14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

ATK: Këngëtarët i kanë paguar 1.2 milion euro tatim shtetit, rritje prej 100 për qind në deklarim dhe pagesa

ATK përmes një postimi në Facebook, ka raportuar se nga 1 janari e deri në përfundim të muajit qershor, artistët i kanë paguar shtetit mbi 1.2 milion euro tatim.

Tutje, theksohet gjatë gjithë vitit të kaluar, estrada paguan dy (2) milionë euro tatim, ndërsa sivjet vetëm për gjysmë viti janë paguar afro 1.2 milion.

Kjo ka shkaktuar rritje të deklarimit dhe pagesave me mbi 100 për qind.

“Qarkullimi i deklaruar për vitin 2021 ishte 10.7 milionë euro, kurse në vitin 2022 është 20.9 milionë euro, ndërsa tatimet e paguara nga këngëtaret dhe grupet muzikore për vitin 2022 janë mbi 2 milionë euro, ku në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje të deklarimit dhe pagesave mbi 100%. Përderisa vetëm në periudhën janar-qershor 2023, pagesat e tatimeve nga këngëtarët janë 1.2 milion euro”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Së fundmi, ATK kishte publikuar një video porosi me anë të së cilës u ka bërë thirrje sektorit të performuesve të këndimit që t’i kryejnë obligimet e tyre ndaj këtij institucioni.

Kjo thirrje publike nga ATK, erdhi me rastin e fillimit të sezonit veror, ndërsa thuhet se pagesa e tatimeve nga ana e perforumesve të këndimit kontribuon në rritje dhe zhvillim të shoqërisë kosovare.

 

“Të nderuar performues, tani që jemi para fillimit të sezonit së punës tuaj intensive, ne duam të ju kujtojmë rëndësinë e pagimit të tatimeve, duke bërë pagesa të rregullta të tatimeve ju kontribuoni në rritjen dhe zhvillimin e shoqërisë tonë. Takimet i financojnë shërbimet thelbësore të shtetit, sikurse arsimi, kujdesi shëndetësor dhe siguria publike – nga të cilat, përfitojmë të gjithë”, thuhet në video mesazh.

Pos tjerash, në video mesazh rikujtohet fakti se pagesa e rregullt e tatimeve po ashtu ndihmon në përforcimin ekonomik të vendit, duke mbështetur bizneset e vogla si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Pagesa e tatimeve siguron gjithashtu një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. Sistemi tatimor shpërndan barrë bazuar në aftësinë e secilit për të paguar, duke krijuar mundësi të barabarta për të gjithë. Gjithashtu, ai forcon ekonominë duke mbështetur bizneset e vogla, infrastrukturën dhe krijimin e vendeve të punës”, thuhet tutje.

 

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira – temperaturat deri në 34 gradë

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me...

Zyrtare: Valon Bunjaku rikthehet te Bashkimi

KB Bashkimi ka njoftuar zyrtarisht rikthimin e lojtarit Valon Bunjaku në ekip, raporton PrizrenPress. Me një deklaratë të përzemërt, klubi ka shprehur entuziazmin për kthimin...

Lajmet e Fundit