12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 1612

Prizren, 4 aktakuza kundër 4 personave, për vepra të ndryshme penale

0

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur shtatëdhjetedy (72) aktakuza kundër tetëdhjetepesë (85) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzetetre (23) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar trembëdhjetë (13) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit,  ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Dëshmitari i gjashtë thotë se fshatarët kanë bërë roje nga frika prej forcave serbe

0

Dëshmitari i gjashtë me kodin 4355 në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Rexhep Selimit, avokatit Eric Tully tha se fshatarët kanë bërë roje natën nga frika prej forcave serbe.

‘‘Bojshin roje, e runin fshatin nga forcat serbe, kishin frikë natën mos po hijnë e me dhon alarm që ka diçka’’, tha ai, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Paraprakisht, ai pohoi se në një deklaratë për Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS-së) në 2019-ën, kishte thënë se ‘‘në një rast, personi 3 bëri një mbledhje në fshat me dal natën me rujt, personi 3 ka bërë roje me disa djem të rinj, fshati ka bo mbledhje për me bo roje, civilët e fshatit kanë bërë roje’’.

Tutje, i njëjti tha se kjo ka ndodhur në gusht-shtator të 1998-ës dhe se kjo ka qenë punë vullnetare e cila nuk është paguar por që edhe askush s’ka qenë i detyruar ta bëjë.

I pyetur se a ka qenë e zakonshme që edhe fshatrat tjera të e bëjë këtë roje nate, përmbajtja ka qenë e redaktuar.

Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve me dëgjimin e dëshmitarit të gjashtë

Dëshmitari i gjashtë me kodin 4355 po vazhdon dëshminë e tij edhe të martën, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmitari po përgjigjet në pyetjet e prokurorit të specializuar, Matt Halling, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Halling ka kërkuar që të kalohet në sesion privat për disa pyetje, andaj seanca po vazhdon si e tillë.

Ndryshe, në seancën e sotme të pranishëm në sallë të gjykimit janë Thaçi, Veseli dhe Selimi, kurse Krasniqi është duke e përcjellë seancën përmes video-lidhjes.

Gjatë muajit prill ka filluar gjykimi derisa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.

Më 4 prill mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit kanë dhënë fjalën hyrëse derisa më 5 prill mbrojtja e Krasniqit ka dhënë fjalën hyrëse.

Më 11 prill ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë ku dëshmitarja e parë e mbrojtur e Prokurorisë, ka dhënë dëshminë e saj më 11 prill, 12 prill, 13 prill dhe më 17 prill.

Më 17 prill ka filluar dëgjimi i dëshmitarit të dytë, po ashtu i mbrojtur, i cili ka vazhduar dhënien e dëshmisë edhe më 18 prill, 19 prill dhe 20 prill, ku ka përfunduar dhënien e dëshmisë edhe dëshmitari i tretë, kurse më 10 maj ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i katërt, dëshmia e të cilit përfundoi më 17 maj.

Tutje, dëshmitari i pestë ka filluar dëshminë më 17 maj dhe e përfundoi më 22 maj, ku filloi dëshminë dëshmitari i gjashtë.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi

 

E ardhmja e opozitës në Shqipëri, Preç Zogaj: Mënyra e vetme si mund të bashkohet sërish PD

0

Analisti Preç Zogaj ishte i ftuar në Euronews Albania ku komentoi rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe situatën në Partinë Demokratike. Për sa i përket bashkimit të PD-së, Zogaj u shpreh skeptik dhe tha se një gjë të tillë e sheh si të pamundur.

Ai nënvizoi se bashkimi i PD-së mund të ndodhë vetëm në rastin kur krerët që e përfaqësojnë atë, të lenë egot dhe interesat personale dhe të bashkohen për interesin e demokratëve dhe të rrotacionit.

“Partia Demokratike mund të dalë sërish si një alternativë e bashkuar nëse krerët që e përfaqësojnë atë, vënë interesat e demokratëve, interest e rrotacionit dhe të demokracisë mbi egon e tyre, mbi interesat e tyre, mbi çështjet e tyre personale. Në momentin kur ky raport është në kahun e kundërt atëherë mund të ndodhë bashkimi. Është një vijë ndarëvse në PD e vendosur me kohë që u theksua dhe me vota. Edhe zgjedhjet fotografojnë një vijë ndarëse. Është një vijë ndarëse në raport të marrëdhënieve me Perëndimin”, tha Zogaj.

Zogaj shtoi se mendimi i tij është që partitë e opozitës të rriten në habitatin e tyre dhe të bashkohen përpara zgjedhjeve në koalicion për të mundur maxhorancën qeverisëse.

“Partitë e opozitës të bëjnë përpjekje që të rriten secila me atë habitatin e tyre ku janë. PD zyrtare me këta mbështetësit e vetë, 100 e ca mijë vota që doli në 14 maj, si dhe shumë të tjerë që nuk kanë dalë, po ashtu opozitat e tjera të bëjnë përpjekje të konsolidojnë mbështetjen e tyre dhe me afrimin e zgjedhjeve të ulen për një marrëveshje elektorale si opozitë plurale. Unë opozitë unike nuk shoh për momentin”, tha Zogaj

Shkrimtari që i dha pavdekësinë artit skenik

0

Ma do mendja se Uilliam Shekspiri (William Shakespeare), ka qenë, është dhe do të jetë përherë shkrimtari më i njohur në botë. Për të thuhet se do të mjaftonin vetëm sonatat që shkroi (thuhet se janë 154 të tilla), që ai të mbulohej me atë lavdinë që gëzon, por unë do të shtoja se edhe Anglisë do t`i mjaftonte kjo lavdi për t`u ndierë në çdo kohë krenare për birin e saj që lindi në 23 prill të vitit 1564 në Stratford afër Londrës. Koha kur ai jetoi dhe krijoi, ka qenë e ngërthyer, si zakonisht në atë vend, me ngjarje mjaft të rëndësishme historike, me luftëra të paprera, por edhe nga ato për pushtet.

Kur ai doli në dritë, kishin kaluar plot 100 vjet që vendi i tij i kishte dorëzuar Francës tokat që i kishte bërë të sajat qysh nga shekulli XII dhe, si pasojë e konfliktit mes fisnikëve të Lankasterit me ata të Jorkut, sundonte qysh nga viti 1485 dinastia e Tudorëve. Vajza e Henrikut VIII dhe Ana Bolenës, Elizabeta e Parë që mbretëroi deri në vitin 1603, jo vetëm vuri baza të forta në rritjen e flotës luftarake detare dhe mposhti flotën spanjolle (Armadën) të urdhëruar nga Filipi II, por edhe përkrahu zhvillimin e kulturës, arteve, dhe sidomos letërsisë. Por, edhe kur ajo vdiq, dhe fronin e zuri Xhejmsi, përsëri kujdesi për artet e letërsinë vazhdoi me të njëjtën vëmendje.

Prindërit e Shekspirit quheshin Xhon dhe Meri Arden. Babai trashëgoi nga gjyshërit profesionin e bujkut, kurse e ëma prejardhjen e kishte nga një familje fisnikësh. Shekspirit të ri iu desh t`i ndërpriste shpejt studimet, pasi familja ra nga vakti – ndonëse i kujton me nostalgji vitet e fëmijërisë. Ishte fare i ri kur i dhanë për grua Ana Hathauejin, një vajzë shumë më e madhe se ai, dhe me të cilën pati tre fëmijë: e para qe vajzë dhe nga lindja e dytë – binjakë. Ndofta, se të vërtetën nuk kemi sesi ta dimë, nga martesa pak a shumë e detyruar, si e si për të rregulluar disi ekonominë, ai largohet nga shtëpia dhe shkon në Londër. Mesa duket, mjegulla karakteristike e këtij qyteti, por edhe rrëmuja që shkaktoi kolera e viteve 1592-1594, nuk na lejon ta shohim qartë biografinë tij.

Gjithsesi, dihet se ai, i shtyrë së brendshmi nga dashuria për teatrin, iu bashkua grupit të aktorëve shëtitës, me të cilët dha edhe disa shfaqje. Edhe punë të çfarëdoshme bëri Shekspiri në këtë periudhë, gjersa i dhanë role figurantësh në pjesët që viheshin në skenë nga “Globusi”. Por, ai nuk kënaqej me kaq, pra, duke luajtur hijen e babait të Hamletit. Prandaj, nis e shkruan kronikën “Henriku VI”. Por, siç e kanë zakon veset njerëzore, fill pas saj nisin sulmet e kryetarit të shoqatës së aktorëve, njëfarë Roberti, i cili përpiqej ta tallte atë me mundësinë që i jepte mbiemri: Shake-speare që në atë gjuhë nënkuptonte “tundës ushte”. Madje, ai shkonte edhe më tej; duke thënë për të se s`ishte tjetër veçse një “sorrë e stolisur me puplat tona”.

Megjithatë, Shekspiri, duke shfrytëzuar pushimin e imponuar nga epidemia e tmerrshme, shkroi “Rikardin”, “Zbutësi i kryeneçes”, “Androniku” etj. Një ditë njihet me lordin Handson që drejtonte një trupë teatrore dhe bashkohet me ta. Ishte viti 1594 dhe pikërisht tani nis suksesi i tij. Për aq sa kishte bërë gjer atëherë, me të drejtë për tragjeditë dhe komeditë e tij e krahasonin me Senekën dhe latinin nga Sarsina, Plautin (Maccius Plautus), i njohur te ne nga veprat e tij “Menehmet” dhe “Ushtari mburracak”. Pasi shkroi tragjedinë e famshme “Romeo dhe Zhulieta” , kushtuar dashurisë së zjarrtë që ndeshet me ndarjet politike, në vitin 1599, Shekspiri, tani i njohur anekënd vendit, bëhet bashkëpronar i teatrit “Globus”, mbi hyrjen e së cilit ishte shkruar dukshëm: “E gjithë bota është teatër”. Po këtë vit shkruan “Jul Çesarin” etj. dhe një vit më pas tragjedinë “Hamleti”. Në këtë periudhë ai ka arritur pjekurinë e plotë artistike dhe vijon të trondisë botën, si për inat të atij Robert Grinit që donte ta vinte në lojë duke e quajtur me ironi “tronditës të skenës”, duke shkruar vit pas viti “Otellon”, “Mbretin Lir”, “Makbethin”, për të vazhduar me të tjera si “Antoni e Kleopatra”, “Koriolani”, “Timoni nga Athina”, “Stuhia” etj. Pra, gjithsej 37 të tilla.

Kishte arritur apogjeun e suksesit; emri i tij përmendej ngado me nderim dhe të gjithë u çuditën kur mësuan se ai në vitin 1613 u kthye përsëri në vendlindje. Mendohet se shkak u bë gjendja e tij e rënduar shëndetësore. Për bela, në Angli kishte edhe robertë të tjerë të cilët (dhe kjo është për t`u habitur), në shekullin XIX, të shtyrë nga zilia, smira, ligësia e dëshira për t`u dukur, hodhën hije dyshimi mbi vërtetësinë e autorësisë së Shekspirit në gjithë ato vepra të bujshme. Çfarë nuk u polli mendja këtyre thashethemexhinjve. Një i pashkollë, provincial dhe i padalë si ai, thoshin, nuk mund të krijojë kryevepra të tilla. Dhe, nisën supozimet, duke e thënë hapur se autori ishte ky apo ai njeri i zgjuar dhe i ditur, si poeti Marlo, kontë të ndryshëm me emrat Debri, Retlend e Oksford etj. Kjo dalldi arriti kulmin, duke thënë se autore mund të ketë qenë vetë mbretëresha, ose, ose, çka ishte edhe më e besueshme, filozofi Frensis Bekon i cili ishte i njohur jo vetëm si erudit, por edhe si krijuesi i prozës angleze.

Duhet pranuar se dorëshkrime nuk janë gjetur, pasi në vitin 1613 teatri “Globus” u dogj nga zjarri që ra dhe që mund t`i ketë shkrumbuar edhe ato letra. Po t`i shohësh me vëmendje tragjeditë, por ndofta edhe komeditë e Shekspirit, kanë diçka nga ajo që kanë shkruar shumë para tij tragjikët e lashtësisë. Po ja, e tillë ka qenë dhe e tillë mbetet jeta njerëzore, me dashuri deri në sakrifikim, me urrejtje, me gëzime, me hidhërime, me besnikëri e me intriga, me vetëmohim, por edhe me vrasje prapa shpine, nisur nga etja për lavdi, fitime dhe pushtet. Por, në gjithçka Shekspiri shkroi, bije në sy dashuria për njerëzit, vënia në plan të parë e virtytit, demaskimi i të keqes, e mbi të gjitha nevoja për liri. Ai di si askush të ndërtojë karaktere personazhesh që nuk harrohen kurrë, në gojën e të cilëve vë fjalë hyjnore dhe nga të cilët gjithkush ka se ç`të mësojë. Kam qenë ende fëmijë kur kam parë te kinemaja me atë romantikën e njohur “17 nëntori”, filmin “Hamleti” xhiruar në vitin 1948, dhe, edhe sot e kësaj dite më ndjekin pas ato skenat bardhezi, ku ndriçonte si askund tjetër loja e mrekullueshme e Lorenc Oliverit (Laurence Olivier) që ndofta vetëm shqiptari Aleksandër Moisiu mundet ta ketë realizuar më parë në teatrot e Evropës. Dhe, kudo del si lajtmotiv domosdoshmëria e vendosjes në vend të drejtësisë, si e vetmja mundësi për ta shpënë botën përpara. Se në analizë të fundit, qysh në kohët e hershme është ndierë nevoja e shpagimit, pasi kush nga shpata ka dalë, prej shpatës edhe do të bjerë.

Ja pse Janis Benekos thotë se “Larja e krimit ishte një ligj i patundur për grekët e lashtë”. Se, nuk ka rëndësi, në ishte zemërbutë Hamleti, princi i Danimarkës. Rëndësi ka fakti se ai pa u ngutur, kërkonte ta vinte drejtësinë në vend. Ka dy momente që nuk mund të rri pa i përmendur; i kanë kënduar shumë poetë e shkrimtarë dashurisë, por edhe ata që nuk e kanë lexuar i dinë përmendesh vargjet lapidare kushtuar Ofelisë: “Thuaj yjet s`janë zjarr / Thuaj dielli u shua / Thuaj jeta është varr / Po mos thuaj që s`të dua”. Po ashtu, përherë e nga kushdo mund të dëgjosh fjalët e monologut të Hamletit: “Të rrosh a të mos rrosh, kjo është çështja”. Madje, dhe në gjuhën e origjinës. Ditë më ditë, ndodhi që gjiganti Shekspir të vdesë, në po atë datë që lindi, në moshën 52-vjeçare. Po të kishte rrojtur më shumë, patjetër që të tjera xhevahire do t`i shtonte kurorës së tij të lavdisë. Por, edhe me kaq sa bëri, ai mbetet shkrimtari më i nderuar i botës mbarë, pa veprën e të cilit arti skenik nuk do të mund të kishte magjinë dhe shkëlqimin që ka. Dhe, mbi të gjitha, s`duhet harruar se e gjithë ajo që ai na la, troket kumbueshëm si në ndërgjegjen e njerëzve të thjeshtë, ashtu edhe në atë të atyre që kanë në dorë fatet e njerëzimit mbarë.

Nisin bisedimet për transferimin e Neymarit në ‘Old Trafford’

0

Manchester Unitedi i ka nisur bisedimet me Neymarin për mundësinë e transferimit të tij në “Old Trafford”.

Klubi aktual i brazilianit, Paris Saint-Germain, po shikon ta shesë lojtarin në afatin kalimtar veror pasi ndihen të zhgënjyer me kontributin e tij kohëve të fundit.

Sipas raportimeve, “Djajtë e Kuq” duan që ta marrin Neymarin në formë huazimi. Sidoqoftë, kampioni i Francës po ngulmon që ta shesë atë në mënyrë të përhershme.

Artistët më të pasur Britanikë nën moshën 35- vjeçare

0

Ed Sheeran, Harry Styles dhe Adele janë përfshirë në listën e përpiluar nga ‘Sunday Times’, e cilai rendit personat më të pasur nën moshën 35-vjeçare në Britaninë e Madhe.

Të gjithë këta artistë kanë përjetuar sukses të jashtëzakonshëm anembanë globit. 32-vjeçari Ed Sheeran, arriti të pozicionohet më të larti në këtë listë, më saktësisht në vendin e shtatë, falë pasurisë në vlerë prej 300 milionë funtesh.

Adele pozicionohet në vendin e nëntë. Kantautorja 35-vjeçare e lindur në Londër besohet se e gëzon një pasuri prej 165 milionë funtesh, kjo pasi ka arritur t?i shesë më shumë se 100 milionë albume anembanë botës.

29-vjeçari Harry Styles, po ashtu është bërë pjesë e listës së ‘Sunday Times’, falë pasurisë prej 150 milionë funtesh. Ish-anëtari i grupit ‘One Direction’, vitin e kaluar e fitoi titullin e artistit me  albumin më të shitur nga Britania e Madhe.

Inzaghi do të jetë trajner i Interit edhe sezonin e ardhshëm

0

Drejtori ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, i ka dhënë mbështetjen e tij të plotë Simone Inzaghit.

Ai ka thënë se Inzaghi do të jetë 100% në krye të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.

Më herët gjatë sezonit, kishte pasur zëra të fortë se trajneri italian do të largohej në fund të sezonit 2022/23, pas një ecurie zhgënjyese në Serie A.

Megjithatë, në muajt e fundit, Inzaghi ka kthyer rezultatet pozitive, duke i ngritur “Nerazzurrët” përsëri në katër pozitat e para në tabelën e Serie A.

Ai gjithashtu udhëhoqi skuadrën drejt kualifikimit për në finale të Ligës së Kampionëve, si dhe në finalen e Kupës së Italisë.

Kaq mbresëlënës ka qenë kthesa e sezonit të Interit, saqë hierarkia e klubit ka ndryshuar plotësisht qëndrimin e tyre për të ardhmen e trajnerit të tyre, edhe pse Marotta pretendon se nuk kishte pasur kurrë asnjë dyshim mbi aftësitë e 47-vjeçarit.

Duke folur për “Rai Italia”, Marotta i dha Inzaghit mbështetjen e tij të plotë, duke këmbëngulur: “Këtë vit nuk kemi menduar kurrë, as për një sekondë, të zëvendësojmë Inzaghin”.

“Ai arriti të forcojë pozicionin e tij falë paraqitjeve të ekipit që janë rezultat i drejtimit të tij teknik. Shanset që Inzaghi të qëndrojë, e shprehur në përqindje, janë 100%. Ai është dhe do të jetë trajneri ynë sërish vitin e ardhshëm”, ka deklaruar Marotta.

Simone Inzaghi me Interin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes e vajzës, arrestohet prizrenasi

0

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijës të tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Arrestohen dy të dyshuar për ngacmim seksual

0

Dy raste të ngacmimit seksual janë raportuar në Policinë e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë në lagjen ‘Dardania’ në Prizren, është shoqëruar në polici një i dyshuar që ka ngacmuar seksualisht një vajzë.

Rasti ka ndodhur më 21 maj. Me vendim të prokurorit, pasi palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Klinë është arrestuar një i dyshuar që ka ngacmuar seksualisht një grua.

Rasti ka ndodhur më 22 maj.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Horoskopi i ditës së martë, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

0

Dashi

Sot ndiheni të qetë dhe me një mentalitet pozitiv, gati për ta shijuar plotësisht ditën. Nëse keni plane për t’u shoqëruar me miqtë, këshillohet të jeni të vetëdijshëm për shpenzimet tuaja pasi ekziston mundësia për të përjetuar pengesa financiare. Një pjesë e kohës suaj do të zënë detyrat e shtëpisë në pritje. Megjithatë, aspektet fizike të ekzistencës suaj nuk janë prioritet për momentin, pasi ndiheni thellësisht të lidhur me të dashurin tuaj, duke përjetuar vazhdimisht dashurinë dhe dashurinë. Duke paraqitur në mënyrë efektive idetë tuaja dhe duke demonstruar vendosmëri dhe entuziazëm në punë, ju keni një shans të mirë për të arritur sukses. Shfrytëzojeni kohën tuaj të lirë sot për të trajtuar detyrat e papërfunduara nga e kaluara. Moti me shi do të përmirësojë atmosferën romantike dhe ju do të ndjeni një ndjenjë të ngjashme gëzimi dhe kënaqësie me partnerin tuaj të jetës gjatë gjithë ditës.

Demi

Qëndroni të qetë dhe pa tension gjatë gjithë ditës. Ka të ngjarë të përjetoni përfitime financiare sot, falë fëmijëve tuaj dhe kjo do t’ju sjellë lumturi të madhe. Merrni pak kohë për të vizituar një të afërm që nuk ka qenë mirë dhe ofroni mbështetjen tuaj. Ekziston një probabilitet i lartë për të hasur basin më të bukur në liqen, duke i dhënë një prekje të këndshme ditës suaj. Nëse partnerët tuaj nuk i mbajnë premtimet e tyre, përpiquni të mos ofendoheni. Në vend të kësaj, uluni dhe bëni një bisedë konstruktive për të zgjidhur çdo problem. Studentët këshillohen të kenë prioritet studimet e tyre dhe të shmangin humbjen e kohës duke u shoqëruar me miqtë. Kjo është një fazë vendimtare në rrugëtimin e tyre akademik dhe fokusimi në edukimin e tyre do t’i ndihmojë ata të përparojnë në jetë. Prindërit tuaj mund t’i dhurojnë diçka të mrekullueshme bashkëshortit tuaj sot, e cila në fund do të përmirësojë jetën tuaj martesore.

Binjakët

Kanalizoni energjinë tuaj për të ndihmuar dikë në vështirësi. Mos harroni, qëllimi i këtij trupi të përkohshëm është ta përdorë atë për të mirën e të tjerëve. Sot do t’ju duhet të shpenzoni një shumë të konsiderueshme parash për shkak të një funksioni që po organizohet në shtëpi, i cili mund të ndikojë negativisht në gjendjen tuaj financiare. Është një ditë ideale për të planifikuar diçka emocionuese dhe të këndshme me miqtë tuaj. Partneri juaj ka një mendim pozitiv për ju, prandaj herë pas here mund të zemërohet. Në vend që të reagoni në mënyrë mbrojtëse, përpiquni të kuptoni këndvështrimin e tyre dhe kuptimin themelor të fjalëve të tyre. Për të siguruar rezultate pozitive në punë dhe për të shmangur krijimin e një imazhi negativ në sytë e shefit tuaj, përqendrohuni në përmirësimin e qasjes suaj të punës. Angazhimi në punë vullnetare sot jo vetëm që do të ndihmojë ata në nevojë, por gjithashtu do të kontribuojë në një vetë-perceptim më pozitiv. Orari juaj i ngjeshur mund të bëjë që bashkëshorti juaj të dyshojë në besnikërinë tuaj, por në fund të ditës, ata do t’ju kuptojnë dhe do t’ju përqafojnë me një përqafim të ngrohtë.

Gaforrja

Kanalizoni energjinë tuaj për të ndihmuar dikë në ankth. Mos harroni, qëllimi i këtij trupi të përkohshëm është ta përdorë atë për të mirën e të tjerëve. Sot do t’ju duhet të shpenzoni një shumë të konsiderueshme parash për shkak të një funksioni që po organizohet në shtëpi, i cili mund të ndikojë negativisht në gjendjen tuaj financiare. Është një ditë ideale për të planifikuar diçka emocionuese dhe të këndshme me miqtë tuaj. Partneri juaj ka një mendim pozitiv për ju, prandaj herë pas here mund të zemërohet. Në vend që të reagoni në mënyrë mbrojtëse, përpiquni të kuptoni këndvështrimin e tyre dhe kuptimin themelor të fjalëve të tyre. Për të siguruar rezultate pozitive në punë dhe për të shmangur krijimin e një imazhi negativ në sytë e shefit tuaj, përqendrohuni në përmirësimin e qasjes suaj të punës. Angazhimi në punë vullnetare sot jo vetëm që do të ndihmojë ata në nevojë, por gjithashtu do të kontribuojë në një vetë-perceptim më pozitiv. Orari juaj i ngjeshur mund të bëjë që bashkëshorti juaj të dyshojë në besnikërinë tuaj, por në fund të ditës, ata do t’ju kuptojnë dhe do t’ju përqafojnë me një përqafim të ngrohtë.

Luani

Pavarësisht disa presioneve mendore, shëndeti juaj i përgjithshëm do të jetë mirë. Individët që janë ende në pritje të pagave të tyre mund të ndihen të shqetësuar për çështjet financiare dhe mund të marrin në konsideratë kërkimin e miqve për një kredi. Rekomandohet që të shfrytëzoni kohën tuaj të lirë për të shijuar shoqërinë e fëmijëve, edhe nëse kjo kërkon të bëni gjithçka për ta realizuar. Pasi të keni gjetur dashurinë e vërtetë, asgjë tjetër nuk nevojitet dhe do të arrini ta kuptoni këtë të vërtetë sot. Do të jeni në qendër të vëmendjes dhe suksesi është shumë i afërt. Individët e moshuar të shenjës suaj të zodiakut mund të shfrytëzojnë mundësinë për t’u rilidhur me miqtë e vjetër gjatë kohës së lirë. Sot do të jetë dita më ngushëlluese në të gjithë jetën tuaj martesore.

Virgjëresha

Kushtojini vëmendje peshës tuaj dhe shmangni ngrënien e tepërt. Nëse planifikoni të rrini me miqtë, kini kujdes për shpenzimet tuaja për të shmangur humbjet e mundshme financiare. Punët e shtëpisë mund të jenë rraskapitëse dhe të kontribuojnë në stresin mendor. Shmangni të qenit shumë të fortë në marrëdhëniet romantike. Ata që janë të punësuar mund të hasin sfida të ndryshme në punë sot. Ju pa e ditur mund të bëni gabime që rezultojnë në përballjen me pasojat nga eprorët. Dita pritet të jetë mesatare për tregtarët. Do të jeni të mbushur me ide të shkëlqyera dhe përfshirja në aktivitetet e zgjedhjes suaj do t’ju sjellë përfitime të papritura. Jeta juaj bashkëshortore mund të dëshirojë pak hapësirë frymëmarrjeje sot.

Peshorja

Është e rëndësishme të ruani një peshë të shëndetshme dhe të përmbaheni nga ushqimi i tepërt. Sot, individët që kanë blerë më parë tokë dhe tani kërkojnë ta shesin atë, mund të ndeshen me një blerës të përshtatshëm dhe të marrin një shumë të kënaqshme në këmbim. Ballafaqimi me fëmijët mund të jetë sfidues, por përdorimi i dashurisë si mjet mund t’i mbajë ata të angazhuar dhe të parandalojë stresin e panevojshëm. Është thelbësore të mbani mend se shprehja e dashurisë do të rezultojë në marrjen e dashurisë. Duke falur partnerin tuaj për indiferencën e kaluar, ju mund të përmirësoni cilësinë e jetës suaj. Merrni parasysh eksplorimin e mundësive të reja të punës, të tilla si kalimi në një fushë si Marketingu, i cili përputhet më mirë me aftësitë dhe interesat tuaja. Komunikimi efektiv do të jetë një forcë e dukshme për ju sot. Për më tepër, jeta juaj martesore do të pësojë një përvojë të jashtëzakonshme që e veçon këtë ditë nga rutina juaj e zakonshme.

Akrepi

Sot, prania juaj do të nxjerrë një atmosferë magjepsëse, e ngjashme me një aromë të këndshme. Angazhimi në një investim të mençur në lidhje me shtëpinë tuaj do të sjellë kthime fitimprurëse. Merrni parasysh organizimin e një shëtitjeje të shkurtër në një monument historik, duke u ofruar fëmijëve tuaj dhe anëtarëve të tjerë të familjes një pushim freskues nga rutina monotone. Ata që nisin një arratisje romantike me partnerin e tyre do të krijojnë kujtime të dashura që do të qëndrojnë. Është e mundur të merrni komplimente për arritjet tuaja në punë. Kreativiteti dhe entuziazmi juaj i pakufishëm do t’ju udhëheqin drejt një dite tjetër të favorshme. Për më tepër, sot do të rizbuloni dashurinë dhe dashurinë që keni për bashkëshortin, duke rindezur shkëndijën në marrëdhënien tuaj.

Shigjetari

Motivoni veten për të përqafuar një këndvështrim më optimist. Ky ndryshim në mentalitet do të rrisë besimin dhe përshtatshmërinë tuaj duke ju ndihmuar në të njëjtën kohë të hiqni dorë nga emocionet negative si frika, urrejtja, xhelozia dhe hakmarrja. Për më tepër, mund të hasni në një mundësi të re emocionuese që sjell jo vetëm eksitim, por edhe përfitime financiare. Tregoni kujdes në ndërveprimet tuaja si me miqtë ashtu edhe me të huajt. Dështimi për t’i kushtuar vëmendjen e duhur partnerit tuaj mund të çojë në pakënaqësinë e tyre. Është e mundur që detyrat e reja që do të ndërmerrni të mos i plotësojnë pritshmëritë. Sot, ju do të sfidoni intelektin tuaj—disa mund të përfshihen në lojëra si shahu ose fjalëkryqet, ndërsa të tjerët mund të zhyten në ndjekje krijuese si shkrimi i tregimeve, poezive ose formulimi i planeve të së ardhmes. Ju mund të përjetoni disa vështirësi në mëngjes, si ndërprerje të energjisë elektrike ose rrethana të paparashikuara, por bashkëshorti juaj do t’ju vijë në ndihmë.

Bricjapi

Shëndeti juaj është në gjendje të shkëlqyer. Sot ekziston mundësia e përfshirjes në një konflikt me një person të afërt, i cili potencialisht mund të përshkallëzohet në një mosmarrëveshje ligjore. Rrjedhimisht, paratë tuaja të fituara me vështirësi mund të shpenzohen gjatë procesit. Zhgënjimi mund të lindë pasi fëmijët u japin përparësi aktiviteteve në natyrë sesa planifikimit për karrierën e tyre të ardhshme. Këshillohet që sot të zgjidhni çdo konflikt të gjatë, pasi vonimi i tij mund të ketë pasoja negative. Nivelet tuaja të energjisë do të jenë të larta dhe rekomandohet t’i kanalizoni ato në aktivitete profesionale. Studentët që i përkasin kësaj shenje të zodiakut mund të zgjedhin të kalojnë kohën e tyre duke parë një film në një laptop ose televizor. Për sa i përket jetës tuaj bashkëshortore, mund të ketë disa sfida ose rrethana të pafavorshme që mund të hasni sot.

Ujori

Përpiquni të largoheni herët nga vendi i punës për t’u angazhuar në disa aktivitete rekreative. Këshillohet që të përmbaheni nga huazimi i parave për të afërmit që nuk i kanë shlyer ende borxhet e mëparshme. Sot mund të prisni të merrni komunikim nga të afërmit që banojnë në vende të largëta. Ndjenjat romantike do të përballen me reciproke. Përqafimi i aftësive dhe teknikave të reja do të jetë vendimtar për përparimin e mëtejshëm të karrierës suaj. Është një ditë e shkëlqyer për të marrë pjesë në tubime shoqërore dhe fetare. Përpjekjet tuaja për të përmirësuar jetën tuaj bashkëshortore do të japin rezultate që i tejkalojnë pritshmëritë tuaja sot.

Peshqit

Mund të përjetoni ankth për shkak të shqetësimeve brenda familjes tuaj. Këshillohet që të përmbaheni nga huazimi i parave për të afërmit që nuk i kanë shlyer ende borxhet e mëparshme. Karizma dhe cilësitë tuaja personale do të lehtësojnë krijimin e miqësive të reja. Jini të kujdesshëm në shfaqjen e një qëndrimi të ashpër ndaj dikujt që ju intereson shumë, pasi kjo mund të çojë në disharmoninë në marrëdhënien tuaj. Kalimi i kohës në shoqërinë e individëve me përvojë do t’ju mundësojë të merrni njohuri të vlefshme. Sot njerëzit do të ofrojnë komplimente që keni dashur t’i dëgjoni prej kohësh. Është e mundur që bashkëshorti juaj të shfaqë disa aspekte më pak të favorshme të personalitetit të tyre sot.