33.8 C
Prizren
E martë, 16 Korrik, 2024

Rama tregon rastin e rëndë në familje: Djalit ia thanë mjekët copë, ti ke vdekjen në trup

 

I ftuari i episodit të 15-të të podkastit ‘Flasim’ me kryeministrin Edi Rama ishte mjeku Gentian Toshkëzi, që siç e cilësoi Rama, quhet ‘’America’s Best Doctor’’, çmim i cili i jepet në mënyrë të përvitshme nga një organizatë shumë prestigjioze.

I pyetur nga kryeministri Rama se nga ndryshon një pacient amerikan me një shqiptar, mjeku tha se atje “lajmi thuhet copë” dhe shqiptarët e përjetojnë keq.

 

 

Pas kësaj Rama solli në vëmendje një rast të rëndë në familjen e tij.

Rama tha se djali i tij ishte 15 vjeç kur ia thanë ‘copë’ sëmundjen që kishte dhe për të ishte shumë shokuese.

 

 

“Ti ke vdekjen në trup. Në situatën ku je, ti ke vetëm 30% mundësi që të mbijetosh dhe që quhet kancer, por 30% të tjera i ka njeriu. Nëse ti je i gatshëm të luftosh dhe të më vësh mua në dispozicion këtë 30%-ësh dhe 30% të probabilitetit, ne shkojmë në 60% me 40%. Tani më thuaj, – tha, je i gatshëm të luftosh?’’ -tregoi Rama.

Më Shumë

Imobile mbërrin në Stamboll, tifozët e Beshiktashit i bëjnë pritjen madhështore

Sulmuesi i Lazios u kushtoi arkave të klubit turk tre milionë euro. 34-vjeçari bëhet kështu shok skuadre me Ernest Muçin dhe Milot Rashicën.  Ai mbërriti...

NATO e shqetësuar: Situata e sigurisë në Kosovë ka mundësi për përkeqësim

NATO-ja dhe forca e saj paqeruajtëse në Kosovë, e njohur me shkurtesën KFOR, janë “shumë të shqetësuar për situatën e sigurisë dhe mundësitë e...

Lajmet e Fundit