Vdes tragjikisht mërgimtari nga Prizreni në Gjermani

Familja Sallauka nga Prizreni po përjeton një rast të rëndë që disa ditë. Djali i tyre 24-vjeçar, Gentriti, humbi jetën tragjikisht në Gjermani, atje ku edhe jetoi. I riu ndërroi jetë pasi u godit nga një veturë tjetër, shoferi i të cilës po ashtu vdiq. Kjo ngjarje ka lënë të pikëlluar gjithë familjen e miqtë e të ndjerit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë me dije një familjar i viktimës, i cili i pikëlluar tej mase tha se Gentriti humbi jetën më 5 korrik, por ata vendosën që ta varrosin në Kosovë, ndonëse ai ishte lindur e rritur në shtetin gjerman.

Me dhimbje të thellë, ai njoftoi se varrimi i më të dashurit të tyre, që e quanin ‘Geni’, do të bëhet nesër, me ikindi në Prizren.

“Gentriti ka lindur në Gjermani, por e ka dashtë shumë Kosovë. Për këtë arsye kemi vendosur me varros në Kosovë.

Ai (i ndjeri) ka qenë në rrugën e vet, vetura tjetër direkt e ka goditur dhe të dy në vend kanë vdekur. Vetëm një shok i tij, që ishte pasagjer ka shpëtuar”, tha familjari i tij për Sinjalin.

Më Shumë

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lajmet e Fundit