7.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 1528

Natën mbledh mbeturina nëpër Prizren e ditën kujdeset për bletët, Isamiri rrëfen se çfarë sjellje kanë qytetarët me të

0

Isamir Gashi, 40 vjeçar nga Prizreni ishte protagonist i emisionit të dytë me radhë ‘’Za me Kaltërinen’’, i cili transmetohet çdo të shtunë, prej orës 21:10 në Televizionin 7.

Ai punon si grumbullues i mbeturinave në orarin e natës, e shpeshherë edhe në ndërrimin e fundit, puna e së cilit përfundon në orën 3 të mëngjesit.

Për të parë momente interesante gjatë punës së tij nëpër rrugët e Prizrenit, qëndruam me të deri pasmesnate, ku ndër të tjerash ndau rrëfime nga jeta e tij private e pasionet e aktivitetet e tjera që i bën.

Për më shumë, ndiqeni storien e plotë:

Theret me thikë një person në Vlashnje të Prizrenit

0

Një person është therur me thikë në Vlashnje të Prizrenit, derisa tentoni të ndërmjetësojë mes tre personave.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Pas një mosmarrëveshje  në mes tre personave të dyshuar meshkuj kosovar,  viktima mashkull kosovar derisa ka tentuar të ndërmjetësoj është goditur me një mjetë të mprehtë (thikë) nga njëri prej të dyshuarve të cilët janë larguar nga vendi i  ngjarjes dhe gjenden në arrati, viktima ka pranuar tretman mjekësor, është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë  hetimore”, thuhet tutje në raport.

Arrestohet gruaja në Suharekë, e rrahu burrin dhe e goditi me kaçavidë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Suharekë, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj burrit të saj.

Ajo po ashtu ka goditur me kaçavidë burrin, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 10:17.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe goditë me kaçavidë në dorë bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar dhe ka kërkuar nga ai të dalë nga shtëpia. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, njësiti policor ka sekuestruar mjetin- kaçavidën që dyshohet të jetë përdorur në rast”.

Policia njofton e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

25 vite më parë, beteja për liri a vdekje në Vërri të Prizrenit

0

Kujtime nga Zafir Berisha

Pas de?shtimit te? policise? serbe pe?r te? me? likuiduar ne? nje? prite? te? ngritur me 7 korrik 1998 te “Laku i Billushës”, ku kishte marre? pjese? personalisht edhe kom. i policise? serbe ne? Prizren Shekic?, me 16 korrik /98 forcat te? me?dha të okupatorit serbë marrin nje? ofensive? tjetër hakmarrse për humbjet e 7 korrikut kunde?r pozicioneve te? UC?K-se? ne? rajonin e Vërrinit te? Prizrenit.

Me 16 korrik 1998 isha me Remzi Ademaj -Petritin dhe Xhevat Berishe?n ne? seline? e Shtabit të UÇK-së ne? Jeshkove? duke u konsultua pe?r disa aktivitetet luftarake, bisedën na ndërpren krismat e mitralozit dhe armëve tjera që vinin nga Lagjja Tusuz e Prizrenit.

Kompania e Batalionit të pare? ne? Tusuz ka pranuar lufte?n balle? pe?r balle? me forcat e armikut pakë para mesditës.

Krismat e luftimeve u de?gjuan ne? gjithe? Rajonin Vërrinit qe? ishte i shpallur zone? e lire? e UC?K-se?, ende pa dale? ne? oborr te? Shtabit, krismat e luftimeve u pe?rhapen edhe ne? Kulla te? Hoqe?s për të vazhduar më vonë edhe te Laku Billushe?s.

Xhevati u nis menje?here? me nje? pjese? te? ushtare?ve te? Policise? Ushtarake pe?r ne? Tusuz, nde?rsa une? pe?r te Kulla e Hoqe?s, kurse Remziu shkoi ne? drejtim te? një pozicioni nga ku ve?rehej e gjithe? vija e zjarrit në një kodrin mbi fshatin Hoq e Qytetit.

Pasi arrita ne? vijat e frontit te vendi ,,Kulla,, me disa të rinjë nfa Hoqa shtrim në rrugë pengesat e improvizuara me vllaqa për të penguar lëvizen eventuale të makineris serbe që ishin afruar afër 200 m.
Nga aty e pashë se forcat serbe me artileri granatonin pozitat tona edhe ne? Billushe?, vete?m e vete?m qe nje?sitet e UC?K-se? nga ai fshat mos mund te? vinin në ndihme? njësive të UÇK-së ne? Hoqe? te? Qytetit, sepse pozita gjeografike i favorizonte shume? forcat tona që vepronin atje.

Ate?here? une? shkoj e i marre? disa nga lufte?tare?t e Kompanise? se? Billushe?s dhe futemi nga mbrapa forcave te? armikut ku tashmë kishte arritur edhe një njësi e policis ushtarake.

Me ndihmën e Xhemës nga Hoqa i cili familjen e kishte mrenda në shtëpi, pikrisht afër vendin ku po zhvilloheshin luftimet, arritëm të dalim mrapa forcave serbe dhe ti sulmojme? ne? befasi, nde?rsa nga pjesa e sipe?rme pe?rpos luftëtarve nga Hoqa ishte edhe Ymer Shala-Kaqaku e Avdi Shala me nje? pjese? te? luftëtarve nga Jeshkova.

Forcat serbe me panik largohen drejte? bazave te? tyre, te? turpe?ruar dhe me humbje te? me?dha. Luftimet u nde?rprene? edhe ne? Tusuz ku pe?rvec? Xhevat ishin edhe Seladin Berisha dhe Agim Shala, qe? te? tre tani Hero te Kosove?s.

16 korriku i 1998 pe?rpos qe? ishte nje? dite? lufte e ashpe?r, ishte edhe një ditë me motë të nxehte? dhe me diell, ku vapa dhe tymi i barotit që dilte nga grykat e pushke?ve e be?nte të vete?n.

Fitorja e UÇK-së me 16.07.1998 kundër forcave të okupatorit serbë dhe bashkëpuntorve të tyre, ishe edhe një kushtrim për mobilizim të qindra-mijra të rinjë që ti kapin armët për liri.

Përballja me forcat e armikut vazhduan edhe me shumë beteja që u zhvilluan gjatë vitit 1998-1999, e të cilat kulmuan me 12 qershorin 1999 ku pe?rfundimishte? i ipet funde? sundimit shekullor sllave? ne? tokat tona.

Kujtoj me shumë respektë të gjithë ata luftëtar që bënë të pamundëshmen në luftimet me forcat e okupatorit serbo-sllavë, ndërsa përkulemi para atyre që dhan edhe jetën që ne të jemi të lirë!

I ra të fikët teksa po ecte, vdes një person në Malishevë

0

Një person është alivanosur të shtunën teksa po ecte. Ai ishte dërguar nga kalimtarët e rastit në QKMF në Malishevë.

Pas dërgimit të tij në QUK, kishte vdekur.

Njoftimi i plotë i policisë:

Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke ecur këmbë ishte alivanosur dhe nga disa kalimtarë rasti ishte dërguar në QKMF Malishevë, pastaj me ndihmë të shpejtë në QKUK i cili më pas edhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore janë marr me rast, është njoftuar prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Marrëveshja e grurit ukrainas drejt skadimit, asnjë sinjal për shtyrje

0

 

Rriten shqetësimet nëse Rusia do të pranojë të shtyjë një marrëveshje për eksportimin e grurit ukrainas, afati i së cilës përfundon më 17 korrik. Ndërkohë luftimet kanë vazhduar me intensitet të shtuar në Kherson, rajon në jug të Ukrainës. Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të këtij vendi ka shpërndarë pamje filmike që tregojnë forcat ukrainase duke kryer kontrolle një ishull të pushtuar nga Rusia në lumin Dnipro në rajonin e Khersonit.

amje të shpërndara nga Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të Ukrainës duket se tregojnë një sulm të Kievit, mbi pozicionet ruse në lumin Dnipro.

Lexo Edhe:

“Si rezultat i operacionit, një anije armike u shkatërrua dhe një u dëmtua dëmtuar”, thuhet në raportin e forcave speciale ukrainase.

“Përveç kësaj, pesë okupatorë janë neutralizuar”, shtohej më tej në raport.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten se “forcat ruse në pjesën jugore dhe lindore të Ukrainës po investojnë gjithçka për të ndaluar kundërsulmin ukrainas”.

“Çdo sukses i secilës prej brigadave tona luftarake meriton mirënjohje. Të gjithë ata që shkojnë në ofensivë, të gjithë ata që zmbrapsin sulmet e armikut, po bëjnë një punë të shkëlqyer dhe unë i jam mirënjohës secilit prej luftëtarëve tanë”, tha zoti Zelensky.

Ai shtoi se pavarësisht disa ditësh të frytshme, qeveria ukrainase vazhdon të nxisë për mbështetje ndërkombëtare.

“Ne nuk do të reduktojmë aktivitetin tonë ndërkombëtar për asnjë ditë të vetme, veçanërisht në lidhje me paqen, garancitë e sigurisë për Ukrainën në rrugën e saj drejt NATO-s si dhe marrëveshjet me partnerët për armë për Ukrainën dhe sanksione kundër Rusisë”, tha Presidenti ukrainas, Zelensky.

Të shtunën në Kiev zhvilloinjë vizitë të papritur Presidenti i Koresës së Jugut, Yoon Suk Yeol. Ai premtoi 150 milionë dollarë ndihmë humanitare vetëm për këtë vit.

“Koreja e Jugut do të vazhdojë të ofrojë furnizime ushtarake që i duhen Ukrainës. Pas furnizimeve ushtarake të vitit të kaluar si jelekët antiplumb dhe helmetat, ne do të mbështesim furnizimet ushtarake në një shkallë të gjerë këtë vit”, tha presidenti koreano-jugor.

Koreja e Jugut, një vend aleat i SHBA-ve dhe eksportues në rritje i armëve, është përballur me trysni për t’i ofruar armë Ukrainës, thirrje që administrata e presidentit Yoon i ka rezistuar në favor të ndihmës humanitare dhe financiare, e kujdesshme ndaj ndikimit të Rusisë mbi Korenë e Veriut.

Ndërsa lufta vazhdon, marrëveshja për eksportin e grurit ukrainas po skadon. Marrëveshja e njohur si “Gruri i Detit të Zi” përfundon më 17 korrik. Sot në Stamboll mbërriti anija e parafundit.

Anija “TK Majestic”, u ankorua pasi kaloi ngushticën e Bosforit në orët e para të së shtunës. Një zyrtare e OKB-së njoftoi se anija fundit “TQ Samsun”, është ende në portin e Odesës në Ukrainë.

Kremlini tha sot se Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e Afrikës e Jugut, Cyril Ramaphosa edhe mbi çështjen e marrëveshjes. Sipas njoftimit të presidencës ruse, zoti Putin është ankuar se “zotimet për të hequr pengesat ndaj eksporteve ruse të grurit dhe plehrave, nuk ishin mbajtur ende”.

OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan arritjen e marrëveshjes mes Rusisë dhe Ukrainës në korrikun e vitit të kaluar për të ndihmuar në zbutjen e një krize globale ushqimore të përkeqësuar nga agresioni rus dhe bllokada e

Moti sot me diell dhe vapë, temperatura deri në 36 gradë Celsius

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vapë.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat do të lëvizin ndërmjet 33 dhe 36 gradë Celsius.

“Të dielën mot kryesisht me diell dhe me vapë. Në fushat termike parashihen rritje kryesisht në vlerat e temperatrave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 grad Celsius”.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Mbyllet procesi zgjedhor në Dragash, Bexhet Xheladini zgjedhet kreytar i Degës së LDK-së

0

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke kapërcyer nëpër procesin e brendshëm zgjedhor. Sot, siç ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media në Komunën e Dragashit është mbyllur procesi zgjedhor dhe kryetari aktual i Komunës, Bexhet Xheladini është zgjedhur kryetar i Degës.

“Dragashi ka mbyllur me sukses procesin zgjedhor, sot në Kuvendin X Zgjedhor të degës. Gjatë procesit janë përfshirë mbi 750 qytetarë dhe veprimtarë të LDK-së, të cilët ia besuan drejtimin e degës Dr. Bexhet Xheladinit, kryetarit aktual të komunës së Dragashit. Zgjedhja e kryetarit të ri të LDK-së në Dragash, Bexhet Xheladini ishte demokratike dhe rezultat i punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm në komunën e Dragashit”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Në punimet e Kuvendit të Degës së LDK ka marrë pjesë edhe Gazmend Muhaxheri, i cili është edhe kryetar i Komisionit zgjedhor qendror të LDK-së.

“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mirëpritur Kuvendin Zgjedhor dhe përfundimin e procesit në Drgash sa demokratik aq dhe transparent. Kryetari Abdixhiku falënderon të gjithë veprimtarët e veprimtaret e LDK-së në Dragash që u angazhuan në gjithë procesin duke rikujtuar që na pret rrugëtim i gjatë së bashku”, thekson njoftimi.

Në fund thuhet se “Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon procesin e saj zgjedhor me angazhim të madh të veprimtarëve, aktivistëve e të rinjve e të rejave të cilët rrugën e re të nisur nga kryetari Abdixhiku po e shfaqin hapur e qartë drejt një angazhimi tjetër të përbashkët për jetë më të mirë në Republikën tonë ashtu siç e duam”.

Në pikën kufitare të Vërmicës nuk ka pritje të gjata

0

Bashkatdhetarët që tashmë kanë filluar të vijnë në vendlindje, një pjesë e tyre po e shfrytëzojnë pikëkalimin kufitar në Vërmicë për të ardhur në Kosovë.

Pavarësisht numrit të madh të atyre që po e shfrytëzojnë këtë pikëkalim kufitar, aty nuk raportohet për radhë të gjata të pritjes. Ndërsa edhe në pikën e pagesave të sigurimit të automjeteve me targa të huaja pritja është minimizuar deri në 1 minutë e gjysmë.

Policia kufitare është duke punuar me kapacitete maksimale, pasi përveç bashkatdhetarëve ka edhe shumë udhëtarë të tjerë që nga Kosova udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar për të pushuar.

Në Vërmicë është vendosur edhe pikëndalesa për pagesat e policave të sigurimit. As këtu nuk ka pritje të gjata, ndonëse bashkatdhetarët ankohen se edhe pse e paguajnë sigurimin, kompanitë nuk u janë përgjigjur incidenteve të tyre gjatë kohës së qëndrimit në Kosovë.

Ndërkohë përfaqësuesi i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Agron Berisha, tha se, duke pasur parasysh përvojën e vitit të kaluar, ku ka pasur mjaft pritje , këtë vit i kanë marrë të gjitha masat që kjo mos të ndodhë.

Pavarësisht ankesave të bashkatdhetarëve Berisha tha se për dy vjet sa funksionojnë, për aksidente të automjeteve me regjistrime të huaja kompania ka paguar dhjetëra milionë euro dëme dhe nuk ka mbetur dëm pezull deri më tani.rtk


Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Kontakti:

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Ëeb: www.renelualtahiri.com

Liria përforcohet me portierin Arlis Shala

0

Skuadra e sapongritur në Superligë, Liria është përforcuar me portierin Arlis Shala. Njoftimi ka ardhur nga klubi prizrenas.

Pronari i klubit, Rahman Kiqe ka premtuar se edicionin e ri Liria do të jetë ekip konkurues.

“Po e kompletojmë skuadrën transfer pas transferi. Do të bëjmë një ekip konkurues. Javën që vjen pritet arritja e futbollistëve cilësorë që do ta bëjnë dallimin”, ka thënë ai.

Futbollisti më i ri i Lirisë duke u shprehur i kënaqur me marrëveshjen ka thënë se shpreson që klubi t’i arrijë synimet.

“Jam i lumtur për marrëveshjen.Liria, është mundësi e mirë. Pres që krahas ngritjes profesionale, të arrijmë objektivat me klubin”, ka thënë shtatëlarti Shala.


Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Kontakti:

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Ëeb: www.renelualtahiri.com