24.5 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025
Home Blog Page 246

Moti sot i vranët, me pak diell gjatë ditës

0

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me periudha të shkurtra me diell gjatë ditës, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të variojnë nga -8°C deri në -4°C, ndërsa maksimalet nga -1°C deri në 4°C.

Marketing

“Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik”, Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë – s’mund ta ndihmonim më

0

Biznesmeni Elton Ilirjani ka zbuluar se prej dy javësh, këngëtarja Parashqevi Simaku ndodhet në spital psikiatrik në New York.

Ai ka rrëfyer se pas takimit me djalin e saj, Luke, ajo ka pësuar një krizë dhe është shtruar në spital.

Ky është rrëfimi i plotë i Eltonit:

“Kam shumë emocion për atë që do them në vijim për fatin e Parashqevi Simakut. Sot e ndjej shumë peshën e emocioneve dhe ajo që dua të them sot është e vërteta dhe dua ta ndaj me ju. Nuk është më vetëm çështje e Parashqevi Simakut, por shumë më e madhe.

Parasshqevia ishte si një meteor. Dua t’i them publikut të gjerë që çështja e Parashqevi simakut zgjidhet me para sepse nëse do të ishte ashtu, do e zgjidhja që orën e parë që e kisha takuar. Shumë gjëra në jetë nuk zgjidhen me para, por me dashuri. Dashuria është ajo që i ka munguar kësaj zonje që nga fillimi i sëmundjes së saj, i ka munguar sepse është parë gjithmonë si objekt.

Ditën e parë që jemi takuar, nga dëshira dhe dashuria e madhe nuk i pamë me vëmendje shumë sjellje të saj që ishin të kamufluara. Mund të them me bindje se dy javët e para kishte sjellje të mrekullueshme, ishte një engjëll na gëzoi dhe lumturoi. Kishte kërkesa të pangecoiueshme, për takimin me djalin. Për Robertin mendon se ende është bashkëshorti i saj.

Ndërkohë që ne merreshim me detajet e jetës së përditshme, kishte njerëz që thonin se duhej të shkojë te një doktor se është e sëmurë.

Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun këto dy javë? Nesër bën dy javë që është e shtruar në pavion psikiatrik në një spital në New York. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një ndër momentet më të vështira.

E kuptoj se çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë për kurim. Çdo sëmundje është e njëjtë, nuk ka sëmundje të mira dhe të këqija. Nuk e dinim ne që Parashqevia ishte e sëmurë dhe kishte probleme. Nuk jemi doktorë.

Çdo gjë ishte në rregull derisa takoi djalin e saj. Shumë e kanë komentuar takimin e saj dhe kanë parë aty, sipas tyre sjellje jo normale. Ditën e parë ishte çdo gjë në rregull, por problemi nis të nesërmen. Dita nisi me shumë probleme, për ne dhe Parashqevinë, e cila u përball me një realitet që nuk e pranonte. Të gjithë ne gjendemi në situate të tilla dhe ajo u ndodh dhe pati një krizë. Krizë që u bëri keq të gjithëve, përfshirë dhe Lukën. Ajo nuk është mirë dhe atë ditë na solli para syve një Parashqevi që nuk ishte më ajo, fliste për gjëra të çuditshme. Nuk po e ndihmonim dot. Situata doli komplet jashtë kontrolli dhe ne duhej të bënim diçka.

Atë natë ajo u shoqërua në spitalin ku ndodhet prej dy javësh. Problemi nuk mbaron, sa ka filluar për ne. ne jetojmë në SHBA, fatmirësisht. Parashqevia nuk pranon mjekim, as të bëjë analizat, asnjë kontroll dhe këtu ligji nuk detyron askënd të bëjë gjëra kundër vullnetit.

Të martën kur bëra thirrjen për ndihmë fizike të njerëzve, ishte ditë e veçantë sepse rasti i saj do të dilte në Gjykatën Supreme, sepse për të marrë ilaçe kundër dëshirës, duhet të dalësh në gjykatë. Është gjykata që vendos që ajo të jetë një nënë, grua dhe artiste shumë e mirë. Ajo nuk bindet nuk pranon mjekim.

Fatmirësisht dhe nga presioni që i bëmë spitalit që çështja e saj të shtyhej, që të krijohej mundësia që gjykata të vendosë për mjekimin e saj, u plotësia dhe vendimi i gjykatës u shty për nesër, të premten, që e presim me padurim. Ka dy rrugë dhe në gjendjen që ajo është nuk është lajm i mirë.

Shanset janë të mirë që Parashqevia të marrë mjekim me vendim gjykate që ajo të dalë më e fortë. Por ka dhe një shans që mund të dalë nga spitali nesër e pa mjekuar sepse shteti i New Yorkut ka këto ligje. Ajo është në një krizë të thellë, nuk flet arsyeshëm. Ka një fiksim të pashpjegueshëm, kërkon gjëra të pashpjegueshme dhe nuk është në gjendje t’i kthehet jetës së saj të mëparshme. Po doli nesër në këtë gjendje jam i bindur se do të zhduket”.

50 gra aderojnë në PDK-në e Prizrenit

0

Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren i janë bashkuar sot 50 gra të profesioneve të ndryshme.

Kryetari i degës së këtij subjekti politik, Shaqir Totaj, tha se gratë luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin politik të vendit.

“Gjatë këtij aktiviteti, u theksua rëndësia e përfshirjes së grave në politikë dhe roli që ato mund të luajnë në zhvillimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe të drejta për shoqërinë”, shkruan Totaj në Facebook.

” Ky aderim i ri i grave në PDK-në e Prizrenit tregon përkushtimin e partisë për të përfshirë më shumë gra në politikë dhe për të zhvilluar politika gjithëpërfshirëse dhe të drejta për shoqërinë”.

Marketing

97-shi i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj: Faleminderit, Rahovec!

0

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, ka falenderuar Rahovecin për pritjen madhështore.

“Sot në Rahovec u mbajt një tubim madhështor, i mbushur me entuziazëm dhe energji të jashtëzakonshme”, tha Ukaj.

“Qindra pjesëmarrës u bashkuan për të ndarë vizionin dhe përkushtimin e përbashkët, duke treguar forcën dhe unitetin tonë. Falenderime të gjithëve që e bënë këtë ditë të paharrueshme! Bashkë, drejt një të ardhmeje më të ndritur!”

Kandidati për deputet, Xhavit Ukaj, i cili garon me numrin 97, vazhdon fushatën e tij zgjedhore me përkushtim dhe energji, duke synuar të fitojë besimin e qytetarëve dhe të kontribuojë në përmirësimin e jetës në Kosovë.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kampioni e nis me fitore

0

Bashkimi e ka nisur me fitore stinorin pranveror, duke mundur Prishtinën, në derbin e javës së 11-të të Superliga Femrat me rezultat 79:72 (15:15, 22:22, 24:14, 18:21).

Çereku i parë i ndeshjes ishte i baraspeshuar, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej duke përfunduar 15:15. Edhe periudha e dytë ishte e ngjashme, ku herë njëra skuadër e herë tjetra kalonte në epërsi, por pjesa e parë përfundoi 37:37.

Perioda e tretë ishte vendimtare, ku vendaset ishin më të mira, duke fituar 24:14, derisa në dhjetë minutat e fundit menaxhuan lojën dhe epërsinë për të triumfuar 79:72.

Te vendaset, basketbollistja më e mirë e vitit 2024, Aulona Muhadri kishte 18 pikë e 15 kërcime, ndërsa te mysafiret Malvina Haziri shënoi 17 pikë.

Bashkimi ka dhjetë fitore e një humbje, ndërsa Prishtina pesë fitore e gjashtë humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Abdixhiku në Rahovec: Madhështore, entuziazëm, frymë, ringritje!

0

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, gjatë një tubimi të jashtëzakonshëm në Rahovec, ka shpalosur energjinë dhe entuziazmin që karakterizojnë fushatën e tij për ndryshim.

Abdixhiku theksoi se tubimi në Rahovec ishte një dëshmi e fuqishme se ndryshimi është në rrugën e tij.

Kandidatit për kryeministër ka shtuar se vizioni i LDK-së për një Kosovë më të bashkuar, më të zhvilluar dhe më të fortë po gjen mbështetje masive nga të gjitha shtresat e shoqërisë.

“Rahovec çka ke ba’ kështu?

Madhështore! Entuziazëm, frymë, ringritje!

Taksirati t’i rrisin britmat sonte!

Në Rahovecin e vreshtave të bekuara dhe zemrave të mëdha, sërish ndjemë frymën e bashkimit dhe shpresës të një populli të tërë që po ngritet fuqishëm për të dëshmuar se ndryshimi është tashmë në rrugën e tij! Në këtë qytet të ndershmërisë dhe punës, valët e mbështetjes për LDK-në po i bashkohen lumit të pandalshëm që ka përfshirë çdo kënd të Kosovës, me tubimet tona të jashtëzakonshme ku qytetarët po bashkohen me vizionin tonë për Kosovën.

Në çdo hap sot, jemi të lidhur fort me historinë tonë, por para së gjithash, jemi të mbështetur tek e ardhmja, të udhëhequr nga forca jonë e përbashkët dhe puna e palodhur që kemi përpara.

Prandaj entuziazmi dhe përkushtimi që ndjemë sot në Rahovec ishin edhe një tjetër dëshmi se LDK po shndërrohet në një forcë të pandalshme. Nga qytetet më të mëdha deri te fshatrat më të vogla, qytetarët e vendit po i përgjegjen këngës sonë për ndryshim dhe thirrjes sonë për kryengritje të djathë kombëtare.

Sonte, Rahoveci e tha qartë atë që po e brohorit tërë Kosova: ndryshimi po vjen, dhe fitorja e 9 shkurtit është e pashmangshme!”, ka shkruar Abdixhiku.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Komuna e Dragashit publikon planin vjetor për subvencionet, shuma e përgjithshme 390 mijë euro

0

Komuna e Dragashit ka publikuar planin vjetor të mbështetjes financiare publike për organizatat joqeveritare. Në këtë tabelë figurojnë edhe subvencionet për fermerët, bursat për studentët, sikurse edhe subvencionet e shëndetësisë.

Shuma e përgjithshme e mjeteve të planifikuara për këto lloje të mbështetjes nga buxheti komunal i Dragashit gjatë vitit 2025 është 390 mijë euro.

Sipas njoftimit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka paraparë 140 mijë euro për mbështetjen e OJQ-ve që veprojnë në këto tri fusha.

Për organizatat që merren me art dhe kulturë janë paraparë 60 mijë euro, ku shpalljet pritet të publikohen në muajin janar dhe qershor, derisa zbatimi i projekteve parashihet të fillojë në shkurt dhe në korrik e gusht.

Për organizatat sportive janë planifikuar 70 mijë euro, me ç’rast shpallja pritet të publikohet në muajin mars dhe zbatimi i projekteve të fillojë në prill.

Për organizatat rinore janë paraparë 10 mijë euro dhe thirrja është planifikuar për muajin prill, ndërkohë që implementimi i projekteve parashihet të nis në muajin maj e qershor.

Ndërkaq Drejtoria e Arsimit ka planifikuar 50 mijë euro në formë bursash për studentët lokalë.

Drejtoria e Bujqësisë ka paraparë 100 mijë euro subvencione për fermerët e bletarët, si dhe për organizimin e panairit me produkte vendore.

Nga Zyra e Kryetarit janë planifikuar 100 mijë euro subvencione për shëndetësi dhe memorandume, të dedikuara për qytetarët dhe një organizatë.

Sipas dispozitave të Rregullores mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve ofruesit e mbështetjes financiare duhet të përgatisin planin vjetor përkatës më së largu 30 ditë pas miratimit të buxhetit vjetor të Republikës së Kosovës, dhe ta dërgojnë atë në Zyrën për qeverisje të mirë pranë Zyrës së Kryeministrit.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Haradinaj: PO-ja e madhe e Rahovecit për Kosovën fituese na jep forcë mos me u ndalë

0

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, u prit me entuziazëm të madh nga qytetarët e Rahovecit.

“Kemi udhëtuar bashkë, në ditë të vështira e në ditë të mira,” u shpreh kryetari i AAK-së para mbështetësve të shumtë në Rahovec.

Ai vlerësoi lart përkrahjen e vazhdueshme të rahovecianëve, duke theksuar se aleanca me këtë qytet ka qëndruar e palëkundur përgjatë viteve.

Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30-Ideal u shpreh i bindur në fitoren në zgjedhjet e ardhshme, duke u mbështetur në përkrahjen masive që po merr nga qytetarët.

“Si gjithmonë edhe sot na dhanë shpirt e fuqi për Kosovën Fituese-137”, tha Haradinaj, duke falënderuar qytetarët e Rahovecit për pritjen dhe mbështetjen e treguar.

Miqësore në Durrës, Liria e Prizrenit mposhtet 1-5 nga Ferizaj

0

Liria e Prizrenit ka pësuar humbje me rezultat 1-5 ndaj Ferizajit në një ndeshje miqësore të zhvilluar sot në stadiumin “Tropikal” në Durrës.

Golin e vetëm për FC Liria e realizoi Arbër Basha, ndërsa për FC Ferizajin u dallua Albion Kurtaj me një hat-trick, si dhe Betim Haxhimusa dhe Fatjon Jusufi, të cilët kontribuan secili me nga një gol.

Trajneri i Lirisë, Bledar Devolli, e shfrytëzoi këtë përballje për të testuar të gjithë lojtarët e ekipit, përfshirë edhe disa futbollistë nga Akademia. Pavarësisht rezultatit të thellë, kjo ndeshje u konsiderua një mundësi e mirë për të vlerësuar formën e skuadrës dhe për të integruar të rinjtë në skemën e lojës./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Limaj nga shtëpia e shëndetit në Malishevë: Me fitoren tonë shëndetësia do të trajtohet nga dora e shtetit

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njëherësh edhe kandidat për deputet me numrin dy në listën zgjedhore të koalicionit AAK-Nisma, ka vizituar shtëpinë e shëndetit “Shpëtim Robaj” në Malishevë.

Limaj ka thënë se kjo shtëpi e shëndetit është bërë shembull për të gjithë Kosovën falë shërbimeve dhe infrastrukturës së pëmirësuar nga qeverisja komunale.

“Për Kosovën fituese duhen veçVEPRA, dhe njëra nga veprat e NISMA-së është edhe shtëpia e shëndetit “Shpëtim Robaj”!

Në Malishevë, për një bashkëbisedim të mirëfilltë me personelin e kësaj qendre, e cila, me infrastrukturën e përmirësuar nga qeverisja komunale, dhe për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, tashmë është bërë shembull për gjithë Kosovën.

Me fitoren tonë në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe me kuadrot tona profesionale, shëndetësia në të gjitha nivelet e saj do të preket dhe trajtohet nga dora e shtetit”.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri