10.8 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 1402

Kurti i zemëruar me ndërkombëtarët, kërkon që të mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shfaqur i zemëruar dhe i frustruar me komunitetin ndërkombëtar, pasi sipas tij nuk po mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë.

Kështu ka deklaruar Kurti në një intervistë në Sky News, ku ka folur për agresionin e Serbisë më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Ata e mohojnë sepse po luajnë me librin e lojërave të Putinit në Donbas. Burra të vegjël të gjelbër në pjesën veriore të Kosovës. Jo aq pak, por njerëz të gjelbër me siguri, që donin të fillonin një luftë dhe të ndanin Kosovën”, ka deklaruar Kurti

Lindin trinjakë në Rahovec, komuna i shpërblen prindërit me 1000 euro

0

Një familje në Rahovec është gëzuar me trinjakë.

Kështu ka bërë të ditur vetë kreu i kësaj komune, Smajl Latifi përmes një postimi në “Facebook”.

Suhareka ’23 fiton në tavolinë ndeshjen kundër Rahovecit

0

Suhareka ’23 e ka fituar në tavolinë ndeshjen kundër Rahovecit. Kështu ka vendosur Komisioni i Garave, organ i Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili është mbledhur të premtën.

“Miratohet si e bazuar – Ankesa e Klubit të Futbollit “Suhareka 23” nga Suhareka dhe Ndeshja e javës së 7-të e Viva Fresh Ligës së Parë – Grupi A, në mes KF “Rahoveci“ dhe KF “Suhareka 23” e përfunduar me rezultat 0:0 në fushë, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Suhareka 23 nga Suhareka”, ka vendosur Komisioni i garave.

Ky Komision edhe e ka arsyetuar vendimin e tij.

“Komisioni i Garave në seancë e vet të mbajtur me datë 06.10.2023 regjistroi ndeshjet e javës 7-të të Viva Fresh Ligës së Parë – Grupi A, me rezultat të arritura në fushë, përveç ndeshjes së zhvilluar në Rahovec në mes të KF Rahoveci dhe KF Suhareka 23, për shkak se KF Suhareka 23 ka ushtruar ankesë përkitazi me parregullsinë e paraqitur në këtë ndeshje nga ana e KF “Rahoveci”, konkretisht:  KF Rahoveci ka aktivizuar në lojë lojtarin me nr. 9 . Hamid Mullaabazi ,me nr.I.D. -004655M97 i cili nuk ka qenë i shënuar – regjistruar në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes. Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua: Komisioni i Garave , sipas Nenit 71 Paragrafi 1.të Regullores së Garave janë përmbush të gjitha kushtet për administrim dhe vendim marrje lidhur me ankesën. Sipas protokolit zyrtar, lojtari me nr .9. nuk ka qenë i shënuar -regjistruar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe i cili është aktivizuar në minutën e 80 të lojës dhe ky veprim i KF “Rahoveci” ka qenë i pa lejuar dhe i kundërligjshëm. Komisioni i Garave konform Nenit 77. Pargrafi 2. Pika 8 të Rregullorës së Garave e miraton ankesën e KF “Suhareka 23“ si të bazuar dhe ndeshjen e javës së 7- të të Viva Fresh Ligës së Parë – Grupi A, në mes KF “Rahoveci” – KF Suhareka 23, e regjistron me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Suhareka 23” nga Suhareka . Nga theksimet e lartëshënuara u vendos si në dispozitiv”.

Malisheva transferon portierin turk

0

Malisheva ka prezantuar portierin turk, Oytun Ozdogan.

“Konfirmojmë transferimin e portierit Oytun Ozdogan nga Yeni Malatyaspor e Turqisë.

Mirë se vjen Oytun!”, ka njoftuar Malisheva.

Skuadra nga qyteti që gjendet në qendër të Kosovës nuk ka dhënë detaje sa i takon marrëveshjes me futbollistin.

Aktualisht në tabelën që kryesohet nga Ballkani, Malisheva gjendet në pozitën e katërt.

Të shtunën në kuadër të Javës së nëntë të Albi Mall Superligës, Malisheva e pret Dritën.

Liria e robëruar

0

Sahit Osmani

Është femër e zhveshur me flokë të përdredhura
Petkat i janë çjerrur, grisur i janë nga gjarpërinjtë
Për t’iu përdridhur në trupin tërësisht të pambrojtur
Për t’ia zënë frymën para se ta gëlltisin.

Shtrat e ka tokën me kufij gjymtues deri në tmerr
Vetëm një fije e hollë e ndan, që të jetojë lirsh?m
Nga ata që e çliruan dhe e pushtuan njëkohësisht
E si kanibalë qëndrojnë mbi trupin e saj zhveshur.

Me fjalë dhurojnë parajsën me duar skëterrën
Mbi dashurinë e gjakimit për liri i shkelin mendjet
Me bindjen se dëshirat janë plotësuar dhe s’ka të tjera
Për të mos rrezikuar kokat për diçka që s’kthehet!

Nuk lëvizin më mbi sigurinë e mbyllur çuditërisht
Iu kanë ngrirë marrëdhëniet me kufij në formë pikëpyetjesh
Gjersa heshtja të qëndrojë në kokat që s’bëzajnë
Trupi i lirisë i zhveshur do të jetë e gjarpri përbri saj.

“E mbështes personalisht”, Lajçak paralajmëron heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

0

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se agresioni që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ka ndryshuar shumë gjëra.

Lajçak theksoi se dialogu është e vetmja zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë, ose sipas tij, do të ketë dhunë.

“Çka ndodhi më 24 shtator është e tmerrshme, ka ndryshuar shumë gjëra. Tani prioriteti është të shohim faktet dhe të nxjerrim konkluzione dhe pasoja. Ne kemi dialog dhe normalizim ose do të kemi deeskalim dhe dhunë. Është njëra apo tjetra, sa më shpejt të kthehemi në dialog aq më mirë. Ngjarja e 24 shtatorit nuk mund veç të largohet, dialogu është këtu, ka qenë këtu”, ka thënë Lajçak në forumin 2BS.

“Kushdo që thotë se dialogu ka vdekur, thotë se e ardhmja evropianë ka vdekur – sepse rruga në Evropë e Kosovës dhe Serbisë shkon përmes normalizimit”.

Lajçak ka paralajmëruar se masat e BE-së ndaj Kosovës mund të largohen dhe se këtë ai vetë e mbështet.

“Në rrethanat aktuale nuk duket mirë që Kosova është nën masa negative të BE-së dhe kjo çështje duhet adresuar. (Heqja e sanksioneve) Kjo është njëra mundësi që unë personalisht do ta mbështes”.

“T’i normalizojmë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”, ka vazhduar ai.

Latifi mban takim me drejtorët e shkollave dhe kryetarët e këshillave të prindërve

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në bashkëpunim me drejtorin e DKA-së, zyrtarë të drejtorisë, psikologet e angazhuar në shkollat, me komandantin dhe zyrtarë nga Stacioni Policor në Rahovec, ka mbajtur takim me drejtorët e shkollave, koordinatorët e cilësisë dhe kryetarët e këshillave të prindërve të secilës shkollë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Në këtë takim diskutuan për angazhimet në fillim të vitit të ri shkollor, për aspekte të sigurisë në shkolla dhe për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor në shkollat e të gjitha niveleve.

Shprehen interesim dhe të përkushtim që ta kultivojnë në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunimin me organet drejtuese të shkollave në funksion të përmirësimit të kushteve në përputhje me standardet bashkëkohore dhe të përparuara për një mësimdhënie dhe mësimnxënie sa më cilësore.

Së paku 40 të vdekur nga përmbytjet në Himalajet indiane

0

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në rajonin e Himalajeve indiane.

Përmbytja filloi të mërkurën kur ujërat e liqenit akullnajor Lhonaku Jugor shpërthyen një digë hidroelektrike.

Kjo shkaktoi përmbytje të shpejta në shtetin malor Sikkim të Indisë verilindore, duke prekur qytete dhe fshatra përgjatë lumit Teesta në Luginën Lachen, raporton Sky news, transmeton Klankosova.tv.

Përafërsisht 22 mijë njerëz janë prekur, me gati 100 njerëz, përfshirë 22 ushtarë, të raportuar ende të zhdukur.

Zyrtarët në Sikkim thanë se numri i të vdekurve të enjten ka qenë 18, ndërsa në shtetin fqinj të Bengalit Perëndimor, u gjetën edhe 22 trupa të tjerë.

Ushtria indiane tha se po planifikonte të evakuonte rreth 1500 turistë të bllokuar nga rajoni duke përdorur helikopterë.

Kurse nga dëmet materiale, njëmbëdhjetë ura u shkatërruan, të cilat gjithashtu goditën tubacionet dhe dëmtuan ose shkatërruan më shumë se 270 shtëpi në katër rrethe.

Mediumi kroat për Ilir Dajën: Ky njeri qëndron prapa dy sikleteve më të mëdha të Dinamos

0

Ballkani triumfoi 2-0 mbrëmë ndaj Dinamo Zagrebit në kuadër të rrethit të dytë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Për këtë sukses merita nuk kanë vetëm lojtarët në fushë, por edhe strategu Ilir Daja që po merr merita jo vetëm vendor, mirëpo edhe ndërkombëtare.

Mediumi kroat “Index.hr” shkruar për trajnerin shqiptar se është një njeri që i ka shkaktuar dy raste të sikletshme tashmë Dinamos.

Rasti i parë ishte kur e drejtonte Skënderbeun në elitën e futbollit shqiptar dhe mbrëmë me Ballkanin.

“Pikërisht me këtë klub (Skënderbeun) Daja bëri sensacionin e parë ndaj Dinamos gjashtë vite më parë (2017). Pritej që Dinamo të kalonte lehtësisht, ashtu si kur dy vite (2015) më parë e eliminoi Skënderbeun me rezultatin total 6-2 në play-off të Ligës së Kampionëve”, shkruar fillimisht mediumi kroat.

“Mirëpo, Daja e kishte eliminuar në mënyrë sensacionale skuadrën e drejtuar nga Mario Cvitanoviq. Më pas Dinamo mbeti pa Evropë tashmë në gusht. Ndeshja e parë në Maksimir përfundoi 1:1, por Angelo Henriquez shpëtoi Dinamon me një gol në kohën e fundit. Ndeshja e kthimit përfundoi pa gola edhe pse Dinamo kishte më shumë lojtarë në 15 minutat e fundit”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Në atë kohë, rregulli i golit si mysafir ishte ende i vlefshëm, kështu që Daja dëboi nga Evropa skuadrën që përfshinte Livakoviç, Amir Rrahmani, Moro, Soudani, Olmo, Junior Fernandes…”, thuhet më tej në raportimin e Index.hr.

Daja po vazhdon ta lartëson futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare me sukseset e tij dhe duke dhënë sinjale për ekipet e tjera se Ballkanin nuk është e lehtë ta mposhtë më askush jo vetëm në Ballkan.

Osmani: Serbisë t’i kërkohet llogari për aktin terrorist kundër Kosovës

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon qëndrimin në Grenada të Spanjës, ku po mbahet samiti i liderëve të vendeve evropiane.

  1. Osmani në një postim në platformën ‘X’, bën të ditur se në vazhdën e takimeve me liderët evropianë ka takuar edhe kryeministrin holandez, Mark Rutte.

“Në takimin e komunitetin politik evropian pata një bisedë me kryeministrin holandez, Mark Rutte mbi situatën e sigurisë në vendin tonë.Theksova domosdoshmërinë për t’i kërkuar llogari Serbisë për aktin e saj terrorist dhe aktin e agresionit kundër Kosovës, i cili paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin”, shkruan Osmani.