11.7 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026
Home Blog Page 1471

Latifi pret disa bashkatdhetarë nga Polluzha

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim disa bashkatdhetarë nga Polluzha, të cilët punojnë e veprojnë në mërgatë.

 

“Me këtë rast bashkëbiseduam edhe për projektet tona për këtë fshat dhe në tërë komunën e Rahovecit. I falënderova dhe i urova ata për pushime sa më të mira në vendlindje”, ka njoftuar në “Facebook” kryetari Latifi.

 

Prizren, dy aktakuza kundër dy personave

0

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë
themelore janë ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona dhe janë paraqitur tri (3)kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetetre
(23) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar 2 persona, ndërsa ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra
të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Pas sulmit fizik, Arbenita e Fero shfaqen sërish bashkë në publik!

0

Disa javë më parë, Arbenita Ismajli ka denoncuar në polici burrin e saj, reperin Fero, për sulm fizik dhe psikologjik.

Artisti u arrestua dhe qëndroi 1 muaj në paraburgim, madje çështja u bë aq serioze sa modelja angazhoi edhe avokatin e saj.

Sipas Arianit Kocit, çifti që ka një vajzë kishin pasur probleme edhe në të kaluarën, megjithatë sulmi i fundit fizik ishte vulë.

Megjithatë, duket se të gjitha i mori “lumi” pasi ata janë ribashkuar.

Pasi Fero u lirua nga burgu, me sa duket ata janë takuar dhe kanë zgjidhur problemet mes tyre, ndonëse Arbenita vazhdimisht shkruante se beson në drejtësi.

Ata janë kapur sërish bashkë në Gjilan madje Prive .al ua sjell ekskluzivisht edhe pamjet.

Vdiq akademiku Bahri Beci, gjuhëtar dhe studiues i shquar

0

Ka vdekur gjuhëtari Bahri Beci, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë njoftoi me hidhërim të thellë bashkësinë e shkencëtarëve albanologë, shqiptarë e të huaj; miqtë dhe kolegët e tij të shumtë brenda e jashtë vendit, për ndarjen nga jeta të akademikut Bahri Becit, personalitet me veprimtari të shumanshme në disa fusha të gjuhësisë shqiptare historike e bashkëkohore për më shumë se gjashtë dekada; autor i dhjetëra veprave monografike dhe studimore në fushën e dialektologjisë, të fonetikës, të gramatikës, të rrugës së formimit të shqipes së njësuar, të historisë së gjuhës shqipe dhe të statusit të saj në lidhjen gjuhësore ballkanike.

Bahri Beci u lind në Shkodër në vitin 1936, në një familje me tradita atdhetare. Menjëherë pas mbarimit të studimeve universitare (1958) u emërua kërkues shkencor në Institutin e Gjuhësisë e Letërsisë, ku kreu detyra të rëndësishme drejtuese, si përgjegjës sektori e drejtues projektesh, sekretar shkencor dhe drejtor.

Bahri Beci u dërgua për specializim në Paris, ku mbrojti doktoratën me temën “Sistemi zanor dhe bashkëtingëllor i së folmes së qytetit të Shkodrës”.

Me kthimin në Tiranë, përfundoi disertacionin e shkallës së parë me studimin ”Të folmet e gegërishtes qendrore” dhe disertacionin e shkallës së dytë me studimin “Të folmet veriperëndimore të shqipes dhe sistemi fonetik i të folmes së Shkodrës”.
Veprimtaria universitare e Bahri Becit shtrihet në disa vende, duke përfshirë Institutin e Gjuhëve dhe Qytetërimeve Orientale në Paris INALCO. Bahri Beci është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (2008) dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe i redaksisë së Atlas Linguorum Europae (ALE).
Fusha kryesore e veprimtarisë shkencore-kërkimore të Bahri Becit ka qenë historia e dialekteve dhe nëndialekteve të shqipes. Brenda kësaj problematike vend qendror zunë studimet dialektologjike për të folmet veriperëndimore dhe qendrore të shqipes (Shkodër, Dibër).

Bahri Beci mori pjesë si delegat dhe nënshkrues i Rezolutës së Kongresit të Drejtshkrimit (1972) dhe është autor i dy studimeve monografike për proceset njësuese në formimin e shqipes letrare të sotme.

Vepra shkencore e Bahri Becit karakterizohet nga sinergjia e studiuesit në ekspeditë kërkimore dhe njëherësh në një proces formimi të thelluar bashkëkohor perëndimor.
Homazhet e lamtumirës për akad. Bahri Becin do të bëhen mëngjesin e ditës së martë, 22 gusht 2023, në Akademinë e Shkencave, salla “Aleks Buda”. /ATSH

Katër persona rrihen mes veti në Suharekë, një lëndohet e dy të tjerë arrestohen

0

Katër persona janë rrahur dje mes veti në fshatin Bllacë të Suharekës.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njëri nga të dyshuarit është lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lëndohet rëndë një i mitur në rrethana të panjohura në Prizren

0

Një i mitur në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 23:30 në fshatin Hoqë e Qytetit, në Prizren.

Po ashtu në raport thuhet se njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Viktima mashkull kosovar i mitur, në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Abazoviqi sulmohet në një disktoketë në Budva

0

Kryeministri i Qeverisë Teknike të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është sulmuar mbrëmë në një diskotekë në Budva, raporton Kurir.

Sipas Kurir, sulmi ndaj Abazoviqit ka ndodhur gjatë performancës së Dino Merlin në diskotekën Top Hill, e cila ndodhet në majë të Toplishit në Budva.

“Dritani ishte në shfaqjen e Merlinit, kur një nga vizitorët tentoi t’i afrohej dhe ta sulmonte. Ai fillimisht ka lëshuar një lumë ofendimesh ndaj Abazoviqit, më pas është afruar për ta sulmuar”, tha reporteri i Kurir nga vendngjarja.

Sigurimi i kryeministrit teknik ka reaguar me shpejtësi, shton gazetari.

U hodh gaz lotsjellës dhe Abazoviqi u evakuua. Sipas informacioneve paraprake, ai është mirë dhe nuk ka marrë lëndime.

Po vijon hetimi nga policia lokale, e cila po merr të gjitha masat për identifikimin dhe ndjekjen penale të pjesëmarrësve në sulm.

Familja e Amy Winehouse do të publikojë një libër për 40 vjetorin e saj, përmban foto dhe shënime të shkruara nga këngëtarja

0

Një koleksion i ditarëve të pabotuar të Amy Winehouse, teksteve të shkruara me dorë dhe fotografive personale do të publikohet më 31 gusht.

Me flokët e saj të çuditshëm, eyeliner të guximshëm dhe shumë tatuazhe, Amy Winehouse u bë shpejt një nga ikonat më të mëdha në industrinë e muzikës.

Por këngëtarja vetëm 27 vjeçe ndërroi jetë më 23 korrik 2011 duke tronditur fansat e saj.

Prindërit e saj vendosën të nxjerrin një libër me foto personale dhe dorëshkrime të këngëtares në mënyrë që fansat e saj ta kuptojnë jetën e saj më shumë.

“Ky koleksion i ri i bukur i shënimeve dhe mendimeve të Amy-t tregon një anë tjetër të saj, atë argëtuese dhe të zgjuar. Ne donim ta ndajmë atë me fansat e saj në mënyrë që ata ta kuptojnë atë, me fjalët e saj.”

 

“Ne gjithmonë kemi dashur që njerëzit të njohin Amy-n e vërtetë”

Libri i këngëtares, i cili përbëhet nga 288 faqe, pritet të dalë më 31 gusht, pak javë pas ditëlindjes së 40-të të këngëtares nga shtëpia botuese HarperCollins.

“Ne gjithmonë donim që njerëzit të njihnin Amy-n e vërtetë, nga vinte dhe çfarë e çmendte. Ajo ishte një fëmijë normal hebre nga Londra Veriore, duke bërë gjëra normale për fëmijë, duke shkuar në klasa drame, duke dashur gjyshen, nënën, babin dhe vëllain e saj.’

Përveç kësaj, familja do të dhurojë 100% të honorareve të marra nga shitja e “In Her Words” për “Fondacionin Amy Winehouse”.

“Për të kuptuar plotësisht Amy Winehouse në ditëlindjen e saj të 40-të, ky libër thellësisht personal dhe zbulues, i mbushur me mendimet dhe ndjenjat e saj personale, zbulon zemrën e artistes që ëndërronte shumë dhe kujdesej thellë,” tha një deklaratë Lisa Sharkey nga HarperCollins.

“Ne nuk mund të jemi më krenarë për të botuar këtë kujtim të çmuar dhe u jemi mirënjohës prindërve të saj Janice dhe Mitch që po ndajnë jetën e vajzës së tyre në këtë libër shumë të bukur.”

Chiesa: Kështu duhet të luajmë gjithmonë, duhet të ushtrojmë presion

0

Juventus fitoi ditën e djeshme në transfertë me rezultatin 0-3 kundër Udineses dhe pas përfundimit të ndeshjes, Federico Chiesa foli për “DAZN”.

“Sot luajtëm një lojë të shkëlqyer, veçanërisht në pjesën e parë ishim shumë intensivë, shkuam, për të ushtruar presion, kështu duhet të luajmë, kjo është moderne.

Kështu duhet të luajmë gjithmonë, të ushtrojmë presion dhe të mos mbyllemi në mbrojtje”, është shprehur sulmuesi italian.

Juve ka dhënë një sinjal ditën e djeshme, një ekip që këtë sezon do të jetë i fokusuar vetëm në Serie A dhe në Kupën e Italisë këtë sezon.

Gjashtë vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit

0

Sot mbushen gjashtë vjet që kur u nda nga jeta ish-kryeministri i parë i Kosovës në kohën e pasluftës, Bajram Rexhepi.

Në prill 2017, ish-kryeministri u shtrua në QKUK për shkak të një sulmi shëndetësor në organet vitale, ndërsa më pas është dërguar në Turqi për shërim jashtë vendit.

Pas një beteje prej pesë muajsh me sëmundjen, Rexhepi ndërroi jetë më 21 gusht 2017 duke lënë pas vetes bashkëshorten dhe vajzën.

Bajram Rexhepi u lind në Mitrovicë më 3 qershor 1954. Studimet pas-universitare i kreu në Zagreb në vitin 1985. Punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990.

Rexhepi e kaloi shumicën e karrierës së tij si kirurg dhe fitoi famën si kirurgu më i mirë në rajonin e Mitrovicës.

Gjatë luftës së Kosovës më 1999, Rexhepi u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kaloi tre muaj duke shërbyer si mjek në terren. Ai shërbeu si kryetar i Mitrovicës jugore, duke punuar me paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s për të zvogëluar trazirat civile.

Ndërsa serbët dhe shqiptarët kishin prishur të gjithë dialogun, Rexhepi ofroi të heqë dorë nga pozita e tij në favor të një administratori të OKB-së, por serbët e refuzuan këtë propozim. Njëherësh ishte edhe kreu i degës së Partisë Demokratike të Kosovës për qytetin e Mitrovicës.

Më 4 mars 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetësimin e shefit të atëhershëm të UNMIK-ut Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si kryeministrin e parë të Kosovës së pasluftës.

Më 1 prill 2010, Rexhepi u emërua ministër i Punëve të Brendshme. Viteve të fundit të jetës ishte tërhequr krejtësisht nga politika duke iu përkushtuar profesionit të tij prej kirurgu.