9.4 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 1633

Aktakuzë ndaj pesë personave nga Prizreni – e detyruan viktimën të paguaj 20 mijë euro borxh në emër të kamatës

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: L.P., B.G., B.B., B.K., dhe R.R., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale: “Fajdeja”, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe veprën penale “Detyrimi”.

Sipas aktakuzës, të lartpërmendurit me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete apo persona tjerë, kontraktojnë shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare – personale të të dëmtuarit, E.A, ku njëri nga të pandehurit përdor edhe kanosjen serioze në mënyrë permanente ndaj të dëmtuarit, për ta detyruar këtë të fundit të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij. I dëmtuari E.A., detyrohet nga të pandehurit e lartëcekur të paguaj borxh në emër të kamatës shumën rreth 20.000 Euro.

“Gjatë aplikimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, të pandehurit me datë 22.12. 2021, janë arrestuar në flagrancë gjatë marrjes së kamatave nga i dëmtuari.
Konform dispozitave ligjore në fuqi Prokurori i Shtetit ka propozuar edhe konfiskimin e sendeve të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës dhe janë dobi pasurore nga veprat penale, si: vetura, para të gatshme, kartela të bankës, telefona, USB, kompjuterë, llaptop, akte noteriale, kontrata, CD, DVD, thika, boks të metalit etj”, thuhet në njoftim.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Prokurori i Shtetit duke u mbështetur edhe në Ligjin për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë nr. 06/L-087, ka propozuar sekuestrimin e banesave dhe veturave të të akuzuarve, ku ka siguruar edhe urdhrin kufizues përfundimtar nga ana e Gjykatës.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Zhduket një person në Prizren

0

Një person në Prizren ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet më për vendndodhjen e tij.

Kështu është raportuar në njoftimin 24 orësh të policisë.

Njoftimi i policisë:

Prizren 08.05.2023 – 10:00. Më 11.05.2023 ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij . Rasti në hetime.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Dragash / Lëndohet një punëtor në vendin e punës

0

Një punëtor është lënduar përderisa ishte duke punuar në një vendpunishte.Pas lëndimeve të marra viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur në Dragash më 11 maj 2023 rreth orës 09:00.

Policia nuk ka dhënë informacione shtesë për shëndetin e punëtorit të lënduar.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Deputeti i LV-së, këshilla medieve: S’është dashur ta publikojnë lajmin për dronët

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, është pyetur mbrëmë nëse Kosova ka blerë dronët e famshëm “Bayraktar” nga Turqia. Sipas raportimeve të mediave, pesë të tillë tashmë kanë ardhur në Kosovë.

Rexhaj ka thënë se as nuk mund t’i konfirmojë e as mohojë këto raportime, derisa ka kritikuar mediat për publikimin e lajmit, raporton Express.

“Unë mendoj që lajmi, i cili prej burimeve ndërkombëtare nuk është dashtë realisht hic me u bë lajm sepse kjo nuk i bën nder Republikës së Kosoës, sepse kemi një pozicion të tillë, ku blerjet në fushën e sigurisë ne nuk mund t’i proklamojmë me të madhe, ani pse ato bëhen vazhdimisht, në formë konsistente dhe si kurrë më parë. Unë nuk mund ta pohoj e as mohoj këtë gjë, sepse realisht ne kemi njëfarë dokumenti ku nënshkruajmë për këto gjëra. Mirëpo, unë po them një gjë, përderisa ka ardh puna me fol në Qeverinë Kurti për dronët, kjo është shumë shenjë e mire”, ka deklaruar Rexhaj.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Sipas tij, mediat s’është dashur ta bëjnë publike këtë gjë, meqë ky lajm e dëmton vendin te shtetet që s’e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ndonëse s’e ka konfirmuar blerjen e dronëve, Rexhaj ka thënë se blerjet në armatim po vazhdojnë si kurrë më parë me Qeverinë Kurti.

“Unë thash, nuk mund ta mohoj e as pohoj. Por, është një lajm i mirë në kuptimin e asaj që blerjet po vazhdojnë. Unë nuk mendoj që është dashtë me ba publike, pra një ngjarje e cila…pra unë po du me dhanë si kritikë mediave sepse ne kemi disa shtete mosnjohëse, të cilat në momentin e blerjeve të armatimit tonë, mund të na bëjnë dëm në këtë aspekt dhe mendoj se blerjet në armatim po vazhdojnë si kurrë më parë me këtë Qeveri Kurti”, ka deklaruar Rexha.

Një ditë pas këtyre raportimeve, Gazeta Express ka pyetur Ministrinë e Mbrojtjes nëse janë blerë dronët, por nga ky institucion kanë kthyer vetëm një përgjigje të përgjithshme, ku as nuk konfirmohet e as mohohet pajisja me këta dronë.

Ibrahim Shala nga kjo Ministri i ka thënë Gazetës Express vetëm se FSK’ja është duke u zhvilluar në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, ku përfshihet dhe investimi në blerjen e pajisjeve më moderne ushtarake.

“Forca e Sigurisë së Kosovës që nga viti 2019 është duke u zhvilluar në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, me fokus ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, duke përfshirë dhe investimin në blerjen e pajisjeve më moderne ushtarake. Në koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë strategjik për këtë jemi duke u angazhuar në vazhdimësi, me synim avancimin e ushtrisë në nivelin e standardeve të NATO-së, për t’i shërbyer paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe me gjerë”, thuhet në përgjigjen e Shalës për Express.

Të njejtën ditë, specialisti me bazë në Holandë që gjurmon fluturimet dhe citohet nga mediat prestigjioze, Gerjon, ka njoftuar në llogarinë e tij në Twitter se janë realizuar katër fluturime nga Aeroporti i Tekirdagut për në Prishtinë, me aeroporlanin “Zetavia” Ilyushin Il-76TD ??UR-CTX”, që përdoret zakonisht për dërgesa të mallrave të rënda ose të atyre që s’mund të transportohen ndryshe.

Sipas Gerjon, përmes këtij aeroplani është bërë dërgesa e dronëve Bayraktar, që Kosova kishte shprehur interesim t’i blejë që nga viti i kaluar.

 

“Sot më herët, ishte edhe fluturimi i katërt me mallra nga Tekirdagi i Turqisë drejt Prishtinës me “Zetavia” Ilyushin Il-76TD ??UR-CTX, i cili me gjasë do të dërgojë Bayraktar TB2 UAV/pajisje përkatëse në Kosovë. Bazuar nga ruta e ndryshme (e aeroplanit) që tani është larguar nga Prishtina, mendoj se ky mund të ketë qenë fluturimi i fundit”, ka shkruar ai në Twitter, të shtunën.

Interesimin e Kosovës për të blerë dronët e famshëm të Turqisë, e kishte zbuluar Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, gjatë një interviste dhjetorin e vitit të kaluar.

Damka kishte thënë se Kosova e ka në agjendë dhe se është duke punuar blerjen e dronëve të prodhimit turk, Bayraktar. Çmimi i saktë i këtyre dronëve s’dihet, por vlerësohet se një kushton rreth 5 milionë euro.

Damka kishte thënë se ky është një proces afatgjatë, derisa shtoi se çdo blerje e armëve “do të përdoret vetëm për mbrojtjen e vendit”.

“Sigurisht që çështja e dronëve me armë është edhe në agjendën tonë. Lidhur me këtë shteti ynë zhvillon punime çdo herë. Janë realizuar vizita. Presidentja jonë [Vjosa Osmani] dhe ministri i Mbrojtjes [Armend Mehaj] i kanë vizituar dronët Bayraktar në vend. Ky është proces afatgjatë. Çdo shtet dëshiron të ketë dronët në shtëpi, në magazinën e arsenalit të tij ushtarak”, tha Damka për AA, pa dhënë detaje të tjera.

Presidentja Osmani kishte zhvilluar vizitë në kompaninë “Baykar”, gjatë një vizite që kishte realizuar në Turqi, në shkurt të vitit 2022. Në njoftimin për këtë vizitë, s’kishte përmendur interesimin e vendit që t’i ketë këta lloj të dronëve pjesë të arsenalit ushtarak.

“Vizitën në Turqi e fillova në fabrikën për prodhimin e dronëve “Baykar”, në Stamboll, e cila është një rrëfim inspirues për arritjet në sferën e avancimit teknologjik dhe inovacionit të ndërlidhur me sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë”, kishte shkruar Osmani.

Dy muaj pas Osmanit, fabrikën në fjalë e kishte vizituar edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ai kishte kumtuar se ishte njoftuar për së afërmi me dronët nga Shefi ekzekutiv i kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar,

“Takimin e radhës e kam zhvilluar në kompaninë Baykar. Gjatë kësaj vizite shefi ekzekutiv i kompanisë Baykar, Z. Haluk Bayraktar më njoftoj për së afërmi me dronët dhe teknologjinë e fundit që po prodhohen në këtë kompani. Falënderoj z. Bayraktar për respektin e tij ndaj Kosovës dhe gatishmërinë e lartë që Kosovës t’i ofroj zgjedhjet më të mira”, kishte shkruar Mehaj.

Çfarë është droni “Bayraktar”?

Ky lloj droni për herë të parë ka fluturuar më 2014 dhe është zhvilluar në Turqi nga Selcuk Bayrakar, i diplomuar në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit. Ai krahasohet me amerikanin Elon Musk, për avionin unik ushtarak që ka zhvilluar dhe për një prani në rrjetet sociale, ku shpesh është i egër ndaj kritikëve të tij.

Bayraktar, i cili është shef i teknologjisë në kompaninë e mbrojtjes Baykar, më 2016 është martuar me vajzën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Bayraktar TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij. Kjo fluturake, po ashtu, mund të pajisjet me katër raketa të llojit të “mikro municioneve të mençura”, që janë mjaft të sakta për të shkatërruar automjete të blinduara nga disa kilometra distancë.

Dronët e tillë të llojit TB2, përdoren nga ushtritë e disa shteteve dhe janë dërguar edhe në Ukrainë për të ndihmuar forcat e Kievit që të luftojnë kundër pushtimit rus.

Pavarësisht se çmimi i një Bayraktari TB2 nuk është bërë publik, më herët gjatë këtij viti ishte organizuar mbledhja e fondeve për të blerë dronë të tillë për Ukrainën dhe organizatorët e mbledhjes së këtyre fondeve kishin sugjeruar se 5 milionë euro janë të mjaftueshme për një dron.

Parashikimi i horoskopit, zbuloni shenjat më me fat për sot

0

Dashi

Nëse jeni në një marrëdhënie të komplikuar, tregohuni dyfish të kujdesshëm. Në punë, përpiquni të mbani larg impulsivitetin. Më mirë të qëndroni të qetë. Shmangni gabimet dhe marrjen e vendimeve të nxituara dhe të gabuara, sepse ju do të paguani pasojat.

Demi

Është një ditë ku ndjenjat janë zot, ndaj shfrytëzojeni sa më shumë. Në punë gjithçka shkon mirë, sidomos për ata që kanë biznesin e tyre.

Binjakët

Qielli ju buzëqesh sërish dhe ju jep emocione të reja ndaj përfitoni prej tij. Në punë mundohuni të mbani larg nervozizmin. Jo çdo gjë mund të shkojë sipas planit, prandaj duhet të mësoni të përballoni të papriturat.

Gaforrja

Jeni pak nervozë dhe do të ishte më mirë të mos krijoni panik në dashuri. Rrezikoni të debatoni me ata që ju rrethojnë. Në punë situata është më e mirë dhe fillon një fazë e mirë rikuperimi. Vetëm në këtë mënyrë do të arrini të merrni përgjigje për problemet që ju kaplojnë.

Luani

Bëhuni gati të përjetoni emocione të forta sepse yjet janë në anën tuaj. Një fazë ndryshimi fillon në punë, por në një mënyrë pozitive. Nga ana tjetër, ndryshimet shpesh janë të mira, veçanërisht për ata që duan të bëjnë karrierë.

Virgjëresha

Kjo periudhë është e mirë për dashurinë, ndaj përfitoni prej saj, ndërsa në punë keni nevojë për më shumë organizim për të shmangur konfuzionin. Duhet të mësoni të punoni si ekip, dhe në asnjë rast të mos jepni fatin më të mirë. Jo gjithmonë gjithçka shkon sipas planit. Përdorni pak diplomaci.

Peshorja

Në dashuri nuk keni qenë aq me fat kohët e fundit, por së shpejti do të nisë një periudhë e mirë rikuperimi. Në punë jeni vendosur paksa në mbrojtje. Ndoshta jeni lodhur nga rutina e zakonshme dhe nuk keni stimujt e duhur për t’u marrë me diçka të veçantë.

Akrepi

Hëna së shpejti do të mbërrijë në shenjën tuaj ndaj bëhuni gati të përjetoni emocione të veçanta. Merrni pak më shumë iniciativën. Një lajm i mirë vjen në punë, veçanërisht për profesionistët e lirë.

Shigjetari

Në dashuri gjërat nuk po shkojnë shumë mirë, por nuk duhet të humbasim shpresat. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të takoni shpirtin tuaj binjak, ndoshta dikë që tashmë e njihni dhe që do të bëhet diçka e veçantë. Në punë, megjithatë, gjithçka po shkon mirë.

Bricjapi

Kjo fundjavë do të jetë shumë interesante për ndjenjat, ndaj vazhdoni me takime të reja. Në punë duket se gjërat po shkojnë më mirë. Mund të mos jeni të kënaqur me atë që bëni dhe keni, por të paktën është duke ndryshuar diçka këto ditë.

Ujori

Ka diçka që nuk funksionon në marrëdhënien tuaj, ndaj përpiquni të kuptoni se çfarë dëshironi në të vërtetë. Në punë priten kënaqësi të mëdha.

Peshqit

Ditë është shumë e bukur për ndjenjat, ndaj lëreni veten lirshëm. Në punë fillon të bëhet gjithnjë e më mirë, kjo do të jetë pika e kthesës. Mund t’u tregoni të gjithëve karakterin tuaj dhe të arrini gjëra të mëdha, edhe në aspektin e karrierës.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Në Speciale, vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

0

Sot në Speciale është dita e fundit për këtë javë në rastin gjyqësor Thaçi dhe të tjerët.

Dëshmitari i katërt i cili bart kodin 4748, në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dje ka dhënë dëshminë e tij për të dytën ditë me radhë nën masa mbrojtëse, pa u dëgjuar nga publiku, raporton RTKlive.

ZPS-ja ka vazhduar marrjen në pyetje të këtij dëshmitari.  Sot (e premte) pritet që mbrojtësit e ish-krerëve të UÇK-së të fillojnë me kundër pyetjet.

Ndryshe aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Më 22 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, përmes dy vendimeve, miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të korrigjojë dhe ndryshojë aktakuzën, mes tjerash, duke përjashtuar përgjegjësinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale III për krime me synim konkret (tri apele kundër këtij vendimi, të dorëzuara nga Thaçi, Selimi dhe Krasniqi, u hodhën poshtë nga Gjykata e Apelit më 22 gusht 2022).

ZPS-ja e dorëzoi aktakuzën e ndryshuar më 3 shtator 2021. Më 23 dhjetor 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për ndryshim të aktakuzës me qëllim që të përfshijë një numër akuzash të reja, konkretisht qendra ndalimi të tjera në komunën e Suharekës, incidente të reja të përndjekjes dhe vrasjes së paligjshme në Gjilan, si dhe incidente të reja të pjesëmarrjes personale të të akuzuarit në krimet për të cilat akuzohet. Pas hedhjes poshtë të apeleve të Thaçit dhe Veselit kundër këtij vendimi prej Panelit të Gjykatës së Apelit më 22 mars 2022, ZPS-ja dorëzoi versionin e redaktuar publik të aktakuzës së ndryshuar më 29 prill 2022.

Më 22 korrik 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi, pjesërisht, kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit që pretendon mangësi në aktakuzën e fundit dhe gjithashtu urdhëroi ZPS-në që, deri më 30 shtator 2022, të parashtrojë aktakuzën e ndryshuar më tej, me informacion shtesë lidhur me akuzat aktuale. Informacioni shtesë ka të bëjë me emrat e autorëve të drejtpërdrejt të krimeve, viktimave dhe vendodhjeve përkatëse në paragrafet konkrete në aktakuzën aktuale.

Më 29 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për tërheqjen nga aktakuza të pretendimeve për krime në komunën e Ferizajt dhe urdhëroi ZPS-në që të pasqyrojë këtë tërheqje të akuzave në aktakuzën e ndryshuar më tej, e cila u dorëzua më 30 shtator 2022. Një version më pak i redaktuar i aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023. Aktualisht, kjo është aktakuza në fuqi për këtë çështje.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.

Gjykimi filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023.

 

Parashikimi i motit për sot

0

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe rrezet e diellit.

Parashihet që gjatë ditës të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të sillen nga 6-19 gradë Celsius.

Shkrimtari i madh turk Orhan Pamuk vjen në Kosovë

0

Shkrimtari i madh turk Orhan Pamuk, do të vijë për një vizitë në Kosovë.

Njoftimi u bë nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Çeku tha se Pamuk do ta vizitojë vendin tonë nga data 24 deri më 26 maj.

“I përkthyer në dhjetëra gjuhë, me miliona kopje të shitura, Pamuku është shpërblyer me shumë çmime në fushën e kulturës. Për romanet e tij, paralelet midis së shkuarës dhe së tashmes, jetën e artistit dhe artin në përgjithësi, do të flas vet ai në Prishtinë”, tha Çeku.

Shkrimtari turk është edhe fitues i çmimit Nobel për Letërsi./ Klankosova.tv

PSG përgatit ofertën për zëvendësuesin e Leo Messi-t

0

Një javë pasi trajneri i Crystal Palace, Roy Hodgson tha se ai pret që klubet kryesore të vijnë duke kërkuar lojtarin, Michael Olise, ka dalë se një nga më të mëdhenj të Evropës e ka nën vëzhgim.

Sulmuesi 21-vjeçar, i cili ka dy gola dhe nëntë asistime në 34 paraqitje në Premier League këtë sezon, ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Palace, veçanërisht javët e fundit.

Si rezultat i formës së tij të shkëlqyer, kampionët e Ligue 1, Paris Saint-Germain thuhet se po shikojnë Olise, teksa përgatiten për ekipin pa një nga lojtarët e tyre kryesorë, Lionel Messi.

Messi pritet të largohet nga “Parc des Prince” kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit, me argjentinasin që lidhet shumë me një lëvizje në Arabinë Saudite.

Sigurisht, është pothuajse e pamundur të zëvendësohet një fitues shtatë herë i Topit të Artë, por sipas “Daily Mail”, PSG po kërkon të “rekrutojë lojtarë të rinj francezë”.

Olise, i cili ka bërë katër paraqitje për skuadrën e Francës U21, thuhet se është një nga ata lojtarë në radarin e klubit pasi ata kërkojnë të sjellin një qendërmbrojtës, mesfushor, sulmues dhe dy anësorë.

Palace nënshkroi Olise nga skuadra e Championship Reading në verën e vitit 2021 për 8 milionë paund të raportuara.

Nëse PSG-ja ndjek interesin e tyre me një ofertë, pritet që të paguhet një shumë e majme. Thuhet se skuadra e Premier League synon një tarifë prej rreth 60-70 milionë paund.

Albanian Post

Konkursi për stomatologë qe 1 vit i hapur: Prokuroria nis hetime në Komunën e Prizrenit, sot anulohet

0

 

Ka kaluar më shumë se një vit që kur Komuna e Prizrenit, që udhëhiqet nga Shaqir Totaj, ka hapur konkurs për pranimin e tre stomatologëve në Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Konkurs ky që u stërzgjat mjaft shumë nga persona kompetent, dhe gjatë rrugëtimit të tij kanë dhënë dorëheqje Kryetarja e Komisionit, Dashurije Beqaj, së bashku me dy anëtarë të komisionit.

Rreth këtij konkursi Prokuroria Themelore në Prizren ka filluar hetimet.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Fitore Mehmeti në një prononcim për Gazetën Nacionale.

Referuar pyetjeve tuaja, Prokuroria Themelore në Prizren, ju njofton se rasti në fjalë aktualisht është në fazën e hetimeve fillestare. Prokurori i shtetit brenda afatave ligjore do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Andaj, për çdo eventualitet lidhur me rastin, do të njoftoheni me kohë.” – thuhet në përgjigjen e saj.

Pas fillimit të hetimeve nga ana e Prokurorisë, konkursi për tre stomatolog sot është anuluar komplet nga Komuna e Prizrenit.

Nacionale i është drejtuar komunës për të marrë më shumë detaje, mirëpo drejtoresha për Shëndetësi, Burbuqe Berisha ka kërkuar që të drejtohemi në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.

Berisha në përgjigje për gazetën ka thënë se Drejtoria Komunale e Shëndetësisë është vetëm njësi kërkuese sa i përket pozitave për të cilat duhet të zhvillohen procedurat e rekrutimit.

“Ju lus që pyetjet e parashtruara t’i drejtoni në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të Komunës së Prizrenit, pasi që ata janë përgjegjës për zhvillimin e procedurave rekrutuese, ndërsa DKSH është vetëm njësi kërkuese sa i përket pozitave për të cilat duhet të zhvillohen procedurat e rekrutimit.” – ka thënë ajo.

Pas kësaj Gazeta Nacionale i është drejtuar edhe Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Mirëpo, që konkursi u anulua, Nacionale e ka mësuar nga vendimi që është publikuar në faqen zyrtare të komunës.

Në vendimin e tyre thuhet se afati i anulimit është zgjatur për shkak të konfuzionit që ka shfaqur Zyra Ligjore lidhur me përfundimin e procedurës së rekrutimit pas dorëheqjes së dhënë nga tre anëtarë të komisionit.

Çfarë kishte ndodhur me këtë konkurs?

Mbi tridhjetë kandidatë kishin aplikuar për tri pozitat për stomatologë, të njëjtit me datën 10 qershor të vitin 2022 kishin hyrë në test me shkrim, mirëpo nga ajo ditë e deri më tani rezultatet nuk janë publikuar, dhe kjo ka bërë që kandidatët të kenë të pamundur të kalojnë në fazën e dytë të konkursit.

Gjashtë muaj më parë, Gazeta Nacionale kishte raportuar për këtë konkurs, dhe në atë kohë, kryetarja e komisionit, Dashurije Beqaj, që kishte dhënë dorëheqje ka deklaruar se dorëheqja e komisionit është bërë për çështje principale.

“Është e padenjë nga unë që tashmë kam dhënë dorëheqje të flas për konkursin, vetëm dua ta potencoj se dorëheqja e gjithë komisionit është për çështje principale.” – ka deklaruar Beqaj.

Beqaj, ka treguar se e ka njoftuar drejtoreshën e Shëndetësisë, Burbuqe Berisha dhe kryetarin, Shaqir Totaj për dorëheqjen e saj.

E vërtetë është se unë kam qenë kryetare e komisionit por që në ndërkohë unë dhe të dy anëtarët e komisionit kemi dhënë dorëheqje dhe për këtë e kemi informuar drejtoreshën e shëndetësisë dhe kryetarin e komunës të cilët tashmë janë përgjegjës për rrjedhën e mëtutjeshme të procesit.” – ka thënë Beqaj.

Atë botë, Nacionale i kishte dërguar kërkesë për qasje në dokumente publike te zyra e personelit në Komunën e Prizrenit.

Të njëjtit kishin treguar se konkursi për stomatologë është ende në shqyrtim.

“Konkursi në fjalë është në shqyrtim, pasi të shqyrtohen të gjitha shkresat e brendshme, kërkesa për dorëheqje nga kryetarja e komisionit dhe dy anëtarëve të tjerë të komisionit dhe shkresave të zyrtarit ligjor lidhur me anulimin e kësaj procedure, ne në momentin e marrjes së vendimit do të ju njoftojmë rreth kësaj procedure.” – kishin thënë nga Komuna e Prizrenit.