8.7 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 1451

Fiton Ballkani

0

Në Suharekë kampioni aktual ka arsyetuar epitetin, duke fituar me rezultat 2-1.

Tahar (19′) dhe Manaj (78′) kanë shënuar për fitoren e suharekasve. Golin e vetëm për skuadrën nga Gjilani e ka realizuar Bilalli në minutën e pesëdhjetë e nëntë.

Nesër shkrimtarit Ismail Kadare i dorëzohet dekreti i nënshtetësisë së Kosovës

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për në Shqipëri për një vizitë shtetërore dyditore.

Në kuadër të qëndrimit të saj atje, presidentja Osmani në një ceremoni do t’ia dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës, shkrimtarit të njohur me famë botërore, Ismail Kadaresë, transmeton klankosova.tv.

Më 1 gusht të këtij viti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati nënshkruar dekretin me të cilin shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, i jepet nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu në një fotografi të rrallë

0

Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu në një fotografi të shkrepur në Vjenë, në vitin 1917, shumë kohë para se mes të dyve, të niste armiqësia – shkruan Blendi Fevziu, i cili përcjell këtë shkrepje historike.

“Vjenë, 1917. Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu, në një fotografi të rrallë.

Të dy, më pas do të ishin deputetë, kryeministra dhe deri armiq politikë.

 

Hasan Prishtina u ndalua nga policia austriake, për atentatin e dështuar ndaj mbretit Zog në Vjenë, ndërsa Zogu u akuzua për vrasjen e Hasan Prishtinës në Selanik. Të dy bashkë, i kanë sot monumentet në qendër të Tiranës”, – shkruan ai. / KultPlus.com

Ballkani njofton largimin e Korenicës

0

Ballkani ka njoftuar largimin e futbollistit të saj, Meriton Korenica. Kampioni aktual e ka përshkruar futbollistin si model për të cilin dera e klubit do të mbetet gjithmonë e hapur.

 

“Kemi qenë me fat që në mesin tonë, kishim një futbollist model, siç ishit ju Meriton Korenica.

Ballkani dhe qyteti i Suharekës, do t’i ruajnë kujtimet më të mira të mundshme për ty, pasi gjithmonë ke dhënë shembullin e duhur, se si me ndershmëri, luftohet për fanellë e për klub.

Si brenda fushës, ashtu edhe jashtë saj, ti ishe modeli më i mirë i një sportisti, andaj dera e shtëpisë tonë, do të jetë gjithmonë e hapur për ty”, ka shkruar Ballkani.

“Klubi dhe tifozëria jonë, të dëshirojmë sukseset më të mëdha të mundshme në karrierën tënde.

Mirupafshim kampion”.

Korenica ishte element i rëndësishëm i Ballkanit dhe një protagonist kyç në suksesin e skuadrës që ka kulmuar me pjesëmarrje në Conference League për dy herë radhazi. Klubi suharekas nuk e ka përmendur, por siç është thënë futbollisti do ta vazhdojë karrierën në Turqi. Rahovecasi së fundmi është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e shtatorit të vlefshme për Euro 2024.

Sivjet më pak rrush në Rahovec, reshjet e shiut dëmtuan vreshtat

0

Tashmë vreshtarët e Rahovecit kanë filluar vjeljen e rrushit. Këtë herë thonë se ajo mund të përfundojë më herët, për shkak se sivjet reshjet i kanë dëmtuar vreshtat.

“I posedoj 3 hektarë e 70 ari, prej të cilave 50 ari i kam të dëmtuara nga breshëri, derisa 1 hektar e 20 ari është goditur prej sëmundjes së bastrës dhe prej kësaj jam goxha i dëmtuar”, tha vreshtari Mirsad Mazreku për RTK-në.

Por kjo, s’mund t’ua fshehë gëzimin vreshtarëve të Rahovecit në ditët e vjeljes që tashmë kanë nisur.

“Këtë vit  çmimi është pak më i mirë dhe besoj se do ta mbulojë edhe humbjen që kisha nga reshjet dhe bastra”, shtoi Mazreku.

Ai tutje ka theksuar se disa herë ka përfituar subvencione nga Ministria e Bujqësisë, mirëpo nga institucionet kërkohet t’u dilet edhe më shumë në ndihmë vreshtarëve.

“Ka benifite nga institucionet, japin subvencione por asnjëherë nuk janë të mjaftueshme sepse krejt kjo punë që bëhet është prej sektorit privat”, tha Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit.

Ndërkohë, verërat kosovare tashmë ekspozohen edhe në tregjet evropiane e botërore.

“Bashkë me Shoqatën e Verëtarëve Enologjia kemi n[shkruar një marrëveshje për tri vjet dhe verërat e Kosovës janë të prezantuara në Shtëpinë Botërore të verërave në Bordo”, tha Ekrem Gjokaj, profesor në departamentin e agrobiznesit në Universitetin e Prizrenit.

Vreshtarët thonë se për shkak të mungesës së rrushit, vjelja e tij këtë vit mund të përfundojë në tetor.

Fillon hapja e rrugëve fushore në fshatin Krushë e Vogël

0

Ka filluar të bëhet hapja e rrugëve fushore në fshatin Krushë e Vogël (1.000 metra), që bujqit të kenë më të lehtë depërtimin në tokat e tyre për kultivimin e kulturave vendëse bujqësore.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ky projekt i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural po zhvillohet në gjithë territorin e komunës, sipas nevojës së shfaqur nga banorët.

May be an image of 2 people

May be an image of 2 people

Me het-trikun ndaj Fulham, Erling Haaland theu edhe një rekord në Premierligë

0

Sulmuesi Erling Haaland është bërë lojtari më i shpejtë që është përfshirë në 50 gola në historinë e Premierligës.

“Qytetarët” demoluan të shtunën Fuhamin me rezultat 5;1, ku norvegjezi kompletoi het-trikun e radhës.

Me këtë het-trik, Haaland arriti të përfshihet në 50 gola në 39 ndeshje, që nënkupton se theu rekordin e legjendës Andrew Cole i cili e kishte mbërritur këtë numër në 43 takime.

Haaland brenda 39 ndeshjeve të Premierligës, ka shënuar plot 42 gola si dhe kontribuar me nëntë asistime.

Norvegjezi tashmë ka thyer disa rekorde në Premierligë që kur kaloi te Man City verën e kaluar nga Borussia Dortmund.

Haaland ka shënuar më së shumti gola në Premierligë në një sezon të vetëm (36), që ishte edicioni i parë nën urdhrat e Pep Guardiolas.

Ai u bë gjithashtu lojtari i parë që shënon het-trik në tre ndeshje radhazi si nikoqir.

Norvegjezi ndihmoi “Qytetarët” që sezonin e kaluar ta fitojnë tripletën, derisa po vazhdojnë me këtë formë fantastike.

Man City këtë sezon ka fituar të katër ndeshjet e Premierligës, duke realizuar 11 gola dhe pranuar vetëm dy.

Ermal Fejzullahu në gjendje jo të mirë shëndetësore

0

Dita e sotme nuk ka nisur mirë për Ermal Fejzullahun. Mesa duket artisti është sëmurë dhe për këtë i është dashur të marrë edhe një serum.

Ka qenë vetë Ermali që ka ndarë në Instagram një foto me vigonin në krahë nga shtëpia e tij. Artisti nuk ka dhënë asnjë sqarim më tepër dhe as nuk ka reaguar më pas story-t në fjalë.

1644 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve nga Policia e Kosovës

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve ka shqiptuar 1644 tiketa të trafikut.

Përveç shqiptimit të tiketave, gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur disa aksidente, ku me fatalitet ka përfunduar njëra nga to.

Aksidente me të lënduar janë shënuar 23 sosh, ndërkaq 27 nga to ka pasur vetëm dëme materiale.

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 9 persona, ndërkaq ka dërguar në mbajtje 6 persona.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Vetaksidenti tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova” – Vdes gruaja, shoferi dhe tre fëmijë dërgohen në spital

0

Një grua ka vdekur, ndërsa ngasësi i veturës dhe tre fëmijë kanë pësuar lëndime si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” mëngjesin e së shtunës.

Një gjë të tillë e ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditor, teksa njofton se vetura është rrokullisur si pasojë e mos-përshtatjes së shpejtësisë.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Autostrada Ibrahim Rugova (km-24) 02.09.2023 – 06:10. Drejtuesi mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja shpejtësisë kushteve të rrugës ka shkaktuar vet aksident, duke u rrokullisur me veturë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune

Policia njofton se, si shkak i kësaj, një grua nga lëndimet vdekjeprurëse ka vdekur përgjatë transportimit për në spital. Ndërkaq, ngasësi i veturës dhe të tre fëmijët janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjerja kosovare, e cila gjatë transportit për në spital ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar vetë drejtuesi, i cili për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në QKUK, po ashtu lëndime kanë pësuar edhe tre fëmijë pasagjerë në veturë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren”, përfundon njoftimi i policisë.


 

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon