me ndejt duarkryq dhe me ik një seancë të tillë nga LVV është një turp i madh”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se është për keqardhje mungesa e shumicës parlamentare dhe është e turpshme për temën për të cilën është debati.

“Këtë sjellje dikush po dëshiron ta kthej në normë dhe praktikë, dhe është një praktikë e keqe dhe nuk i kontribuon as zhvillimit të demokracisë dhe as vendit”, ka theksuar ai. Sipas tij, kjo është sjellje e papranueshme për qytetarët e republikës, dhe nuk është vetëm në interes të opozitës.

“Nëse kërkesa e opozitës është e papranueshme për shumicën parlamentare, a është e pranueshme peticioni i më shumë se 62% i policëve të Kosovës, i nënshkruar dhe i dërguar në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Zemaj.

Shefi i Grupit Parlamentar nga AAK-ja, Besnik Tahiri ka thënë se çështja për Policinë e Kosovës për mbështetjen financiare të tyre as që do duhej të diskutohej, pasi siç u shpreh ai është diçka e mirëqenë.

Tahiri  ka deklaruar se në seancat e Kuvendit do të duhej të diskutohej për sigurinë shëndetësore të Policisë dhe për pensionim të parakohshëm të tyre.

“Është dashur të diskutojmë për sigurinë shëndetësore të policëve, për pensionim të parakohshëm”, ka thënë Tahiri. Ai tha se duhet të kthehen dhe të bisedojnë në Kryesinë e Kuvendit nëse duan të flasin apo jo për këtë çështje apo siç tha ai “të shkohet në zgjedhje”.

Pak para fillimit të saj, deputetët e AAK-së kanë shpërndarë disa letra në ulëset e deputetëve të LVV-së dhe në ulëset e ministrave të qeverisë. Në to shkruan “e harruat policinë”. Një letër e tillë i është vendosur edhe kryeparlamentarit Konjufca.

E kryeparlamentari Glauk Konjufca nuk ka kursyer batuat me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“A pi donë disa gërshërë se më dhëmb është vështirë me këput ngjitësin”, “Vështirë është me ja gjet fijen”, ishin batutat e Konjufcës drejtuar Tahirit të AAK-së./RTK

Kosova sfidon Andorrën, ka ende një shans për Euro 2024

0

Kosova do të jetë në kërkim të fitores së parë në kualifikimet për Euro 2024, kur të enjten mbrëma të përballet me Andorrën në ndeshjen e Grupit I në “Estadi Nacional” (ora 20:45).

Të dyja skuadrat janë aktualisht në tre të fundit të renditjes në grup, me Kosovën që ende ka një shpresë të vogël për të kapur Rumaninë e vendit të dytë, ndërsa për Andorrën ka kaluar më shumë se një vit që kur fituan për herë të fundit një ndeshje ndërkombëtare, kur mposhtën Lihtenshtajnin në UEFA Nations League.

Mikpritësit morën pikën e tyre të dytë në kualifikimet për Euro 2024 falë një barazimi pa gola me Bjellorusinë në fillim të shtatorit, i cili u pasua nga një humbje 3-0 nga Zvicra, kryesuese e grupit, megjithëse Andorra vazhdoi mirë në pjesën më të madhe të lojës dhe vazhdoi deri në minutën e 84-të.

Gjëja shqetësuese në lidhje me performancën e Andorrës, si në shumicën e ndeshjeve, është ende ndikimi i tyre sulmues. Ata nuk arritën asnjë goditje në portë kundër Zvicrës, dhe në ndeshjen në shtëpi kundër Bjellorusisë arritën vetëm tre tentime, gjë që e bën gati të pamundur shënimin.

Edhe pse Andorrës i mungon cilësia depërtuese në sulm dhe veçanërisht në të tretën e fundit, ata nuk janë plotësisht të paefektshëm para portës kur arrijnë të krijojnë një ose dy raste.

Para dy ndeshjeve të fundit, skuadra e Koldo Alvarez kishte shënuar në tri ndeshje radhazi, në shtëpi kundër Izraelit dhe në shtëpi kundër Zvicrës, përveç një në barazimin 1-1 me kundërshtarin e së enjtes, Kosovën.

Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur Andorra mposhti për herë të fundit një kundërshtar në një ndeshje kualifikuese të UEFA-s, një fitore 3-0 jashtë fushe ndaj San Marinos në 2021.

Ata do të duhej të bënin një paraqitje të fortë për të pasur ndonjë shans për t’i dhënë fund serisë së tyre dyvjeçare pa fitore në kualifikuese të enjten mbrëma.

Ndërsa Andorra ka performuar mirë në grup duke marrë parasysh aftësitë e tyre deri më tani, Kosova sigurisht që po luan nën nivelin e saj dhe është ende pa fitore pas gjashtë ndeshjeve, përfshirë humbjen 2-0 ndaj Rumanisë në ndeshjen e fundit.

Skuadra e Primoz Gliha e nisi kualifikimin për në Euro 2024 me tre barazime radhazi ndaj Izraelit, Andorrës dhe Rumanisë, duke shënuar vetëm dy gola.

Për të pasuar një fillim tashmë të mjerueshëm të kualifikimeve për Kampionatin Evropian edhe më keq, pasoi një humbje 2-1 jashtë fushe ndaj Bjellorusisë, duke e lënë praktikisht të paarritshme ëndrrën për të arritur vendin e dytë.

Pas një fillimi shumë të dobët, Kosova u rikthye me një paraqitje mbresëlënëse në shtëpi ndaj favoritëve të grupit, Zvicrës për të barazuar 2-2, me Vedat Muriqin që shënoi golin e barazimit në minutën e katërt të shtesës.

Qendërsulmuesi i Mallorca-s është padyshim kërcënimi më i madh në sulmin e Kosovës, pasi ka shënuar tre herë në kualifikueset për Euro 2024, por pas kartonit të kuq në ndeshjen kundër Rumanisë, ai nuk do të jetë në gjendje të rrisë numrin e golave të enjten mbrëma.

Me një fitore kundër Andorrës, kosovarët mund të kenë ende një shpresë të vogël për të përfunduar në vendin e dytë në Grupin I nëse edhe ndeshjet e tjera të grupit përfundojnë me rezultat pozitiv.

Andorra do të duhet të bëjë pa qendërsulmuesin kryesor Ildefons Lima, i cili doli i dëmtuar në pjesën e parë të ndeshjes kundër Zvicrës dhe u zëvendësua nga Ricard Fernandez, i cili me shumë gjasa do të startojë të enjten.

Formacionet e mundshme

Andorra: Alvarez; Nicolas, Llovera, Guillen, Alavedra, Garcia; Vales, Rebes, Vales, Cervos; Fernandez.

Kosova: Muriç; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada; Berisha, Loshaj, Berisha, Zhegrova; Rashica, Rrahmani. Albanian Post

Shqipëri – Çeki, çfarë thonë statistikat

0

Shqipëria dhe Çekia do të përballen këtë të enjte në një sfidë për kreun e Grupit E. Një takim që gjithashtu do të flasë shumë për fatet e skuadrave drejt synimit Euro 2024.

Duke u kthyer pas, në historikun e përballjeve mes dy skuadrave, vijnë disa statistika interesante. Së pari, Çekia është përballur me Shqipërinë edhe gjatë kohës kur federata e vendit ishte e bashkuar me atë të Sllovakisë nën emrin Çekosllovaki.

Çekosllovakia u përball pesë herë me Shqipërinë. Në vitet 1950 humbi dy herë nga tre ndeshje përgatitore. Në vitet 1990 fitoi të dyja duelet në kualifikueset e Evropianit.

Që nga ndarja e federatës, Çekia nuk ka humbur në dy ndeshje ndaj kuqezinjëve, përveç barazimit 1-1 në shtator. Ata mundën Shqipërinë 3-1 në shtëpi në miqësore në 2021.

Shqipëria aktualisht kryeson grupin kualifikues. Nga pesë ndeshje të luajtura, ata kanë humbur vetëm në fillim në Poloni. Mirëpo, kuqezinjtë nuk kanë humbur asnjë ndeshje tjetër në kualifikuese. Në shtëpi, “Air Albania”, ata kanë fituar tre ndeshje radhazi dhe të tria me rezultat 2-0.

Çekia numëron dy fitore dhe dy barazime në katër ndeshje në këto kualifikuese. Skuadra e vetme ne grup qe nuk e ka pare ende humbjen.

Përsa i përketë kualifikimit në Evropian, Shqipëria e ka arritur vetëm një herë më parë. Në vitin 2016, me trajner Gianni de Biasi, kuqezinjtë arritën ne turneun e Francës.

Duke qenë se Republika Çeke konsiderohet si ekipi pasardhës i Çekosllovakisë nga FIFA dhe UEFA, ata kanë marrë pjesë në dhjetë Kampionate Evropiane. Tre prej të cilave ishin si Çekosllovakia dhe shtatë nga të cilat ishin si Republika Çeke.

Si Çekosllovaki, ata u bënë kampionë të Evropës në vitin 1976. Si Republika Çeke, ata u kualifikuan në çdo kampionat evropian për të cilin kanë luajtur kualifikuese dhe ishin nënkampion në Euro 1996. Në kampionatin e fundit, Euro 2020 (i luajtur në 2021) ata arritën deri në çerekfinale.

Por, tashmë, duhet të shkruhet një histori e re dhe Shqipëria ka shansin që të luajë përballë tifozëve të saj, nën mbështetjen e jashtëzakonshme të tyre, një ndeshje që mund t’i jap një dorë drejt Euro 2024. Skuadrat ndeshen në “Air Albania” duke filluar nga ora 20:45.

Gjurmëve të biografisë së Ali Podrimjes

0

Nga: Bashkim Kuçuku

Një bisedë e pabotuar me Ali Podrimjen

Ulpianë, 22 shkurt 2003

Në botimet e librave të Ali Podrimjes nuk kishte të dhëna biografike, veç datëlindjes, vendlindjes, botimeve dhe çmimeve letrare. Ai rrallë tregonte për jetën e vet. Edhe po ta pyesje, ose, nuk përgjigjej, ose, nuk thoshte më shumë se dy-tri fjalë. Një ditë, në Tiranë, i dhashë një pyetësor dhe i përmenda rëndësinë që kanë të dhënat e jetës dhe të karakterit të shkrimtarit në kuptimin e veprës. Atëherë, pasi i kishte parë pyetjet, të nesërmen, më dha këto përgjigje. Ai fliste dhe unë shkruaja.

– Emri i babait, datëlindja, martesa. Sa jetoi?

– Im atë quhej Hamëz. Datëlindjen e tij nuk e di. Ka vdekur më 1956. Ka qenë ndër luftëtarët e fundit të Bajram Currit. Ka punuar tokën. Tokat i kanë pasë në rrethinat e Gjakovës dhe përgjatë Drinit.

– A kishte motra, vëllezër?

– Im atë kishte tre vëllezër.

– Lidhja me Bajram Currin? (Për lidhjen e të atit me Bajram Currin më fliste shpesh).

– Im atë u martua në moshën 50-vjeçare me këmbënguljen e Bajram Currit, që, siç ia shpjegoi, të krijonte edhe ai familje. U martua me vajzën e shokut të vet, që ka qenë edhe ai luftëtar i Bajram Currit. Kullën Bajram Curri e ka pasë në lagjen “Mulla Isuf”, atje ku ishte dhe kulla jonë.

– Emri, mbiemri i nënës, datëlindja. Nga ishte?

– Nëna quhej Jalldëz, ishte gjakovare.

– A kishte motra, vëllezër?

– Në tërheqjen e parë të Serbisë (ndoshta, Lufta e Parë Botërore dhe Lufta Ballkanike), siç thuhej, familja e mëmës ka humbur katër vëllezër dhe si dhe axhallarët.

– Sa jetoi?

– Mëma ka vdekur më 1962. As mëmën as babën nuk i kam pa kur kanë vdekë. Baba ka vdekë nga zemra, në arë, duke punu.

– Ke motra, vëllezër?

– Kam qenë fëmijë i vetëm. Mëma ka lindë dhe një fëmijë tjetër para kohe. Ai vdiq.

– Ç’lidhje ke pasur me babën?

– Baba më ka furnizu me libra. Mbaj mend që më solli “Lahuta e Malsisë” dhe më tha ta lexoj për një natë, sepse do ta çonte ku e kishte marrë. Ky ishte ballafaqimi i parë me Fishtën.

– Në fëmijëri dhe adoleshencë ke qenë i mbyllur, apo, i hapur, me shokët dhe njerëzit e familjes?

– Kam qenë tip sportiv, kam qenë tip i hapur. Dhe, njëri ndër sportistët më të mirë të Kosovës. Kam kërcyer prej lartësive në ujë (Drin, në det, etj.)

– A e ndjen vetminë?

– Vetminë e ndjej si njeri pa motër dhe pa vëlla. Vetmia nuk të ndahet.

– Kur fillove të shkruaje ndiheshe i sigurt, i pambrojtur, apo i frikësuar?

– Shfaqja ime si poet ishte e befasishme, por isha dhe i pasigurt. I pasigurt isha edhe për shkak të proceseve shoqërore në Kosovë. Pasiguria ishte e madhe, sidomos kur largoheshin kosovarët për në Turqi. Vetëm Gjakova e kundërshtoi emigrimin. Emigrimi ishte më i madh atje ku represioni ishte më i madh.

– Para se të vije për herë të parë (1971) këtej kufirit, në Shqipëri, çfarë mendoje dhe çfarë ndjeje për të?

– Shqipërinë e kisha në fantazinë time, sepse e njihja nga tregimet e babës. Ai e njihte mirë Shqipërinë e Veriut, sidomos Shkodrën, sepse atje kishte qenë shpesh herë. Tërë Rrafshi i Dukagjinit, para Luftës së Parë Botërore dhe më pas, vinin në Shkodër për të blerë, për të bërë pazar. Ajo ishte rrugë e njohur për ta. Baba njihte mirë fshatrat, rrugët etj. Më fliste shpesh për Shqipërinë e këtejme. Për mua këto tregime për Shqipërinë kanë qenë fantastike. Ai ma kishte zbuluar Shqipërinë, kishte hequr perden, velin. Unë kisha filluar ta përfytyroj mjaft Shqipërinë.

– Kur ke vajtur për herë të parë në Shkup?

– Në Shkup kam vajtur shpesh. Për herë të parë kam vajtur si maturant. Më kishte fascinuar ai tip pazari. Gjakova kishte Çarshinë e Vjetër, por Shkupi e ka me hapësirë më të madhe.

– Po në Ulqin kur ke shkuar për herë të parë?

– Në Ulqin kam shku për herë të parë si nxënës i klasë së dytë gjimnaz. Në fillim kam qenë i zhgënjyer me Ulqinin. Shumë pak dëgjoja shqip.

– Pse, trembeshin?

– Me siguri ka qenë droja. Mandej njerëz të shkolluar pak kishte. Shkolla shqipe nuk kishte. Atëherë kanë qenë vite të zymta për Ulqinin. Sllavët bënin ligjin. Ulqinakët shpërnguleshin në Amerikë. Mos të ishin shpërngulur, Ulqini do të ishte sa Durrësi. Por, gradualisht filluan të marrin veten, sidomos kur filluan t’i shkollojnë fëmijët në Universitetin e Prishtinës. Universiteti i Kosovës ka luajtur rol të madh jo vetëm te shqiptarët e Malit të Zi, por edhe të Maqedonisë. Shkollat e Kosovës krijuan besim tek ata, për gjuhën, historinë, kulturën e tyre. Filluan të besojnë, se edhe ata do të kishin shkollat e tyre shqip, do të kishin letërsinë etj.

Tiranë, 15 prill 2003

Kërcënoi se do të vrasë gruan, vajzën dhe vetën, arrestohet i dyshuari në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Prizren për dhunë në familje. Më 8 tetor të këtij viti ai dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Pas këtij rasti dy viktimat si pasojë e dhunës ishin larguar nga shtëpia dhe ishin strehuar përkohësisht te një familjar i tyre.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte shkuar te shpija u ishin strehuar ato dhe i kishte kërcënuar me vrasje

“I dyshuari kishte shkuar edhe te ajo shtëpi ku kishin qëndruar viktimat dhe u kishte thënë ejani në shtëpi se pa ju vra të dyjave dhe veten”, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh .

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren