11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Turqia zyrtarisht në balotazh, por Erdogani s’pritet ta ketë zor

Zgjedhjet presidenciale në Turqi po shkojnë në Balotazh pasi Rexhep Taip Erdogan lehtësisht e mposhtu rivalin kryesor Kemal Kiliçdaroglun por nuk ia doli të siguronte 50% të votave për të shmangur edhe rundin e dytë.

69 vjeçari ia doli mbanë të rrëzonte parashikimet e bëra në sondazhe që thoshin se rivali i tij mund të fitonte në rundin e parë. Ai i mori 49.51% të votave kundër Kiliçdaroglut që i mori 44.88 për qind.

Balotazhi do të ndodh më 28 maj.

Ahmet Yeneri, kreu i Bordit Suprem Zgjedhor, tha gjatë ditës së sotme se edhe kur të numërohen votat nga diaspora turke, askush nuk do të arrinte të siguronte fitoren.

Një kandidat i tretë me emrin Sinan Ogan, dhe nacionalist me bindje, u shfaq si një “kingmaker” potencial pasi i mori 5.17 për qind të votave.

Ndërkohë, në zgjedhjet parlamentare partia e Erdoganit, AKP-ja, bashkë me aleatët e saj të së djathtës ekstreme ishte po ashtu afër që të siguronte një shumicë të plotë.

Rezultati ishte një zhgënjim i madh për Kiliçdaroglun, 74 vjeçar, me shumë figura në kampin opozitar që po kontestojnë nëse ai ishte kandidati i duhur.

“Mos u dëshpëroni,” – iu tha Kiliçdaroglu mbështetësve të tij në Twitter. “Do të qëndrojmë në këmbë e do t’i marrim këto zgjedhj bashkë,”

Opozita kishte shpresuar që të përfitonte vota nga zemërimi i shkaktuar për shkak të krizës ekonomike në Turqi dhe politikave joortodokse ekonomike të Erdoganit për shkallë të ulët interesash që e zhvlerësuan liran – valutën turke – dhe e çuan inflacionin deri në 85%.

Një tjetër problem për Erdoganin kishte qenë edhe përgjigja e ngadaltë për tërmetet që i vranë 50 mijë njerëz në muajin shkurt të këtij viti.

Por, Erdogani ia doli që t’i mobilizonte votuesit dhe pritet që ta “zgjerojë pushtetin e tij edhe në dekadën e tretë,” – siç shkruan The Guardian.

Kiliçdaroglu është zotuar për ta ringjallur demokracinë turke pas vitesh represioni shtetëror, kthim në politikat ekonomike ortodokse dhe për forcim të institucioneve që e kishin humbur autonominë nën Erdoganin.

Erdogani e ka drejtuar Turqinë, së pari si kryeministër e më pas si president, prej vitit 2003.

Më Shumë

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një vetaksident ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”. Nga ky rast nuk raportohet se ka ndonjë person të lënduar, por vetëm me dëme materiale. E...

Analiza e sigurisë dhe planet për vitin 2024

Mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e Komunës së Prizrenit u zhvillua sot në sallën e Kuvendit të Komunës,...

Lajmet e Fundit