8.8 C
Prizren
E martë, 8 Tetor, 2024

Shitjet në Arabi, klubet kërkojnë hetimin e Chelsea dhe Wolves

Rivalët kryesorë të Chelsea dhe Wolverhampton po bëjnë thirrje për hetime në tregun e transferimeve që dy klubet po krijojnë me Arabinë Saudite.

Një top klub, i pyetur nga “The Telegraph” për këtë temë, pretendon se skuadrat po përdorin Ligën Pro Saudite si një “kartë për të dalë nga burgu i Fair Play Financiar”. Liga, e cila tashmë ka nënshkruar me Karim Benzema këtë verë, po e kthen vëmendjen në Premier League.

Një delegacion nga Fondi i Investimeve Publike (PIF) të Arabisë Saudite është në Londër këtë javë për të finalizuar një sërë marrëveshjesh. Vetëm Chelsea-t mendohet se fillimisht i është ofruar një ofertë për pesë lojtarë në shumën prej mbi 100 milionë paund, megjithëse njëri prej tyre, Romelu Lukaku, thuhet se e ka refuzuar ofertën.

Situata sjell një kohë të përsosur për klubet që kërkojnë të shkarkojnë të ashtuquajturat “teprica”, por tashmë po tërheq paralajmërime nga klubet rivale për shtrembërimet e mundshme të tregut.

Me negociatat në vazhdim për Hakim Ziyech, Kalidou Koulibaly, Edouard Mendy dhe Pierre-Emerick Aubameyang, kundërshtarët po bëjnë thirrje për një hetim të situates që do i lejonte Chelsea-t të mbushte arkat.

Rregulloret e Premier League tashmë kanë një protokoll vlerësimi që lejon vlerësimin e vlerës së drejtë të ndiqet nga klubet, por një nga rivalët kryesorë evropianë të bluve ka sugjeruar që UEFA ka nevojë për “hetime të drejtpërdrejta” për të gjitha marrëveshjet me sauditët.

“PIF ka aq shumë investime në mbarë botën sa duhet të detyrohet të dëshmojë se nuk ka konflikt interesi”, tha një klub evropian për “The Telegraph”, në kushte anonimiteti.

“Ne do të shikojmë klubet që përdorin Arabinë Saudite këtë verë në të gjithë Evropën si një kartë daljeje falas nga burgu i Fair Play Financiar. Dhe gjëja do të ishte edhe më ‘e errët’ nëse PIF do të kishte interesa si në klubin që shet, ashtu edhe në atë që blen”, vijoi ai.

Burimet e Chelsea thonë se interesi për lojtarët e tyre është thjesht i lidhur me tregun dhe varet nga popullariteti i klubit në Lindjen e Mesme. Klubi mohon se PIF ka ndonjë interes financiar për blutë, pavarësisht zërave se Clearlake, i cili zotëron rreth 60% të Chelsea, po menaxhon investimet nga PIF.Albanian Post 

Më Shumë

Fushata për të ndihmuar Armend Hodajn zgjerohet në Prizren

Fushata për të ndihmuar Armend Hodajn, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë, po shtrihet gjithnjë e më shumë në Prizren. Sot,...

‘Paga minimale’ e Paul Pogbas në Juventus gjatë ndalimit nga futbolli

Paul Pogba thuhet se i është dashur të jetojë me një ‘pagë minimale’ në Juventus që kur u dënua me një ndalim për dopingun...

Lajmet e Fundit