Mungesa e parkingjeve në Prizren|Video

Banorët në zonën historike të qytetit të Prizrenit ankohen për mungesë të parkingjeve për automjetet e tyre. E me këtë problem po ballafaqohen edhe taksistët, tash e dy dekada. Por komuna e Prizrenit thotë se deri në muajin qershor do të funksionalizojë 700 parkingje.

Është qendër historike e Kosovës dhe ndër vendet më të vizituara, por për një vizitor, që hyn në qytetin e Prizrenit, ballafaqimi i parë është mungesa e parkingjeve. Me këtë gjë nuk përballen vetëm vizitorët, por edhe banorët. Ata që jetojnë në zonën historike ankohen se nuk kanë një vend të caktuar ku mund t`i lënë automjetet e tyre, ndërsa shpesh përballen edhe me gjoba.

“Ne në qendër të qytetit kemi shumë problem , po ashtu kemi shumë vizitor, por parkinge nuk ka . Zakonisht hyrja në qendër të Prizrenit është me leje ato që kanë shtëpinë mirë, të tjerët është e ndaluar”, tha Ymyt Braha, banor i Prizrenit

Edhe taksistët e komunës së Prizrenit thonë se po sfidohen nga mungesa e një vendi adekuat për parkimin e taksive, ndonëse e ushtrojnë këtë punë për më shumë se dy dekada.

” Prej fillimit jemi në vështirësi të parkingjeve për shumë arsye e një prej këtyre arsyeve është se në nuk jemi të organizuar në mënyrë të denjë të mirëfilltë , nuk kemi shoqatë të taksive këtu në Prizren”, tha Orhan Alia, taksist.

Por, drejtori i shërbimeve publike në komunën e Prizrenit, Çelë Lama, thotë se ky problem do të zgjidhet.

“Për këtë rast Drejtoria e Shërbimeve Publike ka hartuar një projekt dhe shumë shpejt faktikisht para festave të qershorit mendojmë që të bëjmë shenjëzimin e mbi 700 parkingjeve në pjesën urbane të qytetit edhe për parkingje për qytetarë , por edhe vendparkingjet për taksi”, tha Çelë Lama, drejtor i Shërbimeve Publike në Prizren

Sipas institucioneve lokale, në fazën e fizibilitetit është edhe parkingu nëntokësor, realizimi i të cilit do ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin e parkingjeve jo vetëm për banorët, por edhe për vizitorët e shumtë që vijnë në Prizren.

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit