9.4 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 1632

Punëtorët e “Ekoregjionit” në Suharekë ndalin grevën pasi u premtohet rritje e pagave

0

Punëtorët e kompanisë “Ekoregjioni” në Suharekë për tri ditë ishin në grevë. Ata nuk u pajtuan me pagat që i kanë andaj vendosën ta braktisin punën.

Bisedimet mes tyre e udhëheqësve të kompanisë shkuan edhe më larg, derisa u deshtë edhe intervenimi i policisë, një ditë më parë. Drejtuesi i kompanisë, Burim Shala, i tha Klan Kosovës se ishte e pamundur ngritja e pagës deri në janar të vitit 2024, nëse nuk i ngrisin tarifat për qytetarët që për mbeturina paguajnë vetëm 4 euro e gjysmë në muaj.

Mirëpo, pasditën e së premtes, pas disa orësh komunikim, punëtorët dhe menaxhmenti ranë dakord që në javët në vazhdim pasi të miratohet çmimorja e re për qytetarët, atyre tu ngritët paga për 50 euro.

Kjo bëri që punëtorët të dalin në terren menjëherë.

Vetëvendosje akuzon pushtetin e Prizrenit për keqqeverisje

0

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, ka akuzuar pushtetin lokal për konkursin e stomatologëve dhe çështjen e subvencioneve për OJQ-të dhe organizimin e festivaleve.

Kuvendari, Islam Thaçi tha se komuna e Prizrenit ka bërë shkelje esenciale të të drejtave të njeriut ndaj 32 kandidatëve për stamatologë.

“Siç e dimë të gjithë, në konkursin e shpallur nga Komuna e Prizrenit për pozitën ‘Doktor Stomatolog’, 32 kandidatë më 17.06.2022 i ishin nënshtruar testit me shkrim. Nga dita e testimit me shkrim e deri me datën 11.05.2023, nuk ishte publikuar asnjë rezultat për kandidatët të cilët kanë kaluar me sukses testimin me shkrim. Me 11.05.2023, Njësia e Burimeve Njerëzore në Komunën e Prizrenit njofton se është anuluar konkursi për Doktor Stomatolog, ku citoj: Anulohet procedura e rekrutimit për konkursin nr.RN00008537 e hapur për aplikim nga data 04.04.2022 për tre pozita Doktor Stomatolog në kuadër të Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit. Afati për anulim është zgjatur për shkak të konfuzionit që ka shfaqur Zyra Ligjore lidhur me përfundimin e procedurës së rekrutimit pas dorëheqjes së dhënë nga tre anëtarët e komisionit”, tha ai.

“E para që vlen të thuhet është paaftësia menaxhuese, tendenca për të fajësuar edhe njësi (apo zyre ) të tjera jo përgjegjëse në procedurë, shkelje të ligjit për shërbyesit civil, në veçanti të neneve që përcaktojnë procedurat e rekrutimit si dhe rregulloret përkatëse për rekrutim dhe afatet që dalin nga ato”.

“Mbi të gjitha mund të konstatoj se për 32 kandidatë është bërë shkelje esenciale e të drejtave të njeriut! “.

“Për më shumë se 10 muaj si kuvendar por edhe si kryesues i Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, kam kërkuar informacion mbi fatin e këtij konkursi në të gjithë zingjirin e përgjegjësisë nga drejtoria përkatëse e deri tek Kryetari i Komunës. Dhe, për qudi të gjithë i ikin përgjegjësisë duke i lënë 32 qytetarë ( Doktor Stomatolog ) pa informacion mbi fatin e testimit të tyre. Gjithashtu, duhet të theksohet se qytetarët e Prizrenit kanë mbetur pa ofrimin shërbimeve mjekësore të stomatologjisë në disa ambulanca të mjekësisë familjare, siç është ambulanca në fshatin Romajë dhe disa të tjera”.

“Siç jeni njoftuar dje, tani më për padrejtësitë, shkeljet e mundshme dhe keqmenaxhim në procedurat e rekrutimit janë duke u marrur organet e hetuesisë!”.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Kuvendari Selman Sokoli, foli për parregullsitë në shpërndarjen e subvencioneve nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prizrenit.

“Siç është i njoftuar opinioni publik, për këto parregullsi, më herët kishim reagim edhe nga Shoqëria Civile në Prizren, e cila kishte shprehur shqetësim se gjatë shpërndarjes së subvencioneve, për shkak të mostransaprencës që ishte edhe premtim zgjedhor i kësaj qeverisje, mund të keqpërdorej paraja publike përmes aferave korruptive”, tha ai.

“PDK-ja dhe kryetari i Komunës së Prizrenit nga radhët e saj, gjatë fushatës zgjedhore kishin premtuar transparencë radikale. Mirëpo, çka kemi parë në këta 17 muaj qeverisje të PDK-së, nuk ka të bëjë fare me një qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe llogaridhënëse ndaj qytetarit, përkundrazi, gjatë gjithë kohës prej se kanë ardhur në pushtet PDK-ja, çdo ditë jemi njoftuar për degradim të vazhdueshëm të çdo sfere publike në Prizren nga ky pushtet aktual”, tha Sokoli./PrizrenPress.com/

——————————————————————————————————

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona

“Kadri Hazbiun e nxorën të vdekur nga ‘Burgu 313’”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të repartit special të Ministrisë Brendshme

0

Nga Dashnor Kaloçi

-Ish-oficeri i Batalionit Special të Sigurimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Halil Rrahmani, rrëfen për “shërbimet tepër sekrete” që ai personalisht, i kreu në vitet 1971-1991.

Memorie.al / “Duke pasur parasysh se faktin se, unë kam shërbyer vetë te Burgu Tiranës, (‘Reparti 313’), si oficer roje, për gjatë gjithë periudhës më shumë se një vjeçare (1982-‘83) që zhvillohej procesi hetimor dhe gjyqësor i të ashtuquajturit “Grupi armiqësor i Kadri Hazbiut”, e them me bindje se, ish-Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Rrapi Mino, nuk ka treguar të vërtetën.

Ai ka dashur të shfajësoj veten me atë që ka thënë, pasi, gjatë gjithë asaj periudhe kohe që ne kemi qenë prezent aty, dëgjonim ulërima nga të dënuarit, gjë e cila kuptohej lehtë se vinte nga dhuna e torturat që ushtrohej ndaj tyre. Po kështu, nga kolegë të mi oficerë apo dhe ushtarë të ndryshëm që kanë bërë shërbim brenda dhe jashtë burgut në atë kohë, kam dëgjuar se, pasi mbaroi gjyqi ndaj “Grupit armiqësor të Kadri Hazbiut” (që u zhvillua brenda ambienteve të atij burgu), një ditë pas dhënies së dënimeve me vdekje, të Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, Llambi Ziçishtit e Llambi Peçinit, nga qelitë e tyre, janë dëgjuar klithma, thirrje dhe ulërima, si p.sh.: “O Enver Hoxha ndihmë, na e fal jetën”, “O Hekuran Isai, ndihmë, na falni jetën, mos na pushkatoni”, etj., të kësaj natyre. Po kështu, në dijeninë time, Kadri Hazbiun e kanë nxjerrë të vdekur nga burgu i Tiranës natën e 9 shtatorit të vitit 1983 dhe kufomën e tij, e kanë dërguar më pas te objekti “Komiteti Ekzekutiv” në Linzë, ngjitur me Batalionin e Sigurimit, ku ishin tunelet sekrete që u pushkatuan Feçor Shehu, Llambi Ziçishti dhe Llambi Peçini, po në atë vend ku vite më parë, ishte pushkatuar edhe Beqir Balluku me Petrit Dumen e Hito Çakon”.

Zoti Rrahmani, në dijeninë tuaj, përse gjyqi ndaj të ashtuquajturit “Grupi armiqësor i Kadri Hazbiut”, u zhvillua në ambientet e brendshme të Burgut të Tiranës dhe jo në Gjykatë ?

Faktikisht, një apo dy seanca gjyqësore, u zhvilluan te Gjykata e Lartë, por më pas seancat e tjera, u zhvilluan brenda ambienteve të Burgut të Tiranës (‘Reparti 313’), ne na u tha se; kjo bëhej pasi, nuk mund të sigurohej transportimi i atyre të dënuarve nga burgu, në sallën e gjyqit e anasjelltas, pasi zbulimet e huaja, ishin të interesuar për t’i rrëmbyer ata, sepse i kishin agjentët e tyre. Në këtë kuadër, ato dy ditë që u zhvilluan seancat te Gjykata e Lartë, për të siguruar rrugën nga do të kalonin autokolona e makinave të Ministrisë së Brendshme me të dënuarit, në çdo vend u vunë njerëz të Sigurimit të veshur civilë. Ky ishte një truk i Sigurimit të Shtetit me në krye ministrin Hekuran Isai, që i’a servirte udhëheqjes së lartë dhe Enver Hoxhës, e para për t’u treguar atyre, se po i dënonin me të drejtë, Kadri Hazbiun e të tjerët, por edhe për të thënë në sy të popullit, se; “sa armiq të rrezikshëm ishin ata”. Kjo që po u them, është më se e vërtetë, pasi ende pa filluar seanca e parë gjyqësore te Gjykata e Lartë, te ne në burgun e Tiranës, ishte bërë salla gati.

Si e kujtoni momentin kur, Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Ziçishti dhe Llambi Peçini, u morën nga burgu dhe u dërguan për t’i pushkatuar, çfarë procedurash u kryen?

Natën që i kanë marrë ata të katërt për t’i pushkatuar, (nga mesnata e datës 9 apo 10 shtator, nuk e kujtoj saktë datën) ne ndodheshim me shërbim në repart, na ishte komunikuar gatishmëria luftarake. Pak a shumë e kuptonim se çfarë do të ndodhte, pasi kishte mbaruar gjyqi ndaj tyre dhe Aranit Çela e ata të tjerët të trupit gjykues e Prokurorisë, nuk po vinin më në ambientet e burgut, siç kishin ardhur për ditë të tëra kur zhvillohej gjyqi. Në orën 21 e 30 të datës 9 apo 10 shtator 1983, fillimisht janë fikur dritat e të gjithë burgut. Pas kësaj, kanë marrë të gjithë ushtarët që kryenin shërbim në kullat e vend-rojeve dhe kudo, e i mbyllën brenda në fjetoret e tyre. Po kështu kanë mbyllur në fjetore edhe ushtarët tanë të ‘Repartit 324’. Në vend të tyre u vendosën oficerë të Sigurimit të Shtetit dhe pjesëtarë të grupit special hetimor që merrej me “Grupin e Kadri Hazbiut”, të veshur ushtarakë dhe me armë automatike e mitraloza të lehtë.

Pas kësaj, kanë ardhur disa automjete nga Ministria e Punëve të Brendshme, që ishin caktuar për t’i marrë personat që do ekzekutoheshin, me në krye Kadri Hazbiun, ata u futun deri te porta kryesore e “Kaushit” (siç quhej ai vend), dhe pasi i futën të katër të dënuarit me vdekje në ato automjete, kanë dalë nga burgu, për t’i dërguar më pas në vendin e caktuar ku do të pushkatoheshin. Pas largimit të automjeteve, janë ndezur dritat e burgut dhe ushtarët u nxorën nga fjetoret, duke u rikthyer në vendet e tyre.

Pas viteve ’90-të në shtyp është thënë se Kadri Hazbiun, e kanë mbytur në ambientet e burgut, e kanë nxjerrë të vdekur nga burgu atë natë. Keni ju dijeni për këtë?

Edhe unë me kolegë të mi ushtarakë e civilë, emrat e të cilëve për shumë arsye nuk mund t’i bëj publike, kështu e dimë, që Kadri Hazbiun, e kanë nxjerrë të vdekur nga ambientet e burgu, atë natë, kur i morën për t’i pushkatuar. Më shumë rreth kësaj, nuk mund të them, por ka ende persona që kanë kryer ato shërbime e jetojnë akoma, të cilët mund të dëshmojnë të vërtetën rreth kësaj ngjarje. Personi kryesor që duhej pyetur për këtë gjë, ka qenë doktor Nevzat Vigani, oficer, shefi i Shëndetësisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme, që rrinte pothuaj gjithë kohën në Burgun e Tiranës, pa firmën e atij, asgjë nuk mund të bëhej.

Pas viteve ’90-të afër‘Repartit 324’, janë gjetur varre dhe eshtra të pushkatuarish nga regjimi komunist. Kishte lidhje reparti juaj me këto?

Jam në dijeni nga media në përgjithësi për ato vend-varrime që janë gjetur afër ‘Repartit 324’, por Batalioni i Sigurimit, ‘324-a’, nuk kishte asnjë lidhje me ekzekutimet që janë bërë para viteve ’90-të. Me ato merrej Drejtoria e Punëve të Brendshme të Tiranës, ana e Sigurimit të Shtetit. Ngjitur me repartin tonë, (rreth 100 metra në perëndim të tij), ka qenë një objekt, tepër sekret dhe i një rëndësie të veçantë, që njihej nga ne, si “Komiteti Ekzekutiv i Tiranës”, për rast lufte. Aty janë bërë dhe pushkatime, pas viteve ’90-të, janë gjetur dhe varre e eshtra të atyre personave që janë pushkatuar. Aty, te “Komiteti Ekzekutiv”, ka pasur edhe disa tunele sekrete, ku është pushkatuar Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Ziçishti, Llambi Peçini, madje edhe Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Çako, aty janë pushkatuar dhe më pas i kanë groposur në vende të ndryshme të paracaktuara, aty afër apo dhe larg Tiranës, siç ishte rasti i Beqir Ballukut, Petrit Dumes dhe Hito Çakos, kufomat e të cilëve i dërguan më pas në Vranisht të Vlorës.

Sa kohë shërbyet ju te Batalioni i Sigurimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kush kanë qenë drejtuesit kryesor të atij reparti në atë ato vite që ishit ju?

Kam shërbyer te ai repart nga viti 1970, e deri në janarin e vitit 1985, kur më transferuan për në pikën e Rrashbullit në Shkozet të Durrësit. Pas Dane Binajt, që ishte komandant i ‘Repartit 324’ që me krijimin e tij në vitin 1970, erdhi Sabri Kaso, që shërbeu në atë detyrë deri në vitin 1976, kur aty u emërua Shahin Halili, i cili qëndroi deri në vitin 1980, së bashku me komisarin, Baze Sharkaj. Në atë vit, në ’80-ën, në vend të Shahin Halilit, (që më pas e dënuan me burg) erdhi Sali Lila, si komandant batalioni, kurse si komisar, erdhi Todi Stroni. Komandant Sali Lila erdhi nga Garda e Republikës, ku kishte shërbyer për vite me radhë në detyra komanduese, kurse Todi Stroni, erdhi nga detyra e zv/drejtorit të Drejtorisë së Kuadrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilin e sollën me ulje, për një problem biografie. Sali Lila qëndroi në atë detyrë, si komandant i ‘Repartit 324’, deri në vitin 1988, kur doli në pension dhe në vend të tij, u emërua Muharrem Kokona. Përfitoj nga rasti të them se, komandanti Sali Lila, përveçse ishte një oficer i zoti dhe i përgatitur nga ana profesionale si ushtarak, ai ishte dhe një njeri i jashtëzakonshëm. Një njeri i shkëlqyer ka qenë edhe komisari, Baze Sharkaj, si dhe komisari tjetër që erdhi pas tij, Todi Stroni një ushtarak model.

Deri kur shërbyet në ‘Repartin 324’ dhe pse ju larguan?

Mua nuk më larguan, më transferuan nga Tirana në Durrës, po në përbërje të Batalionit të Sigurimit. Unë kam shërbyer si komandant toge te ‘Reparti 324’ deri në janar të vitit 1985, kur komanda ime, Sali Lila, më njoftoi se isha emëruar si komandant i “Repartit 100/1’ e cila ishte një pikë ushtarake që ndodhej në Kodrat e Rrashbullit, dhe varej nga Batalioni i Sigurimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nga darka, më erdhi korrieri i Batalionit në shtëpi dhe më tha se; me urdhër të komandantit të Batalionit, Sali Lila, nesër në mëngjes duhet të jesh në repart, por me veshje civile. Sipas urdhrit, të nesërmen në mëngjes u paraqita në Batalion (në Linzë) ku komandanti Sali Lila, ma komunikoi zyrtarisht urdhrin, duke më thënë se, isha emërua si komandant toge te ‘Reparti 100’ në Durrës.

Si e pritët atë emërim dhe çfarë përgjigje i dhatë eprorit tuaj, Sali Lila?

Nuk e prisja atë emërim e fillimisht u habita dhe i thashë se nuk kisha mundësi të shkoja, pasi kisha gruan në spital dhe fëmijët e vegjël ishin vetëm në shtëpi. Por komandant Sala, i prerë siç ishte gjithmonë, më tha se ai ishte urdhër dhe duhej zbatuar me çdo kusht. Që atë ditë u nisa për Durrës, ku komandanti Sali Lila, më prezantoi para efektivit, duke më uruar suksese në detyrën e re.

Ishit i kënaqur me atë emërim?

Emërimi im në atë repart, ishte një nder dhe favor që më bëhej mua, sigurisht duke parë dhe të gjitha rezultatet që kisha pasur gjatë gjithë viteve që kisha shërbyer, pranë Batalionit të Sigurimit. Them kështu, jo se nuk kishte punë dhe përgjegjësi, por ndryshonte kryekëput nga e njëjta detyrë që kisha te ‘324-a’, duke filluar në radhë të parë nga veshja, pasi në atë repart, si ushtarët dhe oficerët, rrinin me veshje civile, etj.

Çfarë ishte ‘Reparti 100/1’, kur ishte krijuar dhe përse shërbente?

‘Reparti 100/1’, apo siç njihej ndryshe nga oficerët e ushtarët, por edhe nga banorët e Durrësit dhe fshatrave përreth, si: “Reparti që merrej me kontrabandën e cigareve”, ishte krijuar që në vitin 1970 -‘71, menjëherë me krijimin e Batalionit të Sigurimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke qenë një pikë ushtarake në vartësi të saj. Por kontrabanda e cigareve, kishte vite që kishte filluar nga ana e shtetit shqiptar, (nga 1965 në mos gaboj), por deri atëhere, për ngarkimin e shkarkimin e kolive me cigare, si në automjetet e mëdha me rimorkio (“maunet”) që e sillnin nga jashtë, apo edhe te anijet e skafet, përdoreshin punëtorë civilë të ngarkim-shkarkimit, që ishin në Portin e Durrësit, apo “hamej”, që i paguante Ministria e Brendshme, për ato ditë që punonin. Me rritjen e volumit të punës, gjë e cila nuk përballohej më me punëtorë civilë, si dhe kushtet e ruajtjes së sekretit, nga viti 1971, u pa e nevojshme që puna të bëhej me ushtarë dhe oficerë. Kështu u krijua kjo pikë ushtarake që mori emrin ‘Reparti 100/1’, ishte një togë ushtarësh me rreth 25 vetë, një komandant, një nënoficer, magazinierët, shoferët, etj.

Kush kishte shërbyer në atë repart që nga krijimi i tij e deri sa vajtët ju në atë detyrë?

Nga viti 1971, aty kanë shërbyer si komandantë toge, disa oficerë, si: Refat Ferhati, Rexhep Belinievi (ose Uka siç njihej ndryshe), dhe Mersin Rama, kurse si nënoficerë, Refat Kryeziu, Bashkim Uku, etj. Ndërsa magazinieri i magazinave të cigareve, ishte Selaudin Qerimi dhe siç thashë të gjithë këta, bashkë me ushtarët, rrinin të veshur civilë. Ushtarët e ‘Repartit 100/1’, rrinin të paqethur dhe uniformën e ushtarit ata e vishnin vetëm kur dilnin me liri-dalje në qytet, apo kur shkonin me leje në shtëpi, Përveç ambienteve të togës së ushtarëve, fjetore, mencës, kuzhinës etj., aty ishin shtatë magazina të mëdha, ku gjashtë prej tyre përdoreshin për magazinimin e kolive të cigareve, ndërsa njëra rrinte bosh, për çdo emergjencë.

Si kryhej kontrabanda e cigareve?

Detyra kryesore dhe e vetme e ‘Repartit 101/1’ ku shërbeva dhe unë për gati shtatë vjet, ishte ngarkimi dhe shkarkimi i ngarkesave me cigare (‘Marlboro’,‘LM’,‘Puro’,‘Lucky Strke’, ‘Chesterfield’, etj.) të automjeteve të mëdha me rimorkio, të cilat vinin në repartin tonë në rrugë tokësore nga jashtë shtetit, duke u futur në territorin e shqiptar, nga pika Kufitare e Kalim-Kontrollit të Doganës së Hanit të Hotit në rrethin e Shkodrës. Përpara se ato “maune” vinin në Hanin e Hotit, ishin marrë masat përkatëse dhe në ditën e orën e caktuar, aty shkonte me auto veturën e tij (“FIAT”) për t’i pritur ato, oficeri i Sigurimit të Shtetit, Qazim Myftiu (ose siç njihej ndryshe me pseudonimin “Sinjor Antonio”). Po kështu, aty shkonte edhe Naim Furxhiu nga Tirana, njeriu i cili bashkë me eprorët e tij, Lorenc Nënshati (“Sinjor Lorenco”) dhe Mëno Dedaj, ishin shefat kryesor të ALBTRANS-it, që drejtonte dhe kryente të gjitha operacionet e kontrabandës së duhanit që bënte shteti shqiptar i asaj kohe. Pasi i priste Naimi apo Lorenci ato automjete, (zakonisht vinin kolonë automjetesh) ata me njerëzit përkatës, bënin shoqërimin e tyre përgjatë gjithë rrugës nacionale nga Shkodra në Durrës, deri sa vinin në repartin tonë, për t’u shkarkuar te magazinat që kishim në gatishmëri. Më pas, po me mjetet tona të Ministrisë së Punëve të Brendshme, (me targa civile TR ose DR), këto ngarkesa me koli me cigare, i dërgonim në një vend të caktuar, brenda Portit të Durrësit, (te “Kalata Zero”), ku vinin më pas dhe i merrnin me anije të vogla apo skafe të mëdha, persona të veçantë që i kishte kontraktuar më parë shteti shqiptar, nëpërmjet drejtorisë së ALBTRANS-it. Memorie.al

Princ William dhe Harry nuk janë fëmijët e vetëm të Princeshë Dianës? Revista e njohur zbulon sekretin tronditës

0

Revista e njohur “The Globe”, i ka shokuar të gjjithë me lajmin që ka publikuar në faqe të parë se Princ William nuk është fëmija i parë i Princesësh Diana, por ai ka dhe një motër secrete, e cila sot është 40 vjeçe.

Image

Ajo quhet Sarah dhe jeton në një qytezë të vogël në Neë England në fshehtësi. Por pyetja që po i mundon të gjithë është si ajo është 40 vjeç  pra më e madhe se Ëilliam kur ky i fundit ka lindur vetëm 11 muaj mbas martesës të së ndjerës me Charles?

Sipas The Globe, rreth më shumë se tre dekada më parë janë marrë nga Diana qelizat vezë të cilat u fertilizuan me spermatozoidet e Charles, i cili më vonë sigurisht kërkoi shkatërrimin e tyre. Doktori që ndoqi këtë proçedurë vodhi në mënyrë sekrete një nga vezët e pllenuara dhe ia dhuroi gruas së tij duke e kthyer kështu në nënën surrogate të vajzës së çiftit mbretëror. Vajza ka lindur në Tetor 1981, tetë muaj para lindjes së Ëilliam në 21 Qershor 1982.

Image

Por nuk mbaron me kaq. Sarah-s i është mbajtur gjithmonë e fshehtë prejardhja e saj e vërtetë, derisa në moshën 20 vjeçare, mbasi prindërit e saj humbën jetën në një aksident automobilistik, ajo gjeti një ditar të tyrin që i zbuloi të gjithë të vërtetën. Ajo ka thënë se është përpjekur të gjejë mamanë e saj të vërtetë deria dy vite më parë në sekretarinë telefonike i erdhi një mesazh kërcënues.

E terrorizuar nga fakti se mund të ishte në rrezik dhe nga siguria që vdekja e Lady Diana-s nuk ka qënë rezultat i një aksidenti por i një vrasjeje, ajo emigroi drejt Amerikës dhe thuhet se tani jeton me një identitet fals.

 

Analiza e REL: Humbja eventuale e Erdoganit do të ishte goditje për Putinin

0

Teksa luftimet mes forcave ruse dhe atyre të Ukrainës vazhduan muajin e kaluar, presidenti Vladimir Putin iu bashkua homologut të tij turk, presidentit Recep Tayyip Erdogan, nëpërmjet një video lidhjeje për të festuar ngarkimin me derivate të projektit të parë bërthamor për përdorim joluftarak të këtij shteti anëtar të NATO-s.

I ndërtuar nga korporata bërthamore shtetërore ruse, Rosatom, termocentrali masiv, 20 miliardë dollarësh, ndoshta simbolizon më së miri lidhjet energjetike dhe ekonomike që të dy liderët krijuan gjatë dy dekadave të tyre në pushtet si udhëheqës të vendeve të tyre përkatëse.
Pjesëmarrja virtuale e Putinit në ceremoninë madhështore mund të jetë nxitur më pak nga nevoja e brendshme për të treguar ndikimin e Moskës jashtë vendit, sesa për të mbështetur një tjetër lider autoritar në nevojë.

LEXO EDHE:
Vrau tetë persona dhe plagosi disa të tjerë në Serbi: 20 vjeçari tregon arsyen pse e kreu këtë krim

Ngjarja e 27 prillit ndodhi më pak se tri javë para zgjedhjeve presidenciale të 14 majit në Turqi, sfida më e vështirë e Erdoganit deri sot.
Mes vështirësive të thella ekonomike, sondazhet kanë treguar se ai është pas Kemal Kilicdaroglut, kreut të Partisë Popullore Republikane të qendrës së majtë (CHP).

Një grua kalon pranë posterëve të presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan, dhe kundërkandidatit të tij, Kemal Kilicdaroglu. Sanliurfa, 28 prill 2023.

Gjatë ceremonisë, Putin la të kuptohet në mënyrë delikate për rezultatin e tij të preferuar të zgjedhjeve, i cili do të ketë pasoja për Moskën, Kievin, Uashingtonin dhe Brukselin.
“Ndërtimi i termocentralit të parë bërthamor në Turqi dhe… krijimi i një industrie të re, të avancuar me teknologji të lartë nga e para është një shembull tjetër bindës se sa shumë po bëni ju, president Erdogan, për vendin tuaj, për rritjen e ekonomisë së tij, për të gjithë qytetarët turq”, tha Putin gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në të gjithë Turqinë.

“Dua ta them qartë: Ju jeni në gjendje të vendosni synime ambicioze dhe të ecni me besim drejt zbatimit të tyre”.

Lëvdatat e Putinit ishin vetëm shenja e fundit e mbështetjes së tij për Erdoganin, 69 vjeç, sundimi autoritar dhe retorika antiperëndimore e të cilit u kanë shërbyer interesave të Moskës duke minuar unitetin në NATO dhe duke nënvlerësuar sanksionet gjithëpërfshirëse perëndimore të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Verën e shkuar, Rusia transferoi miliarda dollarë në njësinë turke të Rosatom-it për punët në ndërtimin shumë kohë përpara afatit, një veprim për të cilin ekspertët thanë se kishte për qëllim mbështetjen e monedhës së paqëndrueshme të Turqisë.
Nëse Kilicdaroglu, një ish-burokrat 74-vjeçar që drejtoi agjencinë e sigurimeve shoqërore të vendit, fiton zgjedhjet, mbështetja e Putinit për Erdoganin mund të rezultojë e paefektshme.

Kilicdaroglu ka shprehur synimin e tij për të rivendosur marrëdhëniet me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat Erdogan i dëmtoi përmes shtypjes së tij politike dhe përfshirjes në rajone si Siria dhe Nagorno-Karabaku. Një fitore e tij e mundshme mund të rezultojë edhe me pranimin e shpejtë të Suedisë në NATO, një hap që Rusia e ka kundërshtuar me këmbëngulje.

“Disfata e Erdoganit nuk do të ishte e mirë për Putinin”, tha Mark Katz, profesor i shkencave politike në Universitetin George Mason, i cili fokusohet në marrëdhëniet e Rusisë me Lindjen e Mesme.

“Putini nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse t’i drejtohet Kilicdaroglut nëse ai është fituesi. Ai do të duhet të pranojë që Kilicdaroglu të afrohet deri në një farë mase me Perëndimin, në mënyrë që ta dekurajojë atë që të afrohet edhe më shumë me të”.
Ngjitja e liderëve si Erdogani dhe Putini ka qenë një shkak për shqetësim për Uashingtonin dhe Brukselin që nga fillimi i shekullit, pasi përparimet pluraliste të bëra në dekadën pas rënies së komunizmit në Evropën Qendrore dhe Lindore, janë përkeqësuar. Nëse Erdogan do të humbiste, kjo do të tregonte se forcat demokratike në të gjithë globin janë ende “të gjalla”, thotë Steven Cook, një bashkëpunëtor i lartë për studimet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, me qendër në Nju Jork.

“Do të ishte një goditje për atë lloj autoritarizmi global, populist, lider i të cilit është padyshim Putini”, thotë Cook.

Afërsi vëllazërore
Putin ka të ngjarë të jetë takuar me Erdoganin më shpesh se çdo lider tjetër i huaj jashtë ish-Bashkimit Sovjetik. Që kur Erdogan mori postin e kryeministrit në vitin 2003, gjatë mandatit të parë presidencial të Putinit, të dy kanë krijuar një marrëdhënie të fortë pune, të cilën disa e kanë cilësuar si “afërsi vëllazërore”.

Megjithëse Putin dhe Erdogan kanë pasur mosmarrëveshje me njëri-tjetrin ndonjëherë, si në vitin 2015 kur Putin akuzoi avionët luftarakë turq për rrëzimin e një avioni luftarak rus pranë kufirit sirian-turk, të cilin ai e quajti një “thikë pas shpine”, ata kanë gjithashtu mori qëndrimesh të kundërta për shqetësime të ndryshme të rëndësishme të politikës së jashtme, veçanërisht për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ankaraja ka vazhduar t’i sigurojë Kievit dronë vdekjeprurës.

Megjithatë, ata janë të bashkuar nga kundërshtimi i tyre i përbashkët ndaj asaj që ata e konsiderojnë si një rend global i dominuar nga Perëndimi dhe përbuzja e tyre e përbashkët për disa nga vlerat që përkrahen gjerësisht në Perëndim.

“Ata të dy e shohin veten si [udhëheqës] fuqi të mëdha të pakënaqura që nuk respektohen mjaftueshëm dhe të dy kanë ankesa kundër Perëndimit. Ja ku e gjetën njëri-tjetrin Erdogan dhe Putin”, tha Katz.
“Çfarëdo dallimi që ekzistonte mes tyre, për sa kohë që Erdogan ishte anti-perëndimor, kjo ishte gjëja kryesore për Putinin”, tha ai.

Sondazhet e opinionit i kanë dhënë Kilicdaroglut, i cili mbështetet nga një aleancë prej gjashtë partish, një epërsi të lehtë ndaj Erdoganit. Nëse asnjë nga katër kandidatët nuk merr më shumë se 50 për qind të votave, balotazhi do të mbahet më 28 maj.

Gjatë viteve 2000, kur ai shërbente si kryeministër, që ishte pozita më me ndikim në Turqi në atë kohë, Erdogan ishte i popullarizuar dhe ekonomia e vendit lulëzoi. Megjithatë, popullariteti i tij ka rënë pasi inflacioni në rritje dhe rënia e standardit të jetesës vitet e fundit kanë prekur shumë votues.

Marrëdhënie të tensionuara
Reputacioni i Erdoganit në Perëndim ka rënë si rezultat i veprimeve të tij, të cilat përfshijnë kthimin prapa të demokracisë, shtypjen e lirisë së fjalës, dobësimin e institucioneve qeveritare si gjykatat dhe ndjekjen e asaj që analistët e përshkruajnë si një politikë të jashtme “agresive” dhe të pavarur që përfshin lidhje më të ngushta me Putinin, duke çuar në marrëdhënie të tensionuara, si me Uashingtonin, ashtu edhe me Brukselin.

Pas një përpjekjeje për grusht shteti të vitit 2016, për të cilin Erdogan fajësoi një klerik me bazë në SHBA, ai arriti një marrëveshje me Putinin për të blerë një sistem raketor anti-ajror rus S-400 prej 2.5 miliardë dollarësh, i cili shkaktoi sanksione të SHBA-së kundër industrisë turke të mbrojtjes.

Shtetet e Bashkuara e kundërshtuan blerjen, nga frika se sistemi rus mund t’i mundësonte Moskës të mbledhë inteligjencë mbi teknologjinë e saj luftarake F-35, të cilën Turqia e kishte porositur dhe po ndihmonte gjithashtu në ndërtimin e saj.
Ekspertët sugjerojnë se Erdogani mund të ketë nënvlerësuar gatishmërinë e Qeverisë amerikane për të vendosur sanksione ndaj industrisë së mbrojtjes, dhe si rezultat, ndjeu se duhej të vazhdonte me marrëveshjen e diskutueshme S-400 me Rusinë për të shmangur dëmtimin e reputacionit të tij.

Përveç marrëdhënieve të tensionuara me SHBA-në, Erdogan ka pasur edhe konflikte me disa vende të Bashkimit Evropian, duke përfshirë Francën për ndërhyrjen e Turqisë në Libi dhe Greqinë dhe Qipron për depozitat e energjisë dhe kufijtë detarë në Mesdheun Lindor.

Ai, madje, ka bllokuar përpjekjet e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, si përgjigje ndajpushtimit rus të Ukrainës, duke i akuzuar ato për strehimin e “organizatave terroriste” kurde.

Nëse Kilicdaroglu i fiton zgjedhjet, ai është zotuar të rivendosë sundimin e ligjit, të miratojë një formë parlamentare të qeverisjes dhe të adresojë çështjen me SHBA-në mbi S-400.
Analistët parashikojnë se ai, gjithashtu, do të përshpejtonte mbështetjen për hyrjen e Suedisë në NATO.

Pavarësisht se shkaktoi zhgënjim në Perëndim, Erdogan luajti një rol kyç në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit që lejon Ukrainën të eksportojë grurë përmes Detit të Zi.

Rusia kishte bllokuar më parë portet e Ukrainës në një përpjekje për të dëmtuar ekonominë e saj, gjë që kishte çuar në një rritje të çmimeve të grurit në nivel global.

Megjithatë, nëse Erdogan humb zgjedhjet, zbatimi afatgjatë i marrëveshjes mund të vihet në pikëpyetje, sipas Cook. Marrëveshja do të përfundojë vetëm disa ditë pas zgjedhjeve të 14 majit.

“Do të jetë më sfiduese për të ruajtur këtë marrëveshje të grurit pasi ajo bazohet pjesërisht në raportin e vendosur ndërmjet Putinit dhe Erdogan”, tha ai. “Unë besoj se ne jemi të prirë të nënvlerësojmë kiminë personale midis liderëve autoritarë”, shtoi Cook.
Kilicdaroglu përshkruhet si një teknokrat me fjalë të buta, të cilit i mungon karizma e Erdoganit.

Erdogan ka ecur në një pe të hollë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, duke e quajtur agresionin e Moskës “të papranueshëm” dhe duke furnizuar Ukrainën me dronë luftarakë, derisa vazhdon të bëjë biznes me Moskën. Turqia ka qenë, gjithashtu, një kanal kyç për mallrat e sanksionuara perëndimore të destinuara për Rusinë.

Sipas ekspertëve, edhe nëse Kilicdaroglu del fitues, Turqia do të vazhdojë të balancojë interesat e Ukrainës dhe Rusisë, gjë që përfshin kundërshtimin e sanksioneve perëndimore ndaj Moskës.

Një nga arsyet për këtë është ekonomia e vështirë e Turqisë dhe mbështetja e saj e madhe në energjinë dhe investimet ruse. Ky vendi, aktualisht, po përjeton periudhën e vet më të keqe të inflacionit në dekada, gjë që e bën atë shumë të prekshëm ndaj goditjeve të jashtme si rritja e papritur e çmimeve të energjisë.

Turqia siguron afërsisht 45% të nevojave të saj për gaz natyror dhe sasi të konsiderueshme nafte dhe qymyri nga Rusia. Për më tepër, sektori i saj bërthamor jo-ushtarak do të mbështetet gjithashtu te Rusia për t’u furnizuar me karburant për termocentralet e saj.
Vitin e kaluar, Putin uli furnizimet me energji në BE pas vendosjes së sanksioneve të gjera ndaj Rusisë, duke çuar në një rritje të çmimeve të energjisë. Sanksionet perëndimore e kanë bërë, gjithashtu, Turqinë një destinacion më tërheqës për bizneset dhe turistët rusë, të cilët po ofrojnë para dhe investime shumë të nevojshme për vendin, duke rezultuar në një rritje të tregtisë midis dy vendeve.

“Nuk është fushë me lule”

Sipas Asli Aydintasbas, një bashkëpunëtore në Institutin Brookings në Uashington, nëse Kilicdaroglu fiton zgjedhjet, ai do t’i jepte përparësi Evropës fillimisht, por ai nuk do ta lërë Putinin në baltë për një periudhë të gjatë.

“Herët a vonë ai do t’i drejtohej Putinit dhe do t’i tregonte se ata nuk po planifikojnë të rrezikojnë interesin e Rusisë në Turqi. Pyetja kryesore është se si do t’i përgjigjet Putini një gjëje të tillë”, tha ajo.

Sipas Aydintasbas, edhe nëse marrëdhëniet me Rusinë mbeten të forta nën udhëheqjen e Kilicdaroglut, rivendosja e shtetit të së drejtës do të ishte ende vendimtare për riparimin e lidhjeve aktuale “jofunksionale” me Shtetet e Bashkuara.
“Brenda natës, kjo mund të largojë disa nga burimet e bezdisjes në marrëdhënien e dyanshme”, tha ajo. Por, shtoi se disa do të mbeten të goditur nga ndjenjat anti-amerikane dhe anti-NATO në vend, duke zbutur perspektivat për përmirësimin e ndjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe nën një udhëheqës të ri në Ankara.

Cook, i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, ishte dakord.

“Unë, thjesht, nuk mendoj se do të jetë fushë me lule për Shtetet e Bashkuara dhe Turqinë pas zgjedhjeve, pavarësisht se cili do të jetë rezultati”, tha ai./REL/

Zelenskyy nuk lejohet të japë mesazh në Eurovizion

0

Presidenti ukrainas kishte dashur të regjistronte një video për konkurentët dhe ndjekësit në mbarë botën prej gati 200 milionë njerëzish, gjatë finales së së shtunës mbrëma në Liverpool.

Volodymyr Zelenskyy është ndaluar të japë një mesazh në finalen e Eurovision Song Contest, i cili po mbahet këtë vit nga Mbretëria e Bashkuar në emër të Ukrainës.

Analiza e REL: Humbja eventuale e Erdoganit do të ishte goditje për Putinin
Organizatorët thonë se ka rregulla në fuqi për të mbajtur politikën jashtë garës së këngës.

Në një deklaratë, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili prodhon aktivitetin, tha se e kishte refuzuar kërkesën e Zelenskyy për t’iu drejtuar ndjekësve – që mund të jenë deri në 200 milionë shikues në mbarë botën – megjithëse vuri në dukje “qëllimet e tij të lavdërueshme”.

“Eurovision Song Contest është një shfaqje argëtuese ndërkombëtare, dhe udhëhiqet nga rregulla dhe parime strikte që janë vendosur që nga krijimi i tij”, thuhet në deklaratën e EBU.

“Një nga themelet e festivalit është natyra jopolitike e tij. Ky parim ndalon mundësinë e bërjes së deklaratave politike apo të ngjashme”.

Grupi ukrainas rap “Kalush” fitoi konkursin vitin e kaluar, mes një rritje të mbështetjes publike nga votuesit në mbarë Evropën.

Normalisht, vendi fitues pret edicionin e radhës të Eurovizionit. Por Ukraina nuk mundi ta bënte këtë për shkak të pushtimit rus. Duke dalë në vendin e dytë në vitin 2022, Mbretëria e Bashkuar mori drejtimin, me BBC-në që ndihmoi në organizimin e ngjarjes në Liverpool.

Burime nga BBC thuhet se i thanë gazetës The Times se negociatat “të vështira dhe delikate” ishin në vazhdim, me organizatorët e Eurovizionit që kishin frikë nga pasojat e refuzimit të kërkesës së Zelenskyy për të folur në finale.

Vendimi është kritikuar në disa qarqe, të cilët pretendojnë se vendit të shkatërruar nga lufta duhet t’i jepet moralisht mundësia për të folur kundër agresionit rus.

Mundësia e adresimit të Zelenskyy u konsiderua “e papranueshme” mëngjesin e 12 majit.

Paraqitjet publike dhe fjalimet e Presidentit ukrainas shihen gjerësisht se kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ndihmën për të mbledhur simpatinë publike dhe për të siguruar mbështetjen perëndimore.

Artistët ukrainas, përfshirë fituesit e vitit të kaluar, Orkestrën Kalush, do të interpretojnë ose do të marrin pjesë në gjysmëfinale ose në finalen e madhe.

Paraqitjet e planifikuara të ftuara nga Zelenskky kanë shkaktuar polemika në të kaluarën, me një grup politikanësh italianë që argumentuan se fjalimi i tij në Festivalin e Muzikës Sanremo në Itali ishte shumë politik.

Haradinaj kujton dëshmorët e Rahovecit dhe heroin Agron Rrahmani (FOTO)

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e zhvilluar më 12 maj 1998 në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël, duke thënë se ajo shënoi një kapitull të ri për luftën tonë çlirimtare në Zonën Operative të Pashtrikut.

“Atë ditë ranë heroikisht; Milaim Krasniqi dhe Elmi Morina. Një vit më pas ra dëshmor një nga luftëtarët më të zotë të UÇK-së në rrethin e Anadrinisë, Bedrush Gashi. Me të drejtë, 12 maji shënohet si Ditë e Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje ai bëri me dije se në të njëjtën datë, më 1998, u përjetësua udhëheqësi i njësiteve të hershme guerile të UÇK-së, Agron Rrahmani.

“Agroni që u vu në ballë të organizimit të Luftës Çlirimtare, mbetet përgjithmonë shembull qëndrese dhe atdhedashurie.

Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës! Respekti dhe mirënjohja për sakrificën e tyre sublime do të jetë i përhershëm”, përfundoi Haradinaj.

haradinaj rahovec

Rikthehet Marcelo Bielsa

0

Marcelo Bielsa ka rënë dakord të bëhet trajner i kombëtares së Uruguait, tha të enjten një ekzekutiv i shoqatës së futbollit të vendit.

Jorge Casales, një anëtar i komitetit ekzekutiv të shoqatës së futbollit të Uruguait, tha për “Associated Press” se ish-trajneri i Leeds do të nënshkruajë një kontratë deri në Kupën e Botës 2026.

“E vetmja gjë që mungon është nënshkrimi”, tha Casales për marrëveshjen 39-mujore. Brenda ditësh pritet në Montevideo 67-vjeçari Bielsa.

Ndeshjet e para të Bielsa-s në detyrë ka të ngjarë të jenë në qershor, kur Uruguai është planifikuar të luajë miqësore kundër Nikaraguas dhe Kubës. Kualifikimet e Botërorit të Amerikës së Jugut do të fillojnë në shtator.

“Ne po sjellim dikë që e dimë se do të na lërë një trashëgimi që shkon përtej 90 minutave të një ndeshjeje”, tha Casales. Negociatat me Bielsa zgjatën “tre muaj”, tregoi ai.

Uruguai u eliminua në fazën e grupeve të Kupës së Botës në Katar vitin e kaluar, në një fushatë zhgënjyese për skuadrën e Amerikës së Jugut. Bielsa ishte trajner i Argjentinës nga viti 1998 deri në 2004. Ai e pa ekipin e tij të eliminuar në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2002 dhe më pas fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Athinës 2004. Ai u largua nga puna për arsye personale.

Bielsa gjithashtu ishte trajner i Kilit midis 2007 dhe 2011.

Argjentinasi kishte punuar edhe te Espanyol, Athletic Bilbao, Marseille dhe Lille. Ai ka mbetur pa punë që nga shkurti i vitit 2022 kur u pushua nga Leeds.

Albanian Post 

Prizren/ Në rigjykim dënohet me 12 vite burgim, akuzohet se me dorëz të thikës kishte goditur viktimën

0

Avni Selmanaj është shpallur sërish fajtor dhe është dënuar me 12 vite burgim për akuzën se me dorezë të thikës e kishte goditur në fytyrë D.M., e që si pasojë e këtyre lëndimeve i njëjti më 29 prill 2018, kishte vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore të Prizrenit nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Artan Sejrani, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sejrani tha se të akuzuarit Selmanaj në dënimin e shqiptuar prej 12 vitesh do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga 7 prilli 2018 dhe se të njëjtit i vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Selmanaj është obliguar që në emër të shpenzimeve të procedurës penale të paguajë paushallin gjyqësor në shumën prej 1 mijë euro, ndërsa në emër të kompensimit të viktimave krimit shumën prej 50 euro, të gjitha këto pas plotfuqishmërisë të këtij aktgjykimi.


Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona

Pala e dëmtuar, Shkurte Muharremaj, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.

Ndryshe, në këtë rast së bashku me të akuzuarin Selmanaj, për vdekjen e D.M është ngarkuar edhe i akuzuari Faruk Muça, mirëpo i njëjti pas pranimit të fajësisë, më 1 mars 2023, nga Gjykata Themelore në Prizren është dënuar me 7 vite burgim efektiv.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren më 24 gusht 2022 kishte shpallur aktgjykim dënues, ku të akuzuarin Faruk Muça e kishte dënuar me 10 vite burgim, ndërsa të akuzuarin Avni Selmanaj më 13 vite burgim. Mirëpo, Gjykata e Apelit, e kishte kthyer rastin në rigjykim më 15 dhjetor 2022.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prizren, thuhet se i akuzuari Avni Selmanaj më 7 prill 2018, në kafenenë “Wullkani” në fshatin Gjinoc të Komunës së Suharekës, në gjendje të dehur pas një fjalosje brenda në lokal përleshet me të ndjerin D.M., e pasi që tani i ndjeri del jashtë dhe arrin te automjeti tij, i akuzuari Selmanaj e godet me një dorëz të thikës një pjesën e përparme të fytyrës, në anën e majtë të kokës, i cili më pas vdes më 29 prill 2018 në QKUK.

Për këto veprime, i akuzuari Selamanaj po ngarkohet me veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 189, paragraf 5 lidhur me paragrafin 2, nënparagrafin 2.1 të KPRK-së.

Ndërsa, dispozitivin i dytë i aktakuzës e ngarkon të akuzuarin Faruk Muça, se në kohë dhe në vend të njejtë, ndërhyn në ndërmjetësim, me ç’rast kishte goditur tani të ndjerin fuqishëm me grushte dhe i cili nga pjesa e pasme e kokës kishte rënë në beton, ku i shkakton thyerje viezore në regjionin zverkor të anës së majtë, regjionit të pasëm të kokës, ku tani i ndjeri D.M ndërron jetë më 27 prill 2018.

Për këto veprime, i akuzuari Muça po ngarkohet me veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 189, paragraf 4 lidhur me paragrafin 2, nënparagrafin 2.1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Reali, përveç Bellinghamit, e dëshiron edhe Mbappen

0

Real Madridi është shumë pranë pajtimit me mesfushorin Jude Bellingham nga Borussia Dortmundit për të cilin mungon vetëm firma.

Skuadra madrilene nuk do të ndalet me kaq, pasi do të tentojë edhe afrimin e Kylian Mbappes. Sipas “The Telegraph”, skuadra madrilene është duke punuar në fshehtësi për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit 24-vjeçar, për të cilin është gati të thyejë çdo rekord transferimi. Mediet sqarojnë se Reali është gati të paguajë 224 milionë euro për Mbappen, dy më shumë se rekordi i 222 milionëve që PSG-ja pagoi për Neymarin.

Kontrata e Mbappes me PSG-së skadon në verën e vitit 2025, por kjo nuk e pengon sulmuesin as Realin ta synojnë këtë transferim. Sulmuesi disa herë ka shprehur dëshirën të luajë në një ekip ku mund të fitojë në Evropë, gjë që nuk e ka arritur me parisienët.