6.5 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 1395

Konjufca: Jemi të alarmuar, Serbia duhet të sanksionohet

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në një intervistë për DW shqip ka folur për sfidat aktuale për sigurinë në Ballkan dhe mundësitë e përballjes së tyre.

Ai thotë se janë të alarmuar pas sulmit të 24 shtatorit, raporton Paparaci.

“Jemi të alarmuar, sepse u sulmuam më 24 shtator: Ishte një sulm terrorist dhe akt agresioni i shtetit të Serbisë mbi Republikën e Kosovës. Sepse një grup i madh i armatosur hyri nga shteti i Serbisë brenda territorit tonë, e vrau policin Afrim Bunjaku, dhe plagosi të tjerë, me qëllimin e qartë që të aneksojë një pjesë të Kosovës”, tha ai.

Konjufca vlerëson se Serbia duhet të sanksionohet, “të vendoset në karantinë”.

“Duhet të sanksionohet Serbia, kjo duhet të ndodhë patjetër. Në kuptimin e sigurisë Serbia duhet të vendoset në karantinë, pa e vendosur Serbinë në karantinë në kuptim ndërkombëtar, gjithmonë prej aty do të burojnë forca destabilzuese drejt Kosovës, drejt Bosnjës, edhe drejt Malit të Zi, bile. Këto tri shtete janë në shënjestër të Serbisë. Serbia ka nevojë për një protektorat ndërkombëtar. Ushtria e Serbisë, inteligjenca e Serbisë, ministria e Mbrojtjes ministria e puneve te Brendshme të Serbisë duhet të monitorohen nga vendet e BE-së, sepse këto institucione dalin në shtete të tjera e vrasin njerëz, siç na ndodhi neve me sulmin e 24 shtatorit”, tha tutje ai.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Qeveria miraton propozim-vendimet për themelimin e tri Ndërmarrjeve Publike Lokale

0

Janë miratuar propozim-vendimet për themelimin e Ndërmarrjeve Publike Lokale në tri komuna.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli njoftoi se tri komunat kanë përmbushur të gjitha kriteret.

Ndërmarrjet Publike Lokale janë themeluar në Kamenicë, Podujevë dhe Suharekë.

Rruga Prizren-Tetovë, Kurti: Për Kosovën ka rëndësi strategjike

0

Kryeministri Albin Kurti thotë se ndërtimi i rrugës Prizren-Tetovë për Kosovën ka rëndësi strategjike dhe ofron perspektiva te reja.

Siç thekson Kurti, “ndikimi i saj është shumë më tepër regjional sesa lokal”.

“Me ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë lidhen dy autostrada ndërkombëtare të cilat kalojnë në dy anët e Malit të Sharrit. Lidhja e këtyre dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre përveçse i ofron dy qytete e dy shtete ajo mundëson hapjen e një korridori te ri rrugor që ka ndikim në rajonin e gjithë ballkanit. Kjo rrugë do të mundësojë krijimin e një rruge më të afërt tokësore mes Selanikut dhe Dubrovnikut, mes Sofjes dhe Podgoricës. Ndikimi i saj është shumë më tepër regjional sesa lokal. Për Kosovën kjo rrugë ka rëndësi strategjike dhe ofron perspektiva te reja për vendin tonë. Është realizuar studimi i fizibilitetit dhe nga varientet e ofruara ne jemi percaktuar per opsionin me tunel më të gjate. Kostot e mirëmbajtjes janë më të vogla”, tha kryeministri.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Zhduket një vajzë në Prizren

0

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh njofton për zhdukjen e  një vajze në Prizren.

Rr. Tahir Sinani, Prizren 17.07.2023 – 05:30. Ankuesja femër kosovar me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj, viktima femër kosovare me datën 17.07.2023 ka dalë nga shtëpia, nuk është kthyer më dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Moti sot me diell e vranësira

0

Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë mes 22-25 gradë Celsius.

Gjermania furnizon Izraelin me dy dronë

0

Gjermania e ka furnizuar Izraelin me dy dronë të quajtur “Heron TP”, teksa shteti hebre vazhdon të kundërpërgjigjet ndaj sulmeve të Hamasit.

Dronët “Heron TP” do të merren me qira nga forcat e armatosura izraelite, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes.

“Gjermania mbështet Izraelin me deri në dy drone të marrë me qira nga Bundesëehr”, thuhet në një deklaratë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ushtria gjermane aktualisht i ka dhënë Izraelit me qira pesë dronë, të cilët përdoren për “trajnimin e ushtarëve gjermanë, ndër të tjera”.

“Çapaçuli”, tani në tekste shkollor

0

Fjala e famshme e Luiz Ejllit në BBVIP tani edhe në tekste shkollore.

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli mori famë të jashtëzakonshme me paraqitjen e tij në këtë format.

Këngëtari u komentua e u paragjykua edhe për disa fjalë që tha në këtë reality show.

Njëra ndër to është fjala ‘çapaçul’. Kjo fjalë e famshme e Luizit është futur edhe në tekste shkollore.

“Eh…dikur më kryqëzuan për fjalën çapaçul dhe mu bë gjyq publik. Sot e gjej tek gjuha shqipe”, ka shkruar ai.

Kjo fjalë gjendet në një faqe të Gjuhës Shqipe të klasës së dytë.

Fero i përkushtuar në fe, tash kërkon t’i heqë tatuazhet

0

Fero mysliman prej “vërteti”, tash kërkon t’i heqë tatuazhet.

Fero tashmë i është përkushtuar fesë islame.

Ish reperi, ka muaj prej kur është larguar nga muzika, shkruan lajmi.

E gjitha kjo pasi, ai i është përkushtuar fesë islame.

Ndër të tjera, sot ai ka kërkuar ndihmën e ndjekëse lidhur me një çështje.

Kjo ka të bëjë me tatuazhet e tij në trup.

Ai ka kërkuar ndihmë për t’i hequr ato.

Pranon fajësinë i akuzuari që grabiti 13 mijë euro në dy filiale mikro-financiare të Prizrenit

0

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të mërkurën, i akuzuari Dardan Gashi ka pranuar fajësinë për katër vepra penale. Pranimin e fajësisë nuk e ka kundërshtuar prokurori Petrit Kryeziu, e të njëjtën e ka aprovuar gjykatësi Artan Sejrani.

Gashi po akuzohet për dy vepra penale të grabitjes në dy filiale mikro-financiare, “Finca” në Prizren nga e cila thuhet se kishte marrë 11 mijë e 370 euro dhe “Capital Ria” në Prishtinë ku thuhet se kishte marrë 2 mijë e 280 euro, për veprën penale të grabitjes së ngelur në tentativë në filialin mikro-financiar “Finca” në Prizren si dhe veprën penale armëmbajtje pa leje.

Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari Gashi e ka bërë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Kryeziu.

Prokurori Kryeziu nuk e ka kundërshtuar pranimin fajësisë me arsyetimin se i njëjti është bërë në mënyrë vullnetare. Ai shtoi se i akuzuari Gashi pranimin e fajësisë e ka bërë në të gjitha procedurat, dhe atë në deklaratën e dhënë në Polici dhe në Prokurori.

Pas kësaj, gjykatësi Sejrani ka aprovuar pranimin e fajësisë nga i akuzuari Gashi, duke shtuar se i njëjti është bërë pas konsultimeve të mjaftueshme me mbrojtësin e tij, avokatin Valdet Hoxha.

Tutje, prokurori Kryeziu ka propozuar që me rastin e marrjes së dënimit gjykata të ketë parasysh rrethanat lehtësuese dhe atë, pranimin e fajësisë nga i akuzuari Gashi dhe pendimin e shprehur për kryerjen e veprave penale.

Ndërsa, si rrethana rënduese, Kryeziu ka propozuar që gjykata të ketë parasysh shkallën e lartë të dashjes, mënyrën e kryerjes së veprave penale, vendosmërinë dhe këmbëngulësin  e të akuzuarit për të kryer veprat penale, dhunën gjatë kryerjes së veprës penale dhe të kanosjen me mjet të rrezikshëm, me armë si atë të zjarri ashtu edhe me armë të ftohtë, thikë.

Po ashtu, Kryeziu ka propozuar që të njëjtit t’i shqiptohet dënimi plotësues që ka të bëjë me kompensimin e humbjes apo dëmit të viktimave të veprës penale, si dhe konfiskimin e sendeve që kanë mundësuar kryerjen e veprës penale.

Kurse, avokati Hoxha ka deklaruar se i mbrojturi i tij veprat penale i ka kryer në gjendje të rënduar emocionale dhe ka kërkuar që pranimi i fajësisë nga i akuzuari të vlerësohet si rrethanë lehtësuese si dhe rrethanat personale dhe atë, bashkëpunimi shumë i mirë me organet e ndjekjes, pranimi i fajit që nga momenti i dorëzimit të tij në polici, gjendja ekonomike e tij, statusi shoqëror, familjar i tij.

Tutje, Hoxha ka propozuar që si rrethanë tjetër lehtësuese të merret parasysh pendimi i të akuzuarit që nga momenti  i arrestimit të tij duke e shprehur haptas para policisë para prokurorit të shtetit dhe sot para gjykatës.

Në fund, Hoxha ka kërkuar që të mbrojturi të tij t’i shqiptohet një dënim sa më të butë.

I akuzuari Gashi ka shprehur kërkim falje ndaj të dëmtuarve në këtë rast dhe se këto vepra penale i ka bërë nga gjendja e rënduar emocionale.

“Desha personalisht të ju kërkoj falje të gjithëve që i kam lënduar. Qysh ka rrjedh puna…në gjendje të rëndë emocionale i kam bërë këto vepra edhe i ceki avokati. Nuk kam menduar me bë kështu, por jam ndikuar edhe nga disa rrjete sociale të cilët në gjendje të rëndë psikike që isha më kanë shtyrë me bë këtë vepër” ka thënë i akuzuari Gashi.

Kurse, të dëmtuarit Sehat Thaqi, Arbnor Zeqiri, Anjesa Fejzullahu dhe përfaqësuesi i të dëmtuarës “Finca”, Auberon Kelmendi kanë parashtruar kërkesë pasurore juridike për dëmet e pësuara.

Pas kësaj, gjykatësi Sejrani tha se aktgjykimi për këtë rast do të mbahet më 13 tetor 2023.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, më 21 gusht 2023, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Dardan Gashi.

Sipas aktakuzës, më 27 janar 2023, në Prizren, në rrugën “Ahmet Prishtina”, saktësisht në objektin e filialit mikro-financiar “Finca” i akuzuari Gashi, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit në njërën dorë dhe duke mbajtur thikën në dorën tjetër, merr peng punëtorin e filialit Y.P., i cili në ato momente ishte në shkallët e objektit, të cilin e shtrëngon për krahu, me të cilin hyn brenda duke bërtitur dhe duke kërkuar para, me ç’rast arrin që t’i marrë 11 mijë e 370 euro dhe ashtu i maskuar dhe me armët në duar largohet nga pjesa e pasme e objektit për në drejtim të panjohur.

Me këto veprime, Gashi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317, par.3 dhe 2 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje, në aktin akuzues thuhet se Gashi më 3 maj 2023 në Prizren, në rrugën “Ahmet Prishtina”, saktësisht në objektin e filialit mikro-financiar “Finca” i maskuar dhe nën kërcënimin e armës – pistoletës, tenton të kryejë grabitjen, mirëpo pengohet nga zyrtari për sigurimin e objektit – i dëmtuari S.Th., me të cilin konfrontohet fizikisht dhe i shkakton lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme të shëndetit, i pandehuri largohet nga vendi ngjarjes dhe gjatë ikjes i bie një çadër, një çantë dhe një çelës i veturës.

Me këto veprime, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Grabitja” e ngelur në tentativë sipas nenit 317, par. 3 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Po ashtu, Gashi po akuzohet se më 4 maj 2023, në Prishtinë, në rrugën “Nazim Gafurri”, saktësisht në objektin e filialit mikro-financiar “Capital Ria”, pasi një ditë më parë kishte kryer tentim grabitjen në Prizren, duke qenë në kërkim policor, me veturën e tij të arratiset në Prishtinë, i ndërron rrobat në veturë dhe i maskuar e nën kërcënimin e armës – pistoletës, futet brenda ku ishte e vetme arkëtarja A.F., të cilës i drejton armën e zjarrit. E dëmtuara duke u ndier e kanosur dhe frikësuar i jep të hollat që kishte në tavolinë, në vlerë prej 2 mijë e 280 euro, dhe ashtu i maskuar dhe me armë në dorë i pandehuri largohet nga pjesa e pasme e objektit.

Me këto veprime, Gashi po akuzohet ka kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317, par.1 i KPRK-së.

Po ashtu, Gashi po akuzohet edhe për veprën penale  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së./BetimipërDrejtësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Plis mbi çdo ulëse – “Air Albanian” e pret një dekor mahnitës ndaj Çekisë

0

Stadiumi “Air Albania” mirëpret të enjten e 12 tetorit në orën 20:45 ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, për kualifikueset e Euro 2024.

Synimi i kuqezinjve është kualifikimi në këtë kompeticion për herë të dytë në histori, deri më tani ata kryesojmë grupin.

Atmosfera ndihet festive dhe emocionuese që një ditë para takimit.

Mbi çdo ulëse të stadiumit është vendosur nga një plis, me imazhet spektakolare nga impianti gjigand.

Kudo spikat ngjyra kuqezi.

E gjitha kjo i shton edhe më shumë peshën stadiumit, para një takimi tejet të rëndësishëm për kombëtaren.

Çka mbetet për nesër është spektakli i pritur nga skuadra dhe pse jo, mbyllja me festë. Albanian Post