6.6 C
Prizren
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Hapet çerdhja e dytë publike në komunën e Malishevës

Komuna e Malishevës njofton se në qytet është hapur çerdhja e dytë publike.

Gjatë ceremonisë së hapjes kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, premtoi dhe garantoj se do të vazhdohet me investime të tilla në edukimin dhe arsimimin e hershëm, përkatësisht me ndërtimin e çerdheve të reja edh enë vendbanimet tjera të Komunës së Malishevës.

“Është kënaqësi e veçantë që sot po marrë pjesë në hapjen e çerdhes së re në qytet. Ju uroj të gjithëve dhe ju garantoj e ju siguroj, se do të bëjmë të pamundurën për investime në arsimimin dhe edukimin e hershëm, si një parakusht për rritjen dhe zhvillimin në arsim. Investime tona nuk do të ndalen me kaq, pasi do të vazhdohet me investime të reja në arsimin dhe edukimin e hershëm”, ka thënë Kastrati.

Ndërsa drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, tha se “e kemi premtuar dhe e realizuam, ndërtimin dhe hapjen e çerdhes së dytë në qytet, si një nevojë e kohës. Bashkë me gratë asambliste, kemi bërë përpjekje dhe ja kemi arritur, me përkrahjen e pa rezervë të kryetarit Kastrati, për të hapur edhe këtë çerdhe, për edukimin dhe arsimimin e hershëm të fëmijëve, si dhe për krijimin e mundësive më të mira për gratë që punojnë dhe jo vetëm, si dhe për socializmin e fëmijëve”.

Ajo gjithashtu i uroj dhe inkurajoj edhe edukatoret që të cilat janë të angazhuara në këtë çerdhe.

Edhe drejtoresha e çerdhes “Zërat e ëmbël”, Behare Shala, tha se çerdhja e dytë ka kapacitet për 80 fëmijë, stafin profesional, kushtet shumë të mira dhe edukim të garantuar për fëmijët.

Çerdhja e dytë në qytetin e Malishevës, është investim i Komunës së Malishevës, që është realizuar në kuadër të investimeve kapitale dhe programit të qeverisë Kastrati. Kjo çerdhe ka një hapësirë prej 620 metra katror, konform standardëve të kërkuara.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, fëmijë, njerëz duke buzëqeshur dhe teksti

Më Shumë

“Handikos” në Prizren thekson rëndësinë e mbështetjes për familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Dega e “Handikosit” në Prizren, të hënën, ka realizuar një takim me nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, në kuadër të aktiviteteve për...

Blloku `B1` në KEK dy ditë do të jetë jashtë funksionit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se sonte para pas mesnate është ndalur njësia B1, sipas një planifikimi të mëhershëm. “Gjatë kësaj ndalese të shkurtër...

Vjeshtë

Lajmet e Fundit