12.3 C
Prizren
E shtunë, 4 Prill, 2026
Home Blog Page 1587

Kastrati: SHBA përkrahësi më i madh i Kosovës

0

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, këto ditë po qëndron në SHBA, në New York, për vizitë zyrtare. Ai u prit nga anëtari i Këshillit të Shtetit të New York-ut, David Carr.

Përmes rrjetit social Facebook, kryetari i Malishevës, Kastrati, ka thënë se SHBA vendi më përkrahës i Kosovës dhe popullit shqiptar dhe për këtë ne përjetësisht u jemi mirënjohës.

Ndërkaq për anëtarin e Këshillit të New York-ut David Carr, Kastrati u shpreh mirënjohës për angazhimin e tij për rolin mbështetës për komunitetin shqiptar atje.

 

Liria do ia mësyjë Podujevës me 20 autobus, ua siguron tifozëve biletat e tribunës jugore

0

 

Klub i Futbollit, Liria ka njoftuar se ka siguruar të gjitha biletat e tribunës jugore të stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku do të zhvillohet ndeshja e barazhit.

Klubi prizrenas, ka thënë se këto bileta do të shpërndahen falas.

“Me bileta do të pajiseni të dielën tek qendra sportive ” Sezair Surroi “.në Prizren”.

“Nga aty, edhe do të bëhet nisja në mënyrë të organizuar së bashku me ARPAGJIK’T (biletat do të shpërndahen nga persona të autorizuar nga KF LIRIA, ARPAGJIK’T)”.

“Nisja bëhet nga Qendra Sportive në ora 11:30”.

“Me këtë rast janë siguruar 20-të autobus, që do të bëjnë transportin për në Podujevë”.

Ndeshja mes Lirisë dhe Ferizajt do të zhvillohet të dielën, duke filluar nga ora 15:00.

Mund të jetë një imazh i rrugë dhe teksti

Ibrahim Rugova: Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë

0

Sjellim dhjetë thënie nga presidenti historik Ibrahim Rugova, shkruan KultPlus.

Arti është si jeta, secili e gjen kuptimin e tij për vete.

Kosova është një vend i vogël, por ka aq shumë pasuri që ia ka falur Zoti.

Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë.

Kosova sot është më pranë Evropës se vendet e tjera të rajonit të Evropës Juglindore.

Si president i Kosovës, unë jam shumë i shqetësuar në lidhje me situatën aktuale të punësimit, në rreth 70% të popullsisë, e cila është e re, me potencial të madh, flet shumë gjuhë të huaja dhe që janë ekspertë në shumë fusha.

Nuk mund të merrem me letërsi kur shoh se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi.

Ne kemi euron monedhë, çka do të thotë shumë. Ajo nuk e ka stabilizuar vetëm situatën në Kosovë politikisht dhe ekonomikisht, por i ka lehtësuar edhe kontaktet e drejtpërdrejta që kemi me Europën.

Sa i përket shqetësimit që shpreh Serbia, ajo nuk ka të drejtë për të ndikuar në privatizimin apo të kërkojë ndonjë pronë, sepse Kosova është një ish-anëtare e Republikës Federale të Jugosllavisë.

Shqiptarët nuk i bashkon vetëm feja apo ideologjia. Qysh në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në kohën e Rilindjes kombëtare, gjuha, kultura dhe tradita ishin elemente lidhëse kombëtare, kurse feja nuk ishte forca absolute e bashkimit.

Vizioni im është që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE dhe NATO; si dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA. / KultPlus.com

Haxhi Avdyli- AAK-së: A jeni në koordinim me Listën Serbe për mocionin e mosbesimit?

0

Deputeti i “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka folur në lidhje me mocionin e mosbesmit iniciuar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka pyetur Shefin e Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri, nëse të njëjtit janë në koordinim Listën Serbe për këtë mocion mosbesimi të Qeverisë.

“Kolegu nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, ka kërkuar mocion mosbesimi për qeverinë Kurti.E kam një pyetje, a keni kontaktu me Listën Serbe dhe po më intereson se me kë keni kontaktu se shefi i tyre është Vuçiqi. A keni shku me bisedu, me ja ba qefin Vuçiqit. Me kë jeni në kontakt me Vuçiqin apo Radojiçiqin sepse koordinimi juaj asnjëherë nuk ka marrë fund. Ju për hir të pushtetit e rrezikoni edhe shtetin. Ju për pushtet bëni gjithçka, mos e lëshoni kaq poshtë” tha Haxhi Avdyli në fjalën e tij.

Pas kësaj, ka ardhur reagimi i Besnik Tahirit.

“Reagimi i doktor Haxhisë për keqaardhje.Punën e zgjedhjeve e ka kry dje presidentja Osmani me Vuçiqin dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë. Mundohesh me than diçka dhe nuk thu kurgja” tha Tahiri në replikën e tij.

Avdyli mori sërish fjalën duke thënë se pyetja e vetme është a jeni në koordinim me Listën Serbe.

“Zoti Tahiri, thashë vetëm a jeni në koordinim me Listën Serbe të cilët i kanë shefat në Beograd. A jeni në koordnim me ata që sot i ngrit tytat në kufi të Kosovës” tha Avdyli.

Diego Simeone ‘këshillon’ lojtarët sa herë duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale

0

Trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone, ka bërë shaka se lojtarët që bëjnë seks vetëm katër herë në muaj nuk mund të paraqiten në ekipet e tij.

53-vjeçari argjentinas ka qenë në krye të Atletico Madrid që nga viti 2011 dhe ka siguruar të paktën një pozicion të tretë në La Liga këtë sezon, me një ndeshje për të luajtur.

Në një intervistë me “Cadena COPE”, Simeone diskutoi disa nga çështjet urgjente për Atletico, duke përfshirë rikthimin e Joao Felix nga Chelsea dhe të ardhmen e tij në klub.

Por kishte kohë edhe për çështje personale në bisedën e gjerë, në të cilën Simeone zbuloi pretendimin e çuditshëm, pasi prezantuesi citoi një studim që spanjolli mesatar bën seks 56 herë në vit.

Simeone u përgjigj: “Sa? 56… 56 në vit… Sa janë në muaj? Katër në muaj? Katër në muaj jo… Me katër herë në muaj nuk mund të luash në ekipin tim”.

Kjo përgjigje shkaktoi të qeshura në studion e “COPE”. Kur intervistuesit i kërkuan Simeon-es një numër më realist, ai u përgjigj: “Pesëmbëdhjetë në muaj? Nuk do të them… por ne kemi një mesatare të mir”.

Simeone u martua me gruan e tij modele, Carla Pereyra në qershor 2019 dhe ata kanë dy vajza.

Argjentinasi ka edhe tre djem nga martesa e tij e parë, të cilët janë të gjithë futbollistë profesionistë.

Vitin e kaluar, Simone “sulmoi” gruan e tij të parë Carolina Baldini për “thyerjen e kodit të familjes” duke folur për ndarjen e tyre në TV argjentinas, 12 vjet pas ndarjes së çiftit.

Carla Pereyra – Diego Simeone. Photo: Unknown

Përsa i përketë të ardhmes, Simeone është zotuar të kalojë vitin e mbetur të kontratës së tij te Atletico. Ai tha: “Ne kemi edhe një vit në kontratën tonë dhe jam i fokusuar të vazhdoj të jap më të mirën time”.

Ai shtoi: “Për momentin prioriteti nuk është kontrata ime, nëse duhet të flasim për të, do ta bëjmë më vonë kur Miguel (CEO i Atletico, Miguel Angel Gil) të besojë se është koha më e përshtatshme. Prioriteti është një tjetër”.

Atletico Madrid e mbyll sezonin e tyre në La Liga me një udhëtim në Villareal të dielën në mbrëmje. Albanian Post 

Gjykimi për shpërthimin në Zhur, njëri i akuzuar mbrohet në heshtje

0

Në gjykimin për shpërthimin në Zhur, i akuzuari Arben Gashi ka vendosur të mbrohet në heshtje, ku së bashku me të akuzuarin Iran Badalli, po ngarkohen se kishin vendosur mjet eksplodues në shtëpinë e të akuzuarit Badalli në fshatin Zhur, me rastin e bastisjes nga Policia, mjeti kishte shpërthyer ndërsa kishte mbetur i vdekur polici, S.Th.

Këtë qëndrim i akuzuari Gashi e ka bërë të ditur të premten në Gjykatën Themelore në Prizren, ku tha se qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori dhe se dëshiron të mbrohet në heshtje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari Gashi, të drejtën e mbrojtjes në heshtje, e ka shfrytëzuar para vazhdimit të marrjes në pyetje nga përfaqësuesi i të dëmtuarës Merita Qunaj, avokatit Blerim Mazreku. Ai ka shtuar se nuk dëshiron të përgjigjet më tutje në pyetjet e avokatit Mazreku, avokatit Besnik Berisha, avokatit Valdrin Gashi dhe të akuzuarit Badalli.

Sipas mbrojtësit të akuzuarit Gashi, avokatit Esat Gutaj i mbrojturi i tij bazuar në dispozita ligjore dëshiron që të përgjigjet vetëm në pyetjet e trupit gjykues.

Pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Ajser Skenderi me kërkesën e palëve për përgatitje të fjalës përfundimtare këtë seancë e ka ndërprerë, kurse ajo e radhës është caktuar të mbahet më 29 qershor 2023.

Ndryshe, prezentë në këtë seancë nuk ishte i dëmtuari Artur Mrasori. Po ashtu prezentë nuk ishte përfaqësuesi i të dëmtuarit Mrasori, avokati Besnik Berisha, për të cilin avokati Mazreku tha se i njëjti nuk mund të jetë prezentë për arsye shëndetësore familjare.

Sipas aktakuzës, dy të pandehurit Iran Badalli dhe Arben Gashi, në fillim të muajit janar 2020, në Prizren janë furnizuar me mjet eksplodues nga i akuzuari Valbon Çollaku, e pastaj të njëjtin e kanë fshehur në krevatin e fëmijëve ne dhomën e katit të II të shtëpisë të të akuzuarit Iran Badalli në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit dhe pas një kontrolli të autorizuar të kësaj shtëpie nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më 28 janar 2020, rreth orës 20:00, në kontakt me këtë mjet, i njëjti ka eksploduar, ku ka gjetur vdekjen zyrtari policor S.Th, kurse policët tjerë të Njësitit gjegjës – të dëmtuarit Artur Mrasori, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Byrtyqi si dhe fëmija S.B., kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Me këto veprime, sipas prokurorisë, të akuzuarit kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, paragrafi 5, 4 dhe 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, në dispozitivit II të aktakuzës, thuhet se në vend dhe kohë të njëjtë të përshkruar përafërsisht si në pikën I të dispozitivit të aktakuzës, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët, përveç eksplozivit të lartcekur të shpërthyer, kanë pasur të fshehur edhe eksplozivin e mbetur TNT me peshë prej 809.1 gr dhe një detonator mekanik, në të cilin ishte i vendosur një fitil ngadalndezës në gjatësi 63 cm.

Me këtë, të akuzuarit në bashkëkryerje akuzohen se kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi 

Zyrtare: Rafael Leao rinovon me Milan-in, detajet

0

Tashmë është zyrtare, Rafael Leao ka rinovuar kontratën me Milan-in deri në vitin 2028, siç njofton klubi kuqezi në një deklaratë të publikuar në faqen e tij.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë zgjatjen e kontratës së Rafael Alexandre da Conceição Leão deri më 30 qershor 2028”, thuhet në shënim.

“I mbërritur në verën e vitit 2019, Rafael grumbulloi 162 paraqitje, 41 gola dhe 29 asistime për kuqezinjtë dhe fitoi kampionatin italian si ‘Lojtari më i mirë i Serie A’ sezonin e kaluar. AC Milan dhe Rafael do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre së bashku”, vijonte njoftimi i klubit.

Pas muajsh të gjatë negociatash, përfundoi operacioni që çoi në rinovimin e Leao-s. Por sa do të fitojë portugezi tani me kontratën e re? Sipas thashethemeve, ajo bazohet në një kontratë të veçantë dhe komplekse.

Baza fikse do të jetë 5 milionë euro, por me një sërë bonusesh që do të nisin gjatë sezonit. Në 2023-24 ai do të mund të fitonte kështu 7 milionë, me shifrën që bie në rreth 6.5 milionë në sezonet në vijim, pa bonuse të lidhura me rezultatet.

Do të ketë gjithashtu një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh, por ajo do të ushtrohet vetëm në një dritare afatshkurtër verore në korrik, në mënyrë që Milan-i të mund të kontrollojë ende fatin e lojtarit. Albanian Post

Nxirret i gjallë një person që kishte rënë në bunar në Suharekë

0

Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin të gjallë një person që kishte rënë në bunar.

Ngjarja ka ndodhur në Shirokë të Suharekës rreth orës 08:30. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 08:30 min Zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë një person që kishte rënë në bunar në Fshatin Shirokë, falë intervenimit shpejt nga Zjarrfikësit personi shpëtohet i gjallë me shëndet të mirë”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Haradinaj u propozon deputetëve: Të shkojmë në mocion për të shkarkuar Qeverinë Kurti

0

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti është sinonim i “poshtërimit deri në pabesi”.

Haradinaj tha se si rezultat i mosbesimit të Kurtit po ndodhin ndëshkimet nga aleatët.

“Ky mosbesim i tij deri në pabesi sot po ndodh si kryeministër dhe rezultat i këtij mosbesimi të mbjellur  nga ky, e deri në pabesi po ndodhin ndëshkimet nga aleatët, për shkak të pabesive të kryeministrit të një vendi që është ndihmu me u shliru dhe janë garant i sigurisë sonë, mosbesim deri në pabesi” – deklaroi Haradinaj.

“Kryeministri Kurti sot është sinonim i poshtërimit deri në pabesi, ka poshtëru aparatin shtetëror, popullin e vetë, po vazhdon me i poshtëru të gjithë me i shtypë deri në poshtërim. Kurti po vazhdon me provu me i mashtru edhe aleatët e sigurisë, po vazhdon me provu me i mashtru edhe garantët tonë të sigurisë dhe mashtrimet e tij shkojnë në tradhti. Janë tradhti e llojit të vetë”- shtoi ai.

Kreu i AAK-së ka propozuar para deputetëve që të shkojnë në një mocion për të shkarkuar Qeverinë Kurti.

“Ju propozoj deputet të respektuar, pa ju nda në parti, të shkojmë në mocion dhe ta ndërprejmë mosbesimin deri në pabesi, poshtërimin deri në armiqësi dhe mashtrimin deri në tradhti. Pra ta shkarkojmë Qeverinë Kurti”- u shpreh Haradinaj.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të veçantë për situatën në veri të vendit dhe raportet e Kosovës me SHBA-në.

Nga e hëna serbët në veri janë duke protestuar për të kundërshtuar idenë që kryetarët e rinjë të ushtrojnë detyrat e tyre nga objektet komunale.

SHBA-të dhe BE vazhdimisht kanë kërkuar shtendosje të situatës në veri të Kosovës. Madje SHBA ka përjashtuar ushtrinë e Kosovës nga ushtrimi Defender 23 si pasojë për ‘mosdëgjimin’ që e ka bërë Qeveria e Kosovës.

SHBA po kërkojnë nga qeveria që kryetarët e ti të mos ushtrojnë detyrat e tyre nga objektet komunale dhe policia e Kosovës të largohet nga ato ndërtesa.

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kryetarët duhet të ushtrojnë detyrat nga zyrat e tyre, sepse sipas tij ‘Kosovës nuk i duhet sistem paralel’.

Dje, Presidentja Osmani ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz si dhe ka mbajtur një takim ‘joformal’ me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Nga këto takime është propozuar ideja që në katër komunat veriore, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut të përsëriten zgjedhjet edhe njëherë.

Cristiano Ronaldo dëshiron të qëndrojë në Arabi

0

Cristiano Ronaldo këmbëngul se ai do të qëndrojë te Al-Nassr pavarësisht se flitet për rikthim te Real Madrid.

Sulmuesi, 38-vjeç, hodhi poshtë thashethemet se dëshiron të kthehet në Evropë pasi shpreson që legjendat e tjerë si Karim Benzema dhe Lionel Messi t’i bashkohen atij në Ligën Pro të Arabisë Saudite.

Ish-sulmuesi i Manchester United zbuloi gjithashtu ëndrrën e tij për t’u bërë kampionati saudit liga e “pestë” më e mirë në botë.

Ronaldo ka qenë i lidhur me një rol ambasadori te Real-it, por duket se gjigantët spanjollë e kanë përjashtuar një rol për të luajtur.

Tani ai thotë se dëshiron të ndihmojë në transformimin e futbollit saudit në një forcë të madhe.

“Nëse ata vijnë, lojtarë të mëdhenj dhe emra të mëdhenj, lojtarë të rinj, lojtarë të vjetër, ata janë shumë të mirëpritur sepse nëse kjo ndodh, liga do të përmirësohet”, tha Ronaldo.

“Mosha nuk është e rëndësishme, por lojtarët konkurrues, lojtarët e rinj, varen nga shumë faktorë.

“Për të folur për ligën, mendoj se liga është shumë e mirë, por mendoj se kemi shumë, shumë mundësi për t’u rritur akoma. Mendoj se liga është e mirë dhe konkurruese. Kemi ekipe shumë të mira, kemi lojtarë shumë të mirë arabë”.

“Infrastruktura mendoj se duhet të përmirësohet pak më shumë. Edhe gjyqtarët, sistemi VAR, mendoj se ata duhet të jenë pak më të shpejtë. Mendoj se gjëra të tjera të vogla duhet të përmirësohen, por jam i lumtur këtu, dua të vazhdoj këtu”.

“Unë do të vazhdoj këtu dhe për mendimin tim nëse ata vazhdojnë të bëjnë punën që duan të bëjnë për pesë vitet e ardhshme, mendoj se Liga Saudite mund të jetë e pesta në botë”, përfundoi ylli portugez.

Sezoni i parë i Ronaldo-s në Arabi u mbyll pa trofe, pasi ai humbi në finalen e Kupës dhe përfundoi në vendin e dytë në kampionat pas Al Ittihad. Megjithatë, ai bëri atë që di të bëjë më mirë, të shënojë gola. Në 19 paraqitje në total, portugezi realizoi 14 gola dhe dy asistime.Albanian Post