12.3 C
Prizren
E shtunë, 4 Prill, 2026
Home Blog Page 1586

Kurti në Dragash: Dhuna brutale erdhi nga ekstremistët e dirigjuar nga Beogradi

0

Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në komunën e Dragashit, duke lavdëruar bashkëjetesën etnike atje, është pyetur nga gazetarët edhe për akuzat që erdhën nga Beogradi në drejtim të tij, pasi ai në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës përmendi emrat e përveçëm të serbëve, të cilët qëndrojnë prapa dhunës së shfaqur në protestat në tri komunat veriore.

“Sa i përket atyre emrave që i kam përmendur në seancën plenare të Kuvendit të Republikës, i kam përmendur 5 që janë arrestuar dhe organet tona të sigurisë i kanë identifikuar edhe 28 të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në organizim, orkestrim e nganjëherë edhe aktivisht në sulme të dhunshme kundër ushtarëve të NATO-s, kundër policëve të Kosovës dhe kundër juve gazetarëve, siç mund ta keni parë edhe vet. Pra, është sundimi i ligjit, janë proceset e drejtësisë ato të cilat do ta vërtetojnë gjithçka. Mirëpo ne videot, fotografitë i kemi pa që të gjithë. Nuk jetojmë në shekullin e XIX, që mos të dihet çka ka ndodh në një vend tjetër. Në kohë reale është përcjellë një dhunë brutale e elementeve ekstremistë të cilët edhe dirigjohen, edhe paguhen nga Beogradi zyrtar”, ka theksuar Kurti.

Ai tutje ka folur edhe për Listën Serbe. “Lista Serbe kur i ka braktisur institucionet me datën 5 nëntor të vitit të kaluar e ka bërë gabimin kardinal. Pastaj e kanë pasur gabimin e dytë që i kanë bojkotuar zgjedhjet, pastaj kanë thirrur të tjerët për bojkot të zgjedhjeve dhe për këto gabime të njëpasnjëshme që janë pasojë e qëllimeve të gabuara duhet të paguajnë ata, jo Republika jonë”, ka shtuar kryeministri.

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka vazhduar kritikat ndaj qeverisë së Kosovës për veprimet në veri.

Duke përshëndetur reagimin e sotëm të BE-së, e cila tha se do të ketë pasoja nëse nuk zgjidhet situata në veri, ai tha se Unioni nuk ka mundur të jetë më i qartë se kaq, raporton Klankosova.tv.

Madje sipas tij, vazhdimi i këtij “jo-plani absurd” për vendosjen e policisë “për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë”, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të NATO-s në kufirin e një vendi tjetër “nuk mund të ishte më vetëshkaktuese dhe më pak evropiane”.

Bashkimi Evropian sot ka dënuar ashpër aktet e dhunshme kundër qytetarëve, trupave të KFOR-it, forcave të rendit dhe mediave në veri të Kosovës.

Përmes këtij reagimi, u tha se “dhuna mund të ishte shmangur dhe duhet shmangur në të ardhmen”.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të marrin masa për të de-përshkallëzuar, të ndalojnë përdorimin e retorikës përçarëse dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pakoordinuar. Qetësia duhet të rivendoset urgjentisht”, u tha në reagimin e 27 shteteve anëtare të BE-së.

Në këtë reagim, BE-ja tha se është e gatshme “zbatojë masa të vendosura” nëse Kosova dhe Serbia nuk e qetësojnë situatën në veri.

“Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative”, u tha më tej në reagim.

E Rama më tej në reagim, Kosovën e quajti “vëllazërore” e Serbinë “mike”.

“Shpresoj shumë që Kosova jonë vëllazërore dhe Serbia mike do ta zgjidhin këtë konflikt përpara se BE-ja të zbatojë masa të forta kundër tyre. Ata duhet të veprojnë shpejt dhe të kuptojnë se përmbushja e kërkesave të BE-së do të thotë kthim në vete si shtete evropiane përgjegjëse”, potencoi Rama në një postim në Twitter.

BE-ja ndërkaq, në reagimin e sotëm tha se presin që “Kosova të veprojë në mënyrë jo-përshkallëzuese dhe të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës”.

Shtetet anëtare kërkuan po ashtu që kryetarët e komunave t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. “Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje”, tha BE-ja.

Ndër të tjera, BE-ja tha se shprehin shqetësimin për gjendjen e gatishmërisë më të lartë të Forcave të Armatosura Serbe.

“Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës që garanton siguri, siguri dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët dhe hap rrugën për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të saj. Kjo përfshin fillimin pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm të punës për themelimin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, thanë shtetet anëtare të BE-së, raporton Klankosova.tv.

Kryeministri shqiptar që nga fillimi i trazirave në veri, ka qenë kritik ndaj veprimeve të qeverisë së Kosovës.

Më 29 maj, ai shkroi në Twitter: “Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova”, pati thënë Rama.

Madje edhe të enjten, pas takimeve që presidentja Osmani i zhvilloi në Moldavi me presidentin Macron e kancelarin Scholz, e më pas edhe me presidentin e Serbisë Vuçiq, Rama falënderoi liderët e Francës dhe Gjermanisë për angazhimin e tyre për zgjidhjen e mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Nuk mund të falënderoj sa duhet Emmanuel Macronin dhe Olaf Scholzin për atë që po bëjnë për të finalizuar procesin e normalizimit Kosovë-Serbi! Duke i parë ata të ulur me aq respekt me të dyja palët në përpjekje për të zgjidhur një konflikt absurd tregon gjithçka për shpirtin e tyre të madh evropian. Faleminderit”, shkroi Rama.

Ai falënderoi edhe presidenten Osmani për takimin që e zhvilloi me Vuçiqin.

Muriqi nga Spanja mbështet Lirinë: S’kam dyshim që do inkuadrohet në Superligë (VIDEO)

0

Liria do ta zhvillojë njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në histori të klubit, të dielën ndaj Ferizajt, në kuadër të barazhit.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin e Podujevës “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 15:00.

Prizrenasit kanë paralajmëruar udhëtim masiv me rreth 20 autobusë për ta bërë hapin tjetër – ngjitjen në Superligën e Kosovës.

Përkrahje Liria ka marr edhe nga Spanja, ku ish-futbollisti i këtij ekipi Vedat Muriqi, u ka dërguar një mesazh motivimi.

Muriqi tha se është i bindur që Liria do të inkuadrohet në Superligë.

“Ju përgëzoj për të gjitha sukseset deri më sot, Por na ka mbetur edhe një hap i vogël për të hyrë në Superligë të Kosovës. Ju uroj shumë suksese në ndeshjen e barazhit. Nuk kam kurrfarë dyshimi se do kalojmë barazhin dhe do hyjmë në Superligën e Kosovës”, ka theksuar Muriqi.

Ndërkohë, ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj, që hapat e parë i bëri te Liria, poashtu kërkoi nga futbollistët të kapin rastin e skuadrën ta kthejnë në Superligë.

“Klubi i shtetit tonë të bukur, Prizreni, Liria, është në prag të një ndeshje të rëndësishme, ftoj të gjithë dashamirët e futbollit të përkrahin klubin në mënyrë masive në mënyrë që të ndihmojë Lirinë që të hyjë në Superligë, aty ku e ka vendin”, tha Rashkaj./Klankosova.tv.

Kiara sapo doli nga ‘frizerka’, qenka bërë nuse për qejfin e burrit e të vjehrrës

0

Kiara Tito vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut shqiptar.

Ajo është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, me postime të ndryshme, përcjell ORAinfo.

Sot përmes një postimi Kiara ka treguar se sapo është rregulluar tek frizeri.

Me këtë pamje ajo po duket si nuse për qejfin e burrit dhe të vjehrrës./ORAinfo/

Turqia planifikon dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

0

Turqia ka në plan që të dërgojë forca ushtarake në Kosovë gjatë së dielës dhe të hënës si përgjigje për kërkesën e NATO-së për t’ju bashkuar KFOR-it në ruajtjen e paqes në Kosovë.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka lëshuar një qëndrim ku thërret për konstruktivitet dhe dialog për ta zgjidhur krizën në veri që sipas tyre rrezikon sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

“Një njësi e caktuar (batalion komandosh) është planfikkuar që të dërgohet në Kosovë në datat 4 dhe 5 qershor”, thuhet në njoftim, raporton Reuters,

Osmani niset për në Turqi për inaugurimin e Erdoganit

0

 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Turqi, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të homologut të saj turk, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas njoftimit, në ceremoninë e inaugurimit, Osmani do të shoqërohet nga Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, ku do të jenë krah krerëve të tjerë të shteteve nga e gjithë bota.

“Presidentja Osmani ditë më parë, ka uruar Presidentin Erdogan në emër të popullit të Republikës së Kosovës për fitoren dhe ka shfaqur gatishmërinë që të vazhdohet puna e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe për ta forcuar partneritetin në mes të dy shteteve”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se të dielën e kaluar, Recep Tayyip Erdogan ka fituar garën presidenciale në balotazh ndaj kundërkandidatit, Kemal Kilicdaroglu.

Erdogan kishte 52.14 për qind të votave në balotazh ndërsa Kilicdaroglu mori 47.86 për qind.

Berisha: S`durohet deri në pafundësi Serbia, një ditë do t`i vije fundi durimit

0

Sekretari i Nismës, Zafir Berisha, ka bërë me dije se Kosova një ditë do të jetë e detyruar për një operacion të madh policor për të futur nën kontroll veriun.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky operacion nuk do të mund të bëhet nga pushtetarët aktual.

Sipas tij, operacioni do të jetë i tipit “Stuhia”, të cilin e kishin realizuar kroatët.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Herët a vonë, nëse Serbia nuk ndryshon, Kosova një ditë ka me qenë e detyruar që në veri të vendit, me dizajnu një operacion të llojit “Stuhia” (Oluja)! Të kuptohemi, kjo punë nuk bëhet me këta carrokët dhe kopukët në pushtet, po flasë për një të ardhme. Nuk durohet deri në pafundësi Serbia, një ditë ka me i ardhën fundi durimit”, ka shkruar Berisha.

Mund të jetë një imazh i rrugë dhe teksti

Messi largohet, tri skuadra luftojnë për dy vende në Evropë

0

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, Lionel Messi, dhe një prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit, të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e fundit me kampionin e këtij edicioni në Francë, Paris Saint-Germain.

Messi 35-vjeçar do të largohet nga skuadra parisiene me dy tituj rresht të fituar, ndërsa duelin e fundit do ta luajë kundër Clermontit të Elbasan Rashanit. Lajmi për largimin e Messit u konfirmua të premten në konferencën për shtyp nga trajneri i PSG-së, Christophe Galtier.

Messi i ishte bashkuar skuadrës së PSG-së në vitin 2021 nga Barcelona si futbollist i lirë. Ai në këtë edicion ka shënuar 21 gola dhe 20 asistime për PSG-në në të gjitha garat, ndërsa ka 32 gola në 74 ndeshje në përgjithësi për klubin e kryeqytetit francez.

Messi pritet ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit të Arabisë Saudite dhe nuk pritet të rikthehet te Barcelona, skuadër tek e cila i kaloi 21 vjet.

PSG-ja e fitoi titullin e kampionit javë më parë, teksa ka grumbulluar 85 pikë, katër më shumë se Lensi i vendit të dytë. Deri në fund të kampionatit do të luhet vetëm edhe një xhiro. Por gara për vendet e tjera të garave të UEFA-s do të jetë shumë interesante.

Lille, Rennesi dhe Monaco do të luajnë në ditën e fundit të sezonit dhe që të tri këto skuadra, janë në kërkim të dy vendeve që dërgojnë në garat evropiane sezonin tjetër.

Këto skuadra kanë dallim vetëm një pikë. Lille i Edon Zhegrovës zë vendin e katërt që siguron fazën grupore të Ligës së Evropës me 66 pikë. Ka një pikë më shumë se Rennesi i vendit të pestë, vendi i fundit që dërgon në garat evropiane, në kualifikime të Ligës së Konferencës. Monaco është i gjashti po ashtu me 55 pikë.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 38-të në Ligue 1 të Francës luhen të shtunën në orën 21:00.

Kualifikimi në Ligën e Evropës për Lillen do të ishte arritje e madhe, pasi kjo skuadër shkoi deri në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar.

Lille luan në udhëtim te Troyesi, Rennesi udhëton te Bresti, kurse Monaco e pret Toulousen.

Lille e ka mposhtur dy herë Troyesin në këtë edicion, në Kupën e Francës dhe në Ligue 1.

Por Troyesi nuk ka pësuar humbje në shtëpi që prej muajit gusht. Megjithatë, udhëtimet nuk i pasur të suksesshme. Edhe Lille nuk është në formën më të mirë. Nuk ka fituar në katër vizitat e fundit dhe ka marrë vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit si mysafir.

Troyesi madje nuk ka fituar në 20 ndeshjet e fundit në ligë.

Në Ligën e Kampionëve do të luajnë në edicionin tjetër Paris Saint-Germaini si kampion, dhe Lensi nga vendi i dytë. Në kualifikime të kësaj gare do të luajë Marseille që përfundoi në pozitën e tretë.

Deputeti gjerman: Jam i dëshpëruar, BE-ja duhet ta kritikojë Serbinë

0

Deputeti gjerman, Peter Beyer, ka thënë se është i dëshpëruar me Bashkimin Evropian, me mënyrën qysh po sillet ndaj Serbisë.

Beyer, tregoi se Serbia po shkelë marrëveshjen e fundit, dhe siç tha ai, mungoi kritika nga BE-ja për këtë.

“Serbia ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo është një shkelje e qartë e marrëveshjes. Nuk duhet penguar ose votuar në mënyrë aktive kundër pjesëmarrjes së Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, tha Beyer.

Deputeti gjerman potencoi se të dyja palët detyrohen të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit.

“Mua më ka dëshpëruar Bashkimi Evropian, se nuk erdhi zëri, për të kritikuar Serbinë. Ta dërgojë një mesazh të qartë, është diçka e barabartë, është diçka e ndërsjellë, të gjithë detyrohen për të bërë ato në çfarë janë zotuar në marrëveshjen e Ohrit, përndryshe është e vështirë të shkohet tutje”, shtoi ai.

“Duhet të përdorim ndikimin tonë te Beogradi që edhe në atë mënyrë që edhe ata të luajnë një rol konstruktiv në të ardhmen”.

Beyer, ka thënë se situata në veri e ka shtyrë që të vije sërish në Prishtinë. Ai theksoi se ka biseduar me shumë persona për situatën që është duke mbretëruar në veri të vendit.

“Po është e vërtetë, jam rikthyer në Kosovë, këtë herë është një vendim spontan që e mora. Dhuna në veri më shtyu që spontanisht të vije në Prishtinë për të biseduar me shumë persona për zhvillimet në veri”, tha Beyer në Klan Kosova.

Fundjavën e kaluar në Prishtinë ka qëndruar Manuel Sarrazin, emisar gjerman për Ballkanin Perëndimor. Sarrazin erdh pas futjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet e tri komunave veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Ekspertët: Seksi në orën 07:30 të mëngjesit është më i miri

0

Koha më e mirë për të bërë seks është kur ju ndiheni mirë bashkë me partnerin tuaj.

Por, sipas ekspertëve të marrëdhënieve, ka një kohë të caktuar kur seksi mund të shijohet më shumë.

Sipas një sondazhi, ekspertët kanë vërtetuar se koha më e mirë për seks është ora 07:30 e mëngjesit, shkruan Allure, transmeton Klankosova.tv.

Kjo sipas ekspertëve ndodh sepse nivelet tona të energjisë janë më të lartat dhe seksi në mëngjes largon endorfinën në trup që na bën të ndihemi mirë gjatë gjithë ditës

Sipas studimit, seksi i mëngjesit ka gjithashtu ndikon në uljen e presionit të gjakut dhe nivelit të stresit, duke bërë kështu që të jemi më të lumtur dhe më produktiv.