14.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 1495

Krasniqi fiton nga Mohemmedi

0

Haxhi Krasniqi është fitues i meçit me Nadjib Mohemmedi.

Kjo pasi në raundin e nëntë boksieri me pasaportë franceze është diskualifikuar nga gjyqtari pasi paraprakisht ai ka thyer rregullat.

Kësisoji Krasniqi ka fituar titullin WBC Silver.

“E kam pasur ëndërr të boksoj në Prishtinë. Ju falenderoj të gjithëve”, ka thënë Krasniqi.

Më herët në të njëjtin organizim, Dielli Vranoci ka fituar meçin ndaj Burak Akkus;  Valon Ahmeti ndaj Rojhat Osmanoglu; Kushtrim Tahirukaj kundër Oner Sahinerol;  Bernardin Jakaj ndaj Marcos Karalitzky; Isuf Kelmendi ndaj Dogukaan Unlukaya dhe Armend Xhorxhaj ndaj Lebogang Mashitoan.

Osmani viziton kompaninë “Frutti” në Prizren

0

Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar në Prizren tek ndërmarrësja Rina Malsori, e cila udhëheqë kompaninë “Frutti”.

“Nga uji i maleve të Sharrite deri te lëngjet nga frutat e kultivuara, gjindet rrëfimi i suksesit të punës së saj. Një histori tejet frymëzuese e kësaj kompanie e cila numëron 200 punëtorë dhe ka 6 linja prodhuese me teknologjinë më bashkëkohore, që eksporton kudo në Evropë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Rrahje masive në Dragash

0

Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur dje pasdite në fshatin Zgatar të Dragashit, raporton Gazeta Sinjali.

Fillimisht përleshja kishte filluar mes dy grupeve me nga dy persona, e më pas iu kishin bashkëngjitur edhe dy të dyshuar tjerë.

E përpos grushteve, gjatë përleshjes është përdorur edhe sprej, ku si pasojë tre persona kanë marrë lëndime trupore. Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor, ndërkohë që të njëjtit kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rastin.

Dy nga të dyshuarit tjerë janë larguar në drejtim të panjohur dhe të njëjtit janë në kërkim policor. Bazuar në dëshminë e dy prej të dyshuarve, i dyshuari nga grupi tjetër kishte ekspozuar edhe një armë zjarri.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Hajdari takohet me kryetarin e Dragashit, diskutojnë për projektet në zhvillimin ekonomik e në veçanti për turizmin

0

Këtë të shtune, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është takuar me kryetarin e komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.

Në këtë takim u diskutua për ishin projektet me prioritet në zhvillimin ekonomik e në veçanti për turizmin.

“Në ambientet e komunës në Dragash, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, është takuar me kryetarin e kësaj komune, z. Bexhet Xheladini. Temë e diskutimit ishin projektet me prioritet në zhvillimin ekonomik e në veçanti për turizmin, meqë komuna e Dragashit, karakterizohet nga zona të mrekullueshme që mund të jenë destinacion potencial për turistët”, njofton Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Temë diskutimi në takimin mes ministres Hajdari dhe kryetarit Xheladini ishte dhe mbështetja ndaj prodhuesve vendor.“Poashtu u diskutua edhe për mbështetjen ndaj prodhuesve vendor, me ç’rast ministrja Hajdari e njoftoi kryetarin Xheladini lidhur me Politikën Industriale 2030 dhe instrumentet mbështetëse për ndërmarrjet tona që Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka hartuar dhe zbatuar gjatë dy viteve të fundit, pikërisht me qëllimin që industria e Kosovës të shndërrohet në një industri të zhvilluar dhe më të integruar globalisht”, njofton MINT.

Tutje në këtë njoftim thuhet se ministrja Hajdari dhe kryetari Xheladini, u pajtuan për takimin e radhës për diskutim në projektet e turizmit dhe të tjera.

Nënë e bijë nga Kosova vdesin në një aksident në Kroaci, babë e bir në gjendje të rëndë

0
Në një aksident në Kroaci kanë humbur jetën dy shtetas të Kosovës ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Në aksidentin e ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në dalje të Ravçës, në autostradën A1, kanë mbetur të vdekur nënë e bijë shtetas të Kosovës, ndërsa baba e biri kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transportuar në spitalin e Splitit. Bëhet e ditur se shtetasit e Kosovës vozisnin veturë gjermane, BMW.

Në aksident ka humbur jetën edhe një 33-vjeçar nga zona e Zarës, i cili drejtonte automjetin Volkswagen T-Roc.

BMW-ja e shtetasve të Kosovës është rrokullisur nga forca e goditjes, ndërsa VW humbi gjysmën e pjesës së përparme.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur aksidenti që shkaktoi tre viktima, raporton index.hr.

FSK eliminon rrezikun nga një grumbull i minave në Suharekë

0

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) njofton se në fshatin Krushicë e Poshtme të Suharekës ka eliminuar rrezikun nga një grumbull i minave anti peronale (PMA-3), të cilat ishin rrezik për banorët e këtij lokacioni.

FSK njofton se këtë veprim e kanë bërë ekipet e Deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ekipet e Deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas njoftimit nga një qytetarë kanë intervenuar në fshati Krushicë e Poshtme Komuna Suharekë, ku kan eliminuar rrezikun nga një grumbill i minave anti peronale (PMA-3), të cilat ishin rrezik për banorët e këti lokacioni”, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

FSK ka bërë lutje për qytetarët se po sa të gjejnë apo të dyshojnë për mjete të rrezikshme të njoftojnë FSK-në apo Policinë e Kosovës.

“Lusim qytetarët që po sa të gjejnë apo të dyshojnë për mjete të rrezikshme mos të ndërmarrin masa por të njoftojnë FSK-në apo Policinë e Kosovës në mënyrë që të elimiohet rreziku dhe të shpëtohen jetë njerëzish”, njofton tutje FSK.

Vazhdon rinovimi i tërësishëm i sallës sportive në fshatin Romajë

0

Po vazhdon rinovimi i tërësishëm i sallës sportive në fshatin Romajë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas Totajt, rinovimi i kësaj salle sportive është drejt përfundimit.

Kjo arenë sportive do t’i shërbejë sportistëve dhe aktiviteteve të tyre, por, edhe komunitetit të kësaj zone.

May be an image of 1 personNo photo description available.No photo description available.

Dani takohet me Luizin: Vazhdon të mbetet simbol i mendimit dhe vlerave unike

0

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ramadan Krasniqi – Dani, është takuar së fundmi me fenomenin e këtij viti, Luiz Ejllin.

Të njëjtit kanë shpërndarë një fotografi nga qyteti i Pejës, pasi artisti shkodran ka qenë për të performuar në disa klube.

“Me mikun tim Luiz Ejllin, gjatë vizitës që më bëri në Pejë! Luizi, sikur me këngët e tij që nga fillimet e karrierës, ashtu edhe me krejt spektaklin që shfaqi në ‘Big Brother’ vazhdon të mbetet simbol i mendimit dhe vlerave unike që e dallojnë nga të tjerët”, u shpreh Dani.

“Veç suksese miku im”, i uroi mes tjerash fituesit të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Luizi gjatë kësaj vere po vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Ai arriti famë të madhe me mënyrën se si luajti në BBVA 2, duke u kthyer në një fenomen dhe në një personazh shumë të pëlqyer nga publiku.

Pas daljes, Ejlli solli edhe disa këngë të reja që u pritën jashtëzakonisht mirë.

 

Paul McCartney ka gjithmonë në mendje John Lennon

0

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Paul McCartney ka folur rreth anëtarit të grupit Beatles, John Lennon, duke u shprehur se ai është në mendjen e tij teksa shkruan tekstet e këngëve.

“Mendimi i John ishte shumë i rëndësishëm për mua”, rikujton McCartney.

“Më mungon shumë dhe jam i sigurt që edhe ai ndjen mungesën e kontaktit me mua”, shtoi këngëtari.

Artisti ka folur gjithashtu për festivalin e “Glastonbury 2022”, ku ai ka kënduar së bashku me John Lennon duke përdorur metodat e teknologjisë.

“Herën e parë që këndova ishte shumë emocionuese dhe vazhdon të jetë e tillë pasi duket sikur jam duke kënduar sërish me mikun tim të vjetër”, përfundon McCartney.

Krasniqi: Erdhi dita, sonte do të shkëlqejë gjithçka

0

Haxhi Robin Krasniqi do të zhvillojë sonte meçin më të veçantë në karrierën e tij.

Ai do të ngjitet në ring në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke boksuar kështu para mijëra tifozëve shqiptarë.

Krasniqi do t’i kryqëzojë dorëzat me kundërshtarin Nadjib Mohammedi në meçin e vlefshëm për versionin WBC.

Boksieri nga Juniku ka bërë një postim në faqen e tij zyrtare, duke theksuar se sot është dita që Kosovës t’i dhurohen emocione dhe eneregji e papërjetuar ndonjëherë.

Postimi i plotë nga Krasniqi (pa ndërhyrje):

“Erdhi dita…

Sot, secili prej nesh, do t’i japim Prishtinës, do t’i japim Kosovës, emocionet dhe energjinë e papërjetuar ndonjëherë.

Sonte do të shkëlqejë gjithçka!

Ju pres secilin nga ju, për të ju përshëndetur nga mesi i stadiumit “Fadil Vokrri”, për të ju falenderuar për gjithë këtë përkrahje dhe për të ju shtuar krenarinë për vendin prej nga vijmë.

Sonte të gjithë bashkë do të jemi “ne, bijtë e bijat e tua Kosovë””.

Erdhi dita…Sot, secili prej nesh, do t’i japim Prishtinës, do t’i japim Kosovës, emocionet dhe energjinë e…

Posted by
Robin Krasniqi
on
Friday, August 4, 2023