10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 1625

Zyrtare/ Trajneri i njohur argjentinas merr drejtimin e Uruguait

0

Marcelo Bielsa iu rikthehet profesionit të trajnerit, të cilin nuk e ushtronte që nga 28 shkurti i vitit të kaluar.

Trajneri argjentinas ka firmosur zyrtarisht marrëveshjen me Federatën Uruguaiane, për të marrë drejtimin e skuadrës përfaqësuese.

Uruguai drejtohej nga trajneri i përkohshëm Marcelo Broli, i cili mori vendin e Diego Alonso-s, i larguar pas dështimit për të kaluar fazën e grupeve në Kupën e Botës në Katar.

Kandidatët për stolin e Uruguait ishin të shumtë, megjithatë drejtuesit e federatës kanë zgjedhur “El Loco”-n, i cili në të shkuarën ka bërë mjaft mirë edhe në përfaqësuese si Argjentina dhe Kili.

Bielsa ishte i papunë që prej shkarkimit nga Leeds United më 27 shkurt të vitit të kaluar.

Palët kishin nisur negociatat prej javësh, megjithatë zyrtarizimi erdhi vetëm tani, me Bielsa-n që është gati për një tjetër aventurë.

Përveç klubeve dhe kombëtareve të lartcekura, Bielsa ka drejtuar edhe Athletic Bilbao-n, Espanyol-in, Marseille-n, Lille-n etj.Albanian Post

Fotografi rrënqethëse gjatë nxjerrjes së punëtorëve të ngecur nga shembja e dheut dje në Prizren

0

Dje ka ndodhur një incident në lagjen Arbana në Prizren, ku tre punëtorë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shembjes së dheut.

Të lënduarit, të cilët po kryenin punime në rrugën “Kastriotët” i ka zënë dheu i shembur, por fatmirësisht janë shpëtuar.

Këto janë disa nga fotografitë rrënqethëse të momentit të shpëtimit të punëtorëve, të cilët sikurse duken, kanë qenë të mbuluar me dhe.

 

Zjarrfikësit kanë arritur të intervenojnë me shpejtësi, me ç’rast tre punëtorët janë nxjerrë dhe janë dërguar menjëherë në spital.

Njëri prej tyre është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare për shkak se ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Për ngjarjen janë vënë në dijeni edhe Policia dhe Prokurori i Shtetit dhe si rezultat një person është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Pas përfundimit të procedurave, rasti  është iniciuar në drejtim të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”./Gazeta Express

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona

U zunë nga dheu derisa po hapnin një kanal, lëndohen tre persona në Prizren

0

Tre persona janë lënduar dje në rrugën “Tranziti i ri” në Prizren, pasi janë zënë nga dheu derisa po hapnin një kanal për ujëra të zeza.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS – Rr. Tranziti i Ri, Prizren 15.05.2023-10:40. Tre meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore, pas janë zënë nga dheu derisa po hapnin një kanal për ujëra të zeza. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, përveç njësive policore është njoftuar prokuroi dhe inspektori i punës.”

Dënohen me 3 mijë e 400 euro gjobë për korrupsion ish-drejtori i Arsimit në Mamushë dhe drejtori i shkollës “Ataturk”

0

jykata Themelore në Prizren, më 8 maj 2023, ka shpallur aktgjykim dënues për të akuzuarit Cafer Morina, ish-drejtor i Arsimit në Mamushë dhe Rifat Krasniç, drejtor i shkollës “Ataturk”, duke iu shqiptuar dënim me gjobë, secilit në shumën prej 1 mijë e 700 euro, pas arritjes së marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë.

Këtë vendim, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi e kishte marrë pas aprovimit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, e lidhur më 8 maj 2023, ndërmjet Prokurorisë Themelore në Prizren dhe të akuzuarve Morina dhe Krasniç, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Elezi, për të akuzuarit Morina dhe Krasniç fillimisht kishte shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muaj për secilin, mirëpo i njëjti dënim me pëlqimin e të akuzuarve është zëvendësuar me nga 1 mijë e 700 euro gjobë.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit Morina dhe Krasniç janë obliguar që secili në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë shumën prej 100 euro, ndërsa në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave shumën prej 50 euro.

I dëmtuari Ramadan Shanli për realizimin e kërkesës pasurore juridike është udhëzuar në kontest civil.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, më 14 janar 2022, i kishte liruar nga akuza dy të akuzuarit. Mirëpo, Gjykata e Apelit më 10 qershor 2022, me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Prizren, çështjen e ka kthyer në rigjykim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Cafer Morina si drejtor i arsimit në Komunën e Mamushës dhe Rifat Krasniç si drejtor i shkollës “Ataturk”, akuzohej se në periudhën kohore 1 nëntor 2020 – 23 nëntor 2020, në kohë të pacaktuar, duke shfrytëzuar detyrën ose autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre, me qëllim që të shkelin të drejtat e personit tjetër Ramadan Shanli, duke mos zbatuar qëllimisht ligjin mbi punësimin.

Sipas aktit akuzues, këtë e kanë bërë në atë mënyrë që të pandehurit themelojnë marrëdhënie pune me mësimdhënësit Kenan Morina dhe Fahri Morina në shkollën e mesme “Ataturk”, si dhe i akuzuari i parë Cafer Morina themelon marrëdhënie pune edhe në shkollën fillore “Anadolu” me mësimdhënësen Hysnie Qabrati dhe në shkollën “Zybejde Hanem” me mësimdhënësin Shakir Mazrek, pa zhvilluar procedurë konkursi dhe në kundërshtim të plotë me Ligjin e Punës, konkretisht nenin 8.

Me këto veprime, Cafer Morina dhe Rifat Krasniç akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. /BetimipërDrejtësi

Për një kontest pronësor axha kanos me armë katër nipat e tij në Prizren

0

Katër burra në Prizren kanë lajmëruar Policinë se janë kanosur me armë zjarri nga axha i tyre.

Sipas raportimit të tyre rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje për një kontest pronësor.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:50.

“Katër meshkuj kosovarë, kanë lajmëruar policinë se janë kanosur me armë zjarri nga axha i tyre i dyshuari kosovar. Sipas viktimave, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë me të dyshuarin rreth një kontesti pronësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas raportit rasti po trajtohet në procedurë të rregullt. “Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 46 fishekë dhe një pushkë ajrore për të cilat i dyshuari kishte leje. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur “një libër” në Mars

0

Duket se shkëmbi që u gjet në sipërfaqen e Marsit tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve dhe kjo për shkak të pamjes së tij. Domethënë, ai mori formën e një libri.

Shkencëtarët kanë zbuluar atë që ata besojnë se është një jetë në Mars, dhe roveri Mars Curiosity kapi një pamje nga afër të një shkëmbi të ngjashëm me librin.

Ai shkëmb, Terra Firme, u fotografua muajin e kaluar dhe ekspertët besojnë se kanë gjetur një pjesë të planetit që duket “si faqet e hapura të një libri”.

Mars Rover ka qenë në sipërfaqen e planetit për më shumë se një dekadë, dhe bëri një foto të shkëmbit të ngjashëm me librin.

Është një zbulim që i lë shkencëtarët pa fjalë, me shenja të çuditshme të materialeve të pranishme në sipërfaqen e Marsit, ndërsa ekipi i Curiosity bëri shaka se roboti i tyre po bënte një “lexim të lehtë”.

Tweet-i i tyre pas zbulimit thoshte: “Vetëm duke bërë pak lexim”.

“Ekipi im mendon se ky guralec me formë unike i ngjan një libri të hapur me fletët që lëvizin në erë.”

Por ata kishin një shpjegim: “Pas erërave, shkëmbi më i butë është gdhendur dhe materialet më të forta janë gjithçka që kanë mbetur”. /Telegrafi

24 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

0

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti.

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më 17 qershor të vitit 1943 në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999.

Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues ne disa universitete të Amerikës ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar.

Për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Milosheviqit.

Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundër Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’ rast ishte dënuar 5 vjet burg.

Më 16 maj të vitit 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.

Shokët e burgut, ata që kanë shpëtuar nga masakra e Dubravës, disa ditë më vonë, kanë treguar se Ukshini ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditën e diel, ditë që nuk praktikohej lirimi i të burgosurve.

Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti edhe sot e kësaj dite konsiderohet ende i zhdukur./KosovaPress/

Fury: Lufta me Usykyn duhet të ndodhë gjatë këtij viti

0

Boksieri Tyson Fury ka thënë se lufta me kampionin aktual Oleksander Usyk duhet të ndodhë gjatë këtij viti.

Fury madje u shpreh i bindur se do ta mposht ukrainasin, shkruan Talksport, transmeton Klankosova.tv.

“Lufta duhet të ndodhë, duhet të ndodhë këtë vit. Unë mendoj se është një punë e lehtë, punë e drejtpërdrejtë”.

“Unë do ta godas atë, ai do të bie në dysheme, pastaj do të dal dhe do të dehem në qendër të qytetit”, u shpreh ai.

Kujtojmë, një lufë mes tyre është paralajmëruar që një kohë të gjatë, por që palët s’kishin arritur të merreshin vesh. /Klankosova.tv.

Reagon Violetë Kukaj pas akuzave nga ish-kunatat, publikon video duke i rënë tupanit

0

Në emisionin “Shihemi në gjyq” të Eni Çobanit, protagoniste këtë të diel kanë qenë dy motrat e ish-bashkëshortit të këngëtares së njohur shqiptare, Violetë Kukaj.

Prej një viti Remzija është e vetmja që merr paratë pa i dhënë asgjë Bahrijes dhe shkak është një problem më i thellë. Në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ajo tregon se prej shtatë vjetësh nuk flet me vëllain e vetëm mes tre motrash, Faikun për shkak të një borxhi.

Për arsye se vëllai në një moment nevoje ka telefonuar Bahrijen e cila menjëherë ka marrë avionin dhe ka udhëtuar nga Franca në Kosovë, Remzija pretendon për një marrëdhënie të fshehtë. Për këtë të fundit ajo mendon se ekziston mes Bahrijes dhe ish-bashkëshortes së Faikut, Violetës e cila i ka kërkuar kunatës ta shtrojë vëllain në spitalin psikiatrik të Prishtinës.

 

 

E së fundi, këngëtarja e njohur me prejardhje nga Drenasi ka publikuar një video në Tik-Tok duke i rënë tupanit ndërsa ka shkruar: “Punt krejt lomsh. Unë:”.

 

Turqia zyrtarisht në balotazh, por Erdogani s’pritet ta ketë zor

0

Zgjedhjet presidenciale në Turqi po shkojnë në Balotazh pasi Rexhep Taip Erdogan lehtësisht e mposhtu rivalin kryesor Kemal Kiliçdaroglun por nuk ia doli të siguronte 50% të votave për të shmangur edhe rundin e dytë.

69 vjeçari ia doli mbanë të rrëzonte parashikimet e bëra në sondazhe që thoshin se rivali i tij mund të fitonte në rundin e parë. Ai i mori 49.51% të votave kundër Kiliçdaroglut që i mori 44.88 për qind.

Balotazhi do të ndodh më 28 maj.

Ahmet Yeneri, kreu i Bordit Suprem Zgjedhor, tha gjatë ditës së sotme se edhe kur të numërohen votat nga diaspora turke, askush nuk do të arrinte të siguronte fitoren.

Një kandidat i tretë me emrin Sinan Ogan, dhe nacionalist me bindje, u shfaq si një “kingmaker” potencial pasi i mori 5.17 për qind të votave.

Ndërkohë, në zgjedhjet parlamentare partia e Erdoganit, AKP-ja, bashkë me aleatët e saj të së djathtës ekstreme ishte po ashtu afër që të siguronte një shumicë të plotë.

Rezultati ishte një zhgënjim i madh për Kiliçdaroglun, 74 vjeçar, me shumë figura në kampin opozitar që po kontestojnë nëse ai ishte kandidati i duhur.

“Mos u dëshpëroni,” – iu tha Kiliçdaroglu mbështetësve të tij në Twitter. “Do të qëndrojmë në këmbë e do t’i marrim këto zgjedhj bashkë,”

Opozita kishte shpresuar që të përfitonte vota nga zemërimi i shkaktuar për shkak të krizës ekonomike në Turqi dhe politikave joortodokse ekonomike të Erdoganit për shkallë të ulët interesash që e zhvlerësuan liran – valutën turke – dhe e çuan inflacionin deri në 85%.

Një tjetër problem për Erdoganin kishte qenë edhe përgjigja e ngadaltë për tërmetet që i vranë 50 mijë njerëz në muajin shkurt të këtij viti.

Por, Erdogani ia doli që t’i mobilizonte votuesit dhe pritet që ta “zgjerojë pushtetin e tij edhe në dekadën e tretë,” – siç shkruan The Guardian.

Kiliçdaroglu është zotuar për ta ringjallur demokracinë turke pas vitesh represioni shtetëror, kthim në politikat ekonomike ortodokse dhe për forcim të institucioneve që e kishin humbur autonominë nën Erdoganin.

Erdogani e ka drejtuar Turqinë, së pari si kryeministër e më pas si president, prej vitit 2003.