10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 1624

Motra e Ukshin Hotit: Gjithmonë pres telefonatë se ai është i gjallë

0

Motra e Ukshin Hotit, Myrvete Hoti, ka përshkruar momentin kur e ka marr lajmin për zhdukjen e veprimtarit dhe atdhetarit Ukshin Hoti, 24 vjet më parë.

Hoti ka thënë se gjithmonë është në pritje për një informatë në lidhje për Ukshin Hoti.

Ajo tregoi se Ukshin Hotin e ka pasë udhërrëfyes.

 

 

“Kanë qenë shumë të vështira, jonë kanë fjalë për t’i përshkruar, për mua ka qenë e rëndë, të pashpjegueshme, jam ndie shpirtërisht shumë keq, kam qenë shpirtërisht me Ukshinin, e kam pasë udhërrëfyes dhe njeri i cili ka qenë i gjithanshëm”, u shpreh Myrvete Hoti.

“Për mua ka qenë humbje, të cilin nuk kam fjalë as ta përshkruaj se si ndjehem, ndjehem shumë keq. Gjithmonë brenga se është i zhdukur më mundon, gjithmonë pres, jam në pritje. Kam thënë shpesh se si ushtari në kufi që e ruan kufirin ashtu, unë jam gjithmonë në gjendje gatishmërie kur ka ardhur dikush dhe në shtëpi, kur ka cingëruar telefoni, te unë ka qenë gjithmonë ka qenë të Ukshini, mos dikush po me thërret, ose dikush po vjen me ma pru ndonjë lajm se ku gjendet dhe çka u bë me të”.

Ministri Vitia viziton Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, premton rezonanca magnetike dhe investime të shumta

0

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Ministri Vitia bëri të ditur se gjatë këtij viti, Ministria e Shëndetësisë do ta furnizojë Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit me rezonancën magnetike, e cila do të jetë në dispozicion për banorët e komunës së Prizrenit, por edhe të banorëve të komunave përreth.

“Deri në muajin shtator ose tetor, spitali i Prizrenit do të pajiset edhe me rezonancën magnetike, një shërbim i munguar për qytetarët. Gjatë këtij viti do të përfundojë edhe pjesa e Kardiologjisë Invazive që do të ndikojë në shtimin e shërbimeve. Shërbimet e Kardiologjisë Invazive për herë të parë do të ofrohen në një spital regjional, e jo vetëm në QKUK. Shërbimet si koronografitë dhe stentimet do të mundësohen edhe në këtë spital. Një lajm tjetër i rëndësishëm është se tashmë janë bërë planifikimet që një pjesë e shërbimeve onkologjike të merren edhe në këtë spital. Forcimi i kapaciteteve të spitaleve regjionale, do të shkarkojë edhe fluksin e kërkesave në QKUK”, tha ministri Vitia.

Sipas ministrit Vitia, përpos investimeve që do të realizohen gjatë këtij viti, në kuadër të planifikimeve të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, janë planifikuar investime në projekte të cilat do t’i avancojnë shërbimet për qytetarët.

“Më pas, ministri Vitia bashkë me zv/ministrin Berisha dhe udhëheqësit e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, vizituan hapësirën e repartit që në të ardhmen do të ofrojë shërbimet e Kardiologjisë Invazive, Repartin e Kirurgjisë, Qendrën për Dializë, si dhe hapësirën ku do të vendoset rezonanca magnetike”, thuhet tutje në njoftim.

Osmani në 24-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit: Emri i tij mbetet në listën e të zhdukurve me dhunë

0
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar atdhetarin Ukshin Hoti në 24-vjetorin e zhdukjes së tij, për të cilin tha se fati i tij mbetet ende i pazbardhur.

 

E para e shtetit, tha se Hoti, në rrethana ende të pandriçuara është rrëmbyer me dhunë, teksa sipas saj, përpjekja për të zbardhur fatin e tij nuk është ndalur asnjëherë.

“Prej 24 vjetësh, fati i atdhetarit e intelektualit Ukshin Hoti mbetet i pazbardhur, teksa emri i tij vazhdon të mbetet në listën e të zhdukurve me dhunë nga regjimi gjenocidal i Serbisë”.

“Besniku i idesë së Republikës është referencë e jona e vazhdueshme për angazhimin kombëtar. Ukshin Hoti është njeriu që mendimin politik dhe aktivitetin politik i bëri bashkë në dobi të mirë të përmbushjes së idesë për Kosovën shtet”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ajo tha e cilësoi Hotin si simbol të lirisë e demokracisë, ku tha se “këto parime na udhëheqin në rrugëtimin e fuqizimit të shtetit, ndërsa angazhimi ynë për zbardhjen e fatit të tij nuk do të ndalet asnjëherë”.

Ancelotti: Të gjithë lojtarët janë gati kundër Cityt

0

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti fillimisht është shprehur i kënaqur se skuadra e tij është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Për ndeshjen e kthimit ndaj Manchester Cityt, strategu italian ka pohuar se rëndësi ka fakti se të gjithë lojtarët janë të gatshëm.

“Për mua është e rëndësishme që skuadra bëri mirë punën e saj dhe tani mbërrijmë në gjysmëfinalen e kthimit në Ligën e Kampionëve me të gjithë lojtarët të gatshëm dhe pa probleme. Kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë Ancelotti.

Vdes pas 31 vjetësh në komë

0

Një grua në Itali ka vdekur pasi i kaloi 31 vjet në koma.

Lajmin për vdekjen e Miriam Visintin, e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Angelo Farina.

Ajo kishte qëndruar në gjendje komatoze që nga Krishtlindja e vitit 1991, pasi kishte pësuar aksident me veturën e saj.

Visintin kishte pësuar një lëndim në tru, nga i cili nuk ishte rikuperuar kurrë.

“Ajo më në fund gjeti paqen e saj pas padrejtësisë…më në fund është atje lart në paqe dhe parajsë”, ka thënë Farina.

“Ne ishim të martuar për vetëm një vit e gjysmë kur goditi tragjedia. Ne ishim aq të lumtur dhe kishim aq shumë projekte…fati ishte mizor ndaj saj. Ajo nuk e meritoi krejt këtë”.

Ai ka thënë që e kishte vizituar përditë bashkëshorten e tij, përpos gjatë pandemisë, në shtëpinë e kujdesit ku ajo ishte vendosur.

Komuna e Prizrenit po zgjeron hapësirat e gjelbëruara

0

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se është duke zgjeruar hapësirat e gjelbëruara në rrugët e qytetit.

Komuna ka bërë me dije se në kuadër të projekteve kapitale për lehtësimin e jetës së qytetarëve, janë të parapara edhe hapësirat gjelbëruese me fidanë dhe lule përgjatë rrugëve të qytetit.

“Ndihem krenar me bashkëqytetarët e mi për kujdesin që i japin Prizrenit dhe hapësirave të gjelbëruara publike”, u shpreh kryetari Shaqir Totaj.

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona

Arrestohet një person në Vërmicë

0

Një person është arrestuar në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës.

PKK Vërmicë 15.05.2023-13:40. Bazuar në urdhëresën e gjykatës, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Kurti në 24-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit: Zhdukjet me forcë gjatë luftës ishin projekt i Serbisë

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Ukshin Hotin, në 24 vjetorin e zhdukjes.

I pari i qeverisë tha se zhdukja e Hotit është krim i pazbardhur, teksa tha se pas torturave që i pësoi si i burgosur politik, më 16 maj 1999, pas lirimit nga burgu i Dubravës, ai u zhduk.

“Zhdukja e tij është është krim i pazbardhur i Serbisë. Zhdukjet me forcë gjatë luftës në Kosovë ishin pjesë e projektit serb “Patkoi” për shfarosjen e shqiptarëve. Me deklaratën p?r personat e zhdukur, Serbia pas 24 vitesh ka pranuar krimin e zhdukjes me forcë gjatë luftës”.

“Serbia ka hyrë në një marrëveshje ndërkombëtare me Republikën e Kosovës përmes së cilës ka pranuar obligimin ndërkombëtar që të jep çdo informacion, përfshirë ato të inteligjencës dhe ato ushtarake, të cilave pushteti atje u kishte dhënë status të klasifikuar për t’i ikur përgjegjësisë ndërkombëtare përmes fshehjes së dëshmive, për t’i dhënë përgjigje fatit të personave të zhdukur me forcë në luftën e fundit në Kosovë”, shkroi Kurti,

Më tej, kreu i shtetit tha se Kosova s’do të resht së kërkuari të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit gjatë luftës dhe të gjitha krimet që i ka kryer Serbia.

“Sot e gjithmonë, e kujtojmë profesorin e së drejtës ndërkombëtare, Ukshin Hoti. Mbetet i paharruar për përkushtimin e pashembullt, thellësinë e mendimit dhe madhështinë e thjeshtësisë së tij. Me mungesën e madhe për të, nderojmë jetën dhe veprën e Ukshin Hotit”, tha Kurti.

Zyrtare/ Trajneri i njohur argjentinas merr drejtimin e Uruguait

0

Marcelo Bielsa iu rikthehet profesionit të trajnerit, të cilin nuk e ushtronte që nga 28 shkurti i vitit të kaluar.

Trajneri argjentinas ka firmosur zyrtarisht marrëveshjen me Federatën Uruguaiane, për të marrë drejtimin e skuadrës përfaqësuese.

Uruguai drejtohej nga trajneri i përkohshëm Marcelo Broli, i cili mori vendin e Diego Alonso-s, i larguar pas dështimit për të kaluar fazën e grupeve në Kupën e Botës në Katar.

Kandidatët për stolin e Uruguait ishin të shumtë, megjithatë drejtuesit e federatës kanë zgjedhur “El Loco”-n, i cili në të shkuarën ka bërë mjaft mirë edhe në përfaqësuese si Argjentina dhe Kili.

Bielsa ishte i papunë që prej shkarkimit nga Leeds United më 27 shkurt të vitit të kaluar.

Palët kishin nisur negociatat prej javësh, megjithatë zyrtarizimi erdhi vetëm tani, me Bielsa-n që është gati për një tjetër aventurë.

Përveç klubeve dhe kombëtareve të lartcekura, Bielsa ka drejtuar edhe Athletic Bilbao-n, Espanyol-in, Marseille-n, Lille-n etj.Albanian Post

Fotografi rrënqethëse gjatë nxjerrjes së punëtorëve të ngecur nga shembja e dheut dje në Prizren

0

Dje ka ndodhur një incident në lagjen Arbana në Prizren, ku tre punëtorë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shembjes së dheut.

Të lënduarit, të cilët po kryenin punime në rrugën “Kastriotët” i ka zënë dheu i shembur, por fatmirësisht janë shpëtuar.

Këto janë disa nga fotografitë rrënqethëse të momentit të shpëtimit të punëtorëve, të cilët sikurse duken, kanë qenë të mbuluar me dhe.

 

Zjarrfikësit kanë arritur të intervenojnë me shpejtësi, me ç’rast tre punëtorët janë nxjerrë dhe janë dërguar menjëherë në spital.

Njëri prej tyre është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare për shkak se ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Për ngjarjen janë vënë në dijeni edhe Policia dhe Prokurori i Shtetit dhe si rezultat një person është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Pas përfundimit të procedurave, rasti  është iniciuar në drejtim të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”./Gazeta Express

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona