29.3 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025
Home Blog Page 247

Kampioni e nis me fitore

0

Bashkimi e ka nisur me fitore stinorin pranveror, duke mundur Prishtinën, në derbin e javës së 11-të të Superliga Femrat me rezultat 79:72 (15:15, 22:22, 24:14, 18:21).

Çereku i parë i ndeshjes ishte i baraspeshuar, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej duke përfunduar 15:15. Edhe periudha e dytë ishte e ngjashme, ku herë njëra skuadër e herë tjetra kalonte në epërsi, por pjesa e parë përfundoi 37:37.

Perioda e tretë ishte vendimtare, ku vendaset ishin më të mira, duke fituar 24:14, derisa në dhjetë minutat e fundit menaxhuan lojën dhe epërsinë për të triumfuar 79:72.

Te vendaset, basketbollistja më e mirë e vitit 2024, Aulona Muhadri kishte 18 pikë e 15 kërcime, ndërsa te mysafiret Malvina Haziri shënoi 17 pikë.

Bashkimi ka dhjetë fitore e një humbje, ndërsa Prishtina pesë fitore e gjashtë humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Abdixhiku në Rahovec: Madhështore, entuziazëm, frymë, ringritje!

0

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, gjatë një tubimi të jashtëzakonshëm në Rahovec, ka shpalosur energjinë dhe entuziazmin që karakterizojnë fushatën e tij për ndryshim.

Abdixhiku theksoi se tubimi në Rahovec ishte një dëshmi e fuqishme se ndryshimi është në rrugën e tij.

Kandidatit për kryeministër ka shtuar se vizioni i LDK-së për një Kosovë më të bashkuar, më të zhvilluar dhe më të fortë po gjen mbështetje masive nga të gjitha shtresat e shoqërisë.

“Rahovec çka ke ba’ kështu?

Madhështore! Entuziazëm, frymë, ringritje!

Taksirati t’i rrisin britmat sonte!

Në Rahovecin e vreshtave të bekuara dhe zemrave të mëdha, sërish ndjemë frymën e bashkimit dhe shpresës të një populli të tërë që po ngritet fuqishëm për të dëshmuar se ndryshimi është tashmë në rrugën e tij! Në këtë qytet të ndershmërisë dhe punës, valët e mbështetjes për LDK-në po i bashkohen lumit të pandalshëm që ka përfshirë çdo kënd të Kosovës, me tubimet tona të jashtëzakonshme ku qytetarët po bashkohen me vizionin tonë për Kosovën.

Në çdo hap sot, jemi të lidhur fort me historinë tonë, por para së gjithash, jemi të mbështetur tek e ardhmja, të udhëhequr nga forca jonë e përbashkët dhe puna e palodhur që kemi përpara.

Prandaj entuziazmi dhe përkushtimi që ndjemë sot në Rahovec ishin edhe një tjetër dëshmi se LDK po shndërrohet në një forcë të pandalshme. Nga qytetet më të mëdha deri te fshatrat më të vogla, qytetarët e vendit po i përgjegjen këngës sonë për ndryshim dhe thirrjes sonë për kryengritje të djathë kombëtare.

Sonte, Rahoveci e tha qartë atë që po e brohorit tërë Kosova: ndryshimi po vjen, dhe fitorja e 9 shkurtit është e pashmangshme!”, ka shkruar Abdixhiku.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Komuna e Dragashit publikon planin vjetor për subvencionet, shuma e përgjithshme 390 mijë euro

0

Komuna e Dragashit ka publikuar planin vjetor të mbështetjes financiare publike për organizatat joqeveritare. Në këtë tabelë figurojnë edhe subvencionet për fermerët, bursat për studentët, sikurse edhe subvencionet e shëndetësisë.

Shuma e përgjithshme e mjeteve të planifikuara për këto lloje të mbështetjes nga buxheti komunal i Dragashit gjatë vitit 2025 është 390 mijë euro.

Sipas njoftimit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka paraparë 140 mijë euro për mbështetjen e OJQ-ve që veprojnë në këto tri fusha.

Për organizatat që merren me art dhe kulturë janë paraparë 60 mijë euro, ku shpalljet pritet të publikohen në muajin janar dhe qershor, derisa zbatimi i projekteve parashihet të fillojë në shkurt dhe në korrik e gusht.

Për organizatat sportive janë planifikuar 70 mijë euro, me ç’rast shpallja pritet të publikohet në muajin mars dhe zbatimi i projekteve të fillojë në prill.

Për organizatat rinore janë paraparë 10 mijë euro dhe thirrja është planifikuar për muajin prill, ndërkohë që implementimi i projekteve parashihet të nis në muajin maj e qershor.

Ndërkaq Drejtoria e Arsimit ka planifikuar 50 mijë euro në formë bursash për studentët lokalë.

Drejtoria e Bujqësisë ka paraparë 100 mijë euro subvencione për fermerët e bletarët, si dhe për organizimin e panairit me produkte vendore.

Nga Zyra e Kryetarit janë planifikuar 100 mijë euro subvencione për shëndetësi dhe memorandume, të dedikuara për qytetarët dhe një organizatë.

Sipas dispozitave të Rregullores mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve ofruesit e mbështetjes financiare duhet të përgatisin planin vjetor përkatës më së largu 30 ditë pas miratimit të buxhetit vjetor të Republikës së Kosovës, dhe ta dërgojnë atë në Zyrën për qeverisje të mirë pranë Zyrës së Kryeministrit.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Haradinaj: PO-ja e madhe e Rahovecit për Kosovën fituese na jep forcë mos me u ndalë

0

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, u prit me entuziazëm të madh nga qytetarët e Rahovecit.

“Kemi udhëtuar bashkë, në ditë të vështira e në ditë të mira,” u shpreh kryetari i AAK-së para mbështetësve të shumtë në Rahovec.

Ai vlerësoi lart përkrahjen e vazhdueshme të rahovecianëve, duke theksuar se aleanca me këtë qytet ka qëndruar e palëkundur përgjatë viteve.

Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30-Ideal u shpreh i bindur në fitoren në zgjedhjet e ardhshme, duke u mbështetur në përkrahjen masive që po merr nga qytetarët.

“Si gjithmonë edhe sot na dhanë shpirt e fuqi për Kosovën Fituese-137”, tha Haradinaj, duke falënderuar qytetarët e Rahovecit për pritjen dhe mbështetjen e treguar.

Miqësore në Durrës, Liria e Prizrenit mposhtet 1-5 nga Ferizaj

0

Liria e Prizrenit ka pësuar humbje me rezultat 1-5 ndaj Ferizajit në një ndeshje miqësore të zhvilluar sot në stadiumin “Tropikal” në Durrës.

Golin e vetëm për FC Liria e realizoi Arbër Basha, ndërsa për FC Ferizajin u dallua Albion Kurtaj me një hat-trick, si dhe Betim Haxhimusa dhe Fatjon Jusufi, të cilët kontribuan secili me nga një gol.

Trajneri i Lirisë, Bledar Devolli, e shfrytëzoi këtë përballje për të testuar të gjithë lojtarët e ekipit, përfshirë edhe disa futbollistë nga Akademia. Pavarësisht rezultatit të thellë, kjo ndeshje u konsiderua një mundësi e mirë për të vlerësuar formën e skuadrës dhe për të integruar të rinjtë në skemën e lojës./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Limaj nga shtëpia e shëndetit në Malishevë: Me fitoren tonë shëndetësia do të trajtohet nga dora e shtetit

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njëherësh edhe kandidat për deputet me numrin dy në listën zgjedhore të koalicionit AAK-Nisma, ka vizituar shtëpinë e shëndetit “Shpëtim Robaj” në Malishevë.

Limaj ka thënë se kjo shtëpi e shëndetit është bërë shembull për të gjithë Kosovën falë shërbimeve dhe infrastrukturës së pëmirësuar nga qeverisja komunale.

“Për Kosovën fituese duhen veçVEPRA, dhe njëra nga veprat e NISMA-së është edhe shtëpia e shëndetit “Shpëtim Robaj”!

Në Malishevë, për një bashkëbisedim të mirëfilltë me personelin e kësaj qendre, e cila, me infrastrukturën e përmirësuar nga qeverisja komunale, dhe për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, tashmë është bërë shembull për gjithë Kosovën.

Me fitoren tonë në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe me kuadrot tona profesionale, shëndetësia në të gjitha nivelet e saj do të preket dhe trajtohet nga dora e shtetit”.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Nait Hasani dëshmon për përjetimet në burgun e Dubravës: Më kanë torturuar dhe fyer

0
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të enjten në gjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte Gavrilo Milosavleviq, ish-deputeti Nait Hasani, në cilësinë e dëshmitarit ka rrëfyer për torturat e përjetuara në burgun e Dubravës.

Në këtë rast, Gavrilo Milosavleviq në cilësinë e gardianit në burgun e Dubravës po akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Hasani, i cili dëshminë në këtë rast e ka nisur më 4 nëntor 2024, tha se të burgosurit kanë qenë të bombarduar, të plagosur e të vrarë dhe se kufomat ishin të shtrirë në fushën e sportit.

“Mua më kanë torturuar në forma të ndryshme duke më fyer me nanë, babë, grua e motër, për atë që ne kemi bërë kundër Serbisë”, ka thënë dëshmitari Hasani.

Po ashtu, ai tha se gardianët nuk i ka njohur por që të burgosurit e tjerë që kanë qenë më gjatë në Burgun e Dubravës i ka njohur dhe i kanë identifikuar me emra gardianët.

“Rregulloret e burgut të Dubravës tregojnë se duhet të ulësh kokën kur hapet dera, kur hyn gardiani ose kur të thërret, dhe duhet t’i mbash duart mbrapa”, ka thënë Hasani, duke sqaruar faktin pse nuk i ka njohur gardianët.

Ndërsa, në përfundim të dhënies së dëshmisë, dëshmitari Nait Hasani ka thënë se Shoqata e të Burgosurve më 19 janar 2007 ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë, dhe tha se i vjen mirë që sot po merr një përfundim.

Hasani theksoi se ky kallëzim penal është bërë ndaj Drejtorisë së Burgut të Dubravës, gardianëve dhe të burgosurëve serbë që kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në vrasje.

Ai tha se janë 32 të pandehur, por që në mesin e tyre nuk është edhe i akuzuari Milosavleviq pasi që nuk i kanë pasur të dhënat e tij sipas listës që e kanë poseduar.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Gavrilo Milosavleviq, avokati Nebojsha Vllaiq kërkoi që ky kallëzim penal të vendoset në shkresa të lëndës si provë.

Lidhur me këtë propozim, prokurorja Ajshe Ferati tha që të mbetet në diskrecion të gjykatës, marrë parasysh se ende nuk kanë përfunduar hetimet.

Për këtë propozim, kryetari i trupit gjykues Vesel Ismaili tha se kur të arrijnë në fazën e administrimit të provave do ta shqyrtojnë edhe një herë këtë propozim.

Ndryshe, në këtë seancë mbrojtja e të akuzuarit nuk kishte pyetje për dëshmitarin.

Sipas aktakuzës së ngritur më 29 nëntor 2023, thuhet se Gavrilo Milosavlevq në cilësi të zyrtarit në Burgun e Dubravës në bashkëkryerje me persona të tjerë kishte aplikuar masa represive të vrasjes, rrahjes, maltretimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzor ndaj të burgosurve civil shqiptarë.

Gjithnjë sipas aktakuzës në bashkëkryerje me njësit policore serbe Milosavleviq kishin kryer vrasjen masive të të burgosurve shqiptarë me ç’rast në ditën e incidentit kishin urdhëruar që në oborrin e burgut të dalin 1 mijë të burgosur të vendi i quajtur “Fusha e Sportit”, me pretekstin se do t’i numëronin të burgosurit dhe do t’i dërgonin në ndonjë vend tjetër më të sigurt për t’i mbrojtur të burgosurit nga bombardimet e NATO-s.

Tutje në aktakuzë thuhet se menjëherë pas rreshtimit të të burgosurve ushtarakët serbë kishin gjuajtur në drejtim të të burgosurve me mitraloz, mortajë dhe armë të tjera dhe se ky operacion i vrasjes i cili kishte filluar nga 22 maj 1999 dhe kishte zgjatur deri më 24 maj 1999, ku si rezultat i këtyre sulmeve kishin mbetur të vrarë 109 të burgosur.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Milosavleviq në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë ushtarak serbë kishin shkuar thuajse çdo ditë nëpër pavijonet e Burgut të Dubravës, konkretisht në pavionin “B” dhe “C”, duke i rrahur në mënyrë mizorë dhe çnjerëzorë të burgosurit civil shqiptare.

Në aktakuzë përmend se si disa roje kishin shkuar edhe në qelinë ku ishte i vendosur edhe Ukshin Hoti, Gani Baliu, Skender Gashi, Mehmet Memqaj, dhe Shkelqim Zllanoga ku të njëjtëve u kishin fikur dritat fillimisht dhe pastaj ju kishin drejtuar me fjalët Ukshin Hotit “ Profesor sherri juaj po na ndodhin bombardimet e NATO-s”, duke e ofenduar dhe sharë gjatë gjithë kohës, sa që në një moment thuhet se roje kishin kapur për fyti Shkelqim Zllanogën ku thuajse ja kishin ndalur frymëmarrje.

Për këto veprime i akuzuari Milosavleviq akuzohet se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsi civile”. e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje ” LP i RSFJ-së “) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale./BetimipërDrejtësi

Uji në Malishevë pranë kufirit të ndotjes, i papërdorshëm për pije

0

KRU “Hidroregjioni Jugor” sh.a. – Njësia Malishevë ka njoftuar se uji në burimet e fshatit Banjë të Malishevës është pranë kufirit të lejueshëm të ndotjes dhe nuk është i sigurt për konsum të pijshëm.

“Pas analizave të ujit të pijes në burimet e fshatit Banjë – Malishevës, ku ne operojmë, është konstatuar se vlerat e ndotjes janë shumë pranë kufirit të lejueshmërisë. Dyshohet se ndotja e ujit mund të jetë shkaktuar nga shkrirja e shpejtë e borës, e cila ka ndikuar në burimet e ujit të pijes”, sqaron kompania në njoftim, përcjell PrizrenPress.

Për këtë arsye, qytetarëve u është bërë thirrje që ujin ta përdorin vetëm për higjienë.

“Për arsye sigurie dhe mbrojtjeje të shëndetit publik, ju lutemi që ujin ta përdorni vetëm për higjienë dhe jo për pije deri në një njoftim të radhës”.

Ky njoftim vlen për konsumatorët e fshatit Banjë, qytezës së Malishevës dhe fshatit Carralluk. KRU “Hidroregjioni Jugor” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Suhareka përforcon mbrojtjen me shtatlartin boshnjak

0

Skuadra e Suharekës që po drejtohet aktualisht nga Qëndrim Kida ka zyrtarizuar një lojtar të ri në mbrojtje të ekipit.

Boshnjaku Kemal Osmankovic është futbollisti i ri i skuadrës, ndërsa qendërmbrojtësi që ka bërë karrierë në Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci, pritet të sjellë përvojën e tij te ekipi debutues në Superligë.

“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me qendërmbrojtësin Kemal Osmankovic i cili është përforcimi ynë i ri. Shtatlarti nga Bosnja bashkohet me klubin tonë pas një karriere të pasur në Zeljenicar të Bosnjës te NK Lokomotiva e HNK Sibenik në Kroaci e ndërsa së fundmi pjesë e Sloboda Tuzla,” shkroi FC Suhareka në njoftim.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Liria në Durrës, nis përgatitjet për pranverë

0

Skuadra e Lirisë, që në stinorin 2023/24 ra nga Superliga dhe këtë stinor 2024/25 po tenton rikthimin aty, ka arritur të martën në Durrës të Shqipërisë dhe ka nisur fazën e parë përgatitore për pjesën pranverore të stinorit.

Liria bën pjesë në Ligën e Parë – Grupi A dhe nuk ka pasur stinor premtues në vjeshtë. Ekipi pas startit jo të mirë nën drejtimin e Granit Begollit, ka emëruar trajner Bledar Devollin dhe tash e tutje po kërkon këndelljen.

Pas XIV xhirove të para të stinorit vjeshtor, Liria mbeti e pesta me 23 pikë, 8 më pak sesa liderja Drenica. Vetëm fituesi i grupit siguron kalimin direkt në Superligë, ndërsa pozita e dytë në grup kërkon dy ndeshje barazhi për të synuar Superligën. Deri në fund të stinorit, Liria do t’i ketë edhe XIII xhiro.

Në postimin e fundit, klubi ka bërë të ditur se lojtarët po tregojnë përkushtim maksimal dhe energji të madhe për të përballur me sfidat që i presin në pranverë. Pjesa pranverore e stinorit fillon pas fundjavës së dytë të muajit shkurt.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri