16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Dënohen me 3 mijë e 400 euro gjobë për korrupsion ish-drejtori i Arsimit në Mamushë dhe drejtori i shkollës “Ataturk”

jykata Themelore në Prizren, më 8 maj 2023, ka shpallur aktgjykim dënues për të akuzuarit Cafer Morina, ish-drejtor i Arsimit në Mamushë dhe Rifat Krasniç, drejtor i shkollës “Ataturk”, duke iu shqiptuar dënim me gjobë, secilit në shumën prej 1 mijë e 700 euro, pas arritjes së marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë.

Këtë vendim, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi e kishte marrë pas aprovimit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, e lidhur më 8 maj 2023, ndërmjet Prokurorisë Themelore në Prizren dhe të akuzuarve Morina dhe Krasniç, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Elezi, për të akuzuarit Morina dhe Krasniç fillimisht kishte shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muaj për secilin, mirëpo i njëjti dënim me pëlqimin e të akuzuarve është zëvendësuar me nga 1 mijë e 700 euro gjobë.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit Morina dhe Krasniç janë obliguar që secili në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë shumën prej 100 euro, ndërsa në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave shumën prej 50 euro.

I dëmtuari Ramadan Shanli për realizimin e kërkesës pasurore juridike është udhëzuar në kontest civil.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, më 14 janar 2022, i kishte liruar nga akuza dy të akuzuarit. Mirëpo, Gjykata e Apelit më 10 qershor 2022, me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Prizren, çështjen e ka kthyer në rigjykim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Cafer Morina si drejtor i arsimit në Komunën e Mamushës dhe Rifat Krasniç si drejtor i shkollës “Ataturk”, akuzohej se në periudhën kohore 1 nëntor 2020 – 23 nëntor 2020, në kohë të pacaktuar, duke shfrytëzuar detyrën ose autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre, me qëllim që të shkelin të drejtat e personit tjetër Ramadan Shanli, duke mos zbatuar qëllimisht ligjin mbi punësimin.

Sipas aktit akuzues, këtë e kanë bërë në atë mënyrë që të pandehurit themelojnë marrëdhënie pune me mësimdhënësit Kenan Morina dhe Fahri Morina në shkollën e mesme “Ataturk”, si dhe i akuzuari i parë Cafer Morina themelon marrëdhënie pune edhe në shkollën fillore “Anadolu” me mësimdhënësen Hysnie Qabrati dhe në shkollën “Zybejde Hanem” me mësimdhënësin Shakir Mazrek, pa zhvilluar procedurë konkursi dhe në kundërshtim të plotë me Ligjin e Punës, konkretisht nenin 8.

Me këto veprime, Cafer Morina dhe Rifat Krasniç akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Voziti dyfish më shpejtë se sa e kishte të lejuar, gjobitet shoferi me 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim ngasje për 6 muaj

  Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën ku kufizimi...

Katër libra futen në karantinë, dyshohen të jenë mbushur me arsenik

4 libra në karantinë Ata që e kanë lexuar librin “Emri i trëndafilit” i Umberto Eco-s, apo kanë parë filmin me të njëjtin titull, padyshim...

Lajmet e Fundit