9.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 1529

Në Premier League nisin problemet ende pa filluar sezoni i ri

0

Burnley refuzoi një kërkesë nga Luton Town për të kaluar ndeshjen e parë në Premier League nga “Kenilworth Road” në “Turf Moor” me takimin që tani është shtyrë.

Premier League njoftoi shtyrjen e ndeshjes që do të zhvillohej më 19 gusht, por nuk përmendi se kjo pasoi dështimin e të dy klubeve për të ndryshuar ndeshjen.

Ëndrra e Luton-it për të filluar fushatën e tyre të parë në më shumë se 30 vjet ka qenë në dyshim që kur ata siguruan promovimin nga Championship me një fitore dramatike me penallti ndaj Coventry në maj, pasi nevojiten përmirësime të mëdha në terren për të përmbushur standardet minimale të Premier League.

Pavarësisht se i është dhënë një lojë jashtë fushe në Brighton për të filluar sezonin, klubi nuk ka qenë në gjendje të japë garanci se puna e ndërtimit do të përfundonte deri në mes të gushtit.

Kuptohet se Luton ka zhvilluar bisedime me Burnley këtë javë për ta zhvendosur lojën në “Turf Moor”, por kundërshtarët e tyre e refuzuan propozimin pasi nuk donin të shkaktonin bezdi për tifozët e tyre. Premier League nuk pranoi të komentojë.

Luton ka pasur leje planifikimi për një stadium të ri në Power Court që nga viti 2019 dhe synon të zhvendoset në vitin 2026, pavarësisht se në cilin divizion janë.

Lutoni thotë se punimet, të cilat përfshijnë ndërtimin e një stende të re, po ecin mirë dhe janë përpara afatit. Megjithatë, ata nuk ishin në gjendje të jepnin garanci se ndeshja kundër Burnley mund të vazhdonte në datën e saj fillestare.

Luton u promovua në Premier League pasi mposhti Coventry-n me penallti në finalen e play-off të Championship në maj. Është hera e parë që ata do të garojnë në ligën e lartë që nga viti 1992.

Ndërkohë, ndeshja e Manchester City-t ndaj Brentford-it, e cila ishte planifikuar për më 23 dhjetor, është shtyrë për shkak të përfshirjes së skuadrës së Pep Guardiola-s në Botërorin për Klube.

City do të garojë në turneun në Arabinë Saudite pasi fitoi Champions League sezonin e kaluar.Albanian Post

Quni për audio-incizimet e Kusari-Lilës: Rast për studim se deri ku ka arritur amoraliteti politik

0

Për tri ditë radhazi në media janë publikuar audio-incizime të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësuesin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Për këto audio-incizime për Front Online ka folur deputeti i LDK-së, Anton Quni.

Quni, ka thënë se pavarësisht që Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar në vazhdimësi që nuk kanë asnjë relacion me Listën Serbe, këto audio-incizime treguan të kundërtën.

“Vetëvendosja janë përpjekur me e krijua një opinion dhe një bindje që ata nuk kanë asnjë relacion me Listën Srpska, apo me autoritetet serbe të komunitetit serb që dirigjohen nga Beogradi, dhe që kanë ndikim në pjesën veriore të Kosovës, por janë tani përgjimet që janë bërë publike, qytetarët e kanë kuptuar se edhe Vetëvendosja përkundër asaj që ka premtuar dhe ka krijuar bindjen se nuk kanë asnjë relacion do të thotë ata mbajnë kontakt. Do të thotë Shefja e GP të VV-së, zonja Kusari- Lila bashkëbisedon me autoritetet e Listës Srpska për të siguruar votat dhe të kalohen disa ligje për të cilat Qeveria e konsideron që janë të domosdoshme, përndryshe sfidohen në zgjedhje etj etj”, ka thënë Quni, për Front Online.


Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Kontakti:

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Ëeb: www.renelualtahiri.com


 

Ai, madje ka pyetur se si është e mundur që një personalitet i lartë i një partie të krijojë aq shumë afërsi me autoritetet serbe e që janë nën urdhrat e Milan Radojiçiqit.

“Do të thotë është e kundërta e asaj që ata me muaj e me vite janë munduar që t’i bindin qytetarët se tani është një qeveri e cila nuk varet nga një parti e komunitetit serb.

“Kjo është një dimension, çështja tjetër po ashtu vendoset është se si është e mundur që një personaliteti i lartë i një partie që konsiderohet parti serioze, që i kanë disa rregulla të brendshme, e ndjen një afërsi me autoritetet e komunitetit serb të cilat janë nën urdhrat dhe nën ndikimin e padiskutueshëm të një njeriu i cili është në listën e zezë SHBA-së, po ashtu i ndjekur nga organet e drejtësisë, Do të thotë krijohet një afërsi deri në ato përmasa saqë atë e konsideron shumë më të afërt sesa të gjithë personalitetet e tjera shqiptare që janë kundërshtarë politikë, do të thotë është një dukuri që me të vërtetë dëshiron studim se deri ku ka arrit amoraliteti politik i disa personaliteteve politike”, ka shtuar Quni.

Për dhunën që ka ndodhur të enjten në Kuvendin e Kosovës ka pasur reagime të ndryshme nga vendorët e ndërkombëtarët./Front Online

Prizren, burri rrah gruan

0

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Sipas forcave të rendit, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshort i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psikike, ndërsa sot e ka sulmuar fizikisht” – thuhet në njoftim.

Për dy javë, në Shqipëri u gjobitën 135 kosovarë, vozitën nga 150 deri në 205 kilometra në orë

0

Policia e Shqipërisë, i ka bërë thirrje të gjithë atyre që marrin rrugën për në bregdet të kenë kujdes me shpejtësinë.

Sipas njoftimit, në dy javët e para të korrikut janë gjobitur 135 shtetas të Kosovës, të cilët tejkaluan shpejtësinë e rrugës.

“Qarkulloi me shpejtësi 205 km/orë, në Rrugën e Kombit, konstatohet nga mjetet inteligjente të Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, si dhe ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë të rinj dhe me masë plotësuese, drejtuesi i një automjeti tip “Audi A8””.

“Gjatë 2 javëve të para të muajit korrik, shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, të pajisura me mjete logjistike bashkëkohore, ndëshkuan 144 shtetas që drejtonin automjetin përkatës, me shpejtësi nga 150 km/orë deri në 205 km/orë, prej tyre”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, nëntë shtetasve shqiptarë, sipas policisë, iu është pezulluar patentë shoferi nga 3 deri në 12 muaj, si dhe iu janë zbritur nga 5 deri në 8 pikë.

“Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, 70 automjete janë shpallur “Alert”, pasi qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, në tunelin e Kalimashit”, ka bërë të ditur policia.

Po ashtu, policia shqiptare ka dalë edhe me disa thirrje, si “udhëto me jetën në mendje” e “destinacioni pret”.

“Në fundjavë, në çdo aks ka radarë. Udhëto me jetën në mendje! Destinacioni pret. Nëse konsumon pije alkoolike gjatë fundjavës, mos drejto automjetin, por përdor mjetet e transportit publik! Hiq celularin nga dora! Shto vigjilencën! ??Policia qëndron në rrugë për të të këshilluar dhe për të të ndihmuar. Qëllimi i vetëm i Policisë Rrugore, mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të përdoruesve të rrugës”.

Rama tregon rastin e rëndë në familje: Djalit ia thanë mjekët copë, ti ke vdekjen në trup

0
 

I ftuari i episodit të 15-të të podkastit ‘Flasim’ me kryeministrin Edi Rama ishte mjeku Gentian Toshkëzi, që siç e cilësoi Rama, quhet ‘’America’s Best Doctor’’, çmim i cili i jepet në mënyrë të përvitshme nga një organizatë shumë prestigjioze.

I pyetur nga kryeministri Rama se nga ndryshon një pacient amerikan me një shqiptar, mjeku tha se atje “lajmi thuhet copë” dhe shqiptarët e përjetojnë keq.

 

 

Pas kësaj Rama solli në vëmendje një rast të rëndë në familjen e tij.

Rama tha se djali i tij ishte 15 vjeç kur ia thanë ‘copë’ sëmundjen që kishte dhe për të ishte shumë shokuese.

 

 

“Ti ke vdekjen në trup. Në situatën ku je, ti ke vetëm 30% mundësi që të mbijetosh dhe që quhet kancer, por 30% të tjera i ka njeriu. Nëse ti je i gatshëm të luftosh dhe të më vësh mua në dispozicion këtë 30%-ësh dhe 30% të probabilitetit, ne shkojmë në 60% me 40%. Tani më thuaj, – tha, je i gatshëm të luftosh?’’ -tregoi Rama.

Gjendet i vdekur një burrë në Prizren/ Policia nis hetimet

0

Një burrë është gjetur i vdekur në fshatin Novoselan të Prizrenit.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion dhe Policia po e heton rastin.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ndihma e shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, njoftoi PK-ja në raportin ditor.

Malishevë: Arrestohen 10 persona, u rrahën mes vete

0

Janë arrestuar 10 meshkuj, të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete në Malishevë.

Sipas policisë, disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh,

Vitia siguron furnizim me insulina: Nga tetori s’do të ekzistojë termi mungesë e barnave esenciale

0

Të gjithë pacientët të cilët janë insulinë vartës nuk duhet që të shqetësohen pasi në stoqe ka mjaftueshme medikamente, kështu ka deklaruar në një prononcim për eo ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Ministri Vitia ka sqaruar se i kanë marrë të gjitha masat që qytetarët të mos mbesin pa insulina, pasi Zyra e Prokurimit në MSh javë më parë kishte marr vendimin për anulim të tenderit për furnizim me insulina, shkaku i shkeljes së një dispozite të Ligjit për Prokurimin Publik.

“Përkundër problemeve të cilat kanë qenë me kontratën të cilët i’u referoheni ne si Ministri e Shëndetësisë kemi marr të gjitha masat dhe deri tani nuk ka ndodhur as edhe një herë që qytetarët e Republikës të mbesin pa insulina, një produkt jetësor për pacientët insulinë varës në Kosovë. Kështu që pacientët nuk do të mbesin pa insulina natyrisht dhe ne i kemi marr të gjitha masat që kjo mos të ndodhë në as një moment”, tha ai.

closevolume_off
Ministri deklaroi se me lëndën për insulina janë duke u marr organet e tjera ku shumë shpejt pritet që të vijnë në përfundime, ku më pastaj sipas tij, do të hapet rrugë për të vazhduar me procedurat për furnizim të rregullt.

“Kurse në anën tjetër për lëndën të cilët ju i referoheni tani janë duke u marr organet e tjera dhe shpresoj që shumë shpejt do të vijën në një përfundim meritor në raport me këtë lëndë dhe për të hapur rrugë pastaj për të vazhduar me procedurat për furnizim të rregullt jo vetëm emergjent siç ka qenë për insulina në këto vite. Absolutisht jo, i pari shqetësim që do të vinte nga unë edhe ato muaj përpara. Në momentin kur ne nuk jemi të shqetësuar dhe ka mjaftueshëm akoma në stok insulina për pacientët kjo nuk do të ndodh si e potencova qysh nuk ka ndodhur as në vitet e kaluar përkundër këtij problemi”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë sqaroi se furnizimi me barna esenciale dhe materiale shpenzuese nuk është në nivelin e duhur.

Sipas tij, listat e barnave esenciale është nënshkruar dhe janë hapur proceduar për qindra produktet, ku sipas Vitisë deri në muajin tetor të këtij viti nuk do të ketë më probleme me barna esenciale nëpër spitale.

Ai theksoi se fjala mungesë dhe urgjencë në furnizime nuk do të jetë me në fjalorin e në terminologji.

“Furnizimi nuk është në nivelin e dëshiruar ashtu siç kam thënë edhe në fillim të këtij viti, listat e barnave esenciale është nënshkruar dhe ka kaluar. Janë hapur proceduar për qindra produkte të cilat janë në listën e barnave esenciale, ashtu siç i kam thënë edhe drejtorit edhe drejtorëve të tjerë deri në muajin shtator-tetor nuk do të ketë dhe do të punojmë që të mos ketë më fjalë për mungesë për brana nga lista e barnave esenciale dhe për materiale shpenzuese”, tha ai.

“Kjo është duke shkuar sipas planit dhe natyrisht me rritjen e buxhetit kjo do të jetë një standard i vendosur i cili nuk ka qenë kurrë më herët i cili do të jetë një standardë i vendosur jo vetëm në shtator, tetor të këtij viti por do të vazhdoj edhe në vitet e tjera ku furnizimet do të jenë ashtu siç duhet me komplet listën e barnave esenciale e materialeve shpenzuese. Ashtu siç thash deri në shtator, tetor kur të mbarojnë të gjitha këto proceduar do të vendoset një standard i ri ku fjala mungesë dhe urgjencë në furnizime e kam fjalën, sepse në shëndetësi ka edhe urgjenca dhe emergjenca, por sa i përket furnizimeve do të punojmë që nuk do të jete me në fjalorin e në terminologjinë tonë”, tha ai.

“Siç kemi thënë shumë herë, sigurimet shëndetësore dëshirojnë disa parakushte, parakushti kryesorë i sigurimeve shëndetësore është sistemi informativ shëndetësor. Sistemi informativ shëndetësorë tani më është paraqitur drafti final i studimit të fizibilitetit për sistemin informativ shëndetësorë, është pranuar një nga tri propozimet nga ky studim i fizibilitetit dhe është duke u punuar me ritëm të shpejt dhe sistemi informativë shëndetësorë pritet që brenda një viti, ose një vit e gjysmë do të jetë funksional i cili do të jetë pastaj një parakusht esencial për fondin e sigurimeve shëndetësore të cilat me funksionalizimi e sistemit informativë shëndetësor do të jetë shumë lehët dhe shumë shpejt që do të mund të bëhen”, tha ai.

Kur do të hyjë në fuqi Ligji për pagën minimale?

0

Projektligji për pagën minimale ka kaluar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, mbrëmjen e së enjtes.

Në parim, me të parashihet që paga minimale në Kosovë të arrijë vlerën e 264 eurove bruto për të gjithë të punësuarit, në sektor publik e privat.

Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Janë edhe disa shkallë deri sa ky projektligj të hyjë në fuqi dhe të shndërrohet në ligj.

Deri më tani, projektligji ka kaluar disa faza të rëndësishme. Ai është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës më14 qershor 2022.

Ndërsa, më 13 korrik 2023, ai është miratuar edhe në lexim të dytë në Kuvend.

Me këtë, ky ligj konsiderohet i miratuar nga Kuvendi dhe pasi nënshkruhet nga kryetari i Kuvendit, ai duhet t’i dërgohet Presidentes së vendit për nënshkrim.

Kushtetuta e Kosovës i jep të drejtë Presidentes që me arsyetim ta kundërshtojë dhe kthejë ligjin në Kuvend.

Megjithatë, për ta përmbysur veton e Presidentes nevojiten që së paku 61 deputetë të votojnë për ligjin e miratuar, i cili është kthyer në Kuvend dhe ligji konsiderohet i shpallur.

Ligji hyn në fuqi përfundimisht 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës.

Edhe pas hyrjes në fuqi, secili ligj i publikuar mund të sfidohet në Gjykatën Kushtetuese dhe nëse kjo gjykatë parasheh se është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, mund ta shpallë atë të pavlefshëm.

Vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar që nga viti 2011 dhe është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat.

Po ashtu, ky ligj ndryshon shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, si dhe procedurën e vendosjes së pagës minimale.

Ky ligj përcakton se vlera e pagës minimale do të ketë tatim zero.

Sipas ligjit, Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalendarik përcakton pagën minimale, sipas propozimit të Këshillit Ekonomiko-Social. Por, në mungesë të një propozimi nga ky Këshill, ministri për Financa mund të parashtrojë një propozim për pagën minimale për Qeverinë.

Sipas një studimi të Institutit për Hulumtime të Avancuara GAP, të publikuar në muajin prill, janë më shumë se 100 mijë punëtorë në Kosovë që marrin pagë minimale. Mbi 94 për qind e tyre janë të punësuar në sektorin privat./REL

Mospërfshirja e veteranëve në Ligjin për pagën minimale, sot mbahet protestë

0

Shoqëria civile ka thirrur protestë kundër Qeverisë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e cila do mbahet me fillim nga ora 18:00. Në njoftimin e publikuar, thuhet se protesta organizohet me qëllim të kundërshtimit të “koordinimit të Qeverisë me Milan Radojiçiç-in” dhe “kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”.

“Mimoza Kusari duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojiçiç-in kundër luftëtarëve të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”.

Sipas organizatorëve të protestës në fjalë, Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua turpshëm nga shumica parlamentare.

“Prandaj kërkojmë nga presidentja që ta kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe anti-UÇK”, thuhet mes tjerash në thirrjen për protestë.

Ndërsa, edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë të ditur se do të mbështesë protestën e ditës së shtunë të organizuar nga shoqëria civile kundër Qeverisë së Kosovës.

Pas mbledhjes së kryesisë së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë të ditur se përveç vendimit të mbështetjes së protestës në fjalë, kjo organizatë është dakorduar që të pengojë seancat e Kuvendit të Kosovës, duke penguar që deputetët të futen në Kuvendin e Kosovës kur ka seanca Parlamenti.

“Kryesia morri vendim që të pengojmë seancat e Kuvendit të Kosovës, kur ata i kanë seancat ne do të dalim aty që t’i mos i lejojmë që t’i mbajnë sepse qëndrimet tona qysh nga viti i kaluar kanë qenë që nëse ata mendojnë që të na shkelin kështu, natyrisht që edhe ne do të organizohemi që t’i pengojmë që të mos funksionojnë”, ka theksuar Klinaku në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së OVL-UÇK-së.

“Është marrë vendim që të mundohemi t’i pengojmë çdo seancë të Kuvendit dhe me këtë rast iu bëjë thirrje gjithë veteranëve të luftës që në momentin që kur marrim vesh që këta i kanë seancat ne dalim aty dhe nuk i lejojmë të futen brenda”.

Ai ka paralajmëruar se OVL-UÇK po përgatit edhe protesta, të organizuara nga kjo organizatë për të kundërshtuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës përmes së cilës veteranët e UÇK-së mbeten jashtë pagës minimale që u votua në lexim të dytë, të enjten në Kuvendin e Kosovës.