E ardhmja e opozitës në Shqipëri, Preç Zogaj: Mënyra e vetme si mund të bashkohet sërish PD

Analisti Preç Zogaj ishte i ftuar në Euronews Albania ku komentoi rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe situatën në Partinë Demokratike. Për sa i përket bashkimit të PD-së, Zogaj u shpreh skeptik dhe tha se një gjë të tillë e sheh si të pamundur.

Ai nënvizoi se bashkimi i PD-së mund të ndodhë vetëm në rastin kur krerët që e përfaqësojnë atë, të lenë egot dhe interesat personale dhe të bashkohen për interesin e demokratëve dhe të rrotacionit.

“Partia Demokratike mund të dalë sërish si një alternativë e bashkuar nëse krerët që e përfaqësojnë atë, vënë interesat e demokratëve, interest e rrotacionit dhe të demokracisë mbi egon e tyre, mbi interesat e tyre, mbi çështjet e tyre personale. Në momentin kur ky raport është në kahun e kundërt atëherë mund të ndodhë bashkimi. Është një vijë ndarëvse në PD e vendosur me kohë që u theksua dhe me vota. Edhe zgjedhjet fotografojnë një vijë ndarëse. Është një vijë ndarëse në raport të marrëdhënieve me Perëndimin”, tha Zogaj.

Zogaj shtoi se mendimi i tij është që partitë e opozitës të rriten në habitatin e tyre dhe të bashkohen përpara zgjedhjeve në koalicion për të mundur maxhorancën qeverisëse.

“Partitë e opozitës të bëjnë përpjekje që të rriten secila me atë habitatin e tyre ku janë. PD zyrtare me këta mbështetësit e vetë, 100 e ca mijë vota që doli në 14 maj, si dhe shumë të tjerë që nuk kanë dalë, po ashtu opozitat e tjera të bëjnë përpjekje të konsolidojnë mbështetjen e tyre dhe me afrimin e zgjedhjeve të ulen për një marrëveshje elektorale si opozitë plurale. Unë opozitë unike nuk shoh për momentin”, tha Zogaj

Më Shumë

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Lajmet e Fundit