Një person është raportuar se është zhdukur të hënën rreth orës 14:00 në Rahovec.
Sipas njoftimit të policisë, babai ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Një person është raportuar se është zhdukur të hënën rreth orës 14:00 në Rahovec.
Sipas njoftimit të policisë, babai ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Numri i bizneseve të reja të regjistruara gjatë vitit 2024 në Komunën e Prizrenit është afër nëntëfish më i madh, krahasuar me numrin e subjekteve afariste që janë shuar. Krahasuar me vitin 2023, ka një rritje të lehtë në regjistrimin e bizneseve të reja, ndërkohë që numri i subjekteve afariste të shuara është përafërsisht i njëjtë.
Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Edin Shehu ka pohuar se në vitin e shkuar janë regjistruar mbi 950 biznese të reja, raporton Telegrafi.
“Në Komunën e Prizrenit gjatë vitit 2024 janë hapur gjithsejtë 953 biznese të reja. Në krahasim me vitin 2023 kemi ngritje për 60 biznese të reja që janë hapur në komunën tonë. Ndërsa sa i përket mbylljes apo shuarjes së bizneseve në vitin 2024 janë 110 biznese që kanë ndërprerë veprimtarinë”, ka thënë Shehu.
Sipas tij, lidhur me veprimtaritë, kryesisht bëhet fjalë për biznese të gastronomisë, të ndërtimtarisë, por edhe të tjera. Ai ka shtuar se muaji tetor prinë sa i përket regjistrimit të bizneseve ngase janë hapur 102 subjekte të reja afariste.
Sipas të dhënave zyrtare gjatë vitit 2023 në Komunën e Prizrenit janë regjistruar 892 biznese të reja derisa 112 sosh janë shuar.
Ndërsa në vitin 2022 në këtë komunë janë hapur afër 880 biznese të reja përderisa 130 subjekte afariste janë shuar, raporton Telegrafi.
Për drejtorin Shehu këto të dhëna tregojnë se në vitet e fundit ka pasur trend pozitiv për biznesin dhe është shprehur optimist edhe për vitin 2025.
“Duke marrë parasysh se kemi rritje vit pas viti në hapjen e bizneseve të reja, jam i bindur se ky vit do të jetë edhe më i suksesshëm sa i përket hapjes së bizneseve te reja”, ka përfunduar Shehu. /Telegrafi/
Marketing
Më 16 janar të vitit 1844 lindi në Vlorë Ismail Qemali, i konsideruar si Babai i Kombit. Ismail Qemali lindi në një nga familjet më të mëdha të Shqipërisë së Jugut.
Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, vijoi studimet në shkollën plotore turke në Selanik, ku ishte internuar familja e tij dhe më pas kreu gjimnazin “Zosimea” në Janinë. Në vitin 1860 punoi si përkthyes pranë zyrës së përkthimit të Portës së Lartë. Nga vitet 1862-1864 shërbeu në administratën vendore në Janinë e më pas u transferua në Tërhallë (Thesali) e përsëri në Stamboll.
Mori pjesë, së bashku me Jani Vreton, Hoxhë Tahsinin, Kostandin Kristoforidhin, Pashko Vasën e Sami Frashërin, në mbjedhjen e parë për caktimin e alfabetit të shqipes dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare.
Ismail Qemali pati në vijim një varg detyrash të larta në administratën turke si: kryesekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Stamboll, mytesarif i Varnës (Bullgari), guvernator i Danubit të Poshtëm (Tulxhë-Bullgari) etj. Më 1877 Porta e Lartë e akuzoi si kundërshtar të politikës së Sulltan Abdyl Hamitit II dhe përkrahës të pikëpamjeve liberale të Mithat Pashës (funskionar i lartë i Perandorisë, reformator, opozitar). Me këto akuza Porta e Lartë e dënoi me 7 vjet internim në qytetet Kytahja, Eskishehir dhe Bursa në Anadoll. U lirua më 1884 dhe u emërua si mytesarif i sanxhakut të Galiopolit dhe guvernator i Vilajejtit të Tripolit Libi. Më 1900 për t’u shpëtuar ndjekjeve të sulltanit, u arratis nga Turqia dhe i dorëzoi dorëheqjen sulltanit, duke e motivuar largimin e tij nga Stambolli, se në këtë mënyrë do t’i shprehte më mire idetë e tij dhe do t’i kushtonte kujdesin e duhur çështjes shqiptare.
Ismail Qemali qëndroi në vende të ndryshme të Europës ku vendosi lidhje dhe bashkëpunoi me rrethet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. U aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare, mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare.
Ismail Qemali zhvilloi gjithashtu veprimtari të ngjeshur politike në Europë për njohjen e kombit dhe të të drejtave të tij. Ai shpejt do të shpallte në shtypin e kohës, vendas dhe të huaj, platformën e tij politike për autonominë e plotë të Shqipërisë ndaj Perandorisë. Mori pjesë në lëvizjen xhonturke, në krahun përparimtar të saj, që ishte për njohjen e e të drejtave të kombeve të Perandorisë, por u hodh kundër Xhonturqve, kur këta morën pushtetin dhe vendosën diktaturën ushtarake. Më 1909 mori pjesë në kundërrevolucionin kundër Xhonturqve dhe u zgjodh kryetar i Partisë Liberale (Ahrar). U dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjes kundërosmane të viteve 1910-1912. Së bashku me Luigj Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi Memorandiumin e Greçës të qershorit 1911 dhe në fund të atij viti mori nismën për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912. Më 19 nëntor 1912 njoftoi bashkëatdhetarët se do të mblidhej në Shqipëri një Kuvend Kombëtar. Në këtë kuvend, që u mblodh nën kryesinë e tij më 28 nëntor 1912 lexoi deklaratën e shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë dhe ngriti flamurin kombëtar. Pas kësaj u caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme dhe minister i Punëve të Jashtme. Në politikën e tij të jashtme Ismail Qemali u bë i papajtueshëm ndaj çdo cënimi të pavarësisë e të sovranitetit kombëtar.
Pavarësisht kushteve të vështira të brendshme e të jashtme, qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali mori një varg masash për organizimin dhe ndërtimin e shtetit të pavarur. Në të gjitha këto veprimtari Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe diplomat largpamës, mbrojti me vendosmëri shtetin e pavarur shqiptar./atsh/
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Pasnesër, fillon punën Misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve 2025 në Kosovë, njoftoi Zyra e këtij misioni.
Mandati dhe objektivat e Misionit Vëzhgues të BE-së, do të prezantohen të shtunën, në Prishtinë, në një konferncë shtyp nga Shefja e Misionit të BE-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, Nathalie Loiseau.
Shpërndarja e vëzhgues në terren, do të fillojë të dielën, theksohet në njoftimin zyrtar. /rtk
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje të izoluara bore.
Era do të fryjë me drejtime të ndryshme dhe shpejtësi nga 10 deri në 29 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale nga 0 deri në 3°C./MeteoKosova/
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhavit Ukaj gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një takim në Atmaxhë të Prizrenit me banorët e asaj lagje.
Në këtë takim të mbajtur ka treguar mbështetjen e fortë të ciëlën qytetarët kanë për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Tutje paoshtu ai ka shkruar se në këtë takim është diskutuat për zhvillimin ekonomik, arsimimin cilësor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në fshatrat e Prizrenit.
Postimi i plotë:
Sot, në Atmaxhë, mbajtëm një takim të rëndësishëm me banorët e këtij fshati, ku bashkë me kandidatët për deputetë nga dega e LDK-së në Prizren, diskutuam për çështjet që i preokupojnë dhe për vizionin tonë për të ardhmen.
Takimi u karakterizua nga një pjesëmarrje e madhe dhe diskutime domethënëse mbi zhvillimin ekonomik, arsimimin cilësor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në fshatrat e Prizrenit. Mbështetja dhe besimi i banorëve për LDK-në janë motivi ynë për të vazhduar punën me përkushtim dhe përgjegjësi për të mirën e çdo qytetari. ??
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Vetëvendosje në Prizren e ka cilësuar mbështetjen e prizrenasve si të jashtëzakonshme, jo vetëm për kandidatët për deputet, por edhe për kryeministrin Albin Kurti.
“Kandidatët për deputet nga dega e Vetëvendosjes në Prizren morën mbështetje nga banorët e lagjeve “11 Marsi”, “2 Korriku” dhe “Petrova” për planprogramin e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit”, thuhet në njoftim.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren ka vazhduar sot fushatën zgjedhore në Atmaxhë.
Kryetari i degës, Driton Selmanaj, tha se në këtë takim, bashkë me kandidatët për deputetë, kanë prezantuar vizionin për zhvillimin e vendit.
“Banorët e kësaj zone ngritën çështje të rëndësishme – nga infrastruktura deri te nevoja për një qendër për fëmijët. Andaj edhe angazhimi ynë mbetet i palëkundur: të dëgjojmë dhe të sjellim zgjidhje të prekshme për qytetarët tanë. Bashkë, me programin e LDK-së dhe mbështetjen e tyre, do ta ndërtojmë të ardhmen që meriton Kosova”, tha Selmanaj./PP/
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Në palestrën e stërmbushur në Gjakovë, Vëllaznimi arriti fitore ndaj Bashkimit 80:71 (21:17, 20:15, 18:27, 21:12), në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Kuqezinjtë ishin të përkrahur nga tifozët vendas dhe në pjesën e parë për një nuancë ishin më të mirë, duke e fituar çerekun e parë 21:17, derisa të dytin 20:15, për të shkuar në pushim me nëntë pikë dallim, 41:32.
Në periodën e tretë, më të mirë ishin prizrenasit, që u rikthyen, duke barazuar shifrat në 59:59, sa ishte rezultati pas 30 minutash, megjithatë, në dhjetë minutat e fundit, vendasit ishin më të mirë dhe arritën fitore me nëntë pikë dallim, 80:71.
Te vendasit, Arian Azemi kishte 21 pikë e pesë kërcime dhe Jericole Hellems 20 pikë e shtatë kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Mack Smith me 20 pikë e pesë kërcime.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas dy javësh në Prizren, ku vendoset se kush do të kualifikohet në finale.
Në finale kualifikohet skuadra më e mirë nga të dy ndeshjet e zhvilluara, pra vendos koshdallimi.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren ka vazhduar sot fushatën zgjedhore në fshatin Korishë.
Kryetari i degës së këtij subjekti politik në Prizren, Shaqir Totaj, tha se PDK-ja po vjen fuqishëm në Kosovë.
“PDK-ja, si asnjëherë më parë, po vjen fuqishëm për t’ia kthyer dinjitetin Kosovës dhe qytetarëve të saj, me vizionin e qartë dhe misionin e pakompromis për ta bërë Kosovën më të mirë”, tha Totaj.
Në këtë tubim u prezantuan edhe kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
PDK-ja vazhdon fushatën e saj zgjedhore me përkushtim dhe energji, duke synuar të fitojë besimin e qytetarëve dhe të kontribuojë në përmirësimin e jetës në Kosovë./PP/
Marketing