8.5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 1450

Policia jep detaje për vrasjen në Prizren, i dyshuari gjendet në arrati

0

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen që ka ndodhur dje në Prizren.

Sipas policisë, vrasja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kishte i dyshuari me viktimën.

“Dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë”, njofton Policia në raportin e saj ditor.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori kujdestar dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa njësitet policore kanë kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme në kërkim të vendndodhjes së dyshuarit i cili është në kërkim policor.

Tutje u bë e ditur se lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive.

Gjendet i vdekur një person në Rahovec

0

Një  person është gjetur i vdekur në nj?  rrugë të Rahovecit.

Policia po e heton rastin

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Presidentja Osmani sot fillon vizitën shtetërore në Shqipëri

0

Me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot fillon vizitën shtetërore dy ditore në Shqipëri, gjatë së cilës do të pritet me nderime të larta shtetërore nga homologu i saj, Begaj.

 

“Përveç takimit tête à tête, të dy presidentët do të takohen edhe me delegacione. Pas takimit, të dy presidentët do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ndërkaq në mbrëmje presidenti Begaj do të shtrojë darkë shtetërore për presidenten Osmani dhe delegacionin nga Kosova”, njofton Presidenca.

Gjatë kësaj vizite, presidentja Osmani do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Pas takimit, presidentja me delegacionin e saj do të priten në drekë zyrtare nga kryeministri Rama. Presidentja po ashtu do të pritet në takim edhe nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në agjendën e presidentes Osmani është edhe një aktivitet i përbashkët i dy presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave në Presidencën e Shqipërisë. Po ashtu, në Tiranë Presidentja do të ketë edhe një takim me grupin e grave deputete, vizitë te Muzeu i Gjetheve dhe aktivitete të tjera.

Në kuadër të kësaj vizite shtetërore, Osmani në një ceremoni do t`ia dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës, shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare.

Sot seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, diskutohet për tekstet shkollore

0

Kuvendi i Kosovës sot duke filluar nga ora 12:00 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme. Një gjë e tillë është konfirmuar nga faqja zyrtare e Kuvendit.

“Kuvendi mban debat parlamentar lidhur me dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024”, njofton Kuvendi i Kosovës.

Ndryshe deputetët e opozitës, të cilët janë anëtarë të Komisionit për Arsim, të mbështetur nga deputetët e tjerë, të premten e kanë iniciuar iniciuar thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për 4 shtator, raporton RTKlive.

Arsyeja e thirrjes së seancës ka të bëjë, sipas tyre, me mungesën e furnizimit të mbi 200 mijë nxënësve me tekste shkollore.

“Pasojat e paaftësisë dhe dështimit të kësaj qeverie, po i vuajnë mbi 200 mijë nxënës, mijëra prindër e mësimdhënës. Gjendja është e jashtëzakonshme dhe kërkon veprime urgjente”, ka njoftuar Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës.

Çështje e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor, ka qenë temë debati ditët e fundit, për shkak se MASHTI ka vendosur të bëj subvencionimin e librave deri në 80 euro për nxënës.

Viteve të kaluara, sigurimi i teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor, është bërë direkt nga qeveria e Kosovës përmes shtëpive botuese.

Shkarkohet ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Zelensky zgjedh të riun

0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë sonte se do t’i kërkojë parlamentit këtë javë që të shkarkojë ministrin e Mbrojtjes Oleksii Reznikov dhe ta zëvendësojë atë me Rustem Umerov, kreun e fondit kryesor të privatizimit të Ukrainës.

Reznikov, i cili u emërua ministër i mbrojtjes në nëntor 2021, luajti një rol kyç në sigurimin e ndihmës thelbësore ushtarake perëndimore për të mbështetur përpjekjet e luftës.

Por ai është përballur me akuza të vazhdueshme për korrupsion brenda ministrisë së tij, të cilat i ka karakterizuar si shpifje të pabaza, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

“Kam vendosur të zëvendësoj Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës. Oleksii Reznikov ka kaluar më shumë se 550 ditë luftë në shkallë të gjerë”, tha Zelensky.

“Unë besoj se ministria ka nevojë për qasje të reja dhe formate të tjera të ndërveprimit si me ushtrinë ashtu edhe me shoqërinë në tërësi”.

Miratimi i ministrit të ri të mbrojtjes duhet të kalojë përmes kanaleve parlamentare dhe parashikohet që shumica e ligjvënësve të Verkhovna Rada të miratojnë këtë ndryshim.

Kurti viziton ‘Hardh Fest’, merr pjesë në orën poetike për Xhevdet Bajrën

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka marrë pjesë në orën poetike “Hardh ora poetike Xhevdet Bajra” në kuadër të festivalit “Hardh Fest” në Rahovec.

Nëpërmjet kësaj ore poetike është shpalosur krijimtaria e pasur që Bajra ka lënë pas, si poet me renome botërore. Gjatë ceremonisë është promovuar vepra “Eja në ëndërr” nga Drita Popaj.

Ndërkaq kryeministri i Republikës gjatë orës letrare ka folur për përgjegjësinë letrare e sociale të autorëve.

“Nëse këtë e bëjnë me një preokupim social të angazhuar, atëherë unë besoj se para se dikush të provoj të shkruaj këngën e radhës është mirë ta lexoj të vërtetën”, ka thënë Kurti para të pranishmëve.

Pas orës letrare, Kurti ka vizituar prodhuesit vendorë të cilët kanë ekspozuar prodhimet e tyre.

“Hardh Fest” është shndërruar në identifikim kulturor e bujqësor në Rahovec, duke gërshetuar artin muzikor me atë të vreshtarisë./rtk

Ky është 48-vjeçari që mbeti i vrarë në Prizren

0

Personi që ka mbetur i vrarë në Prizren është 48 vjeçari, Beqir Morina.

Morina sipas policisë ka mbetur i vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Prizren.

Ndërsa i dyshuari është identifikuar nga organet e rendit dhe drejtësisë dhe është duke u kërkuar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Hardh Fest, orë poetike në kujtim të poetit Xhevdet Bajraj

0

Hardh Fest në bashkëpunim me Klubin Letërar ‘Xhevdet Bajraj’ e organizuan orën poetike në kujtim të poetit të ndjerë me famë botërore Xhevdet Bajraj.

Poashtu Znj.Drita Popaj promovoi librin e saj ‘Eja në ëndërr’.

Në orën poetike mori pjesë edhe studenti i tij Gustavo Pineda nga Meksika i cili ja kushtoi një poezi profesorit tij të ndjerë.

Dalin pamjet nga vendi ku u vra një person në Prizren

0

Një person ka mbetur i vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Prizren. Ndërsa i dyshuari është identifikuar nga organet e rendit dhe drejtësisë dhe është duke u kërkuar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Në vendngjarje janë parë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Vritet një person në Prizren

0

Një person ka mbetur i vrarë në lagjen Arbana në Prizren, në pasditen e së dielës.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Në ora 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana ne Prizren. Dyshohet se një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri drejt një viktime mashkull”, u shpreh Bytyqi.

Tutje Bytyqi ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga Policia.

“Në ora 19:00 nga ekipi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga policia”./Klan Kosova