19.2 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026
Home Blog Page 1494

Prizren: Një burrë sulmohet fizikisht nga një grua

0

Një burrë ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një grua.

Rasti ka ndodhur në Prizren të hënën rreth orës 15:40.

Ai ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

E dyshuara ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim policor.

Nuk dihet relacioni në mes të dyshuares dhe viktimës, veçse rasti është cilësuar si “Dunë në familje”.

Prizren, 5 aktakuza kundër 6 personave

0

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë është ndaluar një person.

“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.

ATK-ja inkason 78.9 milionë euro më shumë se në vitin 2022

0

Nga janari e deri në korrik Administrata Tatimore e Kosovës ka grumbulluar mbi 514 milionë euro, ose 18% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. 

Administrata Tatimore e Kosovës thotë se po vazhdon me punën në drejtim të rritjes së mbledhjes së të hyrave tatimore, të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Mjedisi në të cilin ATK vepron është kompleks dhe vazhdimisht pëson ndryshime, andaj kjo e detyron Administratën Tatimore të reagojë paanshëm në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi.

Pikërisht në kuadër të kësaj, plani i të hyrave fokusohet në qëllimet strategjike si: përmirësimi i mbledhjes së të hyrave dhe zvogëlimi i hendekut tatimor. Pastaj, forcimi i përmbushjes vullnetare në të gjitha segmentet e tatimpaguesve vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit paguajnë shumën e saktë tatimore, dhe të ndërmerren veprimet e duhura ndaj tatimpaguesve mospërmbushës”, thuhet në komunikatën për media nga ATK-ja.

Sipas njoftimit, në periudhën janar – korrik 2023 të hyrat e grumbulluara janë 514.8 milionë euro, nëse i krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit 2022, me rritje mbi 78.9 milionë euro më shumë, ose 18,1%.

“ATK-ja falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore dhe njofton tatimpaguesit jopërmbushës se do të merren të gjitha veprimet ligjore për mospagesë të tatimit, siç parashihet me dispozita ligjore. Paguani tatimet, ndërtojeni vendin tuaj!”, thuhet në njoftim.

Ndryshime në qeveri: Mehaj jep dorëheqje, zëvendësohet nga Ejup Maqedonci

0

Në Qeverinë Kurti së shpejti do të ketë ndryshime. Ministri i deritashëm i Mbrojtjes Armend Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Burimet e RTKlive thonë se për ministrin Mehaj ende nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji.

Të njëjtat burime konfirmojnë se kryeministri Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj, i cili ka kërkuar lirimin nga detyra. Sipas burimeve të RTKlive, Mehaj ka ofruar dorëheqje për arsye familjare.

Kryesuesi kosovar për të Pagjeturit: Javën e ardhshme nis gërmimi edhe në dy lokacione tjera

0

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti bëri të ditur për Front Online se do të nisin javën e ardhshme gërmimin edhe në dy lokacione tjera, ku dyshohet për persona të Pagjetur/të Zhdukur me Dhunë nga lufta e fundit në Kosovë.

“Në vazhdimiesi jemi duke gërmuar. 8 lokacione kemi qenë në gërmime, bisedova me shefin e njësisë z.Kushtrim Gara i kemi shikuar edhe disa lokacione tjera të mundshme. Javën e ardhshme, do të jemi edhe në dy lokacione tjera, nuk po i përmendi me emër sepse jemi në përfundim të analizës. Është edhe një tjetër pastaj dhe janë nga këto 8 edhe tri lokacione, ku do të rikthemi sepse nuk kanë përfunduar gërmimet. Mund të këtë edhe tjera”.

Ai foli për gërmimet e fundit në Prishtinë dhe Mitrovicë.

“I kemi pas disa gërmime, në Mitrovicë, janë gjet tre trupa që dyshohet të jenë persona të zhdukur në bazë të ekspertëve të mjekësisë ligjore”.

Dyshimet hiqen tek pasi rezultatet e mostrave të kthehen nga Haga.

“Janë dërgu mostrat (e mbetjeve mortore të gjetura në Mitrovicë) atje me u bo identifikimi përmes ADN-së. Është gjet para tyre mbetje mortore në varrezën e Dragodanit, kur them është gjet, ta kemi parasysh që është dyshim, nuk kemi rezultat zyrtar prej ADN-së. Nuk kemi data të caktuara, mostrat dërgohen në Hagë, atje është laboratori ndërkombëtar për personat e zhdukur. Kryesisht në bazë të praktikave, dy a tre muaj merr kohë deri tek kthimi i tyre në Kosovë”.

Njeh gjashtë gjuhë të huaja, Ylber Ramadani mahniti Italinë

0

Ylber Ramadani ishte transferimi i fundit i Leçes, me mesfushorin shqiptar që erdhi nga Aberdin për shumën e 1.5 milionë eurove.

Media e njohur italiane, “TuttomercatoWEB” i ka kushtuar një artikull mesfushorit të Kombëtares, i cili nis kështu një aventurë të re në Serinë A.

Ai do të duhet të zërë vendin bosh të lënë nga Hjulmand që pritet të transferohet te Sportingu i Lisbonës, me median italiane që shkruan se ka një rol të rëndësishëm për Leçen këtë sezon.

Gjithashtu ajo shkruan: “Të gjithë që e kanë parë Ramadanin duke luajtur e krahasojnë atë me Xhenaro Gatuzon”.

“TuttomercatoWEB” ndalet dhe te jeta personale e Ramadanit. “Ai ka lindur në Starnberg të Gjermanisë, prindërit e tij janë nga Kosova dhe është pjesë e Kombëtares shqiptare”, shkruan prestigjiozja.

Gjithashtu ajo është ndalur dhe te fakti që Ramadani flet rrjedhshëm gjashtë gjuhë të huaja: shqip, gjermanisht, anglisht, danisht, hungarisht edhe italisht.

Hojlund thotë se dëshiron të fitoj trofe me Man Utd

0

Rasmus Hojlund ka kompletuar transferimin te Manchester United ditë më parë dhe ai ndihet shumë i lumtur për këtë hap të madh në karrierë.

Djajtë e Kuq kanë paguar 70 milionë euro për transferimin e danezit në Old Traford nga Atalanta.

20-vjeçari ka folur për transferimin e tij te Djajtë e Kuq duke thënë se është entuziast për këtë aventurë dhe se do të derdh gjak për fanellën e United.

“Jam entuziast, do të derdh gjak për këtë fanellë dhe dua të fitoj trofe, prandaj jam këtu. Sigurisht që kam shumë për të mësuar, por dua të bëhem një sulmues i klasit botëror sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Unë jam këtu edhe sepse Liga Premier është më konkurruesja në botë. Të luaja për Manchester United ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe këta faktorë më shtynë të vendos të vij këtu”, deklaroi Hojlund.

Reprezentuesi danez u kërkua edhe nga skuadrat tjera të mëdha si PSG,Real Madrid apo Bayern Munich, por ai ishte i vendosur t’i bashkohej vetëm Djajve të Kuq. /Telegrafi/

Kurti jep detaje se si do të subvencionohen familjet që investojnë në energji efiçiente

0

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje lidhur me hapjen e aplikimit për masat e radhës për rritjen e efiçiencës së energjisë. Kurti tha se masat do të vlejnë vetëm për shtëpitë private.

Përmes masave të reja, sipas kryeministrit qytetarët do të përfitojnë nga subvenciomi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme.

“Përmes këtyre masave të reja, do të mund të përfitoni nga subvencionimi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme. Subvencioni do të mbulojë 45% të vlerës së investimit, deri në 5,500 euro. E për familjet ku shtëpia është bashkëpronësi e të dy bashkëshortëve apo në pronësi të gruas, subvencionimi arrin 50%”, ka thënë ai.

Aplikimi për këtë masë do të bëhet online përmes e-Kosova.

“Gjatë vitit të kaluar kemi subvencionuar 10,000 familje me 5 milionë euro për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje. Këtë vit kemi trefishuar buxhetin për pajisje dhe me 20 milionë do të investojmë në efiçiencë të shtëpive të banimit e ndërtesave shumë-banesore të destinuara për banim social. Aplikimi bëhet online përmes vjegëzës në vijim:  ekosova.rks-gov.net/466 Detajet në lidhje me thirrjen mund t’i gjeni këtu: www.fkee-rks.net”, ka shkruar Kurti në një postim në “Facebook”.

 

Sot vranët, vende-vende riga shiu

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta të shiut, kryesisht në viset e larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare.

Arbër Sinani i bashkohet Ponte Prizrenit

0

Ponte Prizreni ka njoftuar se ka nënshkruar me Arbër Sinanin.

Këtë klubi prizrenas e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Sinani me Ponte Prizreni ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi.

“I dëshirojmë mirë ardhje lojtarit Sinani i cili vitin e kaluar me sukses mbrojti ngjyrat e skuadrës së Vëllaznimit , në të kaluarën ishte pjesë e Sigal Prishtinës e Prishtina e re”, thuhet në njoftim.

Klubi prizrenas ka thënë se së shpejti do të prezantohet një lojtar i huaj.