7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Cristiano Ronaldo dëshiron të qëndrojë në Arabi

Cristiano Ronaldo këmbëngul se ai do të qëndrojë te Al-Nassr pavarësisht se flitet për rikthim te Real Madrid.

Sulmuesi, 38-vjeç, hodhi poshtë thashethemet se dëshiron të kthehet në Evropë pasi shpreson që legjendat e tjerë si Karim Benzema dhe Lionel Messi t’i bashkohen atij në Ligën Pro të Arabisë Saudite.

Ish-sulmuesi i Manchester United zbuloi gjithashtu ëndrrën e tij për t’u bërë kampionati saudit liga e “pestë” më e mirë në botë.

Ronaldo ka qenë i lidhur me një rol ambasadori te Real-it, por duket se gjigantët spanjollë e kanë përjashtuar një rol për të luajtur.

Tani ai thotë se dëshiron të ndihmojë në transformimin e futbollit saudit në një forcë të madhe.

“Nëse ata vijnë, lojtarë të mëdhenj dhe emra të mëdhenj, lojtarë të rinj, lojtarë të vjetër, ata janë shumë të mirëpritur sepse nëse kjo ndodh, liga do të përmirësohet”, tha Ronaldo.

“Mosha nuk është e rëndësishme, por lojtarët konkurrues, lojtarët e rinj, varen nga shumë faktorë.

“Për të folur për ligën, mendoj se liga është shumë e mirë, por mendoj se kemi shumë, shumë mundësi për t’u rritur akoma. Mendoj se liga është e mirë dhe konkurruese. Kemi ekipe shumë të mira, kemi lojtarë shumë të mirë arabë”.

“Infrastruktura mendoj se duhet të përmirësohet pak më shumë. Edhe gjyqtarët, sistemi VAR, mendoj se ata duhet të jenë pak më të shpejtë. Mendoj se gjëra të tjera të vogla duhet të përmirësohen, por jam i lumtur këtu, dua të vazhdoj këtu”.

“Unë do të vazhdoj këtu dhe për mendimin tim nëse ata vazhdojnë të bëjnë punën që duan të bëjnë për pesë vitet e ardhshme, mendoj se Liga Saudite mund të jetë e pesta në botë”, përfundoi ylli portugez.

Sezoni i parë i Ronaldo-s në Arabi u mbyll pa trofe, pasi ai humbi në finalen e Kupës dhe përfundoi në vendin e dytë në kampionat pas Al Ittihad. Megjithatë, ai bëri atë që di të bëjë më mirë, të shënojë gola. Në 19 paraqitje në total, portugezi realizoi 14 gola dhe dy asistime.Albanian Post

Më Shumë

Latifi: Kosovës i duhet ndihma profesionale, jo `dyqanet e kirurgjisë`

Kirurgë shqiptarë në mërgatë do ta ndihmojnë Kosovën dhe shëndetësinë e saj, përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Kryetari i këtij kolegji Dr. Rifat...

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Lajmet e Fundit