25.8 C
Prizren
E premte, 22 Shtator, 2023

Harry Styles, artisti i radhës që goditet nga publiku gjatë performancës në skenë

Këngëtari, Harry Styles është viktima e fundit e trendit të ri, të goditjes së artistëve përgjatë kohës sa ata interpretojnë këngët e tyre në skenë.

Styles, është goditur në sy nga një objekt i hedhur në skenë teksa po performonte në Vjenë ,duke shënuar incidentin e fundit në një listë gjithnjë në rritje të situatave të ngjashme javët e fundit.

Videoja e postuar në rrjetet sociale nga pjesëmarrësit e koncertit tregon yllin e “As It Was” duke ecur në skenë ndërsa një objekt e godet atë në sy gjatë një koncerti “Love on Tour”.

Ai shihet duke u dridhur nga dhimbja kur objekti e godet, dhe u përkul ndërsa i afronte duart në kokë për të mbledhur veten përpara se të vazhdonte të ecte përpara.

Incidenti fatkeq nuk është hera e parë që Styles është shënjestër e një objekti fluturues teksa po performonte në skenë, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.

Në vitin 2022, videot e postuara në mediat sociale treguan se Styles u godit po ashtu gjatë një koncerti në Los Anxhelos.

Styles i bashkohet sërish listës së artistëve që së fundmi janë goditur nga objektet teksa performojnë në skenë: Drake, Bebe Rexha, Kelsea Balerini dhe Ava Max.

Rexha dhe Drake ishin sulmuar me celularë që u hodhën në skenë, ku Bebe pësoi një dëmtim të rëndë në sy.

Në anën tjetër Balerini u godit në fytyrë në qershor kur një byzylyk iu hodh në drejtim të saj ndërsa ajo po performonte, duke e bërë atë të ndalonte këngën dhe të dilte nga skena, dhe Max u godit në fytyrë nga një pjesëmarrës i koncertit, i cili depërtoi skenën përpara se të hiqej nga ekipet e sigurimit.

Incidentet në rritje kanë ngjallur protesta nga artistë të tjerë si Adele, e cila i tha audiencës së saj në Las Vegas në fillim të këtij muaji që “të ndalojnë së hedhuri gjëra mbi artistët”.

Të paktën 20 të vdekur pas përplasjes së një autobusi me një kamion në Limpopo të Afrikës së Jugut

Të paktën 20 persona besohet se kanë gjetur vdekjen kur një kamion u përplas me një autobus në Limpopo të dielën. Sipas autoriteteve, shumica e...

Real Madrid përballet me debutuesit e Champions League

14 herë kampionët e Champions League, Real Madrid do të nisin këtë të mërkurë fushatën e tyre në UEFA Champions League 2023-24. Përballë gjigandëve...

Lajmet e Fundit