8.5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 1449

Arrestohet në Malishevë i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Prizren

0

Është arrestuar i dyshuari Aziz Gashi, i cili kërkohej nga mbrëmë për vrasjen e B.M., në lagjen “Arbana” në Prizren.

Lajmin për Gazeta Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se i dyshuari është arrestuar në Tërpezë të Malishevës, ndërsa në një objekt tjetër është gjetur arma me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

“Po është arrestuar gjatë ditës. Gjatë ditës është bastisur së paku një objekt, aty nuk është gjetë i dyshuari, por arma e tij që dyshohet se është përdorë. Në mbrëmje është arritë të lokalizohet i dyshuari, në fshatin Tërpezë të Malishevës”, tha Bytyqi për Express.

Sipas policisë, dyshohet se Aziz Gashi kishte shtënë me pushkë automatike në drejtim të viktimës nga automjeti në lëvizje dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia tha në raportin 24-orësh se i dyshuari dhe viktima kishin pasur një mosmarrëveshje e cila kishte sjellë deri tek rasti tragjik.

“Loyola-Gymnasium” filloi vitin shkollor 2023-2024

0

Në një ceremoni solemne, në prani të nxënësve, prindërve dhe mysafirëve, sot në “Loyola-Gymnasium”, ka filluar viti shkollor 2023-2024.

Në filllim, nxënësve u ka dëshiruar mirëseardhje drejtori i “Loyola-Gymnasium”,Enver Sulaj, i cili uroi që ky të jetë një vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë, me synimin e qartë që përmes angazhimit të shtuar dhe punës së vazhdueshme të përmbushen synimet për një formim dituror dhe emocional të nxënësve.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Më pas, drejtori i ri ekzekutiv i Asociation “Loyola-Gymansium”, Giselher Woite, theksoi rëndësinë e përkushtimit të të gjithëve, për të sendërtuar misionin për një arsimim cilësor, me shpresë e vetëbesim për arritje të reja.

Gjatë ceremonisë së sotme, disa pjesë klasike në piano janë luajtur nga pianistja e njohur, znj.

Lule Elezi, e cila kishte ardhur enkas në “Loyola-Gymnasium”, për të dëshmuar para të pranishmëve vlerat e muzikës klasike, që duhet të jenë pjesë e formimit dhe shijes muzikore të gjeneratave të reja.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Prizren

0

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Aziz Gashit, të dyshuar për vrasjen e Beqir Morinës, në Prizren të dielën.

Policia ka thënë se ka pranuar sot autorizimin nga Prokuroria Themelore në Prizren për -publikimin e fotografisë së të dyshuarit.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

 

Aziz Gashi dyshohet se të dielën pasdite, pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën Beqir Morina, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e plagëve të marra Morina ka vdekur.

I dyshuari ndodhet në arrati dhe policia ka thënë se ndalimi i tij është me shkallë të lartë të rrezikshmërisë.

 

 

“Jane njoftuar te gjitha pikat kufitare dhe Stacionet Policore ne nivel vendi ngase i dyshuari dyshohet te jete i armatosur dhe ndalimi i te njejtit eshte me shkalle te larte te rrezikshmerise”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

 

Njoftimi:

Kerkohet i dyshuari per rast “Vrasje”

Prizren, 04 Shtator 2023

Lidhur me rastin “ Vrasje “ te dates se djeshme 03.09.2023 te ndodhur ne Rr.” Qerqiz Topulli “ ne Lagjen Arbane te Prizrenit , nga ana e njesiteve policore relevante jane ndermarre te gjitha veprimet e duhura procedurale hetimore e ligjore.

I dyshuari i rastit Aziz ( Hashim ) Gashi ,dtl.05.07.1972,i cili pas vepres se kryer eshte larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim te panjohur ,perkunder perpjekjeve te bera ende nuk eshte arrite qe te lokalizohet vendqendrimi i tije .

Jane njoftuar te gjitha pikat kufitare dhe Stacionet Policore ne nivel vendi ngase i dyshuari dyshohet te jete i armatosur dhe ndalimi i te njejtit eshte me shkalle te larte te rrezikshmerise.

Me qellim te lokalizimit te venqendrimit te te dyshuarit dhe te arrestimit te tije sa me te shpejte ,nga ana e Prokurorise Themelore te Prizrenit leshohet Autorizim per publikimin e fotografise se te dyshuarit .

Kerkohet ndihme e te gjitha mediave dhe qytetareve qe per qfredo informate per vendndodhjen e te dyshuarit te njoftohet ne Stacionin me te afert policor ne menyre qe te behet arrestimi i te dyshuarit dhe te mundesohet sa me pare zbatimi efikas i procedurave te metejme ligjore.

Hetimet për vrasjen në Prizren, i dyshuari ende në arrati

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen e Beqir Morinës në Prizren, Aziz Gashi vazhdon të mbetet në arrati.

Sipas prokurorisë, që nga mbrëmë janë kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme, mirëpo deri më tani i dyshuari nuk është kapur.

“Mbrëmë me 3 shtator 2023, rreth orës 19:00 në Prizren në lagjen “Arbana”, ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. Sipas hetimeve të para të prokurorisë, i dyshuari Aziz Gashi, pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën Beqir Morina, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori, së bashku me njësitë tjera relevante, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduskion.

“Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, policia ka kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme në kërkim të vendndodhjes së dyshuarit i cili është në kërkim policor”, ka thënë Prokuroria.

Lidhur me rastin, Prokuroria në bashkëpunim më policinë janë duke kryer hetime intensive.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Osmani: Kemi nevojë për mbështetje të fuqishme nga Shqipëria

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nga institucionet e Shqipërisë sheh gjithmonë mikpritje dhe gatishmëri për bashkëpunim.

Osmani pas takimit me presidentin Bajram Begaj, ka thënë se Shqipëria dhe Kosova qëndrojnë të përbashkuara, duke shtuar se kombi shqiptar gjithnjë ka qenë dhe vazhdon të mbetet faktorë stabiliteti në rajon me orientim të qartë euroatlantik.

“Kosova dhe Shqipëria kanë një lidhje unike dhe historike, kulturore dhe kombëtare që i bëjnë lidhjet tona të forta dhe të pathyeshme. Përballë sfidave ne qëndrojmë të përbashkuar duke u fokusuar në një qëllim stabiliteti, prosbiliteti dhe integrimi euroatlantik i vendeve tona. Kombi shqiptar gjithnjë ka qenë dhe vazhdon të mbetet faktorë stabiliteti në rajon me orientim të qartë euroatlantik”, ka thënë Osmani në një konferencë për medie me Begajn.

Më tutje, Osmani ka deklaruar se Kosova ka nevojë për mbështetje të fuqishme nga Shqipëria.

“Sërish kemi nevojë për mbështetje të fuqishme të Shqipërisë, sidomos që të jetë zëri ynë në të gjitha instancat ndërkombëtare, ku Kosova ende nuk ka përfaqësim. Falënderoj zotin Begaj për angazhimin e pashoq dhe shumë aktiv që nga dita e parë në mandatin e tij si president në arenën ndërkombëtare duke kërkuar me zë të fuqishëm që Kosova ta ketë vendin e merituar në çdo organizëm ndërkombëtar”, ka thënë Osmani, duke shtuar se Kosova dhe Shqipëria kanë një rrugë të përbashkët euroatlantike.

“Ne jemi dy shtete, por fatet tona janë të ndërthurura teksa rruga jonë është vetëm një, është rrugë e përbashkët, është rruga euroatlantike. Me shpresë, qëndrueshmëri dhe përkushtim do të angazhohemi së bashku për të ndërtuar për një të ardhme më të mirë për shtetet tona e mbi të gjitha për qytetarët tanë”, ka thënë Osmani.

Policia aksion kundër drogës në Prizren, arrestohen katër persona

0

Policia aksion kundër drogës në Prizren, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër persona në Prizren, pas operacionit kundër trafikimit me substanca narkotike.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani konfirmoi për Telegrafin se operacioni u realizua sot paradite.

“Sot, në orët e paradites Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka realizuar një operacion policorë, i cili përfshinë katër lokacione në rajonin e Prizrenit.

Operacioni policor ka të bëjë me hetimin dhe luftën kundër trafikimit me narkotik, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar”, konfirmoi ai.

Policia në vazhdimësi është kryer operacione në luftë kundër substancave narkotike

Lionel Messi senzacion në futbollin amerikan – plot yje ndoqën ndeshjen e Inter Miamit kundër LAFC

0

Paraqitjet e ikonës së futbollit, Lionel Messit tanimë si lojtar i Inter Miami kanë tërhequr elitën e yjeve për t’i parë ndeshjet nga afër.

Megjithatë, është e sigurt të thuhet se asnjë lojë e vetme nuk tërhoqi një listë të të ftuarve si ajo për ndeshjen e Inter Miamit kundër Los Angeles FC (LAFC), që u zhvillua të dielën mbrëma të 3 shtatorit.

Princi Harry ishte ndër emrat e famshëm në tribunat në stadiumin BMO, pa e harruar ishte  aktorin Leonardo DiCaprio, superyllin e LA Lakers, LeBron James (paraqitja e tij e dytë në një ndeshje të Messi-t), ylli i “Ted Lasso” Jason Sudeikis, ish-frontmeni i “Oasis”, Liam Gallagher, këngëtarja, Selena Gomez dhe disa emra të tjerë të mëdhenj.

Momentet e figurave publike gjatë përcjelljes së ndeshjes, janë bërë virale gjithandej në internet, shkruan Marca, transmeton AlbanianPost.

Madje, një prej më të bujshmeve shfaqi Gomez, duke mos mundur të përmbajë emocionet e saj kur Messi për pak sa nuk shënoi nga brenda zonës. Pikërisht poshtë Selenas, ishte rep artisti, Tyga.

 

Emra të tjerë të mëdhenj të pranishëm përfshijnë Leonardo DiCaprio, Tom Holland, James Harden dhe plot të tjerë.

Inter Miami arriti të fitojë, pavarësisht se Messi nuk shënoi. Megjithatë, ai asistoi Jordi Alban për golin e dytë të ndeshjes dhe gjeti Leonardo Campanan për të mbyllur fitoren 3-1.

Inter Miami mbetet i pamposhtur në të gjitha garat që nga ardhja e Messit, gjë që ka qenë një sensacion mediatik, i dëshmuar nga numri i të famshëmve të listës A që shprehen interesimin e tyre për t’i ndjekur ndeshjet.

Lista e plotë e të famshëmve të pranishëm në LAFC kundër Inter Miami

 

Aleman – Artist muzikor

King Bach – Komedian

BReal, Cypress Hill – Artist muzikor

Connie Briton – Aktore

Gerard Butler – Aktor

Jaime Camil – Aktor

Leonardo DiCaprio – Aktor

Tom Holland – Aktor

Tom Ellis – Aktor

Will Ferrell – Pronar/aktor i LAFC

Liam Gallagher – Artist muzikor

Selena Gomez – Aktore/artiste muzikore

Brendan Hunt – Aktor

LeBron James – Lojtar i La Lakers

Clayton Kershaw  – Lojtar i Dodgers

Princi Harry dhe Meghan Markle – Familja mbretërore britanike

Magic Johnson – Pronar i LAFC

Mario Lopez – Aktor

Toby McGuire – Aktor

Nas – Artist muzikor

Ed Norton – Aktor

Glen Powell – Aktor

Rage Against The Machine – Artist muzikor

Rufus de Sol – Artist muzikor

Jason Sudeikis – Aktor

Tyga – Artist muzikor

Julio Urias – Lojtar i Dodgers Albanian Post 

Grabitet apartamenti i kampionit të UFC-së, Ciryl Gane

0

Një orë Rolex dhe bizhuteri u vodhën gjatë natës nga e shtuna në të dielë në shtëpinë e Ciryl Gane në Nogent-sur-Marne, mësoi gazeta “Le Figaro” nga burime policore dhe gjyqësore që konfirmojnë informacionin.

Dëmi material llogaritet në 100 mijë euro, specifikon burimi për botimin francez.

“Autori/at kanë hyrë me forcë në derën e përparme”, tha një burim policor.

Një hetim u hap për “vjedhje” dhe iu besua njësisë kundër vjedhjeve të sigurisë territoriale të Val-de-Marne.

Hetuesit tani do të mbështeten në video survejimin e lagjes dhe çdo gjurmë të lënë nga grabitësit për t’i gjurmuar.

Vjedhja ka ndodhur teksa kampioni i MMA-s po luftonte në “Accor Arena” në Paris.

Të shtunën mbrëma, Ciryl Gane fitoi me KO në raundin e dytë kundër Serghei Spivac, gjashtë muaj pas një disfate dërrmuese ndaj amerikanit Jon Jones për titullin e peshave të rënda të UFC-së.Albanian Post

Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

1 mijë e 443 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 24 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale.

Në 24 orët e fundit janë arrestuar nëntë persona dhe katër janë dërguar në mbajtje.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune

Kushtetuesja pezullon zbatimin e nenit që parasheh faljen e 100 eurove

0

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme për nenin 5 të Ligjit për tatimin në pronë, i cili parasheh faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët. Kjo është bërë pasi që Komuna e Prizrenit, para dy javësh e kishte dërguar ligjin për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

“Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me aktin e lartcekur të miratohet në kohëzgjatje deri më 30 nëntor 2023; dhe për pasojë (ii) të pezullohet menjëherë zbatimi i nenit 5 të Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe zbatimi i vendimeve të nxjerra në bazë të këtij neni deri në afatin e lartcekur”, thuhet në vendimin e Gjykatës, shkruan RTKlive.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka vendosur përkitazi me kërkesën për masë të përkohshme në rastin KO 177/23, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 5 të Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, i cili ka hyrë në fuqi më 16 gusht 2023. Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 5 të Ligjit të lartcekur të Kuvendit është parashtruar në Gjykatë nga Komuna e Prizrenit, bazuar në autorizimet e përcaktuara nëpërmjet paragrafit 4 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me aktin e lartcekur të miratohet në kohëzgjatje deri më 30 nëntor 2023; dhe për pasojë (ii) të pezullohet menjëherë zbatimi i nenit 5 të Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe zbatimi i vendimeve të nxjerra në bazë të këtij neni deri në afatin e lartcekur.

Vendimi i Gjykatës fillimisht sqaron që bazuar në paragrafin 4 të nenit 113 të Kushtetutës, komuna është e autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve ose të akteve të Qeverisë, të cilat cenojnë përgjegjësitë komunale ose zvogëlojnë të hyrat e komunës, në rast se komuna përkatëse është prekur nga ai ligj ose akt. Bazuar në këtë dispozitë, parashtruesi i kërkesës kërkon vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 5 të Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Neni i kontestuar përcakton që (i) çdo tatimpagues që është i detyruar të paguajë tatimin në pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2023, kualifikohet për faljen e tatimit; (ii) shuma e faljes së tatimit në pronë për të gjithë tatimpaguesit lejohet deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro; (iii) vendimi për faljen e tatimit në pronë merret nga kuvendi komunal i çdo komune më së largu 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji; (iv) në rast që tatimpaguesi ka paguar faturën e tatimit në pronë për vitin 2023, shuma e falur i llogaritet si paradhënie për vitet pasuese; (v) falja tatimore zbatohet vetëm për vitin tatimor 2023; dhe (vi) zbatimi i kësaj dispozite mbetet në përgjegjësinë e çdo komune përgjegjëse për administrimin e procesit të tatimit në pronë për pronat e paluajtshme që ndodhen brenda territorit të asaj komune dhe Ministria përgjegjëse për financa nxjerr vendime që mund të jenë të nevojshme për zbatimin e kësaj dispozite.

Parashtruesi i kërkesës pretendon se, dispozita e lartcekur cenon përgjegjësitë komunale dhe zvogëlon të hyrat e komunës në kundërshtim me (i) garancitë kushtetuese të përcaktuara në paragrafin 2 të nenit 12 [Pushteti Lokal], paragrafët 1 dhe 3 të nenit 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 2, 3 dhe 5 të nenit 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës; (ii) Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale; dhe (iii) Ligjin Nr. 03/L-40 për Vetëqeverisë Lokale, Ligjin Nr. 03/L-49 për Financat e Pushtetit Lokal dhe Ligjin Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, në esencë dhe ndër tjerash sepse, ndërhynë në ushtrimin e kompetencave vetanake të komunës përkitazi me të hyrat nga tatimi në pronën e paluajtshme dhe zvogëlon buxhetin përkatës komunal deri në vlerën prej tre (3) milionë euro, ndërsa në nivel të pushtetit lokal në Republikën e Kosovës, deri në vlerën prej njëzet e shtatë (27) milionë euro sipas të dhënave të referuara të Asociacionit të Komunave të Kosovës. Sipas sqarimeve të dhëna në Vendimin e Gjykatës, parashtruesi i kërkesës gjithashtu kërkon nga Gjykata që deri në vendosjen përfundimtare të saj lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 5 të Ligjit të kontestuar, të vendos masën e përkohshme, duke pezulluar efektet e tij.

Në ndërlidhje me kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme, për aq sa është relevante në rrethanat e rastit konkret, Vendimi i Gjykatës sqaron që kriteret për vendosjen e saj janë të përcaktuara me nenin 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, nenin 27 (Masat e përkohshme) të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe rregullat 44 (Kërkesa për masë të përkohshme) dhe 45 (Vendimmarrja lidhur me kërkesën për masë të përkohshme) të Rregullores së punës së Gjykatës. Sipas këtyre dispozitave, ndër tjerash, përcaktohet që vendosja e masës së përkohshme ndërlidhet me (i) “çështjen që është objekt i procedurës para saj [Gjykatës]”, me kushtin që pala që kërkon masë të përkohshme të dëshmojë se (ii) masa e përkohshme është e nevojshme “për t’u evituar rreziqe ose dëme të pariparueshme” ose që masa e përkohshme është në “interes publik.”

Në kontekstin e lartcekur, Vendimi i Gjykatës që do të publikohet, sqaron që objekt shqyrtimi para Gjykatës është neni 5 i Ligjit të kontestuar dhe që i njëjti, bazuar në faktet dhe pretendimet e parashtruara, ngrit çështje të nivelit kushtetues që, ndër tjerash, ndërlidhen me ushtrimin e kompetencave vetanake të komunave, si dhe të drejtën e tyre për të vendosur, mbledhur dhe shpenzuar të hyrat e veta sipas përcaktimeve të Kushtetutës dhe ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për më tepër, zbatimi i nenit 5 të Ligjit të kontestuar brenda afateve të përcaktuara në të, përkatësisht tridhjetë (30) ditë nga hyrja në fuqi e ligjit, (i) në njërën anë mund të cenojë ushtrimin e kompetencave komunale në ndërlidhje me të hyrat nga tatimi në pronën e paluajtshme për vitin 2023; ndërsa (ii) në anën tjetër, mund të afektojë edhe të drejtat dhe detyrimet e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në lidhje me tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2023.

Vendimi i Gjykatës gjithashtu sqaron që në rrethanat e rastit konkret, pezullimi i efekteve të nenit 5 të Ligjit të kontestuar, mund të “eviton rreziqe apo dëme të pariparueshme” që ndërlidhen me garancitë kushtetuese përkitazi me organizimin dhe funksionimin e vetëqeverisjes lokale si pasojë e ndërmarrjes së veprimeve nga pushteti lokal sipas përcaktimeve dhe afateve të saktësuara në nenin 5 të Ligjit të kontestuar. Për më tepër, vlerësimi i kushtetutshmërisë së nenit 5 të Ligjit të kontestuar, para zbatimit të tij, është në “interesin publik” sepse i shërben parimit të sigurisë juridike në ndërlidhje me pasojat juridike të Ligjit të kontestuar lidhur me (i) ushtrimin e përgjegjësive komunale dhe menaxhimin e të hyrave të komunës nga tatimet në pronë të paluajtshme; dhe (ii) të drejtat dhe detyrimet përkitazi me tatimin në pronë të paluajtshme për vitin tatimor 2023 për tatimpaguesit, përkatësisht qytetarët e Republikës së Kosovës.

Për më tepër, vendosja e masës së përkohshme ndaj nenit 5 të Ligjit të kontestuar, përkatësisht pezullimi i efekteve të tij deri në vendimmarrjen përfundimtare të Gjykatës, mundëson evitimin e cenimit të përgjegjësive komunale dhe zvogëlimit të të hyrave përkatëse komunale, në rast që Gjykata përmes vendimmarrjes përfundimtare konstaton që neni i lartcekur nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën. Në të kundërtën, përkatësisht nëse Gjykata, pas vlerësimit dhe vendimmarrjes përfundimtare të saj, konstaton që neni i lartcekur është në përputhshmëri me Kushtetutën, komunat do të mund të zbatojnë nenin 5 të Ligjit të kontestuar dhe qytetarët edhe më tej do të mund të përfitojnë nga falja e tatimit në pronë të paluajtshme sipas vlerësimeve dhe vendimeve përkatëse të kuvendeve komunale, ndërsa shuma e falur për vitin tatimor 2023, do të llogaritet si paradhënie për vitet pasuese sipas vet përcaktimeve të nenit të lartcekur.

Për pasojë, Gjykata, në dritën e sqarimeve të lartcekura, duke theksuar që miratimi i masës së përkohshme deri më 30 nëntor 2023, nuk paragjykon në asnjë mënyrë pranueshmërinë dhe/ose meritat e kërkesës, vlerëson që kërkesa e parashtruesit të kërkesës për masë të përkohshme ndaj efekteve të zbatimit të nenit 5 të Ligjit të kontestuar, duhet të miratohet, sepse i shërben mundësisë së “evitimit të rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme” dhe është në “interes publik”.